IV Metodologjia e hulumtimit shkencor Prof dr Fatmir

  • Slides: 23
Download presentation
IV. Metodologjia e hulumtimit shkencor Prof. dr. Fatmir Sejdiu

IV. Metodologjia e hulumtimit shkencor Prof. dr. Fatmir Sejdiu

shkencor Metodat themelore të njohurive logjike dhe shkencore……………. . (1) �Metodat themelore të njohurive

shkencor Metodat themelore të njohurive logjike dhe shkencore……………. . (1) �Metodat themelore të njohurive logjike dhe shkencore. �Si metodë themelore hulumtuese për të siguruar njohuri shkencore konsiderohet metoda logjike e cila shërben si metodë bazë edhe për gjithë metodat e tjera. �Bashkë me këtë metodë kombinohen edhe qasje të tjera metodologjike të cilat në një formë apo formë tjetër janë në shërbim të drejtpërdrejtë të saj. �Këto mund të quhen metoda teknike të cilat janë kuadri i dytë krahas metodës themelore(logjike).

Metodat…………………. . . (2) � Duke pasur parasysh faktin e më hershëm, atëherë mund

Metodat…………………. . . (2) � Duke pasur parasysh faktin e më hershëm, atëherë mund të thuhet se nga metodat themelore që janë si kuadër i metodës logjike, e cila gjithmonë është kuptuar si metodë e cila nxjerr të dhëna shkencore të përpunuara, të ndërtuara në konkluzione si dhe në bazë të së cilës bëhet ndërtimi i teorive dhe strukturave, llogariten: � Metoda e analizës; � Sintezës; � Abstraksionit; � Konkretizimit; � Specializimit (Specifikimit); � Gjeneralizimit; � Induksionit; � Deduksionit; � Në shqyrtimet e hershme dhe bashkëkohëse teorike, në vazhdimësi ka pasur dhe ka mos pajtime të shumta sa i përket përkufizimit të metodës themelore të hulumtimit shkencor. Prandaj në shume raste mund të gjejmë edhe emërtime të ndryshme lidhur me to. � Megjithatë marrë në pergjithësi karakteristikat e metodave të lartshënuara, si metoda themelore të hulumtimit logjik dhe shkencor konsiderohen të lartëpermendurat.

Metoda e analizës………………(3) �Metoda e analizës konsiderohet si nga metodat më fondamentale të hulumtimit

Metoda e analizës………………(3) �Metoda e analizës konsiderohet si nga metodat më fondamentale të hulumtimit logjik shkencor e cila gjithmonë është konsideruar si binom i pashkëputshëm me sintezën. � Po kështu thuhet edhe për binomin apstraksionkonkretizim, gjeneralizim-specializim(specifikim), apo induskion-deduksion. �Vetë fjala analizë (analysis) nënkupton zbërthimin. Kjo pra ka domethënien e shkoqitjes deri në përimtësim të materies, përkatësisht të fenomenit i cili studiohet.

Metoda e analizës………………(4) �Në shkencën bashkëkohëse të metodologjisë analiza mund të jetë e disa

Metoda e analizës………………(4) �Në shkencën bashkëkohëse të metodologjisë analiza mund të jetë e disa llojesh. Si e tillë mund të llogaritet në bazë të: 1. Funksionet gnoseologjik-njohurisë si analizë deskriptive (përshkruese), eksplikative (shpjeguese); 2. Sipas ndërlikueshmërisë-analizë elementare, kauzale, funksionale; 3. Sipas shkallës së konkretizimit-si analizë materiale ose objektive, dhe analizë ideale ose subjektive; 4. Sipas lëndës së qëllimit të analizës-si analizë strukturore, komparative (krahasuese), gjenetike; � Sipas lëmit shkencor analizë e fenomeneve shoqërore, kualitative kuantitative etj.

