Metodat e hulumtimit Si t kryeni nj projekt

  • Slides: 18
Download presentation
Metodat e hulumtimit: Si të kryeni një projekt hulumtues Gëzim Selaci, MA

Metodat e hulumtimit: Si të kryeni një projekt hulumtues Gëzim Selaci, MA

1. Plani i hulumtimit (RD) Shkurtesat: RQ – Pyetja e hulumtimit (Research Question) RA

1. Plani i hulumtimit (RD) Shkurtesat: RQ – Pyetja e hulumtimit (Research Question) RA – Përgjigjet e hulumtimit (Research Answers) RD – Plani i hulumtimit (Research Design) l Çfarë duhet të shpjegohet: Y – Ndryshore e varur (rezultati) X – Shkaqet më të munshme, dmth faktorët që shërbejnë si shpjegime (Ndryshore të pavarura). l RQ udhëhiqen nga teoritë; nxirren nga teoritë ekzistuese, sfidojnë ato, ose përpiqen të nxjerrin teori të reja. RQ duhet të të çojë tek RA, dhe ura ndërmjet tyre është RD, në formë të një marrëdhënie logjike ndërmjet Y dhe X. l Prandaj, treshja RQ RA RD duhet të planifikojë marrëdhënien ndërmjet rasteve dhe ndryshoreve me anë të një metode të zgjedhur (psh. krahasuese, etj. ) l

RD: l Duhet t’ia mundësojë hulumtuesit t’i përgjigjet pyetjes së shtruar për ekzaminim, l

RD: l Duhet t’ia mundësojë hulumtuesit t’i përgjigjet pyetjes së shtruar për ekzaminim, l Përgjigja/et e dhëna duhet të plotësojnë standardet e shkencave shoqërore: a janë rezultatet e vlefshme, të sigurta dhe që mund të gjeneralizohen. l A është RD dhe metodat e përdorura vërtet të përshtatshme për qëllimet e hulumtimit? (A ka kontribuar metoda në gjetjen e një përgjigjeje që teorikisht është bindëse dhe empirikisht e saktë? )

2. Analiza empirike dhe ajo normative Analiza empirike: zhvillim dhe përdorim i një gjuhe

2. Analiza empirike dhe ajo normative Analiza empirike: zhvillim dhