FAR SHT RRUZARJA Rruzarja sht e prbr nga
ÇFARË ËSHTË RRUZARJA? Rruzarja është e përbërë nga shumë lutje drejtuar Maries, Nënës së Jezusit. Por mbi të gjitha është përkujtimi i momenteve më të rëndësishme të jetës së Jezusit dhe Maries. Ngjarjet e jetës së Jezusit dhe Maries quhen mistere, dhe janë shenja dashurie që kanë ndodhur për shpëtimin tonë.
ÇFARË JANË MISTERET? Duke lutur Rruzaren, në fakt, zbulojmë misterin e kësaj dashurie të madhe për ne. Në jetën e Jezusit dhe Maries ka ngjarje të bukura që i kanë dhuruar Maries shumë gëzim, këto janë misteret e gëzimit. Ka ngjarje që tregojnë ligësinë e njerëzve ndaj Jezusit, ngjarje që e kanë bërë Marinë të vuajë shumë: këto janë misteret e mundimeve. Ka ngjarje që kujtojnë lumturinë, lavdinë që Hyji i ka dhënë Maries dhe Jezusit: këto janë misteret e lumturisë.
Më 16 Tetor 2002, Papa festoi një datë shumë të rëndësishme për të: 24 vjet që ai është Papë dhe deshi t’i bëjë një dhuratë Marisë dhe të gjithë neve. Ai tha: “Sa hire kam marrë në këto vite nga Virgjëra e Shenjtë nëpërmjet Rruzares. Dëshiroj t’i drejtoj falënderimin tim Zotit me fjalët e Nënës së Tij tejet të Shenjtë, nën mbrojtjen e së cilës drejtova shërbimin tim ndaj Kishës”.
Papa Gjon Pali II shpalli pastaj vitin që fillon që nga tetori 2002 deri në tetor 2003, VITIN E RRUZARES, dhe i ka shtuar Rruzares 5 ngjarje të tjera të jetës së Jezusit duke i quajtur: MISTERET E DRITËS. Zgjodhi pesë momente të tjera të jetës së Jezusit në të cilat shihet në mënyrë të veçantë drita e pranisë së Hyjit në jetën tonë, dritë që është sjellë nga shpallja e Lajmit të Mirë që u është bërë njerëzve, pra Ungjilli.
A E KUJTON LURDIN? MARIA I SHFAQET NJË VAJZE TË VOGËL 14 VJEÇE … Ishte 11 Shkurt 1858 kur në Lurd, në Francë, Zoja i shfaqet një vajze të vogël 14 vjeçe, e quajtur Bernardeta, në një shpellë. Zoja ishte e veshur me të bardha, me një copë bojëqielle rreth belit dhe Rruzaren mbi krah. Bernardetës Maria i kërkon të lutë Rruzaren çdo ditë për të gjithë mëkatarët. Nga shpella doli një burim uji i mrekullueshëm.
MARIA U KA KËRKUAR RECITIMIN E RRUZARES PIKËRISHT FËMIJËVE. A të kujtohet FATIMA dhe shfaqja e Maries tre barinjve Françeskut, Luçies e Gjaçintes? Atyre Zoja u porosit recitimin e Rruzares çdo ditë për paqen në botë, kthimin e Rusisë dhe fundin e luftës së parë botërore.
RRUZARJA ËSHTË NJË LUTJE SHUMË E BUKUR DREJTUAR MARIES, DHE ËSHTË PËR TË GJITHË, TË MËDHENJ E TË VEGJËL Por duhet të kuptohet mirë bukuria e kësaj lutjeje. Mendo sa herë do të doje t’i thoje mamit: “Të dua shumë!”. Ndoshta nuk e bën shpesh, por sigurisht mamin e do shumë, siç do edhe babin, vëllezërit e tu, miqtë e tu e nëse nuk u thua atyre shumë herë që i do shumë ndodh sepse shpesh nuk e mendon. E njëjta gjë vlen për lutjen: nëse e do Jezusin, dhe Marien, mëso tua thuash shpesh këtë. Do të zbulosh atëherë sa bukur është ta thuash Rruzaren!
TË DUA SHUMË …TË FALEM MARI Çdo TË FALEM MARI që reciton në Rruzare është një “TË DUA SHUMË” që i thua Asaj dhe Jezusit. Mendo se sa të lumtur janë për dashurinë tënde e sa të lumtur janë të të duan ty dhe personat për të cilët lutesh. RRUZARJA është një THESAR për tu konsumuar dhe për tu dhuruar!
