Sigmund Freud 1856 1939 ishte prgjegjs jo vetm

  • Slides: 65
Download presentation
Sigmund Freud (1856 – 1939) ishte përgjegjës jo vetëm për hedhjen e idesë së

Sigmund Freud (1856 – 1939) ishte përgjegjës jo vetëm për hedhjen e idesë së mendjes së vetëdijshme kundrejt mendjes së pavetëdijshme, por gjithashtu edhe për faktin që e bëri shumë të njohur këtë teori. Por, cfarë domethënie kanë konceptet e tij: Ø mendje e vetëdijshme, paravetëdiija, dhe Ø mendje e pavetëdijshme që në konceptin e Frojdit konsiderohen nivelet e ndërgjegjes 1

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Mendje e vetëdijshme: ajo për cka ju jeni ne dijeni

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Mendje e vetëdijshme: ajo për cka ju jeni ne dijeni në cdo moment të vecantë, perceptimet, kujtimet, mendimet, ndjenjat etj Paravetëdija = kujtesë e përdorshme: cdo gjë që lehtësisht mund të bëhet e vetëdijshme, p. sh. kujtimet: për të cilat nuk jeni duke menduar për momentin por nëse doni mund ti sillni ndërmend menjëherë. 2

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Pavetëdija : përfshin të gjitha gjërat që nuk janë lehtësisht

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Pavetëdija : përfshin të gjitha gjërat që nuk janë lehtësisht të përdorshme ndaj vetëdijes, duke përfshirë shumë gjëra që e kanë origjinën e tyre këtu të tilla si impulset ose instiktet dhe kujtimet apo emocionet +++ të shoqëruara me traumat. Sipas Freud, pavetëdija është burimi i motivimeve tona! 3

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Realiteti Frojdian fillon me botën, tërësinë e objekteve ndër të

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Realiteti Frojdian fillon me botën, tërësinë e objekteve ndër të cilat ORGANIZMI është një objekt shumë i vecantë. I vecantë sepse vepron për të mbijetuar dhe riprodhuar dhe udhëhiqet drejt këtyre qëllimeve nga nevojat e tij: URIA, ETJA, SHMANGIA E DHIMBJEVE DHE SEKSI Por si funksionon mendja njerëzore sipas Frojdit ? Mendja njerëzore përbëhet nga tre pjesë, idi, ego dhe superego. 4 Se çfarë janë dhe çfarë përfaqësojnë secila prej tyre e shohim në vazhdim.

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Idi=gjësend: transferon nevojat e organizmit në forcat motivuese = TREIBE=instikt

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Idi=gjësend: transferon nevojat e organizmit në forcat motivuese = TREIBE=instikt ose impuls. Frojdi gjithashtu i quajti ‘dëshira’. Idi = përfaqësuesi psikik i biologjisë. Idi është pjesa primitive e mendjes, që përfaqëson ‘kafshën’ brenda nesh, dhe krijon dëshira instiktive me të cilat patjetër duhet të merremi. Eshtë pjesë e pavetëdijshme e mendjes njerëzore dhe ekziston që nga lindja, vepron sipas parimit të kënaqësisë. Idi drejton shumicën e sjelljeve tona pa qenë të vetëdijshëm, dhe funksionon përmes proceseve primare = transferimi nga nevoja në dëshira. 5

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Gjatë vitit të parë të jetës një pjesë e ‘gjësendit’

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Gjatë vitit të parë të jetës një pjesë e ‘gjësendit’ bëhet ‘unë’ dhe një pjesë e ‘idit’ bëhet ‘ego’ Egoja lidh organizmin me realitetin përmes vetëdijes së saj. Ego: zhvillohet prej idit dhe bëhet pjesë më vete e personalitetit, që shfaqet në vitin e dytë të jetës. Eshtë pjesërisht i vetëdijshëm, vepron përmes proceseve sekondare [problem-zgjidhës; të realitetit], është përgjegjës për tu marrë me botën reale dhe për plotësimin nevojave të idit në mënyrë të përshtatshme sociale, duke përdorur aftësitë njohëse. 6

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Në rrugën e plotësimit të kërkesave të ‘idit’, egoja rregjistron

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Në rrugën e plotësimit të kërkesave të ‘idit’, egoja rregjistron dhe ruan gjurmët e shpërblimeve dhe ndëshkimeve të pengesave dhe ndihmuesve. Në mënyrë të posacme nga dy objektet më me influencë: mami & babi. Ky rregjistrim formon superegon, që plotësohet deri rreth moshës 7 vjecare (tek disa asnjëherë) Superego: fillon të rritet prej egos gjatë periudhës parashkollore, dhe ka dy pjesë: Koshieca/vetëdija = frenimet morale që formohen prej ndëshkimeve prindërore dhe ego ideal = tërësia e standardeve për një sjellje perfekt që formohet nga stimujt dhe shpërblimet prindërore. 7

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Vetëdija dhe egoja ideale i komunikojnë kërkesat e tyre egos

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Vetëdija dhe egoja ideale i komunikojnë kërkesat e tyre egos me ndjenja të tilla si krenaria, turpi dhe faji. Superego përfaqëson shoqërinë dhe vepron në bazë të parimit të moralitetit Superego vepron në mënyrë dinamike me idin dhe egon. Mos ruajtja e këtij balancimi të bashkëveprimit, sjell për pasojë: * moszhvillimin e një egoje të fortë = njeriu është në gjendje të vonojë apo kufizojë kënaqësinë * mungesën e zhvillimit të superegos = që e çon individin në sjellje të papërshtatshme dhe me shumë pak kontroll moral mbi sjelljen e tij. 8 *zhvillimin e një superegoje shumë të fortë = kur njeriu ka në vazhdimësi ndjenjën e turpit, fajit.

