Projekt Histori Tema Globalizimi prirje pozitive apo negative
Projekt Histori Tema: Globalizimi, prirje pozitive apo negative ne boten e sotme?
Aktiviteti ekonomik dhe globalizimi Sa i përket jetesës së qytetarëve, globalizimi nënkupton se banorët e një vendi kanë më shumë gjasa tani sesa para 50 viteve që të: konsumojnë produktet e një vendi tjetër, të investojnë në një vend tjetër, të gjenerojnë të ardhura nga vendet e tjera, për të parë e kuptuar se janë duke u ndikuar nga zhvillimet në vendet e tjera
Aktiviteti ekonomik dhe globalizimi Kur i dëgjojmë lajmet, shpesh dëgjojmë për globalizimin. Çfarë domethënie ka ky term? Globalizimi është procesi i ndërvarësisë më të madhe ndërmjet vendeve dhe qytetarëve të tyre Globalizimi po ashtu përfshin edhe elemente joekonomike, si kultura dhe mjedisi. Thënë shkurtimisht, globalizimi është politik, teknologjik, kulturor dhe ekonomik.
Faza e parë e globalizimit ka ndodhur prej vitit 1870 deri 1914. Ajo ishte nxitur nga zvogëlimi i barrierave të tarifave dhe nga teknologjitë e reja që kishin dalë, të cilat rezultuan në rënien e kostove të transaksioneve. Megjithatë, faza e parë e globalizimit kishte përfunduar për shkak të Luftës së Parë Botërore. Po ashtu, gjatë periudhës së Depresionit të Madh të viteve 1930, qeveria u përgjigj duke vënë në përdorim proteksionizmin: një përpjekje e kotë për të vënë tarifa në importe me qëllim që ta ndryshonin ose kalonin kërkesën për mallra apo shërbime tek tregjet e veta lokale.
Globalizmi i ekonomisë botërore Në ditët e sotme, asnjë shtet nuk mund të ekzistojë nëse është ekonomikisht i izoluar. Të gjitha aspektet ekonomike të një vendi si industritë, sektori i shërbimeve, niveli i të ardhurave, shkalla e punësimit dhe standardi i jetesës Janë të lidhura me ekonomitë e partnerëve të vet tregtarë.
Globalizmi i ekonomisë botërore Kjo lidhshmëri merr formën e lëvizjes ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve, të fuqisë punëtore, të bizneseve, të ndërmarrjeve, të fondeve të investimeve dhe të teknologjisë. Në fakt, politikat ekonomike në nivel nacional nuk mund të formulohen pa vlerësuar ndikimin e tyre të mundshëm në ekonomitë e vendeve të tjera.
Globalizmi i ekonomisë botërore Madje edhe kompanive të vogla, të cilat deri para disa dekadave ballafaqoheshin vetëm me konkurrencë lokale dhe rajonale, tani u duhet të konkurrojnë me firmat nga i gjithë globi. Ndonëse lëvizja e punëtorëve nuk është e lirë si rrjedha e tregtisë ndërkombëtare e mallrave dhe shërbimeve, me miliona punëtorë me shkathtësi nga të gjitha nivelet kanë migruar në të gjithë botën, dhe me mijëra vende pune janë zhvendosur nga vendet e zhvilluara tek tregjet në zhvillim, si ato të Indisë dhe të Kinës.
Globalizmi i ekonomisë botërore Financat janë globalizuar gjithashtu: mund të investojmë në kompani kudo në botë, si dhe të blejmë instrumente financiare (aksione dhe fletobligacione) nga çfarëdo kompani prej pothuajse çdo vendi të botës. Shumë fonde të pensioneve në fakt janë të investuara në vendet e tjera dhe kriza financiare në një qendër financiare mund të shpërndahet shpejt në tërë botën me një shpejtësi të klikimit të miut (mausit) të kompjuterit
Globalizmi i ekonomisë botërore Thënë shkurt, shijet, prodhimi, konkurrenca, tregjet e punës si dhe tregjet financiare janë duke u globalizuar me një ritëm shumë të shpejtë, dhe e tërë kjo në mënyrë të thellë ndikon tek të gjithë ne si konsumatorë, punëtorë, investitorë. Pra, po, jetojmë në një botë të globalizuar.
