Fakulteti EKONOMIK DREJTIMET MENAXHEMENT DHE INFORMATIK Lnda MENAXHIM

  • Slides: 33
Download presentation
Fakulteti EKONOMIK DREJTIMET: MENAXHEMENT DHE INFORMATIKË Lënda: MENAXHIM I BURIMEVE NJERËZORE ushtrime BAKI REXHEPI

Fakulteti EKONOMIK DREJTIMET: MENAXHEMENT DHE INFORMATIKË Lënda: MENAXHIM I BURIMEVE NJERËZORE ushtrime BAKI REXHEPI Ferizaj, 2015/16

Java e parë HYRJE NË MENAXHIMIN E BURIMEVE NJERËZORE (Kapitulli I. ) bakirexhepi@universitetiaab. com

Java e parë HYRJE NË MENAXHIMIN E BURIMEVE NJERËZORE (Kapitulli I. ) bakirexhepi@universitetiaab. com 2

ZHVILLIMI HISTORIK I MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE Zhvillimi i Menaxhimit të burimeve njerëzore MBNJ

ZHVILLIMI HISTORIK I MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE Zhvillimi i Menaxhimit të burimeve njerëzore MBNJ Menaxhimi Shkencor dhe ndikimi i tij ne MBNJ Ndikimi i shkollës se marrëdhënieve humane Koncepti i sjelljes në punë Dallimi në mes të koncepteve “menaxhimi i personelit “ dhe i “menaxhimi burimeve njerëzore” Procesi i menaxhmentit të resurseve njerëzore bakirexhepi@universitetiaab. com 3

Zhvillimi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore Menaxhmenti si përvojë Shprehja menaxhment është bartur nga

Zhvillimi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore Menaxhmenti si përvojë Shprehja menaxhment është bartur nga gjuha angleze. Kjo fjalë e paraqet konceptin e qeverisjes, udhëheqjes se punëve, përkatësisht qeverisjes me sistemet. Menaxhmenti dhe nevoja për të paraqitet kur ekziston ndonjë punë apo aktivitet i caktuar, që për nga kompleksiteti i tejkalon mundësitë e individit. Me zhvillimin e mëtutjeshëm të shoqërisë dhe të prodhimit fillon të ndërtohet koncepti i ri - koncepti për menaxhmentin. bakirexhepi@universitetiaab. com 4

Zhvillimi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore Bazë në të cilën mbështetet dhe nga i

Zhvillimi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore Bazë në të cilën mbështetet dhe nga i cili zhvillohet ky koncept është njeriu. Prandaj edhe shkrimet e hershme për menaxhmentin i gjejmë në qeverisjen me njerëz. Si përvojë e hasim te : egjiptasit e vjetër, Hamurabi (mbret i babilonëve), Romakët, etj. nga shihet se civilizimet e hershme e kanë praktikuar menaxhmentin. bakirexhepi@universitetiaab. com 5

Menaxhimi shkencor dhe ndikimi i tij në MBNJ Menaxhimi shkencor përmbledh një tërësi studimesh

Menaxhimi shkencor dhe ndikimi i tij në MBNJ Menaxhimi shkencor përmbledh një tërësi studimesh të kryera për here të parë në fund të shekullit të 19 -të dhe në fillim të shekullit të 20 -të. Ky përfaqëson një rrymë që sot konsiderohet si baza e menaxhimit modern. Menaxhimi shkencor është qasje në teorinë e menaxhimit klasik që fokusohet në studimin shkencor të metodave të punës përmirësimin e efikasitetit të punëtorit. Kriza ekonomike amerikane 100 vjet më parë i detyroi njerëzit që të mendojnë forma të reja organizative, në mënyrë që të motivojnë njerëzit që të punojnë me efikasitet. Nga ky angazhim lindi një qasje e re menaxherike— menaxhmenti shkencor. Themelues të këtij drejtimi ishin Fredrik Tejlor dhe Henri Fajol. bakirexhepi@universitetiaab. com 6

Menaxhimi shkencor dhe ndikimi i tij në MBNJ Tejlori, për tejkalimin e krizës, u

Menaxhimi shkencor dhe ndikimi i tij në MBNJ Tejlori, për tejkalimin e krizës, u mor me analizimin dhe ndarjen e vendeve të punës, filloi të bëjë matjen e kohës së nevojshme për kryerjen e këtyre punëve, zgjedhjen e njerëzve për kryerjen e këtyre punëve. Mirëpo, si qasje e re e organizimit të punës, ajo zgjoi reaksione tek njerëzit, për shkak se njerëzit filluan ta konsiderojnë veten si pjesë te makinës, përkatësisht të konsiderojnë se kjo formë e organizimit ua merr individalitetin e tyre. Marrëdhëniet e caktuara ndërnjerëzore duhet të ruhen në mes të punëdhënësve dhe punëtorëve. Nuk bën që udhëheqësi me punëtorë të flasë nga distanca. bakirexhepi@universitetiaab. com 7

