Makinat frezuese dhe llojet e tyre Forma dhe

  • Slides: 41
Download presentation
Makinat frezuese dhe llojet e tyre Forma dhe përmasat e detaleve që përpunohen me

Makinat frezuese dhe llojet e tyre Forma dhe përmasat e detaleve që përpunohen me frezim kërkojnë makina të ndryshme frezuese. Makinat frezuese janë të shumëllojshme, por sipas përdorimit ato ndahen në: -makina frezuese përdorim të përgjithshëm, -makina frezuese speciale (për rrota të dhëmbëzuara, fileta, kiaveta, sipërfaqe të profiluara etj. )

Karakteristikat dhe mundësitë teknologjike të makinave frezuese përdorim të përgjithshëm Makinat frezuese përdorim të

Karakteristikat dhe mundësitë teknologjike të makinave frezuese përdorim të përgjithshëm Makinat frezuese përdorim të përgjithshëm, në varësi të pozicionit të shpindelit, ndahen në: -makina frezuese horizontale -makina frezuese vertikale Këtu, në këtë grup mund të përfshihen edhe makinat frezuese universale, të cilat mund të punojnë edhe si makina frezuese horizontale edhe si makina frezuese vertikale.

Makina frezuese horizontale

Makina frezuese horizontale

Shumica e makinave të sotme frezuese e kanë bankën e rrotullueshme kundrejt aksit vertikal

Shumica e makinave të sotme frezuese e kanë bankën e rrotullueshme kundrejt aksit vertikal dhe quhen universale. Pamja e përgjithshme e makinës frezuese horizontale

Makinat frezuese vertikale dallohen nga ato horizontale, sepse shpindeli i tyre shtrihet në rrafshin

Makinat frezuese vertikale dallohen nga ato horizontale, sepse shpindeli i tyre shtrihet në rrafshin vertikal, duke kryer punime që në makinat frezuese horizontale nuk mund të bëhen. Me këto makina sigurohet një prodhueshmëri e lartë si dhe precizitet dhe vrazhdësi e kënaqshme e sipërfaqes.

Nëse makinat frezuese pajisen me koka vertikale dhe horizontale atëhere këto makina frezuese quhen

Nëse makinat frezuese pajisen me koka vertikale dhe horizontale atëhere këto makina frezuese quhen portale, figura në vazhdim:

Karakteristikat kryesore teknikoteknologjike të makinave për frezim janë: -hapësira punuese e cila definohet me

Karakteristikat kryesore teknikoteknologjike të makinave për frezim janë: -hapësira punuese e cila definohet me dimensionet e bankës punuese dhe me mundësitë e lëvizjes maksimale të saj, -numri i rrotullimeve të shpindelit, -hapja konike e shpindelit, -fuqia e instaluar e burimit të lëvizjes, -përmasat e makinës dhe -pesha e saj. Çdo prodhues i këtyre makinave i prezanton të dhënat themelore teknike.

Makina frezuese

Makina frezuese

Veglat prerëse te makinat frezuese horizontale, respektivisht frezat vendosen në një bosht i cili

Veglat prerëse te makinat frezuese horizontale, respektivisht frezat vendosen në një bosht i cili kalon nëpër shpindel ndërsa nga ana e kundërt përforcohen me mbajtës përkatës. Në figurën në vazhdim jepet skema e vendosjes së frezave në makinën frezuese horizontale. Skema e vendosjes së frezave në makinën frezuese horizontale

Klasifikimi i metodave të frezimit Në varësi të pozicionit të boshtit të rrotullimit të

Klasifikimi i metodave të frezimit Në varësi të pozicionit të boshtit të rrotullimit të veglës për frezim, që varet nga pozicioni i shpindelit, dallohet: -frezim periferik, -frezim ballor. Perriferik Ballor

Në literaturën bashkëkohore gjendet edhe ky klasifikim: - frezim periferik, -frezim ballor, -skajor (fundor).

Në literaturën bashkëkohore gjendet edhe ky klasifikim: - frezim periferik, -frezim ballor, -skajor (fundor). periferik ballor skajor (fundor)

Në varësi të lëvizjes së bankës punuese në raport me lëvizjen rrotulluese të frezës

Në varësi të lëvizjes së bankës punuese në raport me lëvizjen rrotulluese të frezës dallohen: – frezim me kahje të njejtë të lëvizjes, – frezim me kahje te kundërt të lëvizjes.

Veglat përpunim me frezim Përpunimi me frezim bëhet me ndihmën e veglave prerëse, që

Veglat përpunim me frezim Përpunimi me frezim bëhet me ndihmën e veglave prerëse, që quhen freza. Freza është një trup rrotullimi, në përftuesen ose ballin e së cilës janë vendosur dhëmbët prerës. Gjatë rrotullimit të frezës dhe lëvizjes së pjesës që përpunohet, dhëmbët heqin gradualisht nga sipërfaqja e papërpunuar shtresa të holla materiali. Çdo dhëmb i frezës shërben si një thikë e veçantë dhe freza në tërësi është një bashkësi thikash, prandaj përpunimi i materialeve me freza ka një prodhimtari shumë të lartë.