Cilët faktorë e nxisin globalizimin? Ndikimi i parë dhe më i thellë është ndryshimi teknologjik. Që nga revolucioni industrial kah fundi i viteve 1700, novacionet teknike kanë çuar në rritjen tepër të madhe të produktivitetit dhe kanë reduktuar në mënyrë të ndjeshme kostot e transportit Zbulimet (shpikjet) e mëvonshme, si p. sh. anijet për transportimin e kontejnerëve, si dhe të gazsjellësve e naftësjellësve ndryshuan prodhimin, dhe transportin në mënyrë të paimagjinuar nga gjeneratat e mëhershme.
Cilët faktorë e nxisin globalizimin? Njëkohësisht, edhe liberalizimi i vazhdueshëm i tregtisë dhe investimeve ka rezultuar nga negociatat shumëpalëshe për tregti. Për shembull, tarifat në vendet industriale janë ulur nga numrat e lartë dyshifror sa ishin në vitet 1940, në 5% në fillim të viteve 2000. Në të njëjtën kohë, pjesa më e madhe e kuotave në tregti, përveç atyre të vendosura për qëllime shëndetësore, siguri ose për ndonjë arsye tjetër të politikave, janë hequr
Faza e dytë e globalizimit: 1945 -1980 Tmerri i rënies apo zhytjes në nacionalizëm ofroi një shtytje të re për internacionalizim pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo rezultoi me fazën e dytë të globalizimit që ndodhi prej viteve 1945 deri në 1980. Rreth vitit 1980, tregtia ndërmjet vendeve të zhvilluara për mallrat e prodhuara kryesishte pa barriera. Megjithatë, barrierat me të cilat ballafaqoheshin vendet në zhvillim ishin eliminuar vetëm për ato produkte bujqësore të cilat nuk llogariteshin në bujqësinë e vendeve të zhvilluara.
Faza e dytë e globalizimit: 1945 -1980 Gjatë valës së dytë të globalizimit, pjesa më e madhe e vendeve në zhvillim nuk morën pjesë në rritjen e tregtisë globale të prodhimit dhe të shërbimeve. Kombinimi i barrierave të vazhdueshme tregtare në vendet e zhvilluara, Si dhe klima e pafavorshme investuese dhe Politikat që nuk ishin në favor të tregtisë (antitrade) në vendet e zhvilluara i kufizuan ato që të vazhdonin të mbështeteshin në prodhimet bujqësore dhe ato natyrore.
Vala e fundit e globalizimit, e cila filloi rreth viteve 1980, dallohet nga valët e mëhershme. Së pari, një numër i madh i vendeve në zhvillim, si p. sh. Kina, India, Brazili, u futën në tregjet botërore të prodhimit. Së dyti, lëvizjet e kapitalit ndërkombëtar, të cilat ishin modeste gjatë valës së dytë të globalizimit, edhe një herë u bënë domethënëse
Vala e fundit e globalizimit Edhe pse bota është bërë më e globalizuar në aspektin e tregtisë ndërkombëtare dhe të rrjedhës apo të qarkullimit të kapitalit krahasuar me 100 vitet e mëhershme, bota është më pak e globalizuar kur bëhet fjalë për qarkullimin e fuqisë punëtore. Për shembull, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fund të viteve 1800 dhe fillimi i viteve 1900 kishin një politikë shumë liberale të imigracionit, ku një numër i madh i njerëzve erdhën në vend, kryesisht nga Evropa
Vala e fundit e globalizimit Një aspekt tjetër i fazës më të re të globalizimit është shfrytëzimi i burimeve të huaja (outsourcing), Përmes së cilit një aspekt i caktuar i prodhimit të produktit bëhet në më shumë se një vend. Në momentin kur një konsumator amerikan bën një porosi përmes internetit për një llaptop Hewlett-Packard (HP), porosia i transmetohet Quanta Computer Inc. në Tajvan. Për të ulur kostot e fuqisë punëtore, kompania i kalon prodhimin e llaptopëve punonjësve në Shangai, Kinë. Ata i kombinojnë pjesët e prodhuara në të gjithë botën për të montuar llaptopin, i cili pastaj niset me aeroplan si ngarkesë malli për në Shtetet e Bashkuara dhe pastaj i shitet konsumatorit.
