Hetimi n shtjet e krimit ndrkufitar dhe krimit

  • Slides: 36
Download presentation
Hetimi në çështjet e krimit ndërkufitar dhe krimit të organizuar: Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet

Hetimi në çështjet e krimit ndërkufitar dhe krimit të organizuar: Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet policisë, prokurorisë dhe agjencive të tjera dhe partnerëve ndërkombëtarë. 12 -13 mars 2013 Tiranë Ened Nakuçi Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë E-mail: enakuci@pp. gov. al, 1

Vepra penale qe kane te bejne me krimin nderkufitar Trafikimi i narkotikeve neni 283/a

Vepra penale qe kane te bejne me krimin nderkufitar Trafikimi i narkotikeve neni 283/a Trafikimi i qenieve njerezore(njerezve, femijeve, femrave) nenet 110/a, 128/a, 114/b Trafikimi I armeve dhe municionit luftarak(lendeve plasese, helmuese, radioaktive)nenet 278/a, 282/a Trafikimi i mjeteve motorike neni 141/a Trafikimi I veprave te artit dhe kultures neni 138/a Kontrabandat me mallra te ndaluara, etj nenet 171 -177 Ndihma per kalim te paligjshem te kufijve neni 298 Organizatat kriminale dhe grupi I struktuaruar kriminal nenet 333, 333/a, 334 2

Kuadri ligjor Ligji Nr. 7895, datë 27. 1. 1995 KODI PENAL I REPUBLIKES SE

Kuadri ligjor Ligji Nr. 7895, datë 27. 1. 1995 KODI PENAL I REPUBLIKES SE SHQIPERISE Neni 283/a-"Trafikimi i narkotikëve” Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i substancave narkotike ose psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. " 3

Neni 278/a Trafikimi i armëve dhe i municionit • Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi,

Neni 278/a Trafikimi i armëve dhe i municionit • Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i armëve dhe municionit luftarak, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. " 4

 • • "Neni 110/a Trafikimi i personave Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja

• • "Neni 110/a Trafikimi i personave Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e personave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit te forcës apo formave te tjera te shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit te detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike ose dhënies apo marrjes se pagesave ose përfitimeve për te marre pëlqimin e personit qe kontrollon një person tjetër, me qellim shfrytëzimin e prostitucionit te te tjerëve ose formave te tjera te shfrytëzimit seksual, te punës ose shërbimeve te detyruara, te skllavërimit ose formave te ngjashme me skllavërimin, te vënies ne përdorim ose transplantimit te organeve, si dhe formave te tjera te shfrytëzimit, dënohen me burgim nga pese deri ne pesëmbëdhjete vjet Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit te personave dënohen me burgim nga shtate deri ne pesëmbëdhjete vjet. Kur kjo vepër kryhet ne bashkëpunim ose me shume se një here, apo shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhune fizike a psikike ndaj te dëmtuarit, për te kryer veprime te ndryshme, ose sjell pasoja te renda për shëndetin, dënohet me burgim jo me pak se pesëmbëdhjete vjet Kur vepra ka sjelle si pasoje vdekjen e te dëmtuarit, dënohet me burgim jo me pak se njëzet vjet ose me burgim te përjetshëm Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit te funksionit shtetëror ose shërbimit publik, dënimi me burgim dhe gjoba shtohen me 1/4 e dënimit te dhënë. ". 5

"Neni 114/b Trafikimi i femrave • • Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e

"Neni 114/b Trafikimi i femrave • • Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e femrave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit te forcës apo formave te tjera te shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit te detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike a psikike ose dhënies ape marrjes se pagesave ose përfitimeve, për te marre pëlqimin e një personi qe kontrollon një person tjetër, me qellim shfrytëzimin e prostitucionit te te tjerëve ose formave te tjera te shfrytëzimit seksual, te punës ose shërbimeve te detyruara, te skllavërimit ose formave te ngjashme me skllavërimin, te vënies ne përdorim ose transplantimit te organeve, si dhe formave te tjera te shfrytëzimit, dënohen me burgim nga shtate deri ne pesëmbëdhjete vjet. Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit te femrave dënohen me burgim nga dhjete deri ne pesëmbëdhjete vjet. Kur kjo vepër kryhet ne bashkëpunim ose me shume se një here, apo shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhune fizike a psikike ndaj te dëmtuarës, për te kryer veprime te ndryshme, ose sjell pasoja te renda për shëndetin, dënohet me burgim jo me pak se pesëmbëdhjete vjet. …………. . 6