Menaxhimi shkencor dhe ndikimi i tij në MBNJ Henri Fajol, thekson se ekzistojnë principet

Menaxhimi shkencor dhe ndikimi i tij në MBNJ Henri Fajol, thekson se ekzistojnë principet e menaxhmentit sipas të cilave menaxherët duhet të menaxhojnë : • planifikimi, • organizimi, • komandimi, • koordinimi dhe • kontrolli. bakirexhepi@universitetiaab. com 8

Menaxhimi shkencor dhe ndikimi i tij në MBNJ Studiues të ndryshëm në studimet e

Menaxhimi shkencor dhe ndikimi i tij në MBNJ Studiues të ndryshëm në studimet e tyre lidhur me MBNJ theksojnë se njeriu është pasuria më e madhe në biznes. Ata e paraqesin këtë si çelësin kryesor të suksesit. Pra, roli i tij është i pazëvendësueshëm, edhe nëse teknika dhe teknologjia janë të përparuara. Ato i përparoi njeriu, i aktivizon njeriu dhe rezultatet-autputet i shfrytëzon njeriu. Shkenca bashkëkohore njeriun e njeh si resurs. Për këtë MBNJ është një funksion bazë organizativ, që jep një kontribut të rëndësishëm për arritjen e objektivave, jo vetëm në fushën e biznesit, por edhe në sferat tjera të aktiviteteve njerëzore". bakirexhepi@universitetiaab. com 9

Ndikimi i shkollës së marrëdhënive humane Në fund të viteve 20 dhe në fillim

Ndikimi i shkollës së marrëdhënive humane Në fund të viteve 20 dhe në fillim të viteve 30 sociologët e punës sinjalizojnë karakterin pjesor, përsëritës dhe tjetërsues të punës ne linjat zinxhir dhe efektet e saj në kënaqësinë e punëtorit. Një rrymë kërkimi dhe reflektimi për vendin e individit në organizatë u krijua me punimet dhe mësimet e Shkollës së Marrëdhënieve Humane. Nga vitet 1927 deri në vitet 1934, psikologet amerikan, Elton Mayo dhe Mary Parker Follet, zhvilluan ne uzinat Hawthorne të Western Elektric, eksperimente për ndikimin e kushteve të punës ne produktivitetin e punonjësve. bakirexhepi@universitetiaab. com 10

Ndikimi i shkollës së marrëdhënive humane Duke u interesuar fillimisht për ambjentin fizik të

Ndikimi i shkollës së marrëdhënive humane Duke u interesuar fillimisht për ambjentin fizik të punës dhe ndikimin e tij ne rendimentin e punëtorëve, studiuesit zbuluan rëndësinë e faktorit njeri në nivelin e rendimentit. Ata arriten në përfundimin që punëtori është i motivuar edhe nga nevoja e përkatësisë sociale. Pra, nevojave fizike dhe të sigurisë ekonomike iu shtuan dhe nevojat per marrëdhënie ndërpersonale domethënëse, nevojat për t'u ndjerë anëtar i një kolektivi pune. Ata në të njëjtën kohë zbuluan që kjo nevojë mund të plotësohet pjesërisht nga mundësia e kontakteve jozyrtare në vendin e punës dhe nga një stil i përshtatshëm mbikëqyrje. bakirexhepi@universitetiaab. com 11

Ndikimi i shkollës së marrëdhënive humane Douglas Mc. Gregor, Rensis Likert etj. , të

Ndikimi i shkollës së marrëdhënive humane Douglas Mc. Gregor, Rensis Likert etj. , të cilët insistojnë në qeverisjen e resurseve njerëzore si detyrë themelore të menaxhmentit, dhe kërkojnë që struktura organizative dhe menaxhmenti t'i përshtaten nevojave të zhvillimit të njerëzve. Ideja qendrore e shkollës së marrëdhënieve humane ishte theksimi i marrëdhënieve sociale informale dhe i moralit të punonjësve si kontribuues në efiçencën organizative. bakirexhepi@universitetiaab. com 12