Faqet dhe tehet prerëse të dhëmbëve të frezës janë si më poshtë:

Faqet dhe tehet prerëse të dhëmbëve të frezës janë si më poshtë:

Klasifikimi i frezave Për realizimin e përpunimit me frezim përdoren tipa të ndryshme frezash,

Klasifikimi i frezave Për realizimin e përpunimit me frezim përdoren tipa të ndryshme frezash, prandaj dhe klasifikimi ë tyre bëhet sipas: -llojit të materialit nga i cili prodhohen, -formës së trupit, -formës së dhëmbëve, -konstruksionit etj. Sipas llojit të materialit nga i cili prodhohen, dallohen: -freza nga çeliku për vegla, -freza nga çeliku shpejtprerës, -freza nga materialet e forta.

Sipas formës së trupit, frezat ndahen në : -freza cilindrike, -freza konike, -freza diskore,

Sipas formës së trupit, frezat ndahen në : -freza cilindrike, -freza konike, -freza diskore, -freza të profiluara etj. Sipas formës së dhëmbëve, frezat ndahen në: -freza me dhëmbë të drejtë, -freza me dhëmbë helikoidal, -freza me dhëmbë të kryqëzuar etj.

Sipas konstruksionit, frezat ndahen ne: -freza njëpjesëshe, -freza të mbërthyesheme. Klasifikimi i frezave, për

Sipas konstruksionit, frezat ndahen ne: -freza njëpjesëshe, -freza të mbërthyesheme. Klasifikimi i frezave, për arsye të shumëllojshmërisë së madhe të konstruksioneve të tyre, bëhet në mënyra të ndryshme. Sipas nevojës teknologjike, ndarja e tyre është e standardizuar dhe jepet nëpër tabela të ndryshme.

Pajisjet ndihmëse të makinave frezuese Përveç pajisjeve tjera ndihmëse që përdoren për realizimin e

Pajisjet ndihmëse të makinave frezuese Përveç pajisjeve tjera ndihmëse që përdoren për realizimin e llojshëm të përpunimit me frezim, koka ndarëse (divizori) është një prej pajisjeve më të rëndësishme e cila e rrit dukshëm mundësinë teknologjike të përpunimit me frezim. Koka ndarëse mundëson të bëhen këto përpunime: -frezime të shpërndara njëtrajtësisht në sipërfaqen e pjesës që përpunohet (prizma poligonale, dhëmbëzorë, shkallëzime etj. , -frezime të shpërndara në rrafshe që formojne midis tyre kënde të caktuara.

Ø SHPIMI, KARAKTERISTKAT TEKNOLOGJIKE

Ø SHPIMI, KARAKTERISTKAT TEKNOLOGJIKE

Pjesa dërmuese e detaleve kanë vrima, të cilat shërbejnë për qëllime të ndryshme. Vrimat

Pjesa dërmuese e detaleve kanë vrima, të cilat shërbejnë për qëllime të ndryshme. Vrimat mund të përftohen me mënyra të ndryshme të përpunimeve. Vlen të theksohet se vrimat me diametër të madh mund të përftohen me derdhje ose me përpunim plastik (me deformim). Vrimat në materialet me trashësi të vogël (në formë fletësh) shpohen zakonisht në presa në gjendje të ftohtë. Megjithate, shumica e vrimave bëhen në makinat metalprerëse si: makinat shpuese, tornuese, barenuese, retifikuese të brendshme etj.

Shpimi është një nga mënyrat më të përhapura përpunimin e vrimave. Format dhe konstruksionet

Shpimi është një nga mënyrat më të përhapura përpunimin e vrimave. Format dhe konstruksionet e veglave përpunimin e vrimave janë të shumëllojshme. Me këto makina mund të përpunohen vrima: - me precizitet të lartë përmasor, -me kualitet të lartë të sipërfaqes së shpuar, -me madhësi të ndryshme të diametrit, -me gjatësi të ndryshme, -të materialeve të ndryshme.

Përpunimi i vrimave në makinat shpuese kryhet si rezultat i lëvizjeve të veglës prerëse

Përpunimi i vrimave në makinat shpuese kryhet si rezultat i lëvizjeve të veglës prerëse (shpuese) e cila kryen njëkohësisht lëvizjen kryesore rrotulluese dhe lëvizjen drejtvizore të hapit, ndërsa pjesa që shpohet në të shumtën e rasteve është e palëvizshme (fikse). Vegla shpuese fikse

Vlen të theksohet se tehet prerëse të puntos presin shtresa të holla të materialitpjesës

Vlen të theksohet se tehet prerëse të puntos presin shtresa të holla të materialitpjesës së përforcuar, duke formuar ashklën, e cila, duke rrëshqitur nëpër kanalet spirale të puntos del nga vrima që përpunohet. Puntoja në krahasim me veglat tjera prerëse, punon në kushte tejet të vështira, sepse gjatë shpimit vështërsohet largimi i ashklës dhe dërgimi i mjetit ftohës-vajosës. Për dallim nga thika puntoja është vegël prerëse dytehëshe dhe në procesin e prerjes përveç dy teheve prerëse kryesore marrin pjesë edhe tehet ndihmëse.

Vrimat janë të llojeve të ndryshme: -të tejpërtejme, -jo të tejpërtejme (qorre), -të shkallëzuara,

Vrimat janë të llojeve të ndryshme: -të tejpërtejme, -jo të tejpërtejme (qorre), -të shkallëzuara, -cilindrike, -konike etj.

Sipas shkallës së saktësisë, vrimat ndahen në: -vrima jo të sakta, -vrima të sakta.

Sipas shkallës së saktësisë, vrimat ndahen në: -vrima jo të sakta, -vrima të sakta. Për vrimat jo të sakta nuk ka kërkesa të veçanta për formën e rregullt gjeometrike dhe për ashpërsinë-vrazhdësinë e sipërfaqes. Punimi i këtyre vrimave kryhet vetëm me një kalim të veglës prerëse. Për vrimat e sakta, përmasat dhe shmangia nga forma e rregullt gjeometrike duhet të jenë brenda kufijve të specifikuar.

Makinat shpuese përdoren për hapjen e vrimave të ndryshme. Makinat shpuese (trapanot) përdoren kryesisht

Makinat shpuese përdoren për hapjen e vrimave të ndryshme. Makinat shpuese (trapanot) përdoren kryesisht për hapjen e vrimave, diametri i të cilave është pak a shumë me i vogël se përmasat gabarite të pjesës(copës) që punohet. Në uzinat e ndryshme industriale gjenden makina shpuese me karakteristika teknike nga më të ndryshmet.

Pjesa dërmuese e makinave shpuese fiksohen në mënyrë të palëvizshme mbi bazament, kurse disa

Pjesa dërmuese e makinave shpuese fiksohen në mënyrë të palëvizshme mbi bazament, kurse disa prej tyre mund të zhvendosen mbi shina ose të çohen me vinç në vendin e punimit. Klasifikimi i makinave shpuese është i llojshëm, ndërsa klasifikimi themelorë bëhet në varësi të aplikimit (përdorimit): -makina shpuese për aplikim(përdorim) të përgjithshem-universale, -makina shpuese speciale.

Sipas drejtimit të boshtit të punës (shpindelit), makinat shpuese klasifikohen në: -makina shpuese horizontale,

Sipas drejtimit të boshtit të punës (shpindelit), makinat shpuese klasifikohen në: -makina shpuese horizontale, -makina shpuese vertikale. Sipas numrit të boshteve të punës (shpindelit), makinat shpuese klasifikohen në: -makina shpuese njëboshtore ( me një bosht-shpindel), -makina shpuese shumëboshtore ( me disa boshte-shpindele).

Karaketristikat dhe mundësitë teknologjike të makinave të shpimit përdorim të përgjithshëm Karakteristikat teknologjike të

Karaketristikat dhe mundësitë teknologjike të makinave të shpimit përdorim të përgjithshëm Karakteristikat teknologjike të këtyre makinave të shpimit janë: -hapësira punuese e makinës (përmasat gabarite të pjesës që i nënshtrohet shpimit), -diametri maksimal i vrimës, -pjesa konike e boshtit kryesor(shpindelit), -mundësia e transmisionit të lëvizjes kryesore, -mundësia e transmisionit të lëvizjes së hapit,

-fuqia e burimit të lëvizjes, -përmasat gabarite të makinës. Makinat shpuese manuale (të dorës)

-fuqia e burimit të lëvizjes, -përmasat gabarite të makinës. Makinat shpuese manuale (të dorës) përdoren për hapjen e vrimave me diametër të vogël. Lëvizja kryesore e boshtit bëhet nëpërmjet elektromotorit, ndërsa hapi diktohet në mënyrë manuale (me dorë) dhe falë përmasave të vogla gabarite manipulimi me këto makina është tejet ë lehtë.

Makinat shpuese të bankës (tavolinës) prodhohen me dimensione relativisht të vogla dhe vendosen në

Makinat shpuese të bankës (tavolinës) prodhohen me dimensione relativisht të vogla dhe vendosen në një bankë (tavolinë) dhe prej këtu e kanë marrë edhe emrin.

Makinat shpuese radiale përdoren për shpimin e vrimave në detalet e rënda dhe me

Makinat shpuese radiale përdoren për shpimin e vrimave në detalet e rënda dhe me përmasa gabarite të mëdha (korpuse, blloqe) të cilët nuk mund të shpohen në makinat shpuese vertikale të tavolinës dhe në ato shtyllore.