Lmi Bujqsi Lnda Botanika Kl B XI1 2
Lëmi: Bujqësi Lënda: Botanika Kl. B XI-1 -2 -4 -5 Tema: Myshqet dhe fiernat Mësimdhënësja: Xhyle Mehmeti
Myshqet-briofitet -Janë grup i veçantë i bimëve të larta. -Të këto bimë ende nuk jan shfaqur rrënjët dhe indet përcjelljen e materjeve ushqyese. -Shumica kan kërcellin dhe gjethet por indet që i ndërtojnë ato nuk janë mirë të diferencuar. -Myshqet janë bimë pa tufa përquese prandaj hyjn në grupin e bimëve joenësore
-Myshqet janë bimët më primitive të cilat zhvillohen në tokë. -Në botë jetojnë rreth 30. 000 lloje. -Janë të përhapura në gjithë botën sidomos në vende me temperatura të ulëta. -Rriten nëpër pyje, në toka që mbajnë lagështi, në shkëmbij, në trungun e drunjëve të vjetër etj. Myshqet
Fiernat-pteridofitet -Fiernat e vërteta përbëhen nga pjesa nëntokësore rizomi, rrënjët dhe gjethet të cilat janë të përbëra. -Dallohen nga myshqet sepse përveq rrënjës i kanë të zhvilluara edhe enët përquese. -Përmes enëve përquese përcillen materjet ushqyese nga rrënja në kërcell dhe gjethe dhe anasjelltas. -Prandaj fiernat së bashku me bimët farëveshura dhe farëzhveshura ndryshe quhen bimë enëzore.
-Në pjesën e poshtme të gjethes së fierit gjenden sporet. -Sporet përhapen me anë të erës dhe kur bien në tokë në kushte të përshtatshme formohet protaliumi në formë zemre dhe pastaj bima e re. -Fiernat janë shumë të përhapura në pyje, jetojnë në vende me lagështi dhe me hije. -Te këto bimë të larta nuk është e zhvilluar lulja, fruti dhe fara prandaj shumohen me spore.
Pyetje: 1. Në cilin grup të bimëve bëjnë pjes myshqet dhe fiernat? 2. Pse myshqet quhen bimë joenësore? 3. Ku jetojnë myshqet? 4. Cilat organe bimore i kan të zhvilluara fiernat? 5. çka gjendet nën gjethen e fiernave dhe çka shërbejnë ato? 6. Kush bën pjesë në bimët enëzore dhe pse?
- Slides: 7