NJË NGJARJE E JETËS SË JEZUSIT SHOQËRON ÇDO DHJETËSHE TË RRUZARES Po të shoqëroj tani të zbulosh cilat janë ngjarje e Jezusit që kujtojmë në Rruzare, për çdo dhjetëshe, Mister për Mister. Kështu, kur të recitosh Rruzaren, është bukur të kujtosh, ndërsa thua TË FALEM MARI, atë ngjarje që i ka ndodhur Jezusit. Imagjino, ndërsa je duke u lutur, të bësh një udhëtim në kohë dhe të shoqërosh Jezusin pikërisht siç kanë bërë Apostujt dhe Maria.
RRUZARIA FILLON: Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen. Pastaj Lavdi Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt, . . . Pastaj O Jezusi im, na i fal mëkatet tona, shpëtona prej flakës së ferrit, dhe çoi në qiell të gjithë shpirtrat, por sidomos ata, që kanë me shumë nevojë për mëshirën tënde. Prandaj vijon Prezantimi i misterit ( thuhen misteret e përshtatshme për çdo ditë ), Ati ynë dhe 10 Të falemi Mari, Pastaj rifillon përsëri Lavdi Atit, o Jezusi im. . . Në fund tuhet: Të falemi Mbretëresha. Mund t’i shtohet Litanitë, një listë virtytesh Nënës së Jezusit.
MISTERET = NGJARJET E JETËS SË JEZUSIT DHE MARIES MISTERET E LUMTURISË MISTERET E GËZIMIT E MËRKURE - E DIEL E HËNË – E SHTUNË MISTERET E DHIMBJES MISTERET E DRITËS E MARTË – E PREMTE E ENJTE
Misteri 1° i GËZIMIT: Lajmërimi Në Nazaret jeton një vajzë e re me emrin Maria, e cila dëgjon një zë që i thotë: “ Të falem, o Mari. Hyji të ka zgjedhur për tu bërë Nëna e Shpëtimtarit ”. Maria shqetësohet: “ Unë jam e vogël, e varfër. . . Si ka mundësi që Hyji ka drejtuar shikimin e Tij mbi mua”? Zëri i Engjëllit përgjigjet: “Mos u tremb, Mari. Hyji të ka zgjedhur mes të gjitha grave, sepse je e vogël dhe e varfër, por plot dashuri dhe hir. Djalin që do të lindë prej teje do ta quash Jezus. Atëherë Maria thotë: “Unë jam shërbëtorja e Zotit. U bëftë në mua ajo që the ti”.
Misteri 2° i GËZIMIT: Maria viziton Elizabetën Maria nuk do të donte t’i zbulonte askujt sekretin e asaj që ka ndodhur. As Jozefit. Maria ka një kushërirë më të vjetër se veten, Elizabetën, vendos të shkojë ta takojë. Elizabeta dhe Maria përqafohen. Dhe Elizabeta thotë: “Ti je e bekuar mes të gjitha grave dhe i bekuar është fëmija që mban afër zemrës sate. Unë nuk jam e denjë që nëna e Shpëtimtarit të vijë të më bëjë vizitë. Lumja ti, o Mari, që ke besuar në fjalët e Hyjit”.
Misteri 3° i GËZIMIT: Lindja e Jezusit Hyji i zbulon Jozefit që biri i Marisë është Jezusi, Shpëtimtari. Jozefi martohet me Marien dhe pranon të kujdeset për Jezusin. Arrin një urdhër nga perandori romak August i cili komandon në Palestinë. Të gjithë banorët e asaj krahine duhet të shkojnë në vendin ku kanë lindur për tu regjistruar. Jozefi ka lindur në Betlehem, një fshat rreth 150 km nga Nazareti. Dhe në Betlehem do të lindë Jezusi.
Misteri 4° i GËZIMIT: Paraqitja në Tempull Kur lindtte fëmija i parë në familjet hebreje, dyzet ditë pas lindjes dërgohej në tempullin e Jeruzalemit dhe u paraqitej meshtarëve. Prindërit falënderonin Zotin për fëmijën dhe i ofronin, në shenjë mirënjohjeje, një qengj Hyjit. Nëse ishin të varfër ofronin dy pëllumba. Maria dhe Jozefi dërgojnë Jezusin në tempull. Jozefi nuk ka lekë të mjaftueshëm për të blerë një qengj dhe blen dy pëllumbesha të bardha.
Misteri 5° i GËZIMIT: Jezusi mes dijetarëve të Tempullit Kur Jezusi mbush dymbëdhjetë vjeç, prindërit e dërgojnë në shtegtim në tempullin e Jeruzalemit. Pas vizitës, Maria dhe Jozefi nisen së bashku me shtegtarët e tjerë. Burrat dhe gratë udhëtojnë të ndarë. Kështu si Maria dhe Jozefi mendojnë se Jezusi është me prindin tjetër. Por, Jezusi nuk është. Menjëhere Jozefi dhe Maria kthehen mbrapsht dhe pas tre ditësh gjejnë Jezusin që flet për Shkrimet e Shenjta me dijetarët e Tempullit.