Metoda e analizës………………(5) �Analizën mund ta kuptojmë edhe si një qasje e thelluar e

Metoda e analizës………………(5) �Analizën mund ta kuptojmë edhe si një qasje e thelluar e të menduarit që ka të bëjë me zbërthimin e të tij, duke përfillur procedurat prej të veçantës kah e përgjithshmja(induksion-deduksion); �I studimeve të thella nga fenomenet e thjeshta tek e ndërlikuara, apo anasjelltas, si dhe si qasje për zbatimin e teoremave dhe të aksiomave të caktuara sipas rregullave të njohura dhe të pranuara shkencërisht.

Metoda e analizës………………(6) �Sipas funksioneve të lartpërmendura, analiza po kështu mund të jetë e

Metoda e analizës………………(6) �Sipas funksioneve të lartpërmendura, analiza po kështu mund të jetë e llojshme. �Sipas funksionit gnoseologjik, analiza mund të jetë deskriptive dhe eksplikative. � E para ka të bëjë me përshkrimin e hollësishëm të elementeve të një tërsie të sajuar apo ekzistente; � Ndërsa sipas të dytës, ka të bëjë me shpjegimin e asaj tërësie në bazë të pjesëve të saj. �Analiza sipas ndërlikueshmërisë është elementare. Me këtë qasje gjurmohen gjithë elementet që e përbëjnë tërësinë. �Analiza është kauzale kur analizohen dhe vërtetohen lidhjet shkak – pasojë; dhe �Analiza është funksionale kur studiohen të gjithë elementet që përbëjne strukturën e tërësisë së një fenomeni të caktuar.

Metoda e analizës………………(7) �Sipas qëllimit dhe kaheve, analiza mund të jetë strukturore, ku hulumtohet

Metoda e analizës………………(7) �Sipas qëllimit dhe kaheve, analiza mund të jetë strukturore, ku hulumtohet dhe vërtetohet struktura e fenomenit; �Analiza mund të jetë gjenetike, ku shihet origjina dhe zhvillimi i një fenomeni; �Analiza mund të jetë komparative (krahasuese), nëpërmjet së cilës vështrohen raportet e fenomeneve në kuptim krahasues. �Analiza sipas lëmit shkencor mund të jetë shoqërore, historike, politike, juridike, ekonomike e shkencave natyrore , teknologjike etj. �Në shkencat shoqërore juridike dhe politike, në administratë publike, diplomaci etj. mund të përdoren edhe lloji i analizës kualitative dhe kuantitative etj.

Metoda e analizës………………(8) �Krahas kësaj ndarjeje, analiza mund të klasifikohet edhe sipas këtyre kritereve:

Metoda e analizës………………(8) �Krahas kësaj ndarjeje, analiza mund të klasifikohet edhe sipas këtyre kritereve: 1. Sipas procedurës së ndjekur, ku aplikohet analiza mendore dhe fizike; 2. Sipas përcaktimit të drejtimit logjik, ku dallohen analizat formale logjike dhe ato dialektike; 3. Sipas lëndës (materies) e cila mund të ndahet në lëndët që i takojnë; 4. Sipas lëmive natyrore dhe atyre shoqërore;

Abstraksioni………………(9) � Abstraksioni nënkupton metodën logjike të hulumtimit të një veçorie apo fenomeni të

Abstraksioni………………(9) � Abstraksioni nënkupton metodën logjike të hulumtimit të një veçorie apo fenomeni të caktuar së cilës i qaset nëpërmjet procesit të hulumtimit të së përgjithshmes, përkatësisht qenësores të ndarë nga jo qenësorja dhe e cila studiohet si e tillë. Pra me abstraksion e përgjithshmja duhet të njihet mirë në mënyrë që edhe të mund të ndahet. � Abstraksioni si metodë mund të jetë i dy rrjedhave themelore; 1. Stadi i parë ka të bëjë me ndërtimin e konceptit të së përgjithshmes(p. sh. njeri, shoqëri, etj. ), duke abstrahuar veçoritë e të veçantës, pra duke marrë parasysh vetëm karakteristikat e përbashkëta. 2. Abstraksioni, përkatësisht ndarja nga e përgjithshmja , duke marrë po ashtu elementet kryesore të saj, por duke respektuar në të njëjtën kohë dallimet në të përgjithshmen(p. sh. meshkujt apo femrat-të moshuar apo të shëndoshë etj). 3. Abstraksioni si qasje përdoret në të gjitha metodat shkencore tek të cilat është e nevojshme ndarja e veçorive të caktuara (si të përgjithshme, të veçanta etj. ).

