Tema Rryma e energjise zinxhiret dhe rrjetat ushqimore

  • Slides: 15
Download presentation
Tema: “Rryma e energjise: zinxhiret dhe rrjetat ushqimore” Lenda: Biologji Klasa: 11 Mesuese lende:

Tema: “Rryma e energjise: zinxhiret dhe rrjetat ushqimore” Lenda: Biologji Klasa: 11 Mesuese lende: Anjeza Çerri

Rezultatet e te nxenit: Ne fund te temes nxenesi: 1. MESON SE MARREDHENIET USHQIMORE

Rezultatet e te nxenit: Ne fund te temes nxenesi: 1. MESON SE MARREDHENIET USHQIMORE TE EKOSISTEMIT MUND TE SHPREHEN NE FORMEN E ZINXHIREVE USHQIMORE. 2. KUPTON SE PSE TRANSFERIMI I ENERGJISE NE NJE EKOSISTEM NUK ESHTE EFIKAS. 3. SHPJEGON SE PSE RRJETAT USHQIMORE TE NDERLIKUARA JANE ME TE QENDRUESHME. FJALE KYCE: ZINXHIR USHQIMOR, RRJETA USHQIMORE, MARREDHENIE USHQIMORE, PIRAMIDAT E NUMRAVE, PIRAMIDA E BIOMASES, PIRAMIDA E ENERGJISE ETJ.

Situate rasti: Gjuetia e peshkaqenëve është një sport mjaft popullor. Çfarë do të ndodhte

Situate rasti: Gjuetia e peshkaqenëve është një sport mjaft popullor. Çfarë do të ndodhte nëse të gjithë peshkaqenët që jetojnë në rifet koralore do të kapeshin nga peshkatarët?

Pyetje per diskutim: 1. Çfarë dini për mënyrën se si transferohet energjia në nje

Pyetje per diskutim: 1. Çfarë dini për mënyrën se si transferohet energjia në nje ekosistem? 2. Çfarë përfaqësojnë konceptet “prodhues”, “ konsumator” dhe “shpërbërës” (dekompozues)? 3. Çfarë duhet të dimë më shumë për zinxhirët ushqimore të ujërave të ëmbla dhe të kripura? Pasi te lexoni pjesen ne liber, faqe 66 – 69 do te jeni ne gjendje t’u pergjigjeni pyetjeve të mësipërme. Tani vëmendje dhe ndiq mësimin në vazhdim…!

Zinxhiri ushqimor përfaqëson një seri gjallesash, ku cdo organizëm (hallkë e zinxhirit) shërben si

Zinxhiri ushqimor përfaqëson një seri gjallesash, ku cdo organizëm (hallkë e zinxhirit) shërben si ushqim për hallkën pasardhëse (organizmin pasardhës në seri). Zinxhiri ushqimor tokësor (dielli eshte burimi kryesor I energjise per prodhuesit dhe kosumatoret)

Në një ekosistem mund të ndodhë që një lloj gjallese (pra, një hallkë e

Në një ekosistem mund të ndodhë që një lloj gjallese (pra, një hallkë e një zinxhiri) të jetë njëkohësisht edhe pjesëtare e një zinxhiri tjetër (pra, hallkë për disa zinxhirë ushqimore). Kështu, në brendësi të biocenozave (tërsia e bimëve dhe shtazëve që ndodhen në një biotop) ndodhen shumë zinxhirë të tjerë ushqimore, që lidhen me njëri- tjetrin duke formuar kështu rrjetat ushqimore (rrjeta trofike)

Ø Rrjedha e energjisë në një ekosistem Çdo veprim që bën një organizëm, si,

Ø Rrjedha e energjisë në një ekosistem Çdo veprim që bën një organizëm, si, vrapimi, frymëmarrja, rritja etj kërkon energji. Por nga e marrin këtë energji organizmat? v Burimi i parë i energjisë Jeta në Tokë ekziston në sajë të një rrjedhe të vazhdueshme të energjisë që vjen nga organizmat fotositetikë, të cilët 1 – 2 % të energjisë e marrin nga energjia diellore dhe e shndërrojnë atë në energji kimike. Kjo energji “magazinohet” në përbërjet kimike të lëndëve organike, të cilat ne i quajmë ushqime. (kujtoni pak procesin e fotosintezës së bimëve). Shpejtësia me të cilën organizmat fotositetikë prodhojnë lëndët organikë quhet prodhimtari e parë, ndërsa organizmat që e kapin të parët këtë energji quhen prodhues. Prodhues mund të jenë bimët e gjelbra, disa lloje bakteresh dhe algat. Në një ekosistem, të gjithë organizmat e tjerë janë konsumatorë. Kosumatorët janë organizma që konsumojnë bimët apo organizma të tjerë, për të përftuar energjinë e domosdoshme për të ndërtuar molekulat e tyre.

v. Nivelet trofike (hallkat e zinxhirit) Nëse vëzhgojmë për një moment në një mjedis

v. Nivelet trofike (hallkat e zinxhirit) Nëse vëzhgojmë për një moment në një mjedis me bimësi, nuk është e vështirë të dallojmë vemjet, insektet që hanë gjethe. Po kështu, këto vemje shërbejnë si ushqim për zogjtë. Të gjitha gjallesat ushqehen. Ndërmjet tyre janë vendosur lidhje ushqimore ose trofike. (nga greq. , trophein – ushqej). Keto lidhje midis gjallesave shprehen përmes zinxhirëve ushqimore. Këto lidhje bëjnë qarkullimin e lëndës dhe të energjisë në ekosistem dhe, për rrjedhojë, kushtëzojnë vetë qënien e bashkësisë (biocenozës). Çdo etape e zinxhirit ushqimor (nga prodhuesit tek konsumatorët e rendeve të ndryshme) quhet nivel trofik. Zinxhir ushqimor