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Frojdi e pa sjelljen njerëzore si të motivuar nga impulset

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Frojdi e pa sjelljen njerëzore si të motivuar nga impulset ose instiktet që janë përfaqësues neurologjik të nevojave fizike. Instiktet e jetës, përjetësojnë: jetën e individit = duke e motivuar të kërkojë ushqim dhe ujë jetën e species = duke e motivuar atë për seks. Energjinë motivuese të këtyre instikteve të jetës, që fuqizon psikikën tonë, Frojdi e quajti libido = dëshiroj = impuls seksi. Po ashtu, Frojdi besonte se pranë instikteve të jetës është edhe instikti i vdekjes = cdo njeri ka një 9 deshirë të pavullnetshme për të vdekur.

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Sipas Frojd, EGO qëndron në qendër të disa forcave shumë

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Sipas Frojd, EGO qëndron në qendër të disa forcave shumë të fuqishme: -realiteti; shoqëria=të përfaqësuara nga superego -biologjike = të përfaqësuara nga idi Kur këto krijojnë kërkesa kontradiktore në EGON e dobët, është e kuptueshme të ndiheni të kërcënuar, trullosur etj. Kjo ndjenjë e quajtur ankth shërben si një sinjal tek EGO se mbijetesa e saj dhe e tërë organizmit është në rrezik. 10

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Frojdi përmendi tre lloje të ankthit: 1 - ANKTHI REAL

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Frojdi përmendi tre lloje të ankthit: 1 - ANKTHI REAL = FRIKE (gjendja në të cilën do të ndjeheni nëse do të ishit vetëm 1 cm larg greminës) 2 - ANKTHI MORAL = faj, turp, frika e ndëshkimit Kur kërcënimi nuk vjen nga jashtë, por nga bota shoqërore e brendshme e superegos. 3 - ANKTHI NEUROTIK = NERVOZ Frika nga të qenit i mbizotëruar nga impulset (idi). Kur ndjen se po humbet natyrën tënde, 11 kontrollin, është përjetim i ankthit neurotik.

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ EGO merret me kërkesat e realitetit, ID-it, dhe SUPEREGO-s, sa

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ EGO merret me kërkesat e realitetit, ID-it, dhe SUPEREGO-s, sa më shumë që të jetë e mundur. Por kur ankthi bëhet rraskapitës, EGO-ja duhet gjithsesi të mbrojë vetveten. Këtë mbrojtje, EGO-ja e bën duke bllokuar në mënyrë të pavetëdijshme impulset ose duke i shndërruar ato si më të pranueshme dhe në një formë më pak kërcënuese. 12

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Mekanizmat mbrojtëse : Janë procese automatike të pavetëdijshme që shërbejnë

TEORITE E PERSONALITETIT: ================ Mekanizmat mbrojtëse : Janë procese automatike të pavetëdijshme që shërbejnë për të çliruar ose reduktuar ndjenjat e ankthit dhe konfliktet emocionale. Disa prej tyre janë : * racionalizimi = justifikimi pa vend që mundohen të shpjegojnë disa sjellje * mohimi = refuzimi i të besuarit të asaj që po ndodh * kompensimi = plotësimi i një deficiti real ose imagjinar [direkt, indirekt] * reagimi i kundërt = veprimi në mënyrë të kundërt me ndjenjën reale të papranueshme. * projeksioni = mendime, tipare, veprime personale që ua bart, mvesh të tjerëve * introjeksioni = adaptimi i vlerave të dikujt që keni frikë 13 të mos dakordoheni

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadet e zhvillimit psikoseksual Sipas Frojdit zhvillimi ishte lëvizja sipas

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadet e zhvillimit psikoseksual Sipas Frojdit zhvillimi ishte lëvizja sipas pesë stadeve instiktive të jetës. Stadet janë të veçuara dhe secili ka një funksion të caktuar dhe bazohet në një qendër kënaqësie. Mosstimulimi në mënyrë të përshtatshme të secilës qendër, sjell si pasojë ngecjen e individit në atë stad. Frojdi thekson rëndësinë e eksperiencave të hershme në formimin e sjelljes dhe përqendrohet në marrëdhëniet prind – fëmijë. Stadi oral [0 -1. 5 vjeç] = qendra e kënaqësisë është zgavra e gojës, funksioni është përfitimi i një sasie të duhur të proceseve. Në këtë stad nevoja e fëmijës për eksperienca orale, ka përparësi mbi të tjerat, dhe 14 është marrëdhënia nënë-fëmijë në stadin oral që përcakton tiparet e mëvonshme të njeriut.

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi anal [1. 5 – 3 vjeç] = libido apo

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi anal [1. 5 – 3 vjeç] = libido apo energjia seksuale në këtë stad është e vendosur në kavitetin anal. Ky stad ndahet në dy nënstade : nënstadi i nxjerrjes së mbeturinave dhe i refuzimit të nxjerrjes së tyre. Edhe në këtë stad përvojat fëmijërore ndikojnë në tiparet e mëvonshme të personalitetit. Stadi falik [3 -5 vjeç] = libido vendoset në organet gjenitale, por djemtë dhe vajzat e përjetojnë këtë kënaqësi në mënyra të ndryshme. Djemtë përjetojnë kompleksin e Edipit kurse vajzat kompleksin e Elektrës. Kur zgjidhja e kompleksit të Edipit nuk është pozitive, djali do të zemërohet ndaj babait dhe 15 do ta përgjithësojë këtë zemërim ndaj të gjitha figurave autoritare.