Metoda e konkretizimi……………(10) �Kjo metodë është e kundërta e abstraksionit. Kjo nënkupton një nocion

Metoda e konkretizimi……………(10) �Kjo metodë është e kundërta e abstraksionit. Kjo nënkupton një nocion të formuar për një të përgjithshme por me karakteristika të veçanta. �Konkretizimi mund të jetë: 1. Të kuptuarit (qartësuarit )e bashkimit - e përgjithshmja-abstrakte në të veçantë dhe individuale; 2. Të kuptuarit(qartësuarit) e bashkimit-unitetit të veçantës abstrakte me të përgjithshmen në çdo lëndë ose dukuri.

Metoda e sintezës……. ………(11) �Sinteza si metodë (gr. Synthesus që d. m. th. përbërje),

Metoda e sintezës……. ………(11) �Sinteza si metodë (gr. Synthesus që d. m. th. përbërje), nënkupton qasje në të kundërt të analizës. �Si e tillë ajo ka për qëllim lidhjen dhe grumbullimin e gjithë pjesëve të analizuara në një tërësi. �Sinteza bën pjesë në të ashtuquajturin grupin e metodave sintetizuese(si psh. konkretizmi, gjeneralzimipërgjithësimi, induksioni etj). � Pra, ajo mbështet procesin e lidhjes , përkatësisht bashkëngjitjes së faktorëve të një shkalle më të ultë ose më të lartë të faktorëve konkretizues në një tërësi të përbërë, apo komplekse. �Pra, sinteza sikur edhe analiza, kanë të njëjtin qëllim, por me kahe të kundërta metodologjike.

Metoda e sintezës……. …. . …(12) �Janë të njohura dy lloje të sintezës: 1.

Metoda e sintezës……. …. . …(12) �Janë të njohura dy lloje të sintezës: 1. Sinteza reproduktive; 2. Sinteza produktive; � Me sintezë reproduktive nënkuptojmë bashkimin e gjithë elementeve, përkatësisht pjesëve në tërësinë e cila më herët i është nënshtruar analizës. � Me sintezë produktive nënkuptojmë jo vetëm analizën që bëhet në rrugën e bashkimit të këtyre elementeve e cila i është nënshtruar analizës, por që në të njëjtën kohë përveç faktit të zbulimit të ndërlidhjeve të tyre, ajo ofron edhe elemente të reja të dijes lidhur me to. � Shkencat shoqërore për prioritet aplikojnë metodën e tillë të sintezës.

Metoda e gjeneralizimit(përgjithësimit)…(13) � Metoda e gjenralizimit(përgjithësimit) bie në kuadrin e metodave jashtëzakonisht të

Metoda e gjeneralizimit(përgjithësimit)…(13) � Metoda e gjenralizimit(përgjithësimit) bie në kuadrin e metodave jashtëzakonisht të rëndësishme për shkak të rolit të saj në formësimin e metodës së përgjithshme statistikore. � Kjo metodë si qasje themelore ka rrugën përgjithësuese, kur nga një kuptim i veçantë kalohet në një tjetër të përgjithshëm. � Kjo metodë, pra edhe mund të gjendet si një shpjegim identik i nxjerrjes së përfundimeve shkencore nëpërmjet rrugës induktive. � Megjithatë, kjo metodë në realitet mund të kuptohet si specifike, siç shumë autorë e cilësojnë e aftë për të ”abstrahuar qëndrimet e formuara”. � Ekzistojnë dy lloje të gjeneralizmit: 1. Gjeneralizimi i përgjithshëm; 2. Gjeneralizimi i ashtuquajtur statistikor i cili mbështetet kryesisht në induksion, prandaj edhe mund ta quajmë si gjeneralizim induktiv.

