SHML e Agrobiznesit dhe Teknologjis Ushqimore Zenel Hajdini
SHML e Agrobiznesit dhe Teknologjisë Ushqimore “Zenel Hajdini” Lënda: Blegtori Klasa: VXI-1 Tema: Objektet për gjedhe Metoda: Mësimi në distanc Koha: 45 minuta Mësimdhënëse Fitore Sahiti
* Mënyra më e mirë e shfrytëzimit të potencialit gjenetik prodhues dhe riprodhues të gjedhit, përveç tjerash, është edhe vendosja e drejtë e tyre. * Në këtë mënyrë atyre iu sigurohet shëndet i mirë, performanc e plotë riprodhuese, si dhe prodhimtari e knaqëshme e qumështit dhe e mishit. * E rëndësishme është që t’i kushtohet rëndësi dizajnit të fermës, ndërtimit dhe aspektit financiar, e sidomos me theks të veçantë interierit të vendosjes së vet lopëve.
Gjatë ndërtimit të fermës për vendosjen e gjedheve, kujdes i veçantë duhet kushtuar në këta parametra: 1. Lokacioni për ndërtimin e fermës 2. Sistemi i mbajtjes 3. Bokset për viça 4. Dyshemeja 5. Ventilimi 6. Shtroja 7. Grazhdet për marrjen e ushqimit 8. Bokset për pjellje dhe shërim të kafshëve 9. Ajrosje dhe ndriçim 10. Ujëpirëset dhe 11. Vendi për mjelje
* Gjatë ndërtimit të fermës duhet pasur kujdes në kahet e ndërtimit të fermës, kushtet topografike të vendit të ndërtimit, sigurimin e ujit, energjinë elektrike, si dhe infrastrukturën rrugore. * Në fermë gjedhet vendosen në dy sisteme, dhe atë sistemi i lirë dhe sistemi i lidhur.
Sistemi i lidhur i vendosjes së gjedheve
Sistemi i lirë i vendosjes së gjedheve
* Me rëndësi të veçantë është sipërfaqja e nevojshme për vendosjen e gjedheve, e cila varet nga sistemi i mbajtjes, drejtimi i prodhimit, si dhe vet raca. * Tek sistemi i lirë është e nevojshme që për kokë gjedhi të sigurohet sipërfaqe e dyshemesë nga 2. 2 – 2. 5 m 2, ndërsa tek sistemi i lidhur varësisht nga raca duhet siguruar sipërfaqe shtrati nga 1. 6 – 1. 9 metër gjatësi dhe 1. 2 metër gjerësi. * Për shtroj zakonisht shfrytëzohet kashta, byku i drurit si dhe ndonjë material tjetër nga goma apo plastika.
* Temperatura optimale në fermë për gjedhë është rreth 10 °C më variacione nga minus 6 deri në plus 20 °C. Për marrjen e ushqimit duhet siguruar hapësira e grazhdit rreth 60 cm gjerësi e për marrjen e ujit duhet vendosur ujëpirset një për dy krerë.
Detyrë: 1. 2. 3. 4. Cilët janë ata parametra që duhet kushtuar kujdes gjatë ndërtimit të fermës? Në sa sisteme vendosen gjedhet në fermë? Cila është sipërfaqja e nevojshme për gjedhe që duhet siguruar te të dy sistemet? Cila është temperatura optimale në fermë?
- Slides: 9