Koncepti i sjelljes në punë paraqitet më vonë: Sjellja e të punësuarve në punë

Koncepti i sjelljes në punë paraqitet më vonë: Sjellja e të punësuarve në punë hulumtohet me qëllim që të studiohen aksionet, qëndrimet të cilat njerëzit e punësuar i shprehin në punë. Ky koncept ka për qëllim që t'i ndihmojë njerëzit duke u sqaruar, duke paraparë dhe kontrolluar sjelljet e njerëzve. bakirexhepi@universitetiaab. com 13

Koncepti i sjelljes në punë Në të shumtën e rasteve kur, bëhet fjalë për

Koncepti i sjelljes në punë Në të shumtën e rasteve kur, bëhet fjalë për teorinë e sjelljes, menaxherët fillojnë t'i numërojnë problemet rreth sjelljes së njerëzve, siç janë: jo i mirë mes punëtorëve dhe udhëheqësve, mungesa e motivimit të vartësve, konfliktet ndërmjet punëtorëve dhe udhëheqësve, mbizotërimi i rezistencës së punëtorëve, si dhe një varg çështjesh të cilat lidhen me zhvillimin e resurseve" bakirexhepi@universitetiaab. com 14

Koncepti i sjelljes në punë Douglas Mc. Gregor në vitet e 60 -ta shkroi

Koncepti i sjelljes në punë Douglas Mc. Gregor në vitet e 60 -ta shkroi librin: "Ana humane e ndërmarrjes", në të cilin ai bart përvojat e tij menaxherike. Krijoi teorinë X (teorinë pesimiste) dhe teorinë Y (pozitive) për njerëzit. Me këto teori ai deshi të krijojë një bindje se menaxherët mund të bëjnë më shumë për resurset njerëzore, duke i nxitur ata, duke i motivuar dhe duke u dhënë përgjegjësi gjatë kryerjes së punëve. bakirexhepi@universitetiaab. com 15

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Koncepti i menaxhimit të

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Koncepti i menaxhimit të burimeve njerëzore, në mënyrë më të theksuar, ka filluar të paraqitet në vitet e 80 -ta, ku deri atëherë në përdorim ishte koncepti menaxhmenti i personelit. Dallimet Menaxhmenti i personelit është i orientuar në realizimin e strategjisë së ndërmarrjes nëpërmjet personelit, zgjedhjes se problemeve afariste, në realizimin e punëve cilësore, kënaqjen e konsumatorëve, suksesin e përgjithshëm organizativ dhe zhvillimor. bakirexhepi@universitetiaab. com 16

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Këto koncepte dallojnë me

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Këto koncepte dallojnë me njëri tjetrin lidhur me mënyrën e qasjes, menaxhimin, organizimin dhe angazhimin përdorimin e njeriut. Krahasuar me funksionin e menaxhmentit të personelit, menaxhmenti i burimeve njerëzore fut ndryshime cilësore në këtë kuptim. Ndërkaq, ngritja dhe edukimi plotësues dhe permanent, ngritja profesionale, motivimi më i lartë, participimi në menaxhim, puna ekipore, trajnimi, janë aktivitete të menaxhmentit të resurseve njerëzore, bakirexhepi@universitetiaab. com 17

Tabela e ndryshimeve në mes të personelit dhe burimeve njerëzore KUPTIMI Filozofia afariste FUNKSIONI

Tabela e ndryshimeve në mes të personelit dhe burimeve njerëzore KUPTIMI Filozofia afariste FUNKSIONI I PERSONELIT Njerëzit- mjet i faktorit të prodhimit FUNKSIONI I RESURSEVE NJERËZORE Njerëzit- Kapital, resurs zhvillimor Qasja Tekniko-administrative Dinamike -zhvillimore Filozofia menaxherike Mjet për realizimin e qëllimeve Përparesi strategjike Qasja afariste Shpenzim që duhet të minimizohet Investimi më rentabil në zhvillim Natyra e veprimtarisë Parciale Integrative Mënyra e vepërimit E standardizuar, e kolektivizuar E llojshme, e individualizuar Orientimi Afatshkurtër Afatgjatë Synimi i aktiviteteve Vendi i aktivitetit Evidentimi, planifikimi, programimi, kontrolli Sektori i personelit Përgjegjësia Sektori i personelit Rekrutimi, zgjedhja, zhvillimi, motivimi Menaxheri dhe sektori i resurseve njerëzore Menaxhmenti Qëllimet Minimizimi i shpenzimeve bakirexhepi@universitetiaab. com Maksimizimi i potencialit dhe përdorimit të tij, rritja e suksesit të përgjithshëm organizativ dhe fleksibiliteti 18