Metoda e specializimit……………(14) �Metoda e specializimit nënkupton qasjen në bazë të së cilës nga

Metoda e specializimit……………(14) �Metoda e specializimit nënkupton qasjen në bazë të së cilës nga e përgjithshmja mund të nxirren kuptime të reja, të cilat mund të konsiderohen të ngushta, të reduktuara për nga vëllimi, por të pasura në përmbajtje. �Kjo metodë mbështetet te metoda analitike-sintetike dhe metodat abstrakte dhe të konkretizimit. �Metodat e specializimit përdorë dy rrugë themelore për të nxjerrë përfundimet e saj: 1. Dikotomia; 2. Klasifikimi;

Metoda e specializimit……………(15) �Dikotomia nënkupton procedurën e ndarjes së një kuptimi, apo nocioni në

Metoda e specializimit……………(15) �Dikotomia nënkupton procedurën e ndarjes së një kuptimi, apo nocioni në dy pjesë: njëri pozitiv dhe tjetri negativ. P. sh. i varfër - i pasur; i mirë - i keq; i ndershëm – i pa ndershëm, i shkathtë – i pa shkathtë; punëtor – i pa punëtor, etj. �Nga shembujt e lartë theksuar mund të nxjerrim konstatimin se dikotomia, bie fjala në komunikacion mund të jetë e shtrirë në shumë kuptime të fjalës (si p. sh. : vozitës jo vozitës, i shkathtë - jo i shkathtë etj). �Dikotomia mund të ketë në aspektin logjik të funksionitkoncept negativ ose të mohimit. �Dikotomia mund të kuptohet edhe me koncepte pozitive.

Metoda e specializimit……………(16) �Klasifikimi nënkupton procesin e një tërësie në pjesë më të shumta

Metoda e specializimit……………(16) �Klasifikimi nënkupton procesin e një tërësie në pjesë më të shumta duke pasur parasysh kriterin e mëhershëm, i cili në të njëjtën kohë shprehë përkatësinë e gjithë këtyre pjesëve të asaj tërësie, por njëkohësisht edhe specifikat e tyre. �Tek klasifikimi duhet pasur parasysh edhe këto elemente: 1. Aplikimi i të njëjtit kriter të ndarjes ndaj të gjithëve; 2. Gjithë pjesët përbërëse(anëtarët) duhet të jenë domosdo të përkatësisë të asaj tërësie. 3. Secila pjesë e klasifikuar duhet të shprehë specifikat e saj dhe dallimin nga të tjerat. 4. Klasifikimi duhet të jete i plotë dhe të përmbajë gjithë elementet relevante; 5. Klasifikimi duhet te jetë i menduar mirë dhe produktiv; 6. Procesi i klasifikimit duhet të jetë ekonomik;

Metoda induktive………. . . (17) �Metoda induktive është nga metodat për të cilën ka

Metoda induktive………. . . (17) �Metoda induktive është nga metodat për të cilën ka pasur debate të shumta dhe të thella për të gjetur kuptimin e saj. �Në këtë drejtim ka pasur edhe autorë të cilët në një formë apo tjetrën kanë mohuar vlerat e saj njohëse për hulumtime shkencore. �Në të kundërtën ka pasur edhe të tjerë që e kanë cilësuar si metodë tepër të nevojshme me të cilën duhet të shërbehen studiuesit. �Metoda induktive nënkupton procesin e zbatimit të konkluzioneve sistematike ku në mbështetje të fakteve të ndara dhe të veçanta vjen deri konkluzioni për gjykim të përgjithshëm, nga vrojtimi i rasteve konkrete e të veçuara, si dhe të fakteve tjera të kësaj natyre, arrihet deri te konkluzionet e përgjithshme.