"Neni 128/b Trafikimi i te miturve • • Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja

"Neni 128/b Trafikimi i te miturve • • Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e te miturve me qellim shfrytëzimin e prostitucionit ose formave te tjera te shfrytëzimit seksual, te punës ose shërbimeve te detyruara, skllavërimit ose formave te ngjashme me skllavërimin, vënies ne përdorim ose transplantimit te organeve, si dhe formave te tjera te shfrytëzimit, dënohen me burgim nga shtate deri ne pesëmbëdhjete vjet. Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit te te miturve dënohen me burgim nga dhjete deri ne njëzet vjet. Kur kjo vepër kryhet ne bashkëpunim ose me shume se një here, apo shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhune fizike a psikike te te dëmtuarit, për te kryer veprime te ndryshme, ose sjell pasoja te renda për shëndetin, dënohet me burgim jo me pak se pesëmbëdhjete vjet. …………. 7

"Neni 298 Ndihma për kalim te paligjshëm te kufirit Strehimi, shoqërimi, vënia ne dispozicion

"Neni 298 Ndihma për kalim te paligjshëm te kufirit Strehimi, shoqërimi, vënia ne dispozicion ose përdorimi i mjeteve te lundrimit, te fluturimit apo i mjeteve te tjera te transportit, me qellim për te ndihmuar për kalimin e paligjshëm te kufirit, dënohen me burgim nga një deri ne katër vjet. Kur ndihma jepet për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre deri ne shtate vjet. Kur kjo vepër kryhet ne bashkëpunim ose me shume se një here, apo ka sjelle pasoja te renda, dënohet me burgim nga pese deri ne dhjete vjet. …………. 8

Ndryshime në Kodin Penal • Format e veçanta të bashkëpunimit neni 28 i K.

Ndryshime në Kodin Penal • Format e veçanta të bashkëpunimit neni 28 i K. Penal (përkufizimi I organizatës kriminale, bandës së armatosur, grupit të strukturuar kriminal, etj. ) • Grupi I strukturuar kriminal neni 333/a I K. Penal • Kryerja e veprave nga organizata kriminale dhe grupi I strukturuar kriminal neni 334/a I K. Penal 9

Viti 2004 -Krijimi I GJ. K. Rënda • Kompetencë territoriale • Kompetencë lëndore, neni

Viti 2004 -Krijimi I GJ. K. Rënda • Kompetencë territoriale • Kompetencë lëndore, neni 75/a i K. Pr. Penale, për veprat penalë që kanë të bëjnë me trafiqet e qenieve njerëzore, të armëve, narkotikëve, kryerjen e veprave penale nga grupe të strukturuara dhe organizata kriminale, terrorriste, etj. 10

Kodi i. Procedurws Penale Subjektet e e ngarkuara me hetimin : Neni 24 i

Kodi i. Procedurws Penale Subjektet e e ngarkuara me hetimin : Neni 24 i k. p. p ‘’Funksionet e prokurorit’’; Neni 25 i k. p. p ‘’Ushtrimi i funksioneve të prokurorit’’; Neni 30 i k. p. p ‘’Funksionet e policisë gjyqësore’’; Neni 277 i k. p. p ‘’Organet e ngarkuara për hetimet paraprake’’; Neni 304 i k. p. p ‘’Veprimtaria hetimore e prokurorit’’ Ligji si subjekte të ngarkuar me hetimin ka përcaktuar prokurorin dhe policinë gjyqësore. 11

Prokurori • Prokurori ushtron ndjekjen penale, bën hetime, kontrollon hetimet paraprake, ngre akuzë në

Prokurori • Prokurori ushtron ndjekjen penale, bën hetime, kontrollon hetimet paraprake, ngre akuzë në gjykatë dhe merr masa për ekzekutimin e vendimeve penale. • Prokurori drejton veprimtarinë hetimore dhe kryen vetë çdo veprim hetimor që e çmon të nevojshëm • Mbikqyr respektimin e tw drejtave tw njeriut gjetw fazws sw hetimit 12

Policia gjyqesore • Merr dijeni per veprwn penale • Merr masa pwr tw penguar

Policia gjyqesore • Merr dijeni per veprwn penale • Merr masa pwr tw penguar ardhjen e pasojave mw tw rwnda • Kryen hetime dhe grumbullon prova qw I shwrbejnw procesit penal • Kryen tw gjitha veprimet e deleguara nga prokurori 13

 • • Mjete tw kwrkimit tw provws dhe metoda hetimi tw posacme qw

• • Mjete tw kwrkimit tw provws dhe metoda hetimi tw posacme qw pwrdoren nw hetimin kriminalitetit ndwrkuftar Përgjimet e fshehta të komunikimeve dhe ato publike nenet 221 -226 të K. Pr. Penale Veprimet simuluese neni 294/a i K. Pr. Penale Punonjësi i policisë i infiltruar 294/b i K. Pr. Penale; Dorëzimi i kontrolluar-parashikuar ne nenin 14 te ligjit nr. 8750 datë 26. 03. 2001, “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”, 14

Te tjera mjete • Bashkëpunimi me drejtësinë neni 361/a K. Pr. Penale • Pyetja

Te tjera mjete • Bashkëpunimi me drejtësinë neni 361/a K. Pr. Penale • Pyetja në distancë e një personi të marrë si i pandehur në një procedim të lidhur ose që vuan dënimin jashtë shtetit neni 167/a K. Pr. Penale. 15

Konventa të OKB-së • Ligji nr. 8920 datë 11. 07. 2002 Për ratfikimin e

Konventa të OKB-së • Ligji nr. 8920 datë 11. 07. 2002 Për ratfikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar dhe dy protokolleve shtesë” • Kundër trafikut të migrantëve me rrugë tokësore dhe ajrore • Mbi parandalimin e trafikut të personave veçanërisht grave dhe fëmijëve 16

Konventa të Këshillit të Europës • Konventa e KE viti 1957“Pwr ekstradimin” dhe dy

Konventa të Këshillit të Europës • Konventa e KE viti 1957“Pwr ekstradimin” dhe dy protokollet shtesw miratuar me ligjin nr. 8322 datw 02. 04. 1998 • “Për transferimin e procedimeve në çështjet penale”, ratifikuar me ligjin nr. 8497 datë 10. 06. 1999 • “Për transferimin e personave të dënuar”, ratifkuar me ligjin nr. 8499 datë 10. 06. 1999 17

Konventa të Këshillit të Europës • “Për ndihmë të ndërsjelltë juridike në fushën penale

Konventa të Këshillit të Europës • “Për ndihmë të ndërsjelltë juridike në fushën penale dhe protokollin shtesë”, ratifikuar me ligjin nr. 8498 datë 10. 06. 1999 • Ligji nr. 8883 datë 18. 04. 2002 “Për ratifikimin e Protokolliy tw Dytw tw Konventws pwr ndihmë të ndërsjelltë juridike në fushën penale dhe protokollin shtesë” 18

Llojet e sekuestrimeve dhe konfiskimit • Nenet 270 -273 të K. Pr. Penale “Sekuestroja

Llojet e sekuestrimeve dhe konfiskimit • Nenet 270 -273 të K. Pr. Penale “Sekuestroja konservative”, konsideron seksuestrimin si një mjet për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga kryerja veprimeve kriminale • Nenet 274 -276 të të K. Pr. Penale “Sekuestroja preventive”, parashikojnë sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive produkt I veprës penale dhe atyre që mund të rëndojnë pasojat e veprës penale • Neni 30/2 i K. Penal parashikon konfiskimin si dënim plotësues • Neni 36 K. Penal parashikon konfiskimin e mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale 19

Llojet e sekuestrimeve dhe konfiskimit (vazhdim) • Sekuestrimi dhe konfiskimi sipas ligjit nr. 9284,