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi i latencës [ 5 -12 vjeç] = dëshira seksuale

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi i latencës [ 5 -12 vjeç] = dëshira seksuale bëhet e fjetur, veçanërisht e vërtetë për djemtë. Djemtë pas moshës 8 -vjeçare luajnë me djemtë, refuzojnë të puthin apo përqafojnë mamatë e tyre, ndërkohë vajzat nuk e shfaqin këtë lloj sjelljeje. Stadi gjenital [12 vjeç e lart] = ndodh një sekretim i vrullshëm hormonesh për të dy gjinitë, fillon interesi i vërtetë për gjininë e kundërt. Sipas Frojdit, ky është fillimi i seksualitetit të të rriturit. 16

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Kompleksi i Edipit: Cdo stad ka disa detyrime të vështira

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Kompleksi i Edipit: Cdo stad ka disa detyrime të vështira të shoqëruara me të, ku ka më shumë të ngjarë që të dalin probleme. Kështu, për stadin oral është ndarja nga gjiri; për stadin anal është përgatitja e daljes jashtë; për stadin falik ky është kompleksi i Edipit. 17

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Karakteri: përvoja e individit ndikon drejpërdrejt në personalitetin, karakterin e

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Karakteri: përvoja e individit ndikon drejpërdrejt në personalitetin, karakterin e tij/saj. Frojdi theksoi se përvojat traumatike kishin një ndikim më të fortë. Ide fikse= nëse keni vështirësi në realizimin e detyrave të shoqëruara me stadet, atëhere prireni të krijoni ndonjë zakon fillestar ose fëminor. Idetë fikse i japin cdo problemi në cdo stad një efekt afatgjatë në lidhje me personalitetin ose karakterin tonë. 18

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Kështu, nëse në tetë mujat e parë të jetës jeni

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Kështu, nëse në tetë mujat e parë të jetës jeni shpesh I acaruar nga nevoja për të pirë gji, atëhere ju mundtë zhvilloni një karakter ORALO-PASIV = të prirur të jenë mëse të varur nga të tjerët, tregojnë interes për kënaqësitë orale (ngrënia, pirja, duhani etj) Ose, për shkak të ndërprerjes së kënaqësisë së kafshimit të thithkës së gjirit, ju mundtë zhvilloni një karakter ORALO-AGRESIV = individë që vazhdimisht kafshojnë gomat, lapsat, njerëz të tjerë… kanë prirje të jenë agresivë, sarkastikë, argumentues etj 19

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Ndërkohë menaxhimi në stadin anal, krijon personalitetin ANAL-PERJASHTUES = kur

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Ndërkohë menaxhimi në stadin anal, krijon personalitetin ANAL-PERJASHTUES = kur prindi mban një qëndrim tepër të butë dhe fyes ndaj fëmijës dhe përvojave të tij ndonjëherë edhe aksidentale. Individë të tillë, priren të jenë të papastër, të c’organizuar, shuuume zemërgjerë etj. Mund të jenë mizorë, shkatërrimtarë, me sjellje vandale etj Por nëse, qasja ndaj përdorimti të tualetit fillon shumë herët dhe prindërit janë shumë strikt, fëmija do të zhvillohet si personalitet ANAL-MBAJTëS = shumë të pastër, diktatorial, kokëfortë, koprac, i shtrënguar në 20 të gjitha drejtimet.

TEORITE E PERSONALITETIT ================ TERAPIA: Pjesa më me influencë e teorisë së tij: -

TEORITE E PERSONALITETIT ================ TERAPIA: Pjesa më me influencë e teorisë së tij: - - Atmosfera qetësuese= pacienti duhet të ndjeheti lirë për të shprehur gjithcka Asociacion i lirë = pacienti mund të flasë për gjithcka që do Rezistenca = kur shmanget pacienti, (ndërron bisedë, anulon tajimin)/afërsia në mënyrë të pavetëdijshme në asociacionet e lira të tij Analiza e ëndrrave = në gjendje gjumi jemi më pak 21 rezistentë ndaj vetëdijes sonë…

TEORITE E PERSONALIT ================ Kritikat ndaj teorisë së Frojdit * Bazohet në përvojat klinike

TEORITE E PERSONALIT ================ Kritikat ndaj teorisë së Frojdit * Bazohet në përvojat klinike të pacientëve anormalë * nuk jep një pamje të personalitetit të njerëzve normalë dhe rrugët e zhvillimit të tyre * studimet e sotme nuk e mbështesin idenë e kompleksit të Edipit dhe Elektrës. * mbivlerëson rolin e instinktit seksual *e vështirë për tu testuar empirikisht • Vlerat e teorisë së Frojdit * theksoi për herë të parë mendjen e pavetëdijshme * vuri në dukje rëndësinë e eksperiencave seksuale në zhvillim. 22

TEORITE E PERSONALIT ================ Anna Freud (1895 -1982), i qëndroi besnike ideve themelore të

TEORITE E PERSONALIT ================ Anna Freud (1895 -1982), i qëndroi besnike ideve themelore të Sigmund Frojdit. Por interesat e saj ishin më praktike dhe ajo u fokusua edhe në analizat e fëmijëve. Sipas saj një fëmijë që ruan ritmin me shokët e tij në lidhje me sjelljet e të ushqyerit, higjienës vetjake, stilin e lojërave, marrëdhëniet me fëmijët e tjerë etj, mund të cilësohet i shëndetshëm. Kur një aspekt i zhvillimit të fëmijës mbetet seriozisht pas të tjerëve, atëherë është tregues i një problemi. 23

TEORITE E PERSONALIT ================ Hulumtimi: Ana ndikoi në hulumtimet në psikologjinë frojdiane, standardizoi rregjistrimet

