KAPITULLI II RRJETAT KOMPJUTERIKE Elementet kryesor t rrjetave










- Slides: 10
KAPITULLI II RRJETAT KOMPJUTERIKE
Elementet kryesorë të rrjetave kompjuterike • Duhet të kemi së paku dy kompjuter • Secili kompjuter duhet të ketë kartën e rrjetit • Kabllo (ose wireless) si ndërmjetësues në komunikim • Paisje të lidhjes si psh: hub, switch, router • Paisjet fundore pasive apo aktive (clients-server) • Sistemet e operimit që mundesojnë komunikimin
Ndarja e rrjetave • LAN – local area network / jane rrjeta kompjuterike ne ambjente te vogla dhe prane njera tjetres, me kapacitete te limituara • WAN – wide area network / jane rrjeta kompjuterike ne zona me te gjera mbulimi. Nje rrjet WAN mund te perbehet nga disa rrjeta LAN • Rrjetat Globale – vete interneti
Rrjetat kompjuterike sipas hierarkise • P 2 P (peer to peer) – rrjeta me prioritet te njejte • Ketu te gjithe kompjuterat qe marin pjese ne komunikim jane te barabarte ne aspektine hierarkise. • Vete perdoruesi i kompjuterit cakton cfare deshiron te ndaje me perdoruesit e tjere. • Keto rrjeta jane te pershtatshme per rastet kur kemi pak paisje qe do te nderveprojne (ne shtepi apo nje zyre e vogel), dhe ku siguria ne rrjet nuk eshte elementi me i rendesishem. • Ne keto rrjeta nuk kemi administrator te rrjetit. • Server based network (client/server) – rrjeta qe menaxhohen me server • Keto jane rrjeta ku nje server menaxhon klientet fundor • Nje rrjet I ketille ka nevoje per te pakten nje server dhe prej tij qaset nje administrator ne rrjet, i cili kujdeset per mbarevajtjen e komunikimit • Secili klient ka mundesi te aksesoje cfare I eshte dhene e drejta nga serveri
Topologjia e rrjetave • Topologjia klasike • • • Bus / Magjistrale Star / Ylli Ring / Unaza Tree / Pema Mesh • Topologjia e kombinuar
BUS Topology / Topologjia Magjistrale • Transmeton data – te dhena vetem ne nje drejtim • Cdo paisje eshte e lidhur ne nje kabull te vetem
STAR Topology / Topologjia Yll Te gjithe kompjuteret lidhen me nje paisje te vetme (hub) nepermjet kabllove. Kjo paisje eshte nyja qendrore dhe te gjitha nyjet e tjera lidhen ne ate qendroren. • Performance e shpejte kur kemi pak nyje komunikimi, dhe trafik jo I renduar. • Hub-I mund te menaxhohet dhe te modifikohet lehtesisht. • Nese nje nyje ka patur problem, mund te zevendesohet lehtesisht.
RING Topology / Topologjia Unaze Cdo kompjuter lidhet me njeri-tjetrin, dhe kompjuteri i fundit lidhet me te parin ne rrjet, duke formuar keshtu nje unaze. Cdo kompjuter ka 2 kompjutera me te cilet lidhet. Ne kete topologji perdoren perseritesit (repeaters), kur kemi te bejme me numer te madh nyjesh (paisjesh) pasi nese dikush deshiron te dergoje te dhena nga nyja e pare ne te fundit (supozojme kemi 100 paisje fundore), informacioni duhet te kaloje 99 nyje derisa te mberrije tek e fundit, keshtu mund te kete humbje informacioni. 1. Troubleshooting / gjetja dhe zgjidhja e problemeve eshte e veshtire. 2. Kur shtohen ose hiqen kompjuter nga rrjeti krijon problem/shkeputje te punes me pjesen tjeter te rrjetit. 3. Probleme me nje kompjuter, japin probleme ne te gjithe rrjetin.
MESH Topology Ne kete rrjet secila paisje eshte e lidhur me nje tjeter Pika te forta jane: 1. Secila paisje mbart ngarkesen e vet 2. Eshte e qendrueshme si lidhje 3. Problemi gjendet shpejt 4. Privatesia dhe siguria Pika te dobeta jane: 1. Instalimi dhe konfigurimi 2. Sasia e kabllove eshte e madhe 3. Shume pune me kabllot
TREE Topology / Topologjia Peme Kjo perbehet nga nje nyje ‘rrenje’ dhe te tjerat lidhen pas asaj, duke krijuar nje hierarki. Prandaj njihet edhe si topologjia hierarkike(hierarchical topology). Duhet te kete te pakten 3 nivele hierarkie. Avantazhe si: 1. Eshte zgjerim i topologjive bus dhe star 2. Shtimi i nyjeve eshte I thjeshte 3. Menaxhohet dhe mirembahet lehte 4. Problemet zbulohen shpejt Disavantazhe si: 1. Shume kabllo 2. Kosto e larte 3. Me rritjen e nyjeve fundore, rritet kompleksiteti 4. Nese ka problem lidhja qendrore, ka problem e gjithe hierarkia