SHML e Agrobiznesit dhe Teknologjis Ushqimore Zenel Hajdini
SHML e Agrobiznesit dhe Teknologjisë Ushqimore “Zenel Hajdini” Lënda: Lindshmëria veterinare Klasat: BXII-3 VXII-1 Tema: Sëmundjet e gjirit që shkaktojnë ndryshime në sasinë e qumështit Metoda: Mësimi në distanc Koha: 45 minuta Mësimdhënës: Fitore Sahiti Heset Vranvci
Sëmundjet sistemike * Sëmundjet të cilat shkaktojnë temperaturë të lartë, dhimbje dhe kaheksi shoqërohen me ulje të prodhimit të qumështit. * Gjithashtu abortet, hemoragjitë, operacionët e renda, përdredhja mitrës, hidroallantoisi dhe hidroamnioni, lindjet e vështira dhe çrregullimet puarperale shkaktojnë ulje të prodhimit të qumështit.
Hypogalaksia në rastet e një gjiri të shëndoshë * Etiologjia: Shkaktarët janë; Faktorët trashëgues, çrregullimet endokrinë, çrregullim në të ushqyer, moshë e vjetër, periudhë e shkurtër tharje si dhe abortet. * Diagnoza: Nuk shikohet ndonjë çrregullim i përgjithshëm. Indi gjëndëror i gjirit është i bute dhe me kokrriza të imta. Kanalet e qumështit janë normal. Qumështi është i pandryshuar. p. H i qumështit është p. H 6, 6. CMT negativ.
Mos lëshimi i qumështit Në këto raste nuk kemi të bëjmë me një agalakti ose hypogalaksi të vërtetë. * Etiologjia: Mbajtja e qumështit vërehet në lopët e pjelljes së parë. Shkaku është hormonal, nën efektin e faktorëve stresant (gjatë mjeljes, dhimbje etj) prodhohet me shumicë adrenalin e cila bllokon çlirimin e Oxitocinës si dhe ngushton enët periferike, efekt i cili ulë veprimin e saj. * Diagnoza: Megjithëse gjiri është plot, mund të milet vetëm pak qumësht, ose mjelja ndërpritet menjëherë. Në kanalet e qumështit nuk konstatohet asnjë ngushtim Shpesh gjatë mjeljes kafsha shfaq shqetësime.
Laktacioni në mëshqerra * Etiologjia: Si shkaqe duhen konsideruar: mëmëzimi i kafshëve të tjera, çrregullime hormonale (estrogene nga kërpudha ose bimë) rralle herë tumoret e vezoreve. * Diagnoza: Në këto raste vërehet një zmadhim i parakohshëm i gjirit i shoqëruar me laktacion. Në raste të veçanta mund të vërehen dhe çrregullime të gjirit.
Laktacion në lopët që duhet të ishin në tharje * Etiologjia: Laktacioni në këto lopë mund të filloj si pasojë e: mëmëzimit të lopëve të tjera, mumifikimit te fetusit, ngordhje e frytit si rezultat i infeksioneve te placentës ose nga goditjet. * Diagnoza: Pasi të hiqet mundësia e mëmëzimit të kafshëve të tjera duhet të kryhet kontrolli rektal dhe vaginal për të përcaktuar një mumifikim ose abort.
Detyrë: 1. Cilat janë sëmundjet e gjirit që shkaktojnë ndryshim në sasinë e qumështit?
- Slides: 7