Llojet e sekuestrimeve dhe konfiskimit (vazhdim) • Sekuestrimi dhe konfiskimi sipas ligjit nr. 9284, dt. 30/09/2004, “Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar”, (I ashtuquajtur “ligji anti-mafia ”) • Ky seksuestrim është quajtur dhe si sekuestrimi civil 20

Subjekte të ligjit nr. 10192 • Personat e dyshuar për pjesëmarrje në organizata kriminale

Subjekte të ligjit nr. 10192 • Personat e dyshuar për pjesëmarrje në organizata kriminale ose në grupe të strukturuara kriminale, organizata terroriste ose në banda të armatosura, etj, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 109, 109/b, 110/a, 114/b, 128/b, 278/a, 282/a, 283/a dhe 284/a, 287 të Kodit Penal. • • personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, ungjërit, emta, nipërit, mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe të motrave, vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunati, bashkëjetuesi, thjeshtra, njerku dhe njerka) 21

Subjekte të ligjit nr. 10192 (Vazhdim) • personat fizikë ose juridikë, për të cilët

Subjekte të ligjit nr. 10192 (Vazhdim) • personat fizikë ose juridikë, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë ose veprimtaritë e tyre zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, a janë përdorur, kanë lehtësuar apo në një formë kanë ndikuar në kryerjen e veprimtarive të jashtëligjshme nga personat e dyshuar. • Trashëgimtarët e personit, subjekt i zbatimit të ligjit, por, në çdo rast, jo më vonë se 5 vjet nga data e vdekjes. 22

Koha e kur shtrin efektin ligji nr. 10192 datë 03. 12. 2009 • Neni

Koha e kur shtrin efektin ligji nr. 10192 datë 03. 12. 2009 • Neni 3, paragrafi 4 I ligjit parashikon: Ky ligj zbatohet edhe për pasuritë e personave, të krijuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kusht që pasuritë të jenë vënë gjatë përfshirjes së dyshuar të tij në veprimtarinë kriminale, sipas këtij ligji. • Që nga koha e hyrjes së ligjit • Gjatë veprimtarisë kriminale e më pas 23

Të rejat e tjera të ligjit • Ligji I ndryshuar parashikon një standart më

Të rejat e tjera të ligjit • Ligji I ndryshuar parashikon një standart më të ulët provash, – Sipas ligjit të ri, masat parandaluese zbatohen mbi personin ndaj të cili ekziston një dyshim I arsyeshëm I bazuar në indicie për kryerjen e krimeve të rënda …. . – Ne ligjin e vjetër, këto masa zbatoheshin në rast ekzistence të dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova për kryerjen e krimeve të rënda … • Fusha e zbatimit të ligjit është zgjeruar (janë shtuar nenet 114/a, 287 të K. Penal) • Kërkesat e konfiskimit gjykohen nga një kompelet prej 3 gjyqtarësh. 24

Të rejat e tjera të ligjit(vazhdim) • Barra e provës i ngarkohet personit të

Të rejat e tjera të ligjit(vazhdim) • Barra e provës i ngarkohet personit të dyshuar i cili duhet të cërtetojë para gjykatës së pasuritë janë vënë në mënyrë të ligjshme • Procedura e caktimit dhe e zbatimit të masave parandaluese, sipas kёtij ligji, është autonome nga gjendja, shkalla apo përfundimi i procedimit penal qё zhvillohet nё ngarkim tё personave, subjekte tё këtij ligji. • Verifikimet, hetimet dhe gjykimi, sipas këtij ligji, mbështeten në rregullat procedurale të këtij ligji dhe plotësohen nga rregulla të përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile. 25

Të rejat e tjera të ligjit(vazhdim) • Nё rastet kur pasuritë e sekuestruara apo

Të rejat e tjera të ligjit(vazhdim) • Nё rastet kur pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara, sipas kёtij ligji, i nënshtrohen, gjithashtu, sekuestrimit apo konfiskimit, sipas Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, gjykata urdhëron pezullimin e pasojave tё zbatimit tё masave tё sekuestrimit dhe konfiskimit, sipas këtij ligji. Pezullimi përfundon me dhënien e një vendimi gjyqësor penal për revokimin apo shuarjen e këtyre masave. 26

Objekt i verifikimeve Neni 6 I ligjit nr. 10192 • Për mjetet financiare, pasuritë,

