RRJETAT KOMPJUTERIKE DISA KONCEPTE LIGJERATA 5 HYRJE Rrjeti











- Slides: 11
RRJETAT KOMPJUTERIKE DISA KONCEPTE LIGJERATA 5
HYRJE • Rrjeti si kuptim është një sistem i ndërlidhjes së objekteve ose njerëzve. Shembulli më i mirë i rrjetit është sistemi telefonik publik. • Ai iu mundëson njerëzve nga çdo kënd i botës të komunikojnë njëri me tjetrin përmes paisjeve telefonike. • Ngjashëm, rrjeti kompjuterik iu mundëson antarëve të rrjetit të komunikojnë mes veti përmes paisjeve dhe mediumeve për transmetim.
RRJETI KOMPJUTERIK • Definohet si bashkësi e më shumë paisjeve ( kompjuter, printer, server), që janë të lidhura mes veti me qëllim që t’i bashkëshfrytëzojnë informacionet, resurset (ose që të dyja bashkë: edhe resurset edhe informacionet ). • Lidhja mund të jetë përmes mediumeve të ndryshme si: kabllove prej bakri, fibrit optik ose ajror. Informacionet dhe resurset që bashkëshfrytëzohen në rrjetë mund të jenë fajlla, aplikacione, printer, modemë ose paisje tjera.
EMËRTIMET NË RRJETA • Përparësi tjetër e zbatimit të rrjetave është aftësia e tyre për gjetjen e paisjeve dhe resurseve kudo që janë të vendosura fizikisht. Në mënyrë që të mundësojnë shfrytëzuesit në rrjetë t’i gjejnë shërbimet që kërkojnë, kompjuterët e rrjetave ndërtojnë shërbimin e emërtimeve • Shërbimi i emërtimit bënë shndërrimin e këtyre emrave në adresa (IP adresa) të cilat përdoren për të mundësuar komunikimin e klientëve me server, printer etj
EMËRTIMET NË RRJETA • Kur dihet emri i serverit në rrjetë, ai mund të shfrytëzohet nga klienti pa e ditur vendndodhjen fizike të tij. Në fakt vendndodhja e atij serveri mund edhe të ndërrohet pa problem, sepse ai shfrytëzohet sipas emrit që mbanë. • Shërbimi i emërtimit bënë shndërrimin e këtyre emrave në adresa (IP adresa) të cilat përdoren për të mundësuar komunikimin e klientëve me server, printer etj.
SHËRBIMET POSTARE (MAIL SERVICES)
INTERNETI • Është rrjetë publike, gjithëbotërore , që ndërlidhë me mijëra rrjeta të vogla mes veti. • Shumë rrjete private, që kanë me mijëra klienta në përbërjet e tyre, ndërlidhen në Internet përmes Shërbimeve për lidhje në Internet (ISP – Internet Service Provider). • Kjo mundëson shfrytëzimin e resurseve dhe informatave në distanca të mëdha.
INTERNETI
ADMINISTRIMI I RRJETAVE • Meqë për çdo veprimtari ditore sot (individuale, biznes, institucionale, etj. ) është shumë e rëndësishme që të rrjedhin informatat pa ndërprerje, nevoja për administrimin e rrjetave është e domosdoshme. • Rrjeta kërkon kujdes dhe menaxhim të mirë për të ofruar nivel të qëndrueshëm të shërbimeve tek klientët e vet. Rjetat kompjuterike janë dinamike, ato ndërrojnë dhe rriten si rezultat i teknologjive të reja ose të kërkesave të klientëve.
DETYRAT E ADMINISTRATORIT TË RRJETIT JANË: • Konfigurimi i klientëve të rinj në rrjetë si dhe i shërbimeve të reja. • Monitorimi i perormansave të rrjetit • Riparimi i defekteve në rrjetë. • Kur rrjeti, si rezultat i kërkesave rritet, duhet të përcjell ndërrimin eventual të karakteristikave, • Duhet të aftësohet përdorimin e paisjeve të ndryshme në sistem, • Duhet të vlerësoj se a ja vlen të bëjë ndërrimin e paisjeve të vjetra me të reja. A ja vlen a jo investimi ?
PYETJE? ? JU FALEMINDERIT!