Vala e fundit e globalizimit Rreth 95% e llaptopëve të firmës HP janë të prodhuar në vendet e tjera. Norma ose koeficienti i shfrytëzimit të burimeve të jashtme është afër 100% për prodhuesit e tjerë amerikanë të kompjuterëve, duke përfshirë firmat Dell, Apple, dhe Gateway Outsorsing me se tepermi dominin ne sherbimet e kontabilitetit, dizajnimin e çipave, inxhinierisë, kërkimeve ose hulumtimeve bazike dhe analizave financiare.
Vala e fundit e globalizimit Analistët vlerësojnë se shfrytëzimi i burimeve të huaja mund t’ua mundësojë kompanive të reduktojnë kostot për një shërbim të caktuar nga 30% deri në 50%. Për shembull, një kompani e produkteve konsumuese në Shtetet e Bashkuara e pa si jopraktike gjetjen e klientëve të cilët do të blinin mallra në vlerë më pak se 1000$. Kur i ky shërbim kishte filluar të operonte në Indi, kosto ra aq shumë sa që kompania mund të kishte fitim dhe me fatura të ulëta në shumë edhe prej 100$.
Argumentet pro dhe kundër globalizimit Globalizimi është i rëndësishëm për shkak së rrit efiçiencën; është i paevitueshëm për shkak se konkurrenca ndërkombëtare e kërkon atë. Globalizimi, megjithatë, fajësohet edhe për një numër të problemeve serioze në shkallë botërore, duke filluar nga pabarazitë në rritje të të ardhurave në nivel botëror, deri tek puna nga fëmijët, ndotja e mjedisit dhe të tjera, gjë e cila i ka dhënë një shtytje një lëvizjeje të fortë antiglobaliste
Argumentet pro globalizimit janë të shumta dhe janë si në vijim: Me globalizimin, ekziston një treg global për kompanitë për të tregtuar produktet e tyre, si dhe një gamë më e gjerë e opsioneve për njerëzit, për të pasur më shumë mundësi zgjedhjeje të produkteve nga vendet e ndryshme. Konkurrenca i mban çmimet relativisht të ulëta, dhe si rezultat, inflacioni ka më pak gjasa që të ndodhë. Fokusi shpërndahet nëpër të gjitha vendet. Asnjë vend nuk mbetet si koka e vetme e fuqishme
Argumentet kundër globalizimit Globalizimi është duke ju shkaktuar evropianëve humbjen e vendeve të tyre të punës, përderisa puna po dërgohet (kontraktohet) në vendet aziatike. Kostoja e fuqisë punëtore në vendet aziatike është e ulët në krahasim me vendet e tjera. Norma ose shkalla e lartë e fitimit për kompanitë në Azi, ka rezultuar si një presion mbi bizneset evropiae , të cilat janë vazhdimisht nën kërcënimin e biznesit nga i cili kontraktohen burimet. Shpesh argumentohet se vendet e varfra shfrytëzohen nga vendet e pasura, ku shfrytëzohet fuqia punëtore dhe ku pagat janë të ulëta.
Përse është i rëndësishëm globalizimi? Tregtia ndërkombëtare gjithashtu rezulton në fitime nga procesi konkurrues. Konkurrenca është thelbësore për novacionin dhe prodhimin efiçient. Konkurrenca ndërkombëtare ndihmon në mbajtjen e prodhuesve vendor në majë të gishtërinjve të tyre dhe ju ofron atyre stimulim të fuqishëm për të përmirësuar cilësinë e produkteve të tyre. Njëkohësisht, tregtia ndërkombëtare kryesisht i dobëson monopolet.