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Definimi -çka kuptojmë me

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Definimi -çka kuptojmë me fjalën burim/resurs: Burimet/Resurset do t'i definojmë si fuqi ose aftësi për t'i arritur qëllimet si në prodhim, në shërbime dhe në plotësimin e nevojave të njerëzve. Këto resurse mund të jenë : resurse natyrore, resurse në para, resurse fikse, resurse për një shfrytëzim, resurse përdorim të caktuar dhe resurse njerëzore. bakirexhepi@universitetiaab. com 19

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Ndërsa, kur flasim për

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Ndërsa, kur flasim për burimet/resurset njerëzore mendojmë në njerëz te cilët i kryejnë punët, kryerja e të cilave kërkon organizimin, i cili paraqitet si përgjigje nevojave të njerëzve për realizimin e qëllimeve. "Resurset njerëzore paraqesin diturinë e tërësishme, shkathtësinë, aftësitë, mundësitë kreative, motivimin dhe marrëdhëniet që disponon një ndërmarrje (shoqëri). Kjo është energjia intelektuale dhe psikike të cilën ndërmarrja mund ta angazhojë me qëllim të realizimit të qëllimeve dhe të zhvillimit. bakirexhepi@universitetiaab. com 20

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Menaxhmentin e burimeve/resurseve njerëzore

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Menaxhmentin e burimeve/resurseve njerëzore e përbëjnë një mori aktivitetesh dhe detyrash menaxherike dhe organizative te orientuara dhe të ndërlidhura në mes veti për sigurimin e numrit dhe strukturës adekuate të punëtorëve, me njohuri, shkathtësi, interesa dhe motiv, si dhe mënyrat e sjelljes për realizimin e qëllimeve aktuale dhe strategjike të ndërmarrjes. Termi personel përfshin krejt atë që deri tani e kemi quajtur kuadër. Rrjedh nga gjuha frenge (le cadare), që nënkupton personat e zënë ne punë, në rend të parë ekspertët dhe udhëheqësit. bakirexhepi@universitetiaab. com 21

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Termi personel mund ta

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Termi personel mund ta shprehim në dy kuptime: Në kuptim të gjerë, i cili nënkupton të gjithë njerëzit e zënë në punë ne ndërmarrje, njerëzit të cilët janë në procesin e përgatitjes dhe njerëzit të cilët janë të papunë dhe janë potencialisht të gatshëm për t'u angazhuar në mënyrë efektive në procesin e punës. Në kuptim të ngushtë, personeli i ndërmarrjes përfshin krejt atë që ndërmarrja e punëson, pa marrë parasysh përgatitjen e tyre profesionale, vendet e punës, funksionet etj. bakirexhepi@universitetiaab. com 22

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Kuptimin punëtor, (është identik

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Kuptimin punëtor, (është identik me kuptimin e personelit në kuptim të ngushtë) nënkupton njerëzit të cilët gjenden në marrëdhënie pune, pavarësisht punën të cilën e kryejnë në zyrë, fabrike apo gjetiu. Me fuqi punëtore kuptojmë aftësitë fizike dhe mendore të cilat i posedon njeriu, të cilat i shfrytëzon në proceset e prodhimit për krijimin e vlerave të reja. Në ekonominë e tregut fuqia punëtore ka cilësinë e mallit dhe i nënshtrohet ligjeve të tregut. bakirexhepi@universitetiaab. com 23

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Pra, për ta kuptuar

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Pra, për ta kuptuar më mirë fuqinë punëtore : mund ta emërtojmë edhe si energji, nëpërmjet së cilës punëtori këtë energji e bart në mjetet e punës për prodhimin e produkteve; kjo energji (fuqi punëtore) paraqet aftësinë fizike dhe mendore të tij; nëse ka cilësitë e mallit fuqia punëtore, atëherë duhet të ekzistojnë edhe blerësit e fuqisë punëtore, tregu ku bëhet shitblerja. bakirexhepi@universitetiaab. com 24

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Termi "menaxhimi i burimeve

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Termi "menaxhimi i burimeve njerëzore" përdoret sot në vend të termit "menaxhimi i personelit“ (të përdorur në të kaluarën, që në thelb është e njëjta gjë), veçse termi i ri thekson se punonjësit nuk janë thjesht një shpenzim por një burim i firmës, ashtu sikurse janë kapitali apo pajisjet e tjera, madje burim më i rëndësishëm i saj. Menaxhmenti i personelit në fokus të vetin ka personelin, burimet e tij, zgjedhjen, shpërblimin për punën e bërë, ndërsa procesin e planifikimit të nevojave për personel, organizimin, ushtrimin, zhvillimin dhe përparimin e personelit e quajmë menaxhment të burimeve humane. bakirexhepi@universitetiaab. com 25

