Sfidat e Zhvillimit Mikro Ekonomike Cfar sht Mikroekonomia

  • Slides: 30
Download presentation
Sfidat e Zhvillimit Mikro Ekonomike Cfarë është Mikroekonomia ? Mikroekonomia është degë e ekonomisë

Sfidat e Zhvillimit Mikro Ekonomike Cfarë është Mikroekonomia ? Mikroekonomia është degë e ekonomisë e cila studion se si individët, konsumatorët dhe kompanitë marrin vendime për ti shpërndarë (harxhuar) resurset e kufizuara, kjo paraqet në mënyrë tipike veprimin e tregut ku shiten dhe blihen produktet, pra ku ndeshen oferta dhe kërkesa.

Mikroekonomia analizon se si këto vëndime dhe sjellje ndikojnë në ofertën dhe kërkesën e

Mikroekonomia analizon se si këto vëndime dhe sjellje ndikojnë në ofertën dhe kërkesën e të mirave dhe shërbimeve, që përcaktojnë sasinë e ofrimit dhe kërkimit si dhe çmimin që ndërlidhet me ofertën dhe kërkesën, pra analizon ndikushmërinë e ofertës dhe kërkesës në çmimin si dhe ndikimin e çmimit në ofertën dhe kërkesën. Kjo në të vërtetë thjesht analizon se si njerëzit sillen me paratë, kohën dhe burimet. Qëllimi i mikroekonomisë është të analizojë mekanizmat e tregut që përcaktojnë çmimin relativ të produkteve dhe shërbimeve si dhe shpërndarjen e burimeve të kufizuara përmes alternativave të shumta. Gjithashtu mikroekonomia analizon dështimet e tregut, kur tregu dështon në ofrimin e rezultateve efektive.

POPULLSIA SIPAS QARQEVE Popullsia totale 2, 787, 615 për vitin 2014

POPULLSIA SIPAS QARQEVE Popullsia totale 2, 787, 615 për vitin 2014

POPULLSIA RURALE SIPAS QARQEVE Popullsia rurale në rang vëndi Meshkuj 642, 638 Femra 622,

POPULLSIA RURALE SIPAS QARQEVE Popullsia rurale në rang vëndi Meshkuj 642, 638 Femra 622, 347 Popullsia në Qarku Fier Meshkuj 93, 354 Femra 89, 682

 • STRUKTURA E TOKËS SIPAS QARQEVE NË HA Tokë bujqësore, Qarku Fier 121,

• STRUKTURA E TOKËS SIPAS QARQEVE NË HA Tokë bujqësore, Qarku Fier 121, 961 Tokë jo bujqësore, Qarku Fier 67, 108

ECURIA E FERMAVE NGA VITI 20132014 Qarku Fier Viti 2013 54, 638 Viti 2014

ECURIA E FERMAVE NGA VITI 20132014 Qarku Fier Viti 2013 54, 638 Viti 2014 52, 169

Sipërfaqja e serrave me perime

Sipërfaqja e serrave me perime

Sipërfaqja e perimeve në serra sipas qarqeve Sipërfaqja e perimeve në serra, Qarku Fier

Sipërfaqja e perimeve në serra sipas qarqeve Sipërfaqja e perimeve në serra, Qarku Fier 929

Gjëndja numerike e drufrutorëve në rang vëndi

Gjëndja numerike e drufrutorëve në rang vëndi

Prodhimet i drufrutorëve, 2014 Prodhimtaria në ton, Qarku Fier Pemë 24, 341 Ullinj 27,

Prodhimet i drufrutorëve, 2014 Prodhimtaria në ton, Qarku Fier Pemë 24, 341 Ullinj 27, 436 Agrume 4, 586

Struktura e blegtorisë në njesi gjedhi

Struktura e blegtorisë në njesi gjedhi

Prodhimet blegtorale

Prodhimet blegtorale

 • Mundësi Financimi për Agrobiznesin • Agrobizneset janë dukshëm të pakfinancuar. Vetëm 2