DEKOMPOZUESIT - janë gjallesa që shpërbëjnë lëndët organike deri në një formë të tillë,

DEKOMPOZUESIT - janë gjallesa që shpërbëjnë lëndët organike deri në një formë të tillë, që këto lëndë të bëhen të përdorshme nga prodhuesit. Këto janë në përgjithësi mikrogjallesa, si: baktere, maja, kërpudha mikroskopike, të cilat sulmojnë kufomat e prodhuesve dhe konsumatorëve, jashtëqitjet e tyre dhe mbeturina të tjera. Pra, në një ekosistem, tri nivelet trofike më të mëdha janë: prodhuesit, konsumtaroët dhe dekompozuesit

v. Zinxhirët ushqimore Konsumatorët e një ekosistemi kanë nevojë të ushqehen me gjallesa të

v. Zinxhirët ushqimore Konsumatorët e një ekosistemi kanë nevojë të ushqehen me gjallesa të tjera ose mbeturina të tyre për të jetuar. Kështu, nivelet trofike kanë varësi ndërmjet tyre përsa i përket nevojës për lëndë ushqyese.

ØENERGJIA HUMBET NE ZINXHIRIN USHQIMOR SITUATE RASTI: Një dre merr energji duke u ushqyer

ØENERGJIA HUMBET NE ZINXHIRIN USHQIMOR SITUATE RASTI: Një dre merr energji duke u ushqyer me gjethe. Energjia potenciale ruhet ne lidhjet kimike brenda ne molekulat e gjetheve. Një pjesë e kësaj energjie trasformohet ne forma të tjera të energjisë potenciale, sic është yndyra. Një sasi tjetër e energjisë e ndihmon drerin për të kryer punë fizike, si: vrapimi, frymëmarrja dhe të ushqyerit me gjethe. Por, pothuajse gjysma e energjisë humbet në mjedis si nxehtësi. Si transferohet energjia brenda nje ekosistemi?

v. TRANSFERIMI I ENERGJISË Gjatë transferimit brenda një ekosistemi, energjia humbet si nxehtësi. Megjithatë

v. TRANSFERIMI I ENERGJISË Gjatë transferimit brenda një ekosistemi, energjia humbet si nxehtësi. Megjithatë nxehtësia mund të përdoret për të bërë punë (si në motorrët me avull), por në sistemet biologjike nuk është një burim i dobishëm i energjisë. Kështu, sasia e energjisë së dobishme, kur kalon nëpër hallkat e një ekosistemi, ulet. Humbja e energjisë së dobishme kufizon numrin e niveleve trofike të ekosistemit. P. sh. , kur një bimë merr energji nga drita e diellit, ajo ruan në lidhjet kimike vetëm gjysmën e energjisë që ka marrë. Kur barngrënësit i përdorin molekulat e bimëve për të ndërtuar molekulat e tyre, vetëm 10 % e energjisë së bimës përfundon në molekulat e tyre. Kur një mishngrënës ha një barngrënës, 90 % e energjisë humbet gjatë përftimit të molekulave të mishngrënësit. Në çdo nivel trofik, energjia që ruhet në organizmat e një niveli, është sa një e dhjeta e organizmit paraardhës. MBANI MEND: NË CDO NIVEL TROFIK, ENERGJIA QË RUHET NË ORGANIZMAT E NJË NIVELI, ËSHTË SA 1/10 E ORGANIZMIT PARAARDHËS. RRJEDHA E ENERGJISË NË EKOSISTEM ËSHTË FAKTORI KRYESOR QË KONTROLLON SE CFARË ORGANIZMASH MUND TË JETOJNË ATY.

v. PIRAMIDA E ENERGJISË Piramida e energjisë është një diagram, ku çdo nivel trofik

v. PIRAMIDA E ENERGJISË Piramida e energjisë është një diagram, ku çdo nivel trofik paraqitet me një drejtkëndësh, i cili mbivendoset mbi një drejtkëndësh tjetër, nga niveli trofik më i ulët tek ai më i larti. Gjerësia e çdo drejtkëndëshi përcakton edhe sasinë e energjisë që ruhet nga organizmat e atij niveli trofik. Meqë energjia që ruhet në cdo nivel trofik vjen në rënie, diagrami merr formën e një piramide. Mbani parasysh: Shumica e ekosistemeve tokësore përfshijnë vetëm tri ose ne raste te rralla, kater nivele trofike. Kjo ndodh sepse në një ekosistem, humbet aq shumë energji, saqë nuk mbetet për nivelet e tjera.

Kontrolloni njohuritë 1. Përkufizo termat (në fletoren e klases). “prodhimtari, prodhues, nivel trofik, zinxhir

Kontrolloni njohuritë 1. Përkufizo termat (në fletoren e klases). “prodhimtari, prodhues, nivel trofik, zinxhir ushqimor, rrjete ushqimore, konsumator, dekompozues. 2. Arsyeto cfarë do të ndodhë nëse në një ekosistem do të zhdukeshin të gjithë shpërbërësit (dekompozuesit)? 3. Krahaso dhe gjej ndryshimin midis prodhuesve dhe dekompozuesve. 4. Harto zinxhirë ushqimore me emrat e gjallesave: a. peshk, zooplankton , peshkaqen, fitoplankton b. b. murgeshë (insekt mishngrënës), bar, nepërkë, bretkosë, karkalec

FALEMINDERIT! MOS HARRO NA NIQ NË WEB www. gjimnazi-vasil-kamammi. org

FALEMINDERIT! MOS HARRO NA NIQ NË WEB www. gjimnazi-vasil-kamammi. org