Metoda induktive………. . . (18) �Metoda induktive nënkuptohet edhe si bazë ë përgjithësimit dhe

Metoda induktive………. . . (18) �Metoda induktive nënkuptohet edhe si bazë ë përgjithësimit dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë shërben si bazë e postulateve dhe premisave (duke përfshirë edhe aksiomat), nga të cilat niset në qasjen e përfundimeve deduktive. �Metoda induktive është edhe bazë e qasjes që ka të bëjë me zbërthimin, përkatësisht dokumentimin dhe kundërshtimin e një të vërtete. �Shumë autorë e cilësojnë si jo të mjaftueshme në kuptimin e analizave që i bëjnë

Metoda induktive………. . . (19) Induksioni si metodë mund të jetë i llojshëm. Nga

Metoda induktive………. . . (19) Induksioni si metodë mund të jetë i llojshëm. Nga kjo llojshmëri dallohen: 1. Induksion i plotë; 2. Induksioni jo i plotë; 3. Induksioni predikativ; 4. Induksioni analogjik; 5. Induksioni universal; 6. Induksioni kauzal; � Induksioni i plotë nënkupton induksionin i cili mbështetet në numërimin e plotë të të gjitha fakteve të veçanta. � Induksioni jo i plotë nxjerr konkulzione nga një numër i kufizuar i dukurive të veçanta që mund të jenë te zbatueshme në fakte të tjera të llojit të njëjtë.

Metoda induktive………. . . (20) � � Induksioni predikativ paraqet procesin e të menduarit

Metoda induktive………. . . (20) � � Induksioni predikativ paraqet procesin e të menduarit që zhvillohet nëpërmjet një klase në tjetrën dhe ku konkludimi bazohet në ngjashmërinë e klasave. Induksioni analogjik mbështetet në konkludimin nëpërmjet analogjisë dhe krahasimit. Induksioni universal ështe qasja e të menduarit që zhvillohet nga klasa ekzemplare në klasën universale. Induksioni kauzal ka të bëjë me supozimet për zbatimin e metodave induktive siç janë vëzhgimi dhe eksperimenti. � Francis Baconi dhe J. S Mill kanë klasifikuar pesë lloje të metodave induktive: � � � Metoda e pajtueshmërisë; Metoda e diferencave Metoda e kombinuar (e pajtimeve dhe diferencave) Metoda e mbetjes Metoda e ndryshimeve përcjellëse. � Metoda induktive ka edhe metoda ndihmëse

Metoda deduktive………. . . (21) �Metoda deduktive nënkupton metodën e përfundimeve. �Në fakt kjo

Metoda deduktive………. . . (21) �Metoda deduktive nënkupton metodën e përfundimeve. �Në fakt kjo metodë është e kundërt me induksionin dhe ka të bëjë më veprimet-procesin hulumtues nga e përgjithshmja kah konkretja përkatësisht e veçanta. �Kjo metodë nxjerr konkluzione të përgjithshme nga dy apo më shumë premisa, apo nga dy apo më shumë qëndrime të përgjithshme. �Deduksioni mund të jetë dy llojesh: deduksion i drejtpërdrejtë apo direkt dhe deduksion i tërthortë apo indirekt. �Deduksioni i drejtpërdrejtë nënkupton nxjerrjen e qëndrimit të ri (përfundimit) nga një premisë e caktuar, ndërsa deduksioni i tërthortë nënkupton nxjerrjen e një përfundimi nga dy apo më shumë qëndrime të mëhershme.

Metoda deduktive………. . . (22) �Metoda deduktive shërben në shumë shkenca, kryesisht për këto

Metoda deduktive………. . . (22) �Metoda deduktive shërben në shumë shkenca, kryesisht për këto qëllime: 1. Për shpjegimin e fakteve dhe faktorëve; 2. Për parashikimin e ngjarjeve të ardhshme; 3. Për zbulimin e fakteve dhe ligjshmërive të reja; 4. Për dëshmimin e tezave të shtruara; 5. Për vërtetësinë e hipotezave; 6. Për ligjërim shkencor. � Në shkencat shoqërore përdoren edhe metoda të tjera, të cilat do t’i shkoqisim në rastet e ardhshme.