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore … se menaxhmenti i

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore … se menaxhmenti i resurseve njerëzore është njëri ndër funksionet kryesore të menaxhmentit. Gjithsesi, funksionet menaxherike nuk mund të shkojnë të ndara njëra nga funksionet e tjera. MBNJ si funksion menaxherik merr pjesë në secilin prej tyre, nëpërmjet faktorit njeri si: organizator, planifikues, si zgjedhës dhe i zgjedhur, si udhëheqës i këtyre proceseve dhe, në fund, si zbatues dhe kontrollues i këtyre proceseve. bakirexhepi@universitetiaab. com 26

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Në kushtet e biznesit

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore Në kushtet e biznesit bashkëkohor … menaxheri i BNJ - specialist Menaxhmenti i burimeve njerëzore ka për detyrë që në ndërmarrje apo ndonjë institucion tjetër të: planifikojë resurset humane, të bëjë rekrutimin e tyre, ta bëjë seleksionimin, të organizojë zhvillimin (trajnimin, përparimin në profesion), të bëjë zgjedhjen, ta organizojë adaptimin në punë bakirexhepi@universitetiaab. com 27

Procesi i menaxhmentit te burimeve njerëzore MBNJ është një proces për sigurimin e njerëzve

Procesi i menaxhmentit te burimeve njerëzore MBNJ është një proces për sigurimin e njerëzve të duhur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Është procesi i zakonshëm, i cili zhvillohet me : planifikimin e njerëzve të duhur, rekrutimin, seleksionimin, orientimin, trajnimin, zhvillimin, punësimin dhe promovimin e tyre. bakirexhepi@universitetiaab. com 28

Procesi i menaxhmentit te burimeve njerëzore Procesi i MBNJ duhet të mbështetet në disa

Procesi i menaxhmentit te burimeve njerëzore Procesi i MBNJ duhet të mbështetet në disa parime: Së pari, në strukturën organizative të ndërmarrjes dhe veprimtarinë e saj, përkatësisht aspektet e ndryshme të cilat ndikojnë në MBNJ, sikur: Fusha e veprimtarisë, Niveli teknologjik i ndërmarrjes, Madhësia e saj, Ndërlikueshmëria e saj etj. bakirexhepi@universitetiaab. com 29

Procesi i menaxhmentit te burimeve njerëzore Së dyti, në vështrimin e MBNJ si proces

Procesi i menaxhmentit te burimeve njerëzore Së dyti, në vështrimin e MBNJ si proces i të gjitha aktiviteteve menaxherike me rëndësi për resurset njerëzore në ndërmarrje të cilat e pasojnë njëra tjetrën, duke filluar nga procesi i identifikimit të nevojave e deri te procesi i zgjedhjes dhe përshtatjes në punë. Së treti, MBNJ konsiderohet si proces për shkak se njëra fazë- aktivitet ushqehet nga aktiviteti i mëparshëm, me të dhëna të nevojshme, të cilat shërbejnë në të mirë të menaxhimit të resurseve njerëzore. Së katërti, vështrimi i MBNJ si proces i jep atij kuptimin e funksionit menaxherik. bakirexhepi@universitetiaab. com 30

Procesi i menaxhmentit te burimeve njerëzore MBNJ konsiderohet proces edhe për atë se aktivitetet

Procesi i menaxhmentit te burimeve njerëzore MBNJ konsiderohet proces edhe për atë se aktivitetet e tij janë të orientuara drejt realizimit të qëllimeve për të cilat menaxherët e hierarkisë më të lartë të ndërmarrjes angazhohen. Procesi i menaxhmit të resurseve njerëzore është proces kontinuel në ndërmarrje, aktivitetet e të cilit janë të orientuara në sigurimin e njerëzve të duhur në vendin e duhur, me arsimim, cilësi dhe shkathtësi të nevojshme duke u përpjekur që çmimi dhe shpenzimet për realizimin e këtyre qëllimeve të jenë sa më të ulëtabakirexhepi@universitetiaab. com 31

Procesi i menaxhimit të burimeve njerëzore Menaxhimi i Burimeve Njerëzore Planifikimi . Rekrutimi Seleksionimi

Procesi i menaxhimit të burimeve njerëzore Menaxhimi i Burimeve Njerëzore Planifikimi . Rekrutimi Seleksionimi Trajnimi dhe zhvillimi Orientimi ne pune Performansat Promovimi bakirexhepi@universitetiaab. com 32

 Ju faleminderit për vëmendjen! Baki Rexhepi bakirexhepi@universiteti. com

Ju faleminderit për vëmendjen! Baki Rexhepi bakirexhepi@universiteti. com