TEORITE E PERSONALIT ================ Hulumtimi: Ana ndikoi në hulumtimet në psikologjinë frojdiane, standardizoi rregjistrimet për fëmijët me profile diagnostike, inkurajoi grumbullimin e vëzhgimeve nga analistë të shumtë dhe studimet afatgjata të zhvillimit nga fëmijëria e hershme përmes adoleshencës. Ajo udhëhoqi përdorimin e eksperimenteve natyrale. 24

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Teoria e zhvillimit psikosocial të Eriksonit Erikson (1902 – 1994),

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Teoria e zhvillimit psikosocial të Eriksonit Erikson (1902 – 1994), konsiderohet si një ego-psikolog frojdian. Ai është më tepër i orientuar nga kultura dhe shoqëria sesa ndjekësit e tjerë të Frojdit. 25

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Teoria e zhvillimit psikosocial të E. Eriksonit Pasues i Frojdit

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Teoria e zhvillimit psikosocial të E. Eriksonit Pasues i Frojdit që pati ndikimin më të madh në studimin e zhvillimit të fëmijës. Sipas tij individi zhvillohet sipas një plani të paravendosur të quajtur principi epigjenetik. Ky princip nënkupton që personaliteti zhvillohet sipas disa fazave të paracaktuara, të organizuara biologjikisht dhe që shoqëria është e strukturuar në mënyrë të tillë që të inkurajojë sfida, duke bërë që gjatë fazave të lindin 26 vështirësi të ndryshme.

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Teoria e zhvillimit psikosocial të E. Eriksonit Cdo stad përfshin

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Teoria e zhvillimit psikosocial të E. Eriksonit Cdo stad përfshin detyra të caktuara të zhvillimit, të cilat janë me natyrë psikosociale. Po ashtu cdo stad ka një kohë optimale të caktuar, pra ka një kohë për cdo detyrë. Nëse një stad menaxhohet mirë, ne fitojmë nj ëvirtyt të caktuar ose fuqi psikologjike që do të na ndihmojë në stadet e tjera të jetës. Nga ana tjetër, nëse nuk veprojmë aq mirë do të kemi keqpërshtatje ose keqdashje …si rrjedhim do të rrezikojmë gjithë 27 zhvillimin tonë në të ardhmen.

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Sipas Eriksonit, janë tetë stade të zhvillimit të individit, gjatë

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Sipas Eriksonit, janë tetë stade të zhvillimit të individit, gjatë të cilave individi prezantohet me një krizë jetësore që duhet zgjidhur. Stadi 1 – stadi i ndijimit oral. Të zhvillohet Besimi pa e eleminuar plotësisht aftësinë për mosbesim [ 0 -1. 5 vjeç]. Fëmija ka nevojë për ushqim, kujdes familjar, përgjegjësi familjare dhe qëndrueshmëri. Nëse këto i sigurohen nga prindërit, fëmija zhvillon shpresën, besimin e fortë që madje edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, në fund do të gjendet një zgjidhje. Virtyti që fitohet = shpresa 28

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi 2 - stadi analo-muskular. Të arrijë një shkallë Autonomie

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi 2 - stadi analo-muskular. Të arrijë një shkallë Autonomie ndërsa pakëson turpin ose dyshimin [ 1. 5 – 3/4 vjeç]. Nëse prindërit ose kujdestarët e tjerë, i lejojnë fëmijët që të eksplorojë dhe të manipulojë mjedisin e tij, fëmija do të zhvillojë ndjenjë pavarësie dhe autonomie. Edhe këtu kërkohet ekuilibri nga ana e prindërve, pra shmangie e mbimbrojtjes apo mbinxitjes. Këshilla më e mirë për prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve të kësaj moshe: të prerë por tolerantë. 29

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Cfarë ndodh nëse prindërit qortojnë ashpër cdo përpjekje ose ofrojnë

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Cfarë ndodh nëse prindërit qortojnë ashpër cdo përpjekje ose ofrojnë një liri të pakufizuar ? Turpi dhe dyshimi do të zhvillohen më tepër në këto raste. Por, pak turp dhe dyshim është fitimprurës. Pa to tek fëmija zhvillohet keqpërshtatja: impulsiviteti, një lloj paturpësie dhe kokëfortësie. Kurse më shumë turp e dyshim con në keqdashje: kompulsivitet (të qenit i detyrueshëm) apo të shmangurit e cdo gabimi me cdo kusht. Virtyti që zhvillohet në këtë moshë: vullneti ose 30 vendosmëria.

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi 3 – stadi gjenitalo-lokomotor. (mosha e lojës) Të mësojë

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi 3 – stadi gjenitalo-lokomotor. (mosha e lojës) Të mësojë iniciativën kundrejt ndjenjës së fajit [3/4 -5/6 vjeç]. Iniciativë do të thotë reagim pozitiv ndaj sfidave të jetës, marrja e përgjegjësive, të ndjerit i vendosur. Prindërit mund të inkurajojnë fëmijën të provojë idetë e veta, fantazinë, kuriozitetin dhe imagjinatë. Të mos harrojmë kjo është koha për të luajtur, jo për edukim formal. Nëse fëmijët lejohen ti bëjnë këto, tek ata zhvillohet edhe ndjenja e përgjegjësisë dhe fajit. 31

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Si frojdian, Eriksoni në këtë moshë përmbledh edhe përvojën e