Objekt i verifikimeve Neni 6 I ligjit nr. 10192 • Për mjetet financiare, pasuritë, veprimtaritë ekonomike, tregtare dhe profesionale, nivelin ekonomik, si dhe për burimet e të ardhurave të tyre. • Nëse personat janë zotërues të lejeve, licencave, autorizimeve, koncesioneve dhe të drejtave të tjera për të ushtruar veprimtari ekonomike, tregtare dhe profesionale, si dhe për të verifikuar nëse ata përfitojnë kontribute, financime ose kreditime të çdo lloji, të dhëna apo të përfituara nga shteti, ente a persona juridikë publikë, organizma ose institucione ndërkombëtare, si dhe për të verifikuar nëse pasuritë, veprimtaritë apo të drejtat pasurore janë të përligjura. 10

Verifikimet paraprake Neni 8 I ligjit 10192 • Prokuroria dhe policia gjyqësore marrin dijeni

Verifikimet paraprake Neni 8 I ligjit 10192 • Prokuroria dhe policia gjyqësore marrin dijeni për pasuritë që duhen verifikuar, sipas këtij ligji, me iniciativën e vet ose me njoftim të bërë nga të tretët. • Me marrjen dijeni për pasuritë, që duhen verifikuar, sipas këtij ligji, policia gjyqësore, pa vonesë, i referon prokurorit, me shkrim, elementet thelbësore të faktit dhe elementet e tjera që janë mbledhur. • Prokurori kryen veprime vetë dhe nëpërmjet Policisë Gjyqësore për hetimin e mjeteve financiare, të pasurive, veprimtarive ekonomike, tregtare dhe profesionale, mënyrës së jetesës, si dhe të burimeve të të ardhurave të personave, subjekte të zbatimit të këtij ligji. 28

 • Kur ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indicie që tregon

• Kur ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indicie që tregon se personi mund të jetë i përfshirë në veprimtari kriminale dhe zotëron Kriteret përi përgjigjen sekuestrim tënivelit pasurisë pasuri apo të ardhura, që nuk dukshëm të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk Neni 8 I ligjit 10192 justifikohen prej tyre dhe kur: • a) ekziston një rrezik real për humbje, marrje apo tjetërsim të fondeve, pasurive apo të drejtave të tjera, mbi të cilat parashikohet vënia në zbatim e masës së konfiskimit, sipas dispozitave të këtij ligji; ose • b) ka dyshime të arsyeshme që tregojnë se zotërimi i pasurive dhe ushtrimi i veprimtarive të caktuara ekonomike, tregtare dhe profesionale janë në gjendje rreziku apo ndikimi nga ana e një organizate kriminale ose që mund të lehtësojnë veprimtaritë kriminale. 29

Procedura e sekuestrimit Neni 12 I ligjit 10192 • Kërkesa e seksutrimit shqyrtohet nga

Procedura e sekuestrimit Neni 12 I ligjit 10192 • Kërkesa e seksutrimit shqyrtohet nga gjykata me pjesëmarrjen e prokurorit 5 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës • Vendimi për masën e sekuestrimit është i ekzekutueshëm me shpalljen e tij. Masa e sekuestrimit është e vlefshme për një periudhë gjashtëmujore, duke filluar nga momenti i zbatimit të saj. • Për raste kompelekse afati mund të zgjate por jo më shumë se një vit 30

 • Ekzekutimi i masës së sekuestrimit Për ekzekutimin e masës së sekuestrimit, sipas

• Ekzekutimi i masës së sekuestrimit Për ekzekutimin e masës së sekuestrimit, sipas këtij ligji, Neni 14 i ligjit 10192 zbatohen, për aq sa është e mundur, rregullat e Kodit të Procedurës Civile, nëse ky ligj nuk parashikon ndryshe. • Përmbaruesi gjyqësor inventarizon sendet e sekuestruara në prani të administratorit të pasurisë, të caktuar për administrimin e kësaj pasurie dhe të personit zotërues të pasurisë, mbi të cilën është marrë masa e sekuestrimit, nëse ai e kërkon një gjë të tillë. Përmbaruesi gjyqësor dokumenton inventarizimin dhe dorëzimin e pasurive tek administratori me procesverbal, i cili nënshkruhet nga të pranishmit. 31

