LIDHZA Gjuh Shqipe dhe Letrsi Drejtimi Ekonomi Viti

  • Slides: 11
Download presentation
LIDHËZA Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Drejtimi Ekonomi Viti III Prof. FITNETE MURAT Lidhëza është

LIDHËZA Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Drejtimi Ekonomi Viti III Prof. FITNETE MURAT Lidhëza është pjesa e pandryshueshme e ligjeratës që lidh dy gjymtyrë fjalie ose dy fjali dhe shpreh marëdhënie të ndyshme sintaksore midis tyre. Klasifikimi i lidhëzave sipas prejardhjes Në pikpamje të prejeardhjes lidhëzat mund të ndahen në : a. Lidhëza të parme b. Lidhëza jo të parme

Të parme janë : apo, as , dhe , edhe , në , ose,

Të parme janë : apo, as , dhe , edhe , në , ose, por, etj. Jo të parme janë : 1. Lidhëza të formuara me konversion nga pjesë të ndryshme të ligjeratës. Këtu bëjnë pjesë lidhëzat: që, sa, se, që kanë dalë prej përemerave përkatës lidhorë e pyetës. Lidhëzat , kur, nga, tek, vec, që kanë dalë nga ndajfoljet perkatëse. 2. Lidhëzat të formuara nga përngjitja e dy fjalëve të veçanta. Këtu kemi lidhëzat : porsa, sesa, teksa , kurrë, nëse, etj. meqë , ngase, veçse, etj megjithëse , megjithëqe, derisa , gjersa , mirëpo meqenëse 3. Lokucionet lidhëzore janë të shumta. Ato janë : në qoftë se, në vend që , ndo…ndo, jo vetëm që , por edhe , si…ashtu, edhe, për shkak se, me qëllim që , në rast se, ngado që , sido që , sapo që , si edhe , sa kohë që , çdo herë, etj. P. sh. Fatosi jo vetëm që është i shlëlqyeshëm në mësime, por është shembullor edhe në sjellje.

Klasifikimi i lidhëzave sipas strukturës morfologjike Në pikëpamje të strukturës morfologjike lidhëzat mund të

Klasifikimi i lidhëzave sipas strukturës morfologjike Në pikëpamje të strukturës morfologjike lidhëzat mund të jenë: fjalë te thjeshta , të përngjitura dhe lokucione. Lidhëza te thjeshta janë ato që përbëhen vetëm prej një morfeme. p. sh. apo, as , dhe , edhe , a , ose , që , sa , se, kur , nga , tek, etj. Lidhëza te përngjitura janë ato që formohen nga përngjitja e dy a më shumë fjalëve të vecanta si: derisa , porsa, sesa, kurse, nëse, sikurse, mirëpo, ndonëse, etj. Lokucionet lidhëzore përbëhen prej dy a më shumë fjalësh të pabashkuara në një fjalë: P. sh. në qoftë se , me qëllim , që , edhe pse, jo vetëm që … por, edhe, qoftë …etj.

Klasifikimi i lidhëzave sipas funskionit sintaksor Lidhëzat sipas funksionit sintaksor ndahen në dy grupe:

Klasifikimi i lidhëzave sipas funskionit sintaksor Lidhëzat sipas funksionit sintaksor ndahen në dy grupe: lidhëzat bashkërënditëse dhe lidhëza nënrënditëse. 1. Lidhëzat bashkërenditëse Lidhezat bashkërenditëse shprehin raporte barazie. Shërbejnë për të lidhur dy gjymtyrë ose dy fjali të një fare. Sipas llojit të marrëdhënieve që shprehin , lidhëzat bashkërenditëse ndahen në: a) lidhëza këpujore, b) lidhësa veçuese, c) lidhëza kundërshtore , d) lidhëza përmbyllëse dhe e) lidhëza të shkallëzimit.

a) Lidhëzat këpujore Shprehin një bashkim të thjeshtë gjymtyrësh ose fjalish të një fare.

a) Lidhëzat këpujore Shprehin një bashkim të thjeshtë gjymtyrësh ose fjalish të një fare. Lidhëzat këpujore janë: e , edhe, as , si…. si, si……ashtu, dhe…. . dhe, edhe…. edhe. P. sh. As nuk erdhi, as nuk na lajmëroi. b) Lidhëzat veçuese Tregojnë se fjalët ose gjymtyrët e lidhura me anë të tyre veçojnë njëra tjetrën. (përjashtojnë njëra tjetrën ) d. m. th mund të ndodhë vetëm njëri fakt sepse faktet përjashtojnë njëri tjetrin. Lidhëzat vecuese janë : a , apo, o , ose …ose etj. P. sh. O eja me ne, o mos ec fare. c) Lidhëzat kundërshtore Shprehin , marrëdhënien kundërshtore midis gjymtyrëve të fjalisë që ato i lidhin. Si lidhëza kundërshtore janë: kurse, ndërsa, mirëpo, porse, veç, vetëm se, megjithatë, megjithkëtë, por etj. P. sh. Ditën shkonte në punë, kurse natën ndiqte kursin.

d) Lidhëzat përmbyllëse Përdoren para gjymtyrëve ose para fjalive, atëherë kur fjalia ose gjymtyra

d) Lidhëzat përmbyllëse Përdoren para gjymtyrëve ose para fjalive, atëherë kur fjalia ose gjymtyra para së cilës ndodhen tregon dicka që është përfundim i asaj që është thënë në fjalinë e mëposhtme. Lidhëzat përmbyllëse janë: andaj, pra, ndaj, etj. P. sh. Mendimi i tij ishte më i miri, pra me i argumentuari. e) Lidhëzat e shkallëzimit Mund të lidhin fjali ose gjymtyrë fjalish dhe përdoren zakonisht me vlerë këpujore ose kundërshtore. Lidhëzat e shkallëzimit janë lokucione. Lidhëza të shkallëzimit janë: jo që … po, jo veç … por edhe, jo vetëm që… por as, le që … por edhe etj. P. sh. Le që pëllumbi i hiku nga duart, po mbeti edhe pa kafaz.