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Si frojdian, Eriksoni në këtë moshë përmbledh edhe përvojën e kompleksit të Edipit. Sipas tij, krizat edipiane përfshijnë ngurrimin që një fëmijë ndjen në refuzimin e intimitetit te prindi. Prindi ka detyrë ta inkurajojë fëmijën si ‘i rritur tashmë’ POR nëse ky proces bëhet në mënyrë të vrazhdë dhe me nxitim, kjo zhvillon ndjenjën e fajit. Por nga ana tjetër, më shumë iniciativë dhe më pak faj, sjell një tendencë keqpërshtatëse: të qenit i pamëshirshëm, forma e skajshme e të cilit është sociopatia. Më e rëndë tek individi, është keqdashja për shumë faj: frenimi. Një ekuilibër i mirë në këtë stad, na udhëheq drejt fuqisë psikologjike të qëllimit: vendosmëria. 32

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi 4 – stadi i gjendjes latente (stadi shkollor) Zhvillimi

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi 4 – stadi i gjendjes latente (stadi shkollor) Zhvillimi i zellit për punë kundrejt inferioritetit [ 5/6 -12 vjeç] Në këtë periudhë fëmijët duhet ti kushtohen edukimit dhe mësimit të aftësive shoqërore, të cilat tashmë shoqëria i kërkon për tyre. Tanimë sfera sociale punës është zgjeruar dhe të gjithë japin kontributin e tyre. Fëmijët duhet të mësojnë se tani ka përgjegjësi jo vetëm në bërjen e një plani por gjithashtu edhe në realizimin e tij. Kjo sjell edukimin e ndjenjës së suksesit. Nëse fëmija ka pak sukses (mësues të vrazhdë, prindër shumë 33 kërkues…) fëmija zhvillon inferioritetin: inkompetenca.

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Puna e shumtë sistematike me këta fëmijë, con në prirje

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Puna e shumtë sistematike me këta fëmijë, con në prirje keqpërshtatëse: virtyozitet i ngushtë. Fëka fëmijë nuk lejohen të jenë fëmijë. Më e zakonshmja është keqdashja: plogështia, që përmbledh të gjithë që vuajnë nga kompleksi i inferioritetit (koncept që do ta gjejmë edhe tek Alfred Adler). Nëse fillimisht nuk keni sukses, ju nuk përpiqeni më. Më e mira: zhvillimi i një ekuilibri të drejtë të zellit dhe inferioritetit. Në këtë rast fitojmë virtytin e quajtur: 34 kompetencë.

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi 5 – Adoleshenca Arritja e Identitetit të egos kundrejt

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi 5 – Adoleshenca Arritja e Identitetit të egos kundrejt ngatërrimit të roleve [12 -18/20 vjeç]. Identiteti i egos do të thotë kush je dhe si përshtatesh me pjesën tjetër të shoqërisë = kërkimin e ndërgjegjshëm të identitetit mbështetur në rezultatet e krizave të mëparshme dhe mbrujtja e një vet-imazhi të unifikuar që komuniteti e quan kuptimplotë. Në këtë periudhë ata bëhen më të pavaryr, dhe fillojnë të ‘shikojnë’ të ardhmen në termat e karrierës, lidhjeve, 35 familjes etj

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Një nga propozimet e Eriksonit për adoleshencës është : moratoriumi

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Një nga propozimet e Eriksonit për adoleshencës është : moratoriumi psikosocial. Ai sugjeron që të bëhet pak pushim …të ndërrohet dhe para se të kërkosh dhe të shkosh tek suksesi, kupto cfarë është suksesi… Përfshirja e një individi në një rol të vecantë, shoqëri të vecantë ose nënkulturë ku pak vend ka për tolerancë= identitet i egos=prirje keqpërshtaëse /fanatizëm. Fanatiku ka bindjen se mënyra e tij është e vetmja Kurse mungesa e identitetit = prirje keqdashëse /mospranim. Refuzimi i nevojës për një identitet, duke i lejuar vetes shkrirjen në një grup…organizatat militare, kultet fetare etj Menaxhimi i mirë, sjell virtytin = besnikëri 36

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi 6 – stadi i rinisë. Të zhvillohet intimiteti kundrejt

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi 6 – stadi i rinisë. Të zhvillohet intimiteti kundrejt izolimit [18 -35 vjeç]. Intimiteti është zotësia për të qenë afër të tjerëve si një i/e dashur, mik/mike dhe si një pjesëtar në një shoqëri. Frika e angazhimit që shfaqin disa njerëz është shembull i papjekurisë në ktë stad. Në këtë zhvillim, forma keqpërshtatëse = përzierje, i referohet mënyrës së vecantë të përpjekjes për tu bërë intim më lirshëm, më lehtësisht dhe pa ndonjë thellësi të intimitetit. Kurse keqdashjen Eriksoni e quan përjashtim, prirja e izolimit të vetes ndaj dashurisë, miqësisë, komunitetit dhe zhvillimi i 37 një farë urrejtjeje si kompensim për vetminë. Virtyti që fitohet = dashuri

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi 7 – përmbledh periudhën kur jemi të përfshirë në

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi 7 – përmbledh periudhën kur jemi të përfshirë në rritjen e fëmijëve. Produktiviteti dhe pasiviteti [ 35 -65]. Në këtë stad detyra është të kultivohet një ekuilibër i duhur i prodhimtarisë dhe stanjacionit. Riprodhimi konsiderohet një shtrirje e dashurisë në të ardhmen, është interesim për brezin tjetër dhe të gjithë brezat. Eriksoni i konsideron edhe të mësuarit, të shkruarit, shpikjen, artet dhe shkencën, si riprodhim. Nga ana tjetër stanjacioni, është izolim = person vegjetues jo 38 riprodhues.