• Mundësi Financimi për Agrobiznesin • Agrobizneset janë dukshëm të pakfinancuar. Vetëm 2 % e kreditimit shkon për bizneset agro, ndërkohë që ky sektor siguron 18 % të PBB-së dhe punëson 50% të popullsisë. • SI TE NISESH NJE BIZNES • Të jesh shef i vetvetes - 6 aftësitë që duhet të kesh dhe 20 pyetjet që duhet t’i bësh vetes para hapit të madh. Nëse nuk punon për të realizuar ëndrrat e tua atëherë dikush do t’ju punësojë për të realizuar ëndrrat e tij. Të fillosh një biznes tëndin mund të jetë një eksperiencë ndjellëse dhe emocionuese. Kjo gjë mund të ofrojë përfitime të shumta si p. sh të jesh vetë shefi i punës tënde, të punosh për veten dhe jo për të tjerët, t’i vendosësh oraret vetë dhe të jetosh duke bërë diçka që të pëlqen. Por, për t’u bërë një sipërmarrës i suksesshëm duhet të hartosh një plan të plotë dhe gjithpërfshirës, të kesh ide të reja dhe të punosh shumë.

Por çfarë aftësish duhet të kesh për të drejtuar një biznes? • • •

Por çfarë aftësish duhet të kesh për të drejtuar një biznes? • • • Të kesh guxim të ndërmarrësh rrezikun: Duke qenë shef I vetes suaj do të thotë që ju jeni personi që do të merrni vendimet e forta. Sipërmarrja shpesh të bën të kesh dilema dhe pasiguri. A jeni tip që evitoni pasigurinë në jetë dhe shkoni te gjërat e sigurta? Atëherë, të hapni një biznes nuk është punë që bën për ju. Por nëse je një tip që të pëlqen të ndërmarrësh rreziqe kur je I bindur se t’ia dalësh? Atëherë fillo mendo seriozisht për një biznes tëndin. Të jesh i pavarur: Sipërmarrësit duhet të marrin shumë vendime vetë. Nëse ju u besoni instikteve tuaja dhe nuk keni frikë se mund edhe t’ju refuzojnë herë pas here - ju mund të jeni në rrugën e duhur për të qenë një sipërmarrës. Të jesh bindës: Ju mund të keni idenë më të mirë në botë, por në qoftë se ju nuk mund të bindni konsumatorët, punonjësit dhe huadhënësit potencialë ose partnerët, do t’ju duket biznesi shumë më i vështirë. Të kesh aftësi për të negociuar: Si pronar i një biznesi të vogël, ju do t’ju duhet të diskutoni dhe negocioni gjithçka, që nga qiratë, kushtet e kontratës e deri tek përqindjet. Aftësitë negociuese të rafinuara do t'ju ndihmojnë të kurseni para dhe të mbani biznesin tuaj në rrugë të mbarë. Të jesh krijues: A jeni të aftë të mendoni ide të reja? Arrini të gjeni shpesh mënyra të reja për të zgjidhur problemet? Sipërmarrësit duhet të jenë të afte të mendojnë në mënyrë kreative. Të kesh mbështetje: Para se të filloni një biznes, është e rëndësishme që të keni stabilizuar një sistem mbështetjeje te forte. Ju do të jeni të detyruar që të merrni vendime shumë të rëndësishme, sidomos në muajt e parë të hapjes së biznesit tuaj.

A mendon se i përmbush aftësitë e mësipërme për të qenë një sipërmarrës i

A mendon se i përmbush aftësitë e mësipërme për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm? • • • • • Atëherë bëji vetes 20 pyetje thelbësore: 1. Pse po filloj një biznes? 2. Çfarë lloj biznesi dua? 3. Kush është klienti im ideal? 4. Cilat jane produktet apo shërbimet qe do të ketë biznesi im? 5. A jam i përgatitur për të shpenzuar kohën dhe paratë e nevojshme për të filluar biznesin tim? 6. Nga ndryshojne idete e biznesit, produktet dhe shërbimet e mia nga të tjerët në treg? 7. Ku do të vendoset biznesi im? 8. Sa punonjes do të më duhen? 9. Për cfarë furnizuesish kam nevojë? 10. Sa para më nevojiten për të filluar? 11. Do të më duhet të marr një kredi? 12. Pas sa kohësh do bëhen të disponueshme produktet apo shërbimet e mia? 13. Pas sa kohësh do të marr fitimet e mia? 14. Cilët janë konkurrentët e mi? 15. Çfarë çmimesh do t’ju vë produkteve të mia krahasuar me atë që më konkuron? 16. Si do ta ndërtoj strukturën ligjore të biznesit tim? 17. Çfarë taksash duhet të paguaj? 18. Çfarë lloj kontrate sigurimi mund të jetë e rëndësishme për biznesin tim? 19. Si do ta menaxhoj biznesin tim? 20. Si do ta promovoj dhe reklamoj biznesin tim?

 • SI TE REGJISTROSH NJE BIZNES • Të nisësh një biznes është shumë

• SI TE REGJISTROSH NJE BIZNES • Të nisësh një biznes është shumë interesante por mos harroni; pa regjistruar biznesin tuaj ai nuk mund të quhet i tillë. Keni zgjedhur biznesin me të cilin doni të merreni, keni zgjedhur emrin e duhur për biznesin tuaj, keni menduar një plan biznesi atëherë hapi i parë është regjistrimi i tij në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, Drejtorine e Bujqesise dhe Drejtorine Tatimore. • Çfarë duhet për regjistrimin fillestar? • • • Dokumentet dhe te dhënat e detyrueshme për regjistrimin janë si më poshtë: Identitetin e themeluesve dhe te administratorit apo administratoreve, Seline me adresen e saj, Kapitalin e shoqerise, ose Token. Emërtimin Objektin e veprimtarisë • • • Shkrimi i një Plan Biznesi, Keni një ide novatore për një biznes? Dëshironi që biznesi juaj të jetë i suksesshëm, fitimprurës dhe i qëndrueshëm? Ju duhet të identifikoni, planifikoni dhe më tej… të fitoni. Nisni gjithmonë me një PLAN BIZNESI! PLANI I BIZNESIT do të jetë busulla juaj orientuese në një fushë të re dhe të panjohur. Hartimi i njëplani biznesi të detajuar dhe të mirëmenduar do të jetë një nga hapat më të rëndësishëm që do t’ju duhet patjetër të ndërmerrni, sepse ky plan do t’ju drejtojë dhe do t’ju udhëzojë, veçanërisht në vitet e para të zhvillimit të biznesit.

 • PLANI I BIZNESIT zakonisht projekton për një periudhe 3 -5 vjeçare dhe

• PLANI I BIZNESIT zakonisht projekton për një periudhe 3 -5 vjeçare dhe përcakton rrugën që duhet të ndjekë një biznes për të arritur objektivat e përcaktuara. Një plan i detajuar është më rëndësi thelbësore dhe është mjeti kryesor që do t’ju ndihmojë të mendoni objektivisht mbi faktorët që ndikojnë në biznesin tuaj dhe rrjedhimisht të merrni vendime të informuara në çdo etapë zhvillimi të biznesit. • • Përmbledhja shpesh herë konsiderohet si pjesa më e rëndësishme e një PLANI BIZNESI. Kjo pjesë përmbledh shkurtimisht informacion mbi biznesin dhe i jep përgjigje pyetjeve: Cilët jeni? Çfarë dëshironi të arrini? Pse mendoni se ideja juaj është e rëndësishme? • • Çfarë informacioni duhet të përfshini në përmbledhje? Përmbledhja e planit të biznesit është prezantimi i parë me çdo lexues, prandaj përmbajtja e saj ka rëndësi të veçantë! Nëse jeni një individ që zotëron një binzes ekzistues dhe që ka kohë që ushtron veprimtarinë në treg, atëherë përmbledhja juaj duhet të përmbajë: Objektivin e kompanisë – Në këtë pjesë, ju do të shpjegoni se ku qëndron ideja kryesore që drejton biznesin tuaj. Informacion mbi kompaninë – Në këtë kategori duhet të përfshini historikun e kompanisë, duke përmendur periudhën kur është ngritur biznesi, emrat e aksionerëve kryesorë të biznesit, skuadrën e menaxhimit, numrin e punonjësve si dhe vendodhjen e biznesit.

 • Të dhënat kryesore që tregojnë zhvillimin e kompanisë – Në këtë pjesë

• Të dhënat kryesore që tregojnë zhvillimin e kompanisë – Në këtë pjesë duhet të përfshini ato të dhëna që ju mendoni se janë të rëndësishme në vlerësimin e suksesit të biznesit tuaj. (mund të përfshini përqindjen që zë kompania juaj në treg, fitimin vjetor etj). • Produktet apo Shërbimet që ofron biznesi juaj – Shkurtimisht përshkruani shërbimet apo produktet kryesore që ofron biznesi juaj. • Informacion financiar – Në rast se do të kërkoni financim për biznesin tuaj, atëherë do t’ju duhet të përfshini në përmbledhje edhe informacion mbi financat e investitorëve aktualë. • Informacion mbi planet e së ardhmes – Shpjegoni se ku dëshironi që të poziciohet biznesi juaj në të ardhmen dhe si mendoni se do të veproni për të arritur objektivat e vendosura. • Nëse do të nisni një biznes i ri. Nëse sapo keni menduar të nisni një biznes, atëherë duhet të keni parasysh qe te jepni informacion të detajuar mbi arsyet specifike që ju shtynë drejt hapjes së këtij biznesi. • Tregoni që keni kryer kërkim të detajuar të tregut. • Përfshini informacion mbi një mangësi apo kërkesë specifike të tregut që ju keni vrojuar, e që mendoni se përmbushet nga produkti dhe zgjidhja që ju ofroni.

 • • • Përshkrimi i kompanisë Ky seksion i planit tuaj të biznesit

• • • Përshkrimi i kompanisë Ky seksion i planit tuaj të biznesit duhet të përmbajë një përshkrim tejet të detajuar të elementeve të ndryshëm përbërës të biznesit tuaj. Në këtë pjesë ju duhet të: Përshkruani natyrën e biznesit tuaj dhe të rendisni të gjitha kërkesat e tregut që ju po përpiqeni të përmbushni. Shpjegoni se si i përmbushin kërkesat e konsumatorëve dhe si u përgjigjen nevojave të tregut produktet që ju ofroni. • • • Rendisni të gjithë personat që ju targetoni: konsumatorët specifikë, organizatat apo bizneset që do të marrin produkte apo shërbime nga ju. • Shpjegoni avantazhet dhe përfitimet e klientëve nga produktet apo shërbimet që biznesi juaj ofron, që mund të jenë: vendodhja lehtësisht e aksesueshme, stafi profesionist, veprimtaria efikase aftësia për të sjellë vlerë dhe cilësi tek klientët. • • Analiza e tregut. Ky seksion duhet të ilustrojë në mënyrë të detajuar njohuritë që ju keni mbi fushën në të cilën do të veproni, si dhe mbi tregun ku do të zhvilloni veprimtarinë tuaj. Çfarë informacioni duhet të përfshini në seksionin e analizës së tregut? Përshkrim i fushës në të cilën do të zhvilloni biznesin tuaj – Përshkruani industrinë në të cilën do të veproni, duke dhënë detaje mbi madhësinë e saj, rritjen dhe zhvillimin në kohë apo të tjera karakteristika dhe trende që ju mund të mendoni të arsyeshme. Do t’ju duhet gjithashtu të rendisni edhe grupet kryesorë të klientëve brenda fushës suaj të veprimit. Informacion mbi tregun që ju synoni të targetoni – Përshkallëzojeni tregun që synoni të tërhiqni, në mënyrë që madhësia e tij të jetë e menaxhueshme prej jush.

 • • Shumë biznese gabojnë në këtë pikë dhe synojnë të tërheqin shumë

• • Shumë biznese gabojnë në këtë pikë dhe synojnë të tërheqin shumë më shumë klientë dhe tregje nga ç’mund të përballojnë. Bëni një kërkim të tregut dhe përfshini informacionin e duhur mbi tregun që ju synoni të arrini: Karakteristika dalluese – Duhet të arrini t’u përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme: Cilat janë kërkesat dhe nevojat kryesore të klientëve të mundshëm? A janë plotësuar këto kërkesa dhe nevoja nga produktet apo shërbimet e ofruara nga biznesi juaj? Cilat janë karakteristikat demografike të grupit që synoni të arrini? Si mund t’i arrini? A ka trende sezonale apo ciklike në zakonet e tyre blerëse që mund të kenë impakt në ecurinë e biznesit tuaj? • Madhësia e tregut parësor që biznesi juaj targeton dhe synon të arrijë – Përveç madhësisë së tregut në të cilin do të ushtroni veprimtarinë tuaj, duhet të vendosni të dhëna edhe mbi fuqinë blerëse vjetore për industrinë tuaj. Duhet të përcaktoni gjithashtu edhe rritjen e parashikuar vjetore të grupit tuaj të interesit. • Sa përqindje të tregut mund të arrini të fitoni? – Cila është përqindja e tregut dhe numri i klientëve që synoni të arrini në një zonë të përcaktuar gjeografike? • Tarifimi dhe marzhet bruto të targetuara – Do t’ju duhet të përcaktoni strukturën e tarifimit, nivelet bruto të marzheve dhe uljet që ju planifikoni të përdorni. Në ato rastë kur ju përfshini informacion mbi kërkimet e tregut që keni kryer, në këtë seksion do të duhet të fokusoheni vetëm në rezultatet e këtyre testeve.

 • Analiza e konkurrueshmërisë – Kjo analizë duhet të identifikojë konkurrentët tuaj në

• Analiza e konkurrueshmërisë – Kjo analizë duhet të identifikojë konkurrentët tuaj në segmentin e tregut në të cilin veproni. Karakteristikat e konkurrentëve që duhet të rendisni janë si më poshtë: • Përqindja që zënë në treg, • Pikat e forta dhe të dobëta tëtyre, • Sa i rëndësishëm është segmenti i klientëve që ju synoni të arrini për konkurrentët tuaj? • A ka ndonjëbarrierë që mund t’ju pengojnë në momentin kur ju do të vendosni të hyni në biznes? • Cila është mundësia juaj më e mirë në këtë treg? • A ka konkurrentëjo të drejtëpërdrejtë apo dytësorë që mund të ndikojnë në suksesin e biznesit tuaj? • Çfarë barrierash shfaq tregu? (psh teknologjia në zhvillim të vazhdueshëm, kosto të larta të investimit, mungesa e personelit të kualifikuar)? • Pengesat legjislative– Në këtë pjesë duhet të përfshini të gjithë pjesën legjislative që lidhet me biznesin tuaj dhe si do t’i përmbushni të gjitha detyrimet e caktuara nga ligji.

 • • • • Struktura organizative dhe Menaxhimi. Ky seksion duhet të përmbajë

• • • • Struktura organizative dhe Menaxhimi. Ky seksion duhet të përmbajë informacion mbi strukturën organizative të biznesit, duhet të japë detaje mbi aksionerët e biznesit, si dhe duhet të shtjellojë në mënyrë të detajuar profilet e anëtarevë të skuadrës menaxhuese. Si është e ndarë puna në biznesin tuaj? Cilët janë anëtarët e bordit drejtues apo të ekipit menaxhues dhe cili është profili i tyre? Duhet të jeni të kujdesshëm që në këtë pjesë të përshkruani në mënyrë të detajuar atë që ju ofroni për klientët, duke vendosur theksin tek risia që ju sillni në treg. Cila është ajo karakteristikë që e bën produktin apo shërbimin tuaj më të mirë se të konkurrencës? Si i përmbush shërbimi apo produkti juaj nevojat e grupit që ju synoni të arrini? Çfarë informacioni të përfshini në këtë seksion? Një përshkrim të detajuar të produktit apo shërbimit të ofruar nga ju dhe stadin e zhvillimit të tij (është produkt ekzistues, ide etj. ) Detaje mbi fazën e zhvillimit të produktit, Prona Intelektuale (listoni të gjitha dokumentet që mund të keni për regjistrimet e kryera), Aktivitete të lidhura me kërkimet e tregut për produkte apo shërbime të reja, Marketingu, dhe Shitjet.

 • • • Marketimi i produkteve apo shërbimeve që do të ofroni për

• • • Marketimi i produkteve apo shërbimeve që do të ofroni për klientin është një nga pjesët më të rëndësishme, sepse Marketingu në thelb është një proces që synimin kryesor ka atë të krijimit të bazës së klientëve. Një strategji e përgjithshme marketingu duhet të përbëhet nga katër strategji të ndryshme: Strategjia e penetrimit të tregut, Strategjia e rritjes që mund të përfshijë: një strategji të brendshme mbi mënyrën e rritjes së kapacitetit njërëzor, strategji e rritjes që lidhet me blerjen e një biznesi tjetër që mund të jetë me interes dhe të ndikojë pozitivisht në biznesin tuaj, një strategji e rritjes me anë të franchising ( zhvillimit të degëve të tjera), një strategji horizontale që ju lejon të ofroni të njëjtin lloj produkti në tipe të ndryshëm klientësh, apo një strategji vertikale që ju lejon të ofroni të njëjtat produkte në nivele të ndryshme të shpërndarjes. Strategjia e kanaleve të shpërndarjes – Mundësitë e shtjellimit për kanalet e shpërndarjes mund të përfshijnë forcën e brendshme të shitjes, distributorët, pikat e shitjes etj. Strategjia e komunikimit duhet të shpjegojë mënyrat se si mendoni se do të arrini të komunikoni mesazhet e duhura, tek klientët e duhur. Mënyrat që mund të zgjidhni për të komunikuar produkte/shërbimet tuaja janë: promocionet reklamat në median audio e atë vizive printi marrëdhëniet me publikun materiale promocionale si: broshura, fletëpalosje, katalogë, postera etj.

 • • • • Strategjia juaj e shitjes duhet të përmbajë dy elemente

• • • • Strategjia juaj e shitjes duhet të përmbajë dy elemente kryesore: Strategjinë e forcës shitëse: Nëse ju do të keni një forcë shitëse, a planifikoni që kjo e fundit të jetë e brendshme apo do të përdorni përfaqësuesit individual që nuk do të jenë punonjës të biznesit tuaj? Sa përfaqësues do të rekrutoni? Cfarë strategjish rektrutimi do të përdorni? Si do ta trajnoni forcën tuaj të shitjeve? Cfarë skemash kompensimi do të përdorni? Aktivitetet tuaja të shitjes. Kërkesa për Financim. Në pjesën ku ju do të shfaqni kërkesën tuaj specifike për financim duhet të keni parasysh të vendosni: Kërkesën specifike që keni aktualisht për finacim, Kërkesa për financim që mund të keni në të ardhmen e afërt ( psh në 5 vitet në vijim), Si do t’i përdorni fondet që do të merrni, Çdo plan strategjik financiar që mund të keni hartuar për të ardhmen: shitje biznesi, blerje të një biznesi të ri etj, që mund të jenë më rëndësi për kreditorin apo financuesin, meqënese mund të impaktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë aftësinë tuaj për të paguar këtë financim.

 • • • Planifikimi financiar. Ky është një hap që ju duhet të

• • • Planifikimi financiar. Ky është një hap që ju duhet të ndërmerrni pasi të keni analizuar tregun dhe të keni vendosur objektiva të qarta. Vetëm në këtë rast ju mund t’i shpërndani resurset në mënyrë efektive. Në planin tuaj duhet të përfshini gjithashtu: Historikun e të dhënave financiare, Nëse ju zotëroni një biznes ekzitues atëherë do t’ju duhet të paraqisni historikun e të dhënave, të lidhur me performancën e kompanisë suaj. • Pjesa më e madhe e kreditorëve kërkojnë të dhëna për të paktën 3 deri në 5 vitet e fundit, në varësi të kohës që keni në këtë biznes. Historiku i të dhënave financiare përfshin pasqyrën e të ardhurave, bilancin, apo renditjen e pronave të mundshme, kolaterale që mund të përdoren për kredinë tuaj. • Parashikim i të dhënave financiare. Këto të dhëna do t’u shërbejnë kreditorëve për të kuptuar kapacitetet e kompanisë dhe ato që kompania do të arrijënë pesë vitet e ardhshme. Çdo dokument do të duhet të përmbajë parashikime të pasqyrave të të ardhurave, bilanceve, raportet për rrjedhjen e parave dhe buxhetin për shpenzimet kapitale. Për vitin e parë, ju duhet të vendosni parashikime mujore apo tre mujore. Më tej, për dy deri në vitet në vijim, parashikimet mund të jenë tre mujore apo vjetore. Duhet të jeni të kujdesshëm që parashikimet tuaja të kenë vlera të njëjta me kërkesat që keni parashtruar për financim.

PYETJE ? FALEMINDERIT PER VEMENDJEN

PYETJE ? FALEMINDERIT PER VEMENDJEN