Kërkesa për konfiskimin e pasurisë • Konfiskimi bëhet mbi bazën e kërkesës së prokurorit,

Kërkesa për konfiskimin e pasurisë • Konfiskimi bëhet mbi bazën e kërkesës së prokurorit, I cili paraqet gjykatës arsyet ku bazon kërkesën • Konfiskimi i pasurisë kërkohet dhe vendoset edhe në raste kur ndaj pasurive nuk është kërkuar dhe vendosur masa e sekuestrimit. • Barra e provës, për të vërtetuar se pasuritë janë fituar në mënyrë të ligjshme, i përket personit, kundër pasurive të të cilit kërkohet konfiskimi. 32

Procedura gjyqësore e konfiskimit • Gjykata mund të vazhdojë gjykimin edhe në raste kur

Procedura gjyqësore e konfiskimit • Gjykata mund të vazhdojë gjykimin edhe në raste kur personi nuk ka banim të njohur brenda vendit, është larguar jashtë vendit ose, me gjithë kërkimet e bëra, nuk gjendet. Në këtë rast gjykata vendos mosgjetjen e personit, duke i caktuar atij një avokat. Avokati mund të caktohet kryesisht nga gjykata ose të zgjidhet nga të afërmit e personit. • Kur gjatë shqyrtimit gjyqësor del se pasuritë e sekuestruara u përkasin personave të tretë, gjykata, edhe kryesisht, me vendim të arsyetuar, i thërret ata për të ndërhyrë në proces. • Kur vërtetohet se disa pasuri i janë transferuar apo janë regjistruar në emër të të tretëve, me veprime juridike fiktive ose të simuluara, gjykata konstaton pavlefshmërinë e këtyre veprimeve juridike. 33

Pranimi i kërkesës për konfiskim • Gjykata vendos konfiskimin e pasurive kur plotësohen të

Pranimi i kërkesës për konfiskim • Gjykata vendos konfiskimin e pasurive kur plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: • a) kur ka dyshime të arsyeshme, bazuar në indicie, për pjesëmarrjen e personit në veprimtari kriminale të parashikuara në nenin 3 të këtij ligji; • b) kur nuk provohet se pasuria ka prejardhje të ligjshme, apo personi nuk justifikon zotërimin e pasurive ose të të ardhurave, që nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre; dhe • c) kur rezulton se pasuria është drejtpërdrejt ose tërthorazi në zotërim të pjesshëm apo të plotë personit. 34

Pranimi i kërkesës për konfiskim • • a) procedimi penal i filluar ndaj personit

Pranimi i kërkesës për konfiskim • • a) procedimi penal i filluar ndaj personit pushohet nga organi procedues për shkak: i) të pamjaftueshmërisë së provave; ii) të vdekjes së personit; iii) se personi nuk mund të merret si i pandehur dhe nuk mund të dënohet; b) personi deklarohet i pafajshëm penalisht për shkak: i) të pamjaftueshmërisë së provave; ii) se vepra penale është kryer nga një person, që nuk mund të akuzohet ose dënohet; c) personi është proceduar për një vepër penale, që përfshihet në fushën e zbatimit të këtij ligji, por gjatë procedimit penal ndryshohet cilësimi juridik i veprës dhe vepra e re është jashtë fushës së zbatimit të këtij ligji. • 35

Kalimi i pasurive të konfiskuara në pronësi të shtetit • Pasuritë e konfiskuara me

Kalimi i pasurive të konfiskuara në pronësi të shtetit • Pasuritë e konfiskuara me vendim gjykate, sipas këtij ligji, kalojnë në pronësi të shtetit. • Vendimi i formës së prerë për konfiskimin e pasurive i dërgohet menjëherë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. • Kur vendimi i konfiskimit merr formë të prerë, pasuria kalon në pronësi të shtetit në mënyrë të pakthyeshme. Në këtë rast, zotëruesi i tyre ka të drejtë të kërkojë zhdëmtimin e drejtë, nëse në vijim provohet paligjshmëria apo pabazueshmëria e konfiskimit. 36