PRKUFIZIMI DHE KLASIFIKIMI I METODAVE Metodat dhe Metodologjia

  • Slides: 22
Download presentation
PËRKUFIZIMI DHE KLASIFIKIMI I METODAVE Metodat dhe Metodologjia �Çdo shkencë karakterizohet nga teoria dhe

PËRKUFIZIMI DHE KLASIFIKIMI I METODAVE Metodat dhe Metodologjia �Çdo shkencë karakterizohet nga teoria dhe metodat. Teoria përfaqëson sistemin e dijeve racionale dhe, si rregull, është rezultante e një procesi të ndërlikuar e të gjatë përgjithësimi. Por teoria mbështetet mbi një bazë empirike, mbi një numër të mjaftueshëm faktesh, zbulimi i të cilave lidhet me zbatimin e metodave të kërkimit. �Metoda përfshin rrugët, mënyrat, rregullat, procedurat bazë për realizimin e qëllimit studimor. Njohja njerëzore është e kushtëzuar nga përpunimi dhe zbatimi i metodave të kërkimit.

Çfarë është Metoda? �Fjala metodë vjen nga greqishtja, methodos, që do të thotë rrugë,

Çfarë është Metoda? �Fjala metodë vjen nga greqishtja, methodos, që do të thotë rrugë, mënyrë, kriter, normë direktive, me anë të së cilës arrihet qëllimi i caktuar. �Me metodë shkencore kuptohet tërësia e parimeve që përbëjnë qarkun analitik të një shkence, së bashku me tërësinë e mënyrave të hulumtimit, me të cilat shkenca synon të zgjidhë detyrat e shtruara para saj. �Metoda është tërësia dhe mjeteve që përdoren për të studiuar e për të shpjeguar diçka.

METODOLOGJIA �Metodologjia është shkenca e metodave. Ajo studion tërësinë e metodave që përdoren ne

METODOLOGJIA �Metodologjia është shkenca e metodave. Ajo studion tërësinë e metodave që përdoren ne shkenca të veçanta, apo në një fushë të caktuar të shkencës. Në këtë kuptim metodologjia ka të bëjë me filozofinë e kërkimit shkencor. �Metodologjia mund të jetë: �E përgjithshme - që studion parimet dhe proceset metodike të përbashkëta për të gjitha shkencat; �E veçantë - që ka të bëjë me sfera të caktuara shkencore; �Specifike - që studion proceset metodike karakteristike për një disiplinë të caktuar shkencore.

Klasifikimi i Metodave të hulumtimit shkencor Metodat e kërkimit shkencor ndahen në: �të përgjithshme

Klasifikimi i Metodave të hulumtimit shkencor Metodat e kërkimit shkencor ndahen në: �të përgjithshme ose universale (këto metoda përbëhen nga parime dhe praktika të aplikueshme nga të gjitha shkencat); �të ndërdisiplinore (këto metoda identifikohet vetëm më shkenca të cilat kanë lidhshmëri me njëra tjetrën p. sh. Shkencat sociale); �të veçanta (bëhet fjalë për metoda që përdoren vetëm nga shkenca të caktuara, p. sh. Vëzhgimi I antropologjisë kulturore etj. )

METODAT DHE METODOLOGJIA Metodat E përgjithshme Universale Ndërdisiplinore Të vecanta Metodologjia E vecantë Specifike

METODAT DHE METODOLOGJIA Metodat E përgjithshme Universale Ndërdisiplinore Të vecanta Metodologjia E vecantë Specifike

INDUKSIONI & DEDUKSIONI � Induksioni përfaqëson një proces arsyetimi në të cilin kalohet nga

INDUKSIONI & DEDUKSIONI � Induksioni përfaqëson një proces arsyetimi në të cilin kalohet nga faktet e veçanta në përfundime të përgjithshme. � Për shembull: “një tursit zbret në një ishull grek dhe sheh një grumbull femrash bjonde dhe nisur nga ky fakt arrin përfundimin që të gjitha greket janë bjonde”. � Deduksioni përfaqëson një metodë studimi e arsyetimi që niset nga teza, ide ose konkluzione të përgjithshmë dhe nxjerr prej tyre ide dhe konkluzione të veçanta. � Pra termi deduksion ka të bëjë me një përfundim të nxjerrë nga një mendim i përgjithshëm. Metoda deduktive përdoret atëherë kur është grumbulluar dhe përpunuar një material i pasur faktik, prej të cilit nxirren konkluzione për dukuri të veçanta. Një shembull klasik për të kuptuar deduksionin është ky: “Çdo njeri është i vdekshëm. Sokrati është njeri, pra Sokrati është i vdekshëm”.

