Analiza e Pasqyrave Financiare BILANCI I GJENDJES Bilanci

Analiza e Pasqyrave Financiare BILANCI I GJENDJES

Bilanci i Gjendjes ANALIZA HORIZONTALE DHE VERTIKALE

Analiza horizontale dhe vertikale �Analiza horizontale krahason dhe analizon ndryshimet (rritjet ose zbritjet) nga një periudhe kohore në tjetrën të zërave (pasurive dhe detyrimeve) të Bilancit �Analiza vertikale prezenton t’gjithë zërat e Bilancit si përqindje (proporcione) të totalit. Shembull: Paratë e gatshme si përqindje e gjithsej Pasurive, ose Borxhi Afatgjatë si përqinje e gjithsej Detyrimeve, ose Kapitali Aksionar gjithsej si perqindje e gjithsej Detyrimeve dhe Kapital, Etj. �Shiqo shembullin në Excel

Bilanci i Gjendjes �Bilanci tregon gjendjen ose pozitën financiare të një kompanie në një datë të caktuar, zakonisht në fund të vitit (mirëpo mund të jetë edhe në fund të tremujorit, gjashtëmujorit, etj. ) �Bilanci është përmbledhje e asaj çka posedon kompania (pasuritë apo aktivet) dhe asaj çka u detyrohet ajo palëve të treta dhe pronarëve të kompanisë (borxhet apo detyrimet dhe kapitali aksionar). Pasuritë = Detyrimet + Kapitali aksionar

Bilanci i Gjendjes PASURITË (AKTIVET)

Pasuritë �Pasuritë në Bilanc rradhiten sipas likuiditetit (aftësisë për tu shndërruar në para të gatshme) dhe ndahen në: Pasuritë afatshkurtra (kryesisht me maturitet deri në 1 vit), dhe Pasuritë afatgjata (kryesisht me maturitet mbi 1 vit)

Pasuritë afatshkurtra �Paratë e gatshme (arka) Paratë të cilat kompania i mban në arkat e saj për t’zhvilluar aktivetet e përditshme Mjetet më likuidi të kompanisë në Bilancin e Gjendjes �Paratë në bankë �Letrat me vlerë Letra me vlerë me afat maturimi deri në 1 vit Përdoren nga kompania për të fituar interes me parate të cilat nuk i nevojiten për aktivitetet afatshkurtra �Llogaritë e arkëtueshme Detyrimet e klientëve ndaj kompanisë për shitjet me kredi

Pasuritë afatshkurtra �Inventaret Mjetet që mbahen për shitje ose përdoren për prodhimin e produkteve që do të shiten Tri metoda të vlerësimit kontabël të inventarit: � FIFO (First In First Out) – hyn i pari, del i pari � LIFO (Last In First Out) – hyn i fundit, del i pari � Kosto mesatare �Shpenzime të parapaguara Shpenzimet paraprake si p. sh. qeraja për tërë vitin, tatimet dhe shërbimet komunale, sigurimet vjetore të pronës, etj.

Pasuritë afatgjata �Ndërtesat, paisjet, fabrikat Gjenerojnë përfitime ekonomike për kompaninë për më shumë se një vit Perveç tokës, pasuritë afatgjata amortizohen për një periudhë të caktuar kohore Në koston fillestare përfshihen edhe të gjitha shpenzimet e bëra për të përgaditur pasurinë afatgjatë për prodhim/përdorim �Pasuritë tjera Emri i mire (goodwill) Patentat Licensat Të drejtat autoriale Etj.

Bilanci i Gjendjes DETYRIMET (PASIVET) DHE KAPITALI AKSIONAR

Detyrimet �Detyrimet janë pagesat për tu kryer në të ardhmen në formën e parave apo të shërbimeve që lindin nga kontratat e ndryshme të shitjes e shërbimit apo nga kontrata qe lihën me një shitje. Shërbimet ose dhënia e huave, të kryera nga furnitori, kreditori apo huadhënësi e të njohura nga njësia ekonomike, paraqiten në Bilanc si detyrime të saj �Detyrimet paraqesin të drejtat ose pretendimet ndaj pasurive (aktiveve) �Detyrimet ne Bilanc rradhiten sipas likuiditetit (aftesise per tu shnderruar ne para te gatshme) dhe ndahen ne: Detyrimet afatshkurtra (kryesisht duhen shlyer brenda 1 viti), dhe Detyrimet afatgjata (kryesisht duhen shlyer mbi 1 vit)

Detyrimet afatshkurtra �Llogaritë e pagueshme Rrjedhin nga shitja në kredi nga furnitorët për produktet e shërbimet e blera Ky detyrim shlyhet kur paguhet fatura �Dëftesa të pagueshme Detyrime në formën e dëftesave premtuese (promissory notes) për klientët ose institucionet financiare (psh Overdraft ose Linja kreditore) �Kësti vjetor i borxhit afatgjatë Pjesa e borxhit afatgjatë që duhet shlyer gjatë vitit �Detyrime të ardhshme Rrjedhin nga parapagesat nga ana e klientëve të kompanisë për shërbimët apo produktet që klientët do marrin më vonë (e kundërta e Llogarive të parapaguara)

Detyrimet afatgjata �Detyrimet për tatimet e shtyra Rezulon ngadiferencat e përkohsme në njohjen e të ardhurave dhe shpenzimeve për qëllime tatimi ndaj të ardhurave të panjohura �Borxhi afatgjatë Detyrimet (borxhet) me maturim mbi një vit (psh kreditë afatgjata)

Detyrime të tjera �Varësisht prej sdandareve kontabël, ligjeve, dhe standardeve industrialë t’cilave I nënshtrohet njo kompani, ajo mund t’paraqesë në Bilancin e saj edhe “Detyrime të tjera. ” Shembull: Shuma e parashikuar për rreziqe e shpenzime

Kapitali aksionar �Aksionet e zakonshme �Kontributi shtesë në kapital �Fitimi i pashpëndarë Është llogari kumulative të cilës cdo vit i shtohet fitimi i pashpëndarë i akumuluar nga vitet paraprake. �Llogari të tjera kapitali Aksionet e preferuara, Efektet e këmbimit valutor, Aksionet e thesarit, Fitimet/humbjet e parealizuara, Etj.
- Slides: 15