Bibliografia Bibliografia sht pjes e pandashme e zhvillimit
Bibliografia • Bibliografia është pjesë e pandashme e zhvillimit të punës mendore dhe pjesë e pandashme e dëftimit të provave shkencore. Nëpërmjet saj bëhet argumentimi i pohimeve të paraqitura në përmbajtje të dokumenteve.
• Bibliografia, po ashtu, është klasifikim a përshkrim shkencor e sistematik i botimeve të ndryshme (i librave, i revistave etj. ) për t’u bërë të njohura të tjerëve. • Bibliografia vendoset në fund të punimit dhe ajo është pjesë e domosdoshme e punimit shkencor.
• Bibliografia mund të përfshijë vetëm ato vepra që autori quan si më të përshtatshme për tematikën e punimit të tij ose mund të përfshijë edhe vepra që ka shfrytëzuar dhe që lidhen sadopak me punimin e tij. • Pra, bibliografia mund të ketë gjatësi të ndryshme.
• Titujt e bibliografisë renditen në mënyrë alfabetike sipas mbiemrit të autorit. • Në rastet ku nuk ka autor, vepra radhitet sipas germës së parë të titullit të veprës. • Veprat pa autorë nuk duhet të radhiten nën kategorinë ‘anonim’.
Titujt bibliografikë duhet të përmbajnë të dhënat si vijon: • Mbiemri i autorit, i ndjekur nga një presje, emri i ndjekur nga dy pika. • Titulli i veprës, i ndjekur nga një presje. Titujt e veprave të plota shkruhen me germa të pjerrëta. • Numri i botimit ( nëse ka ), i ndjekur nga një presje. • Emri i përkthyesit, hartuesit apo botuesit (në rastet ku ka), i ndjekur nga një presje.
• Emri i botuesit, i ndjekur nga një presje. • Vendi i botimit, i ndjekur nga një presje. • Në rast se qyteti nuk është i njohur, vendoset edhe shteti. • Në rast se jepet më shumë se një vend i botimit, vendoset vendi i parë në listë. • Viti i botimit, i ndjekur nga një pikë. • Në rast se vepra nuk ka asnjë datë botimi, atëherë vendoset shënimi s. d. (lat. ) ose m. d. (shq. ) = mungon data ose pa datë.
Burimet nga interneti • Burimet nga interneti duhet dhënë me adresën e tyre të plotë, nën një nënndarje të veçantë: Burime nga interneti, si p. sh. • http: //www. bbc. co. uk/albania/region (parë për herë të fundit më 10/04/2007) • Pra, në këto raste, pas adresës së uebfaqes, duhet të shkruhet dhe data kur është vizituar për herë të fundit ajo, më saktësisht kur është parë për herë të fundit teksti i cituar.
Bibliografia • Bibliografia përveç se shërben si tregues i hulumtimeve tuaja, ajo është shumë e rëndësishme edhe për lexuesit sepse i jep të dhëna të nevojshme botuese, në mënyrë që lexuesi t'i gjejë burimet edhe për nevojat e veta.
• Cdo burim i përmendur në shkrimin tuaj duhet të pasqyrohet në bibliografi, dhe anasjelltas, burimet e dhëna në bibliografi duhet t’i përgjigjen citimeve të bëra në shkrim. • Vende dhe shoqata të ndryshme i kanë të krijuara mënyrat e veta të veçanta të shkrimit të bibliografisë.
• Megjithatë, çfarëdo stili të përdoret, burimet në bibliografi duhet të identifikohen duke i dhënë këto elemente: • 1. Emrin e autorit/ autorëve • 2. vitin e botimit • 3. titullin e plotë • 4. vendin e botimit dhe emrin e shtëpisë botuese
Disa rregulla bazë të hartimit të bibliografisë • Sipas manualit të SHPA bibliografia duhet të ndërtohet në bazë të këtyre rregullave: • 1. Bibliografia shkruhet sipas rendit alfabetik të mbiemrave të autorit të librit. Kur ka më shumë se një autor, burimi renditet alfabetikisht në bazë të mbiemrit të autorit të parë • P. sh.
• Nëse keni më shumë se një burim nga i njëjti autor, për renditjen e veprave të tij përdoret viti i botimit, duke vënë veprën më të hershme në fillim. • Në qoftë se edhe viti është i njëjtë, atëherë renditni alfabetikisht sipas shkronjës së parë të titullit të artikullit/librit dhe përdorni shkronja po të renditura alfabetikisht mbas vitit, për shembull ( 1980 a) dhe (1980 b). P. sh
• 2. Në qoftë se burimi nuk ka autor, atëherë renditeni alfabetikisht në bazë të shkronjës së parë të titullit.
• 3. Autorëve të huaj duhet t’u lihet emri siç është në gjuhën origjinale, sepse vetëm ashtu bëhet i mundshëm kërkimi i burimit. • Po ashtu edhe titulli i librit/burimit duhet vendosur në origjinal, dhe në kllapa përkthimi i tij.
• 4. Kur burimi nuk është një libër i plotë, si në shembujt e mësipërm, por artikulli është i marrë nga një revistë shkencore ose nga një vëllim me artikuj, modeli është si më poshtë:
• 5. Burimet nga interneti duhet dhënë me adresën e tyre të plotë, nën një nëntitull të veçantë “burime nga interneti” p. sh. http: //www. bbc. co. uk/albanian/region
- Slides: 21