ANALIZA & SINTEZA �Analiza dhe sinteza (greq. Analysis-zberthim, ndarje; synthesis- bashkim), janë dy metoda

ANALIZA & SINTEZA �Analiza dhe sinteza (greq. Analysis-zberthim, ndarje; synthesis- bashkim), janë dy metoda universale të njohjes. � E para (analiza), përfaqëson ndarjen e objektit që studiohet në pjesët e tij përbërëse. �E dyta (sinteza), përfaqëson një bashkim përmbledhës të elementëve të një objekti studimi. Ajo shkrin idetë e veçanta në një ide të re, përmbledhëse, përgjithësuese. �Analiza dhe sinteza janë në unitet me njëra tjetrën. Pa analizë nuk mund të ketë sintezë, ndërsa pa sintezë analiza nuk do të kishte kuptim.

Metoda historike & Metoda logjike � Metoda historike është një metodë sipas të cilës

Metoda historike & Metoda logjike � Metoda historike është një metodë sipas të cilës dukuritë shoqërore i studion në zhvillimin e tyre historik, vertikal (nga e shkuara në të tashmen). Kjo metodë është e vjetër. � Në kohën tonë metoda historike është mjaft e vlerësuar. Kjo sepse mundëson interpretimin tërësor të zhvillimit të dukurive historike dhe shoqërore, të cilat nuk zhvillohen në mënyrë lineare por pësojnë ndryshime të shumta dhe të rëndësishme në dimensionin kohorhistorik. � Ndryshe nga metoda historike, metoda logjike kërkon që dukuritë të shpjegohen jo për nga historia e tyre, por për nga ligjet e zhvillimit. Logjikja është pasqyrim i historikes, i tipareve thelbësore të saj. Por nëse historikja ka të bëjë me vetë historinë e zhvillimit, logjikja ka të bëjë me rezultatin e këtij zhvillimi, me shkallën më të pjekur të tij.

METODA EKSPERIMENTALE �Metoda eksperimentale është një nga metodat më të rëndësishme që synon të

METODA EKSPERIMENTALE �Metoda eksperimentale është një nga metodat më të rëndësishme që synon të zbulojë marrëdhënie të caktuara shkak-pasojë ndërmjet faktorëve të ndryshëm shoqërorë të konceptuar si ndryshorë (variabla). �Kjo metodë bazohet në “vështrimin e kontrolluar” dhe në “verifikimin e ndonjë ligji”. �Çdo eksperiment udhëhiqet nga një hipotezë. �Eksperimenti synon të zbulojë nëse hipoteza vërtetohet, ndryshohet ose kundërshtohet nga provat empirike.

Metoda dialektike �Dialektika është konsideruar si Metoda e Argumentit. �Dialektikë do të thotë: “të

Metoda dialektike �Dialektika është konsideruar si Metoda e Argumentit. �Dialektikë do të thotë: “të shpjegosh”, “të reflektosh”, “të rendisësh argumente”, “të dialogosh”. �Shembull tipik nga Antika Greke janë “dialogjet e Sokratit”. �Dialektika është një metodë arsyetimi, bazuar në shkëmbimin e argumenteve dhe kundërargumenteve. �Sipas Hegelit dialektika lidhet me një mendim në tri faza: teza, antiteza dhe sinteza.