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Tendenca keqpërshtatëse e individit u quajt mbipërhapje dhe i referohet

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Tendenca keqpërshtatëse e individit u quajt mbipërhapje dhe i referohet individëve që përpiqen të jenë kaq prodhues sa nuk kanë kohë për pushim. Kurse tendenca keqdashëse, e cila është edhe më e dukshme është ajo e refuzimit. Shumë pak riprodhim dhe më shuma stanjacion. Virtyti që fitojmë = dashamirësia 39

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi 8 – i referohet moshës madhore të vonë Integriteti

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Stadi 8 – i referohet moshës madhore të vonë Integriteti kundrejt dëshpërimit [65 vjeç e lart]. Konsolidimi i ndjenjave të përmbushjes së detyrës , pranimi i vdekjes. Sipas Eriksonit, nëse mbërrijmë këtë stad, është dicka e mirë dhe mosmbërritja e saj është tregues se dicka ka vonuar zhvillimin tonë. Detyra është të zhvillojë integritetin e egos me një masë sa më të vogël të dëshpërimit. Integriteti i egos do të thotë të pajtohesh me jetën tënde, e në këtë mënyrë të pajtohesh edhe me fundin e kësaj jete. 40

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Prirja keqpërshtatëse në stadine tetë, quhet supozim=kur një person supozon

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Prirja keqpërshtatëse në stadine tetë, quhet supozim=kur një person supozon integritetin e egos pa ndeshur në të vërtetë vështirësitë e moshës së vjetër. Ndërkohë prirja keqdashëse, quhet përbuzje = që presupozon përbuzjen ndaj jetës. Sipas Eriksonit, dokush që i qaset vdekjes pa frikë, ka forcën e ‘mencurisë’ 41

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Vlerësimi i teorisë sëEriksonit Zgjeron konceptin e Frojdit duke theksuar

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Vlerësimi i teorisë sëEriksonit Zgjeron konceptin e Frojdit duke theksuar rëndësinë e socializimit, kulturës, historisë në zhvillimin njerëzor Është teori shumë e qartë Thekson faktin se zhvillimi nuk mbaron në adoleshencë Ka dhënë kontribut të madh në këtë moshë[adoleshencë] Nuk mund të provohet eksperimentalisht Është e bazuar në interpretime subjektive Është teori disi globale, dhe ka autorë që vënë në dyshim ekzistencën e stadeve sipas Eriksonit. 42

Nëse gjendet dikush që mund ta kuptojë të pavetëdijshmen dhe natyrën e saj të

Nëse gjendet dikush që mund ta kuptojë të pavetëdijshmen dhe natyrën e saj të zbulimit të vetvetes vetëm në formë simbolike, ky do të ishte : CARL JUNG Carl Jung (1875 – 1961) Jung njihej po ashtu për aftësinë për ëndërrime shumë të qarta dhe vizione të 43 rastësishme.

Carl Gustav Jung ishte një psikolog dhe psikiatër zviceran i cili themeloi psikologjinë analitike.

Carl Gustav Jung ishte një psikolog dhe psikiatër zviceran i cili themeloi psikologjinë analitike. Jung propozoi dhe zhvilloi konceptet e extravertit, introvertit, arketipeve, dhe pavetëdijen kolektive. Ndërsa Frojdi ofroi një shpjegim psikoseksual për sjelljen njerëzore, Carl Jung e perceptonte forcën primare motivuese si shpirtërore. 44

Teoria e Jungut e ndan psikikën në tre pjesë : Egoja = mëndjen e

Teoria e Jungut e ndan psikikën në tre pjesë : Egoja = mëndjen e vetëdijshme, e lidhur ngushtë me të edhe pavetëdija personale = cila përmbledh cdo gjë që tani nuk është e vetëdijshme por mund të jetë më pas. Po në të nuk përfshihen instiktet. Pas kësaj Jungu shtoi edhe atë pjesë që ai e konsideron pavetëdija kolektive = që mund të quhet edhe trashëgimia shpirtërore. Ky është rezervuari i përvojave tona si specie, një njohuri me të cilën ne kemi lindur dhe për të cilën nuk mund të jemi 45 menjëherë të vetëdijshëm për të.

 Ne vetëdijësohemi për këtë njohuri vetëm duke parë ndikimin e saj në përvojat

Ne vetëdijësohemi për këtë njohuri vetëm duke parë ndikimin e saj në përvojat dhe qëndrimet tona, sidomos ato emocionale: déjà vu = ndjesia që keni qenë këtu më parë Një shembull tjetër që është diskutuar shumë kohët e fundit është eksperiencat pranë vdekjes. 46

Arketipet Përmbajtjet e pavetëdijshme kolektive janë quajtur arketipe. Jungu i quajti edhe mbizotërues, shëmbëlltyra,

Arketipet Përmbajtjet e pavetëdijshme kolektive janë quajtur arketipe. Jungu i quajti edhe mbizotërues, shëmbëlltyra, vegime mitologjike ose primitive. Arketipi është një prirje e paditur për të përjetuar gjërat në një mënyrë të caktuar. Vepron si parim organizues në gjërat që ne shohim ose bëjmë. Shembull: duam të hamë dicka por nuk e dimë se cfarë duam, kemi një dëshirë të papërcaktuar që 47 e plotësojnë vetëm disa gjëra dhe të tjerat.

 Arketipi i nënës. Eshtë aftësia jonë e natyrshme për të njohur një marrëdhënie

Arketipi i nënës. Eshtë aftësia jonë e natyrshme për të njohur një marrëdhënie të vecantë, atë të ‘kujdesit të nënës’ Ne nuk do të mund të kishim mbijetuar pa lidhejt tona me dikë që na ushqente si fëmijë të pambrojtur. është logjike q ëne jemi ndërtuar dhe vijmë në botë të gatshëm për ta dashur nënën, për ta kërkuar, për ta njohur dhe për tu marrë me të. Mana 48 Arketipat nuk janë realisht gjëra biologjike, por më shumë janë kërkesa shpirtërore.