Përse është i rëndësishëm globalizimi? Në anën tjetër, rritja e shpejtë në vendet si Kina dhe India ka ndihmuar në rritjen e kërkesës për mallra, siç janë: nafta e papërpunuar, bakri, dhe çeliku. Në këtë mënyrë, konsumatorët dhe kompanitë amerikane paguajnë çmime më të larta për gjëra të tilla si për shembull benzina. Çmimet gjithnjë në rritje të benzinës, kanë bërë që iniciativat e qeverisë dhe të sektorit privat të rrisin furnizimin me zëvendësues të benzinës, si biodiesel dhe etanol. Kërkesat në rritje për këto alternativa të energjisë kanë ndihmuar në rritjen e çmimit të sojës dhe misrit, të cilët janë përbërësi kryesor në rritjen e shpezëve, mishit dhe gjërave të tjera ushqimore.
Shfrytëzimi i burimeve të huaja Ekziston një shembull për qendrat e thirrjeve kur një qytetar britanik thërret kompaninë e tij vendore të sigurimit, ku personi i cili i përgjigjet kërkesës së tij mund të jetë 8000 km larg. Shumë shërbime të tjera të ngjashme mund të bëhen në një vend tjetër të largët. Kur një shërbim i cili më parë është ofruar brenda një vendi të caktuar zhvendoset në një vend të huaj, ky ndryshim njihet si outsourcing
Shfrytëzimi i burimeve të huaja “Në të ardhmen, e deri në njëfarë mase edhe tani, dallimi kryesor për tregtinë ndërkombëtare nuk të jenë më ndërmjet gjërave që mund të vendosen në kuti dhe atyre që nuk mund të vendosen në kuti. Në fakt, në vend të kësaj, dallimi do të jetë ndërmjet shërbimeve që mund të ofrohen në mënyrë elektronike nëpër distanca të gjata me pak apo pa asnjë degradim të cilësisë dhe shërbimeve që nuk mund të ofrohen. ”
Shfrytëzimi i burimeve të huaja Për shembull, punëtori i cili i rimbush raftet në dyqanin tuaj lokal duhet të jetë prezent fizikisht aty, por kontabilisti i cili mban librat e kontabilitetit të dyqanit mund të jetë në një vend tjetër, e të kryejë tërë punën përmes internetit. Infermierja e cila mat pulsin tuaj duhet të jetë e pranishme fizikisht, por radiologu i cili lexon rëntgenin tuaj mund t’i marr fotografitë në formë elektronike kudo që ka lidhje të shpejt të internetit
Argumentet pro dhe kundër Kostot operuese më të ulëta: Outsourcing në vendet si India që kanë popullsi të shkolluar mirë, ku njerëzit janë më së të gatshëm për të ofruar shërbimet e dëshiruara për vetëm një pjesë të kostos. Shtyrja e pagesës së tatimit të korporatave: Në bazë të ligjeve amerikane, një kompani mund të shtyjë për më vonë pagimin e tatimit në fitimin e gjeneruar në vendet e huaja për aq kohë sa këto fitime nuk i dërgohen kompanisë amë me bazë në SHBA. Teoria e përparësisë krahasuese.
Argumentet kundër Papunësia në rritje: Shfrytëzimi i burimeve të huaja për veprimtaritë prodhuese ka bërë që një numër punonjësish teknikë të mbesin pa punë. Është vlerësuar se deri në vitin 2015 afro 3. 3 milionë vende në SHBA do të dërgohen në vendet tjera jashtë SHBA-ve, dhe afro 136 miliardë $ në vlerë të pagave do të humbasin. Dëmtimi i cilësisë: Dëmtimi i cilësisë është një argument i shpallur kundër outsourcing.
Punoi: Enerida Lama Detjona Avllaj
- Slides: 29