Metoda sociometrike �Metoda sociometrike konsiston në vrojtimin e afërsisë (tërheqjes) dhe refuzimit të individëve

Metoda sociometrike �Metoda sociometrike konsiston në vrojtimin e afërsisë (tërheqjes) dhe refuzimit të individëve të grupeve të vogla, në rrethana të caktuara, shpesh të vrojtuara jo vetëm nga studiuesi, por edhe nga publiku. �Metoda sociometrike përfaqëson një procedurë për matjen e marrëdhënieve ndërpersonale dhe sociale ndërmjet anëtarëve të një grupi të caktuar. �Më anë të procedurës sociometrike hulumtohet struktura ndërpersonale e anëtarëve të grupeve të vogla, sikurse edhe dinamika e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Metoda sociometrike �Metoda sociometrike hulumton tërheqjen, refuzimin dhe indiferencën ndërmjet anëtarëve të grupeve të

Metoda sociometrike �Metoda sociometrike hulumton tërheqjen, refuzimin dhe indiferencën ndërmjet anëtarëve të grupeve të caktuara. �Themeluese i kësaj metode Xhon Moreno hartoi një test sociometrik me tri pyetje: 1. Me cilët anëtarë dëshironi të bashkëpunoni? 2. Me cilët nuk dëshironi të bashkëpunoni? 3. Ndaj cilëve anëtarë jeni indiferent?

Metodat sasiore & Metodat cilësore � Metodat sasiore dhe cilësore të kërkimit janë metodat

Metodat sasiore & Metodat cilësore � Metodat sasiore dhe cilësore të kërkimit janë metodat bazë të hulumtimit shkencor. Këtu do paraqesim vetëm kuptimet e tyre të përgjithshme, ndërkaq më vonë ato do të trajtohen ne detaje. � Metoda sasiore, siç kuptohet nga vetë fjala (sasi, kuantitet) karakterizohen nga të shprehurit e rezultateve të kërkimit në sasi, në numra, të cilët përpunohen nga ana statistikore. � Metoda klasike e kërkimit sasior është anketimi.

Metodat sasiore & Metodat cilësore � Metoda cilësore është një metodë përmes së cilës

Metodat sasiore & Metodat cilësore � Metoda cilësore është një metodë përmes së cilës synohet studimi i përvojave jetësore të njerëzve në vendndodhjen e tyre natyrore. � Me anë të kësaj metode studiuesit synojnë t’i kuptojnë njerëzit në mjediset e tyre sociale, ashtu siç shfaqen, me të gjitha ngjyrat e përvojave të tyre. � Kriteri kryesor i aplikimit të kësaj metode është dhënia e informacionit cilësor. Studiuesit i përmbahen metodës cilësore nëse ata nuk i sfumojnë përvojat e veçanta, përkundrazi i ndriçojnë ato; nëse përpiqen t’i japin kuptim informacionit që marrin prej njerëzve, pa e shëndrruar domosdoshmërisht në numra. � Kjo nuk do të thotë se informacioni cilësor i grumbulluar nuk përpunohet, madje shpesh edhe statistikisht. Por themelore, ne këtë rast, mbetet thellësia e informacionit “vertikalisht”, jo sasia, shtrirja “horizontale”.

ETAPAT E HULUMTIMIT SHKENCOR �E para është ideja. -Çdo projekt kërkimor ka një pikënisje.

ETAPAT E HULUMTIMIT SHKENCOR �E para është ideja. -Çdo projekt kërkimor ka një pikënisje. Normalisht pikënisja lidhet me një ide. Ideja për të realizuar një projekt kërkimor lind në rrethana dhe për shkaqe nga më të ndryshmet. Pra, e para është ideja. Por ç’është ideja? Ideja është një nocion, të cilin e krijon mendja mbi diçka. Ideja nuk “paraqitet”, por vetëm “kuptohet” dhe të kuptuarit në përgjithësi lidhet me një raport “intelektual”. � Filozofët mbi “idetë”: Një ide e vërtetë është “e qartë dhe e dallueshme” thoshte Dekarti. Ajo mund të provohet e të shpjegohet. Ideja përputhet me një veprim të mendjes, ajo përcaktohet si një prirje (Lejbnic). Cila është origjina e ideve? Ka ide që rrjedhin nga përvoja, siç ka edhe ide që lindin “apriori”, si burim i mendjes, pa iu referuar ndonjë përvoje konkrete (Kanti).