 Hija Seksi dhe instiktet janë gjithashtu të pasqyruara në sistemin e Jung-ut. Ato

Hija Seksi dhe instiktet janë gjithashtu të pasqyruara në sistemin e Jung-ut. Ato janë pjesë të një arketipi të quajtur Hija, e cila rrjedh nga paranjerëzimi ynë. Hija është ana e errët e egos. Aktualisht hija është as e mirë as e keqe, tamam si kafshët. Kafsha kujdeset për të voglin e saj, por njëkohësihst shqyen të vegjël të tjerë për ushqim…. dhe kjo është e pafajshme… Por nga pikëpamja e perspektivës njerëzore, bota e kafshëm duket më se brutale, kështu që hija bëhet si një kosh plehrash për ato pjesë të vetes sonë të cilat nuk mund ti pranojmë tërësisht. 49

 Persona përfaqëson imazhin tonë publik, maska që secili prej nesh vendos para se

Persona përfaqëson imazhin tonë publik, maska që secili prej nesh vendos para se të shfaqet në botën e jashtme. Megjithëse fillon si një arketip, kur përfundojmë së realizuari atë, ajo bëhet pjesë e jona, shumë larg prej pavetëdijes kolektive. Shembull: përshtypja e mirë që ne duam të lëmë = që mund të jetë edhe përshtypje e pavërtetë = mund të jetë edhe e gabuar… komentime 50

 Anima dhe Animus Një pjesë e persona është roli mashkullor ose femëror që

Anima dhe Animus Një pjesë e persona është roli mashkullor ose femëror që ne duhet të luajmë, edhe pse ne në të vërtetë jemi biseksual në natyrë (Frojd, Jung, Adler) Anima është aspekti femrëror i pranishëm në pavetëdijen kolektive të burrave, ndërsa animus është aspekti mashkullor i pranishëm në pavetëdijen kolektive të femrave. Së bashku ato na referohen ne si cift të kundërtash. Anima ose animus është arketipi nëpërmjet të cilit ne komunikojmë me pavetëdijen kolektive 51 dhe është e rëndësishme të jemi të lidhur me të.

Po ashtu është arketipi përgjegjës për shumë nga jeta jonë e dashurisë…… Ne jemi

Po ashtu është arketipi përgjegjës për shumë nga jeta jonë e dashurisë…… Ne jemi gjithmonë në kërkim të gjysmës tjetër …asaj gjysme që Zotat e morën prej secilit prej nesh dhe ia dhanë pjesëtarëve të seksit të kundërt Kur biem në dashuri me shikimin e parë, atëhenre ne kemi gjetur dikë që ‘mbush’ mjaft mirë arketipin tonë, anima ose animus. 52

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Arketipe të tjera Sipas Jung nuk ka një numër fiks

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Arketipe të tjera Sipas Jung nuk ka një numër fiks të arketipeve…ato mbivendosen, shkrihen tek njëri-tjetri dhe logjika e tyre nuk ka natyrë të zakonshme…. Ndër të tjerë arketipe, Jung përmend: Arketipi i babait – i simbolizuar si një figurë udhëheqëse apo autoritare Arketipi familje – përfaqëson idenë e lidhjes së gjakut… Arketipi i fëmijës – përfaqësuar në mitologji nga të miturit 53 Arketipi i heroit - në thelb përfaqëson egon

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Arketipe të tjera Arketipi Plaku i mencur – formë e

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Arketipe të tjera Arketipi Plaku i mencur – formë e animus që i zbulon heroit natyrën e pavetëdijes kolektive. Arketipi kafshë – simbolizon marrëdhënien njerëzore me botën e kafshëve Arketipi hermafrodit – si femër e mashkull, përfaqëson bashkimine të kundërtave, një ide e rëndësishme në teorinë e Jung-ut Arketipi UNI – më i rëndësishmi, është uniteti final I personalitetit dhe simbolizohet nga rrehi, kryqi dhe figurat mandala, duke qenë se Jung ishte i dhënë pas pikturës. Për Jung përsosmëria e personalitetit arrihet vetëm në vdekje. 54 (mandala= figurë që përdoret në meditim, pasi përpiqet të tërheqë vëmendjen në qendër)

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Dinamikat e psikikës Jung ofron tre parime të punës së

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Dinamikat e psikikës Jung ofron tre parime të punës së psikikës: 1. Parimi i të kundërtave: cdo dëshirë supozon menjëherë të kundërtën e saj. Për të pasur konceptin e së mirës ju duhet të keni konceptin e së keqes. Sipas tij, është e kundërta që krijon fuqinë e psikikës. 55

TEORITE E PERSONALITETIT ================ 2. Parimi i ekuivalencës: energjia e krijuar nga të kundërtat

TEORITE E PERSONALITETIT ================ 2. Parimi i ekuivalencës: energjia e krijuar nga të kundërtat ju ‘jepet’ të dyja anëve njëlloj. Pra edhe mendimit të mirë edhe mendimit të keq. Eshtë qëndrimi juaj dëshirës që nuk përmbushet ai që do të përcaktojë zhvillimin tuaj. Nëse ju pranoni ta përballoni atë, e mbani si të mundshme në vetëdijen tuaj, atëhere kjo energji shkon drejt përmirësimit të përgjithshëm të psikikës tuaj…pra ju zhvilloheni. Por nëse ju pretendoni se nuk e keni pasur këtë dëshirë apo mendim të keq, e ndrydhni atë, energjia do të shkojë në zhvillimin e një kompleksi. 56

