Roli endokrin i epifizs dhe timusit Epifiza dhe

  • Slides: 5
Download presentation
Roli endokrin i epifizës dhe timusit Epifiza dhe roli endokrin i saj � Gjëndra

Roli endokrin i epifizës dhe timusit Epifiza dhe roli endokrin i saj � Gjëndra e epifizës (gjëndra pineale) vendoset në diencefalon, pjesë e trurit. Në këtë gjëndër prodhohet hormone melatoninë. � Metaboliti paparardhës i melatoninës është serotonina (derivate i aminoacidit triptofan). � Sinteza dhe sekrecioni i melatoninës është i lidhur me dritën që merret nëpërmjet syve. Përqendrimi i melatoninës është i ulët gjatë ditës dhe arin maksimumin gjatë natës. Përqendrimi i melatoninës pasqyron me besnikëri kohë zgjatjen e ditës dhe natës. Për këtë arsye ajo quhet ndryshe dhe “ora biologjike” e organizmit

� Rolet fiziologjike të melatoninës janë: � 1 -Ndikimi në sezonalitetin e proceseve të

� Rolet fiziologjike të melatoninës janë: � 1 -Ndikimi në sezonalitetin e proceseve të riprodhimit në shumë lloje kafshësh. Gjatë periudhës me natë të gjatë frenohet spermatogjeneza dhe ovogjeneza në kafshë. � Kjo lidhet me faktin se përqendrimi i lartë i melatoninës frenon sintezën e LH dhe FSH në pjesën e përparme të hipofizës. Ky frenim lidhet me frenimin e biosintezës të gonatoliberinës nga hipotalamusi. Ky hormone hipotalamik nxit sintezën e. LH dhe FSH në pjesën e përparme të hipofizës

� 2 - Melatonina ka efekt në rregullimin e procesit të gjumit. Ky veprim

� 2 - Melatonina ka efekt në rregullimin e procesit të gjumit. Ky veprim nuk varet tërësisht nga veprimi i melatoninës por dhe nga hormone të tjerë. � 3 - Melatonina ka edhe efekte të tjera si shndërrimi i sinjalit nervor në sinjal hormonal por ky efekt ende nuk është shpjeguar.

� Timusi dhe roli i tij � Gjëndra e timusit është një gjëndër endokrine

� Timusi dhe roli i tij � Gjëndra e timusit është një gjëndër endokrine e lokalizuar në zonën e qafës. Funksioni kryesor i timusit është të prodhojë qeliza-T, të njohura edhe si limfocitet-T. Hormoni i sekretuar nga kjo gjëndër është timozina. Zhvillimi i limfociteve –T vjen nga roli i këtij hormoni. Në timus prodhohen edhe hormone që stimulon leukoctozë, i cili luan rol në ruajtjen e organeve limfoidë periferik. Gjithashtu është zbuluar edhe faktori i qelizave të lira dhe një faktor hormonal timidik që deri sot nuk i dihet funksioni. Ka të dhëna që faktori hormonal timidik ndikon në sistemin limfoid të organizmit.

� Përfundimisht mund të theksojmë se gjëndra e timusit më shumë është pjesë e

� Përfundimisht mund të theksojmë se gjëndra e timusit më shumë është pjesë e sistemit imunitar të organizmit dhe më pak me funksion hormonal. Roli hormonal është i lidhur ngushtë me rregullimin e sistemit imunitar duke nxitur prodhimin e limfociteve në përgjithësi dhe limfociteve-T në veçanti. Limfocitet-T të maturuara në timus migrojnë në nyje limfatike dhe nga andej në gjithë trupin. Limfocitet-T janë pjesë aktive e sistemit imun të organizmit. Timusi është një gjëndër aktive vetëm në moshë të re.