Misteri 1° i DRITËS: Pagëzimi në Jordan Ndërsa Gjon Pagëzuesi pagëzonte në brigjet e lumit Jordan, hyri edhe Jezusi në ujë, për të marrë pagëzimin në shenjë solidariteti me njerëzit. Gjoni pagëzonte mëkatarët, ndërsa Jezusi ishte Biri i Hyjit i ardhur në botë për të hequr mëkatet e njerëzve! Por Jezusi i thotë: “Bëj çfarë po të kërkoj: e kam një arsye”. Dhe Gjoni, sapo kishte pagëzuar Jezusin, sheh Shpirtin e Hyjit duke zbritur si një pëllumb mbi Jezusin, ndërsa një zë i thoshte: «Ky është Biri im i dashur, të cilin e kam për zemër !» .
Misteri 2° i DRITËS: Dasma e Kanës Në fshatin Kanë të Galilesë kremtohej një martesë, në të cilën ishte ftuar edhe Jezusi, me nënën e tij dhe dishepujt e tij. Gjatë drekës së dasmës mbarohet vera, e rrezikonte të prishej festa. Maria e vë re dhe i thotë Jezusit, i cili u kërkon të sjellin disa enë guri plot me ujë. Uji shndërrohet në verë shumë të mirë!
Misteri 3° i DRITËS : Shpallja e Mbretërisë së Hyjit Jezusi kur la Nazaretin për të filluar të kryejë misionin e tij mbi tokë, kalonte nga njëri fshat në një tjetër, nga një qytet në një tjetër të Palestinës, dhe të gjithë atyre që takonte u përsëriste të njëjtat fjalë: “Kthehuni, sepse Mbretëria e qiellit është afër”. Pra, ndryshoni jetë, jini miq të sinqertë me Hyjin, dhe Ai do t’ju hapë derën e mbretërisë së tij, ku do të jeni të lumtur përgjithmonë.
Misteri 4° i DRITËS : Shndërrimi Një ditë Jezusi merr me vete apostujt Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin dhe i udhëheq të luten në një vend të vetmuar. E atje, përballë tyre, u shndërrua, pra ndryshoi pamje dhe u bë i mrekullueshëm: fytyra e tij shkëlqente si dielli, dhe veshjet e tij u bënë të bardha si drita. E shfaqen duke biseduar me Jezusin profeti Elia dhe Moisiu, udhëheqësi që kishte shoqëruar popullin e Hyjit jashtë skllavërisë së Egjiptit.
Misteri 5° i DRITËS : Themelimi i Eukaristisë Të enjten para se të kryqëzohej, Jezusi me apostujt po kremtonte Pashkët hebraike me anë të së cilës kujtonte daljen e Hebrenjve nga Egjipti. Në një moment Jezusi merr bukën, e bekon, e thyen dhe ua jep dishepujve duke thënë: “Ky është trupi im që do të flijohet për ju”.
Misteri 1° i DHIMBJES: Jezusi në Gjetseman Autoritetet hebraike kërkojnë ta kapin Jezusin për ta vrarë. Bien dakord me një apostull, Judë Iskariotin, që ta dorëzojë Jezusin në duart e tyre. Pasi ka ngrënë darkë me apostujt, Jezusi shkon në një kopsht me ullinj afër Jeruzalemit. Apostujt i zë gjumi shtrirë nën ullinj. Jezusi është shumë i trishtuar. Ulet në gjunjë dhe thërret Hyjin: “O Atë, më ndihmo në këtë moment. Por, u bëftë vullneti yt dhe jo i imi”.
Misteri 2° i DHIMBJES : Frushkullimi Meshtarët, me dëshmitarë të rremë, dënojnë me vdekje Jezusin. Por, duhet më parë të marrin leje nga Guvernatori romak, Ponci Pilat. Jezusi merret në pyetje nga ai. Pilati e pyet Jezusin, por Jezusi hesht. Atëherë, duke shpresuar të mallëngjejë turmën dhe të mbyllë çështjen, Pilati urdhëron që Jezusi të frushkullohet nga ushtarët e tij.
Misteri 3° i DHIMBJES : Kurorëzimi me ferra Përpara se ta dërgojnë të dënuarin me vdekje në Kalvar për ta kryqëzuar, ushtarët duan të kënaqen pak. Sajojnë një lojë. Një ushtar i vesh Jezusit mantelin e tij të kuq. Një tjetër i vendos në dorë një kallam sikur të ishte shkopi i mbretit. Një tjetër, thur një kurorë ferrash dhe e shtyn me forcë mbi kokën e Jezusit. Të gjithë bëjnë sikur ulen në gjunjë përpara Jezusit, për tu tallur.