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Kompleksi = modeli i mendimeve dhe ndjenjave të ndrydhura që

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Kompleksi = modeli i mendimeve dhe ndjenjave të ndrydhura që grumbullohen rreth temës të pajisur nga disa arketipe. Nëse ju gjith jetën pretendoni se jeni vetëm i mirë, se nuk mund të gënjeni, mashtroni etj… atëherë sa herë bëni mirë ana tjetër e juaja shkon te kompleksi rreth hijes. Ky kompleks do të fillojë të zhvillojë një jetë në vetvete dhe do t’ju persekutojë. Nëse vazhdon për një kohë të gjatë, kompleksi mund t’ju kontrollojë dhe mund të përfundoni me një personalitet të shumëfishtë. 57

TEORITE E PERSONALITETIT ================ 3. Parimi i entropisë: është prirja që të kundërtat të

TEORITE E PERSONALITETIT ================ 3. Parimi i entropisë: është prirja që të kundërtat të bëhen bashkë e kështu energjia të zvogëlohet. Sipas tij, kur jemi të rinj të kundërtat përpiqen të bëhen të skajshme dhe ne kemi shumë energji, ndërkohë që kur rritemi shumë prej nesh bëhen më të qetë, ne jemi më pak idealistë naivë dhe kuptojmë se jemi një përzierje e së mirës dhe së keqes…. . Ky proces i ngritjes mbi të kundërtat tona quhet: transhendencë. 58

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Uni Qëllimi i jetës është realizimi i unit. është një

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Uni Qëllimi i jetës është realizimi i unit. është një arketip që përfaqëson transhenecën e të gjitha të kundërtave, kështu që cdo aspekt i personalitetit është i shprehur njëlloj. Dhe kështu jeni asnjë dhe të dyja, mashkull dhe femër, ego dhe hije , të mirë dhe të këqinj, të vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm, një individ dhe tërësia e krijimit. Pa të kundërtat nuk ka energji dhe do të pushoni së vepruari Personi i vetë-realizuar është aktualisht më pak egoist. 59

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Introversioni dhe ekstroversioni Carl Jung zhvilloi tipologjinë e personalitetit, e

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Introversioni dhe ekstroversioni Carl Jung zhvilloi tipologjinë e personalitetit, e cila fillon me dallimin midis introvertit dhe ektrovertit. Introvertë: individë që preferojnë botën e tyre të brendshme të mendimeve, ndjenjave, ëndrrave etj Ekstravertë: individë që preferojnë botën e jashtme të sendeve, njerëzve dhe aktiviteteve. Jung synonte ti referohej këtyre dy tipave më tepër nëse ju ‘egoja’ më shpesh drejtohet ndaj persona (maskës) dhe realitetit të jashtëm apo ndaj 60 pavetëdijes kolektive dhe arketipeve të saj.

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Në këtë sens introverti është disi më i pjekur se

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Në këtë sens introverti është disi më i pjekur se ekstraverti, edhe pse kultura jonë kosovare vlerëson shumë më tepër ekstravertin. Por, Jung paralajmëronte se ne që të gjithë kemi prirjen që të vlerësojmë më tepër tipin që në fakt kemi. Dimensioni introvert-ekstravert tani ne e shohim edhe në teori të ndryshme…sidomos në teorinë e Hans Eysenck… 61

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Funksionet Pavarësisht introvertë apo ekstrovertë, ne kemi nevojë të angazhohemi

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Funksionet Pavarësisht introvertë apo ekstrovertë, ne kemi nevojë të angazhohemi me botën tonë të brendshme dhe të jashtme…sigurisht me mënyrat e preferuara të secilit për këtë angazhim… Jung sugjeron katër mënyrat, funksionet bazë: 1. funksioni shqisor = ose një nga funksionet irracionale sepse përfshin më tepër perceptimin se sa gjykimin e informacionit. Persona të tillë janë të mirë në të parë dhe në të dëgjuar dhe në 62 përgjithësi për të njohur botën.

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Funksionet 2. funksioni intelektiv= racional, që do të thotë informacion

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Funksionet 2. funksioni intelektiv= racional, që do të thotë informacion i evoluar ose ide të arsyeshme të llogjikshme. Përfshin zhvillimin e vendimeve ose gjykimeve jo thjesht marrjen e informacionit. 3. funksioni intuitiv= një lloj perceprtimi që funksionon jashtë procesit të zakonshëm të vetëdijes. është irracional ose perceptues por vjen nga integrimi kompleks i sasisë së madhe të informacionit, dhe jo thjesht ng atë parit apo të dëgjuarit. 63

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Funksionet 4. funksioni afektiv = racional (jo në kuptimin e

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Funksionet 4. funksioni afektiv = racional (jo në kuptimin e zakonshëm të fjalës), që do të thotë informacion i evoluar, por kësaj radhe duke e peshuar përgjigjen emocionale gjithandej. Të gjitha këto funksione secili prej nesh i ka në përmasa të ndryshme, secili ka një funksion superior = i preferuari ynë dhe më mirë i zhvilluari dhe, funksion dytësor = jemi në dijeni dhe e përdorim për të mbështetur funksionin supërior, funksion tretësor = më pak i zhvilluar, jo shumë i vetëdijshëm 64 funksion inferior = pak i zhvilluar, i pavetëdijshëm.

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Funksionet Shumica prej nesh zhvillojnë një ose dy nga funksionet,

TEORITE E PERSONALITETIT ================ Funksionet Shumica prej nesh zhvillojnë një ose dy nga funksionet, por qëllimi ynë duhet të jetë që ti zhvillojmë të katërt funksionet. Jung e shikon përplasjen e të kundërtave si ideale. 65