ETAPAT E HULUMTIMIT SHKENCOR �Nga ideja te teoria. Teoria, në kuptim më të përgjithshëm,

ETAPAT E HULUMTIMIT SHKENCOR �Nga ideja te teoria. Teoria, në kuptim më të përgjithshëm, është përgjithësimi mendor i përvojës jetësore, apo i praktikës. Ajo përfaqëson një tërësi dijesh të përgjithësuara, një tërësi parimesh e ligjesh të zhvillimit. � Me teori studiuesit socialë nënkuptojnë një sistem logjik pohimesh (dijesh, çështjesh) që shpjegojnë marrëdhënien midis dy ose më shumë objektesh, konceptesh, fenomenesh, apo karakteristikash shoqërore-demografike etj. – të cilat zokonisht quhen variable. � Teoria është në një raport të dhënë me praktikën. Ato nuk mund të ekzistojnë pa njëra-tjetrën. Ato plotësojnë njëra tjetrën. Por, jo çdo lloj dije është dije teorike. Dijet që fitohen nga vëzhgimi i sipërfaqshëm i jetës shoqërore nuk janë dije teorike. Dija shndërrohet në teori përmes shkencës, përmes kërkimit shkencor.

#HIPOTEZA# � Hipoteza është hapi i parë i kërkimit shkencor. Fjala hipotezë vjen nga

#HIPOTEZA# � Hipoteza është hapi i parë i kërkimit shkencor. Fjala hipotezë vjen nga greqishtja: hypothesisqë do të thotë paramendim. Hipoteza përfaqëson një mendim të pranuar përkohësisht si të vërtetë, një përfundim paraprak që nxirret në shkencë, mbi bazën e një logjike apo disa të dhënave paraprake për të shpjeguar dukuri të ndryshme, por që ende nuk është vërtetuar plotësisht me anë të provës. � Hipoteza mund të jetë e thjeshtë apo komplekse. Hipoteza që jep lidhjen shkakësore midis dy variablave, nga të cilat njëri është i varur e tjetri i pavarur quhet hipotezë e thjeshtë. Ndërsa, kur një variabël i varur lidhet me dy apo më shumë variabla të pavarura përbën hipotezën komplekse. � Hipoteza është një tezë hipotetike, pra e supozuar, provizore, që pret të vërtetohet përmes kërkimit, si rregull, në harkun e një procesi të dhënë kërkimor. Ndërsa, teza përfaqëson një përfundim teorik, që nxirret nëpërmjet kërkimit dhe jep, në mënyre të përmbledhur, një ide. Pra ndryshe nga hipoteza, teza përfaqëson një gjykim a parim, një pikëpamje apo ide që shtrohet si e vertetë dhe mbrohet me anë të disa argumenteve

HIPOTEZA

HIPOTEZA

STADET E KËRKIMIT SHKENCOR �Sipas modelit “teoria i paraprinë kërkimit”: 1. ideja; 2. teoria

STADET E KËRKIMIT SHKENCOR �Sipas modelit “teoria i paraprinë kërkimit”: 1. ideja; 2. teoria 3. përshkrimi i projektit kërkimor; 4. grumbullimi i të dhënave; 5. analiza e të dhenave; 6. përfundimet. �Modeli i dytë, “kërkimi i paraprinë teorisë”: 1. ideja; 2. përshkrimi i projektit kërkimor; 3. grumbullimi i të dhënave; 4. teoria; 5. analiza e të dhënave; 6. përfundimet.

Etapat bashkëvepruese të kërkimit shkencor Teoria literatura IDEA Projekti kërkimor Analiza dhe përfundimet Të

Etapat bashkëvepruese të kërkimit shkencor Teoria literatura IDEA Projekti kërkimor Analiza dhe përfundimet Të dhënat

USHTRIME �Mendoni për një problem social në Kosovë dhe trajtojeni atë përmes metodës së

USHTRIME �Mendoni për një problem social në Kosovë dhe trajtojeni atë përmes metodës së Induksionit ose Deduksionit. �Zhvilloni një diskutim në klasë lidhur me një temë të caktuar duke aplikuar metodën dialektike. Një grup studentësh do të argumentojë lidhur me temën, ndërkaq grupi tjetër do të gjejë kundërargumentet lidhur me pohimet e bëra. �Në Temat që keni zgjedhur për hulumtim ndërtoni Hipotezat e tyre dhe parashtroni pyetjet kërkimore të cilave synini t’u jepni përgjigje.

Literatura �Lekë Sokoli, Metodat e kërkimit në shkencat sociale, (Tiranw: Instituti I Sociologjisë, 2009).

Literatura �Lekë Sokoli, Metodat e kërkimit në shkencat sociale, (Tiranw: Instituti I Sociologjisë, 2009).