2. Lidhëzat nënrenditëse Shprehin raport varësie, shërbejnë kryesisht për të lidhur një fjali të

2. Lidhëzat nënrenditëse Shprehin raport varësie, shërbejnë kryesisht për të lidhur një fjali të varur me fjalinë drejtuese të saj. Sipas llojit të marrëdhënieve që shprehin lidhëzat nënrenditëse ndahen në: a)lidhëza ftilluese, b) lidhëza vendore, c) lidhëza kohore, d) lidhëza shkakore, e) lidhëza qëllimore, f) lidhëza krahasore - mënyrore, g) lidhëza kushtore, h) lidhëza rrjedhimore, i) lidhëza lejore dhe j) lidhëza kundërvënëse.

a) Lidhëzat ftilluese Nuk shprehin kurrfarë marrëdhëniesh të caktuara. Ato vetëm lidhin një fjali

a) Lidhëzat ftilluese Nuk shprehin kurrfarë marrëdhëniesh të caktuara. Ato vetëm lidhin një fjali kryefjalore, kallëzuesore ose përcaktore me fjalinë drejtuese (kryesore). Lidhëzat ftilluese janë: se, që, nëse. P. sh. Ti mendon se ka shkuar mbarë puna jote. b) Lidhëzat vendore Këto lidhëza shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh vendore. Lidhëzat vendore janë: tek, ku, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, kudo që, ngado që, tekdo që etj. P. sh. Ku ka punë, ka edhe bereqet. c)Lidhëzat kohore Shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh kohore. Të këtilla janë lidhëzat dhe lokucionet: kur, derisa, pasi, mbasi, ndërsa, që kur se, kurdoherë, sa kohë, që kur etj. P. sh. Kur erdhën mendtë, ikën dhentë.

d) Lidhëzat shkakore Këta lidhëza shprehin marrëdhënie të ndryshme shkakore. Të tilla janë: sepse,

d) Lidhëzat shkakore Këta lidhëza shprehin marrëdhënie të ndryshme shkakore. Të tilla janë: sepse, si, pasi, derisa, gjersa, sapo, meqë, ngase, për shkak se etj. P. sh. Tërë natën u pastruan rrugët, për shkak se kishte rënë shumë dëborë. e) Lidhëzat qëllimore Shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të nryshme marrëdhëniesh qëllimore. Të tilla janë: që, me qëllim që, në mënyrë që. P. sh. Lexuan shumë ngadalë, me qëllim që mos i pengonin shokët. f) Lidhëzat krahasore – mënyrore Këto lidhëza shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh krahasore ose mënyrore. Të tilla janë lidhëzat: sa, si, se, sikurse, ashtu sic etj. P. sh Detyrën e kishin bërë, ashtu siç i kishte porositur mësuesi. Sa më shumë do të bjerë shi, aq më tepër do të ketë rrezik nga vërshimet.

g) Lidhëzat kushtore Këto lidhëza shërbejnë për të lidhur fjali që shprehin lloje të

g) Lidhëzat kushtore Këto lidhëza shërbejnë për të lidhur fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh kushtore. Të tilla janë: në, po, nëse, sikur, në qoftë se, në është se, po qe se, me kusht që, në rast se etj. P. sh. Do të gëzohem shumë, po qe se vjen edhe ajo. h) Lidhëzat rrjedhimore Shërbejnë për të lidhur fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh rrjedhimore. Të tilla janë lidhëzat: sa, saqë, aq sa, kështu që etj. P. sh. U përmallua aq shumë, sa si mbushi sytë me lot. i) Lidhëzat lejore Shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh lejore. Të tilla janë: megjithëse, megjithëqë, ndonëse, sadoqë, sidoqë, edhe në, edhe po, edhe pse, edhe sikur etj. P. sh. Edhe pse ishte mesi i dimrit, koha bënte ende ngrohtë.

j) Lidhëzat kundërvënëse Shërbejnë për të shprehur një kundërvënie ndërmjet dy veprimeve, dy gjendjeve.

j) Lidhëzat kundërvënëse Shërbejnë për të shprehur një kundërvënie ndërmjet dy veprimeve, dy gjendjeve. Lidhëzat kundërvënëse janë: nëse, në qoftë se, ndërsa, në vend që. P. sh. Në qoftë se shkoni ju, ai nuk do të vijë. Detyrë Shtëpie: 1. Lidhëz quhet? 2. Sipas prejardhjes si i ndajmë lidhëzat? 3. Sipas strukturës morfologjike si ndahen lidhëzat? 4. Trego disa lidhëza të parme? 5. Shkruaj disa lokucione lidhëzore? 6. Sipas funksionit sintaksor lidhëzat ndahen? 7. Çka shprehin lidhëzat bashkërenditëse? 8. Shkruaj lidhëzat veçuese? 9. Lidhëzat e nënrenditura çfarë raportesh shprehin? 10. Shkruaj disa lidhëza kohore, vendore, shkakore dhe lejore – duke i përdorur në fjali