Misteri 4° i DHIMBJES : Ngjitja drej Kalvarit Kryqëzimi ishte vdekja e rezervuar për skllevërit, vrasësit, hajdutët. Së bashku me Jezusin sillen në Kalvar, për tu kryqëzuar, dy hajdutë. Turma që ishte mbledhur në shesh shoqëron kortezhin e të dënuarve. Mes njerëzve ështe edhe Maria, nëna e Jezusit. Është zverdhur dhe nuk ka më lotë në sytë e saj. Gjoni, apostulli i vetëm, që nuk ia ka mbathur, i qëndron afër.
Misteri 5° i DHIMBJES : Vdekja në kryq Ushtarët zhveshin tre të dënuarit. Pastaj i shtrijnë secilin mbi kryqin e vet dhe u gozhdojnë duart dhe këmbët. Tre kryqet ngrihen në këmbë dhe ngulen në tokë. Jezusi i lutet Atit dhe thotë: “Fali ata që më kanë kryqëzuar”. Rreth orës tre të mbasdites re të zeza dhe kërcënuese kanë mbuluar diellin. Jezusi thotë: “O Atë, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim”. Pastaj përkul kokën mbi kraharor dhe vdes.
MISTERI 1° I LUMTURISË : Ringjallja Jezusi është vendosur me ngut në varr mbrëmjen e së premtes, sepse të shtunën, ditë feste për hebrenjtë, nuk mund të varroseshin të vdekurit. Të dielën, në të zbardhur të ditës, disa gra kthehen te varri. Kur arrijnë, gjejnë gurin të rrotulluar dhe të larguar nga varri. Hyjnë në varr, shohin një të ri, ulur në të djathtë, të veshur me të bardha. I riu u thotë: “Ju kërkoni Jezusin e Nazaretit, të kryqëzuarin. Është ngjallur, nuk është këtu. Ja vendi ku e kishin vendosur. Shkoni dhe tregojuani këtë lajm apostujve”.
MISTERI 2° I LUMTURISË: qiell Pas ringjalljes, Jezusi u shfaqet edhe apostujve, që ishin mbyllur në shtëpi nga frika. Jezusi ha e pi me ta, i lejon që t’i prekin plagët në duar dhe në këmbë. Një ditë apostujt gjenden mbi një mal të Galilesë, krahinë e Palestinës ku ishte Nazareti. Jezusi shfaqet për herë të fundit. Jezusi ngre duart dhe i bekon. Ndërsa i bekon, shkëputet nga toka dhe ngjitet drejt qiellit. Ngjitja në
MISTERI 3° I LUMTURISË : Rrëshajat Një ditë, ndërsa Apostujt janë mbledhur në lutje me Marinë Marin , krejt papritur vjen nga qielli një zhurmë, si një erë e vrullshme. Dhe ja, shfaqen në lartësi gjuhë zjarri që ndahen dhe vendosen mbi secilin prej tyre. Ato gjuhë zjarri janë shenja e Shpirtit Shenjt që është dashuria e Jezusit dhe e Atit. Shpirti Shenjt përforcon apostujt dhe i bën guximtarë. Dalin në rrugë e fillojnë të predikojnë.
MISTERI 4° I LUMTURISË: Ngritja e Marisë në qiell Me zbritjen e Shpirtit Shenjt, misioni i Maries mbi tokë ka përfunduar. Maria mezi pret të shkojë në qiell për të qëndruar afër Jezusit. Maria nuk ka bërë asnjë mëkat. Trupi i saj, si ai i Jezusit, nuk mund të prishet, nuk mund të kthehet në pluhur. Menjëherë pas vdekjes, edhe Maria është ringjallur dhe është dërguar, me shpirt dhe me trup, në parajsë afër Birit të saj të bekuar.
MISTERI 5° I LUMTURISË : Maria kurorëzohet mbretëreshë e Engjëjve dhe e Shenjtërve Pas mëkatit të njerëzve të parë, Hyji kishte bërë një premtim: Një grua do të shtypte kokën e gjarpërit, që është simboli i së keqes. Ajo grua është Maria. Në fund të kohrave premtimi i Hyjit do të kryhet. Në qiell do të shfaqet një shenjë e mrekullueshme: një grua e veshur me diell, me hënën këmbët e saj e mbi kokën e saj një kurorë me dymbëdhjetë yje.
TË FALEMI, MBRETËRESHA, nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi. Ty të tërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sytë të mëshirshëm të tu silli prej nesh. E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, ne pas kësaj shkretëtire na e trego. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari. Amen
- Slides: 33