Republika e Kosovs Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit
Republika e Kosovës Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor AGJENCIONI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS Konkluzionet dhe rekomandimet Punetoria: Implementimi i Direktives se BE-se per Informim Mjedisor dhe Konventes se Arhusit ne Kosove Prishtine, 25 dhe 26 Shkurt 2013
Konkluzionet dhe rekomandimet Institucionet mjedisore të Kosoves e kanë në agjendën e tyre implementimin e Direktivës së Bashkimit Evropian për Informim Mjedisor dhe Konvetës së Aarhusit, Kosova ka një bazë solide ligjore për implementimin e Direktivës së Bashkimit Evropian për Informim Mjedisor dhe Konvetës se Arhusit, e cila ka nevojë të plotësohet, Implementimi i Direktivës së Bashkimit Evropian për Informim Mjedisor dhe i Konvetës se Aarhusit në Kosove do të përmirësonte informimin e publikut per mjedisin, pjesëmarrjen e publikut në procesin e vendimarrjes dhe të drejtën për të ju drejtuar gjykatës për cështje mjedisore, Kosova duhet të fillojë përgaditjet për ratifikimin e Konvetës së Arhusit dhe të vazhdojë transpozimin e Direktivës se BE-se për Infomim Mjedisor në legjislacionin mjedisor nacional, Implementimi i përvojave të vendeve të Bashkmit Evropian është një mundësi që do të ndihmonte Kosoven ne informimin e publikut dhe involvimin e tij ne procesin e vendimarrjes, Punetoria: Implementimi i Direktives se BE-se per Informim Mjedisor dhe Konventes se Arhusit ne Kosove, Prishtine 25 dhe 26 Shkurt 2013
Konkluzionet dhe rekomandimet Hartimi i një Strategjie dhe nje Plani te Veprimit per implementimin e Direktives se Bashkimit Evropian per Informim Mjedisor dhe Konvetes se Aarhusit në Kosove është më se e nevojshme në fazën fillestare të angazhimeve të institucioneve mjedisore për implementimin e ketyre dy akteve te rendesishme mjedisore, Ngritja e kapaciteve të institucioneve mjedisore (trajnime, vizita studimore, punetori etj), do të ishte një formë tjetër e përkrahjes në implementimin e Direktivës së Bashkimit Evropian për Informim Mjedisor dhe Konvetës së Aarhusit, Pjesëmarrja e publikut në vendimarrje për ceshtjet mjedisore dhe e drejta për të ju drejtuar gjykatës ne procedurat e VNM, VSM dhe IPPC po ashtu do të mundë të fuqizohej duke përdorur përvojat dhe shembujt e mirë nga vendeve të Bashkimit Evropian, Bashkëpunimi me Agjencinë Evropiane të Mjedisit mundë të ndihmojë Kosovën në ndërtimin e një Sistemi Informativ Mjedisor në përputhje me Direktivat e Bashkimit Evropian, Punetoria: Implementimi i Direktives se BE-se per Informim Mjedisor dhe Konventes se Arhusit ne Kosove, Prishtine 25 dhe 26 Shkurt 2013
Konkluzionet dhe rekomandimet Bashkëpunimi me shfrytëzuesit e informative është një element tjetër i rëndësishëm në ndërtimin e një Sistemi Informativ Mjedisor efikas. Ndarja e informative mjedisore me publikun përmës internetit (qeverisja elektronike), web-platformave, rrjeteve sociale dhe teknologjive të reja (psh. Smart phones), është një resurs tjeter me rëndësi që mundë të shfrytëzohet për të ndihmuar në informimim e publikut për cështje mjedisore, Zhvillimi dhe ngritja e web potaleve dhe plaftormave tjera elektronike me tema dhe informata te ndryshme mjedisore. Përgatitja e udhëzues praktik për te drejtat e publikut për informim mjedisor dhe pjesëmarrjen e tij në vendimmarrje në përputhje me kërkesat e Direktivës se BE per Informim dhe Konventës se Aarhusit dot te ndihmojnë publikun e gjere dhe OJQ te njihet me mire me te drejtat qe ofrojnë këto dy akte te rëndësishme ndërkombëtare. Punetoria: Implementimi i Direktives se BE-se per Informim Mjedisor dhe Konventes se Arhusit ne Kosove, Prishtine 25 dhe 26 Shkurt 2013
Konkluzionet dhe rekomandimet Hartimi dhe miratimi i një marrëveshjeje ose një programi për bashkëpunimin ne mes OJQ-ve dhe Autoriteteve Nacionale Mjedisore, për të rritur pjesëmarrjen e publikut dhe OJQ-ve në vendim marrjen mjedisore, eshte po ashtu nje mundesi tjeter qe munde te permiresoj implementimin e Direktives se BE per Informim Mjedisor dhe Konvetes se Arhusit. Përmirësimi i shërbimeve për ofrimin dhe shkëmbimin e infomatave mjedisore për publikun në të gjitha nivelet (lokal, regjional dhe nacional) me qellim te rritjes se transparences se institucioneve mjedisore. Ngritja e një sistemi efikas të infomimit dhe raportimit për mjedisin ne harmoni me kerkesat e Direktives se BE per informim dhe Konvetes se Aarhusit dhe te bazuar ne modele te sukseshme ne vendet e BE-se dhe ne kerkesat e publikut. Informatat qe ofrohen publikut duhet te jene sa me te thjeshta dhe me te kuptueshme per publikun e gjere dhe mundesisht te jene informata te kombinuara me te dhena dhe harta. Punetoria: Implementimi i Direktives se BE-se per Informim Mjedisor dhe Konventes se Arhusit ne Kosove, Prishtine 25 dhe 26 Shkurt 2013
Ju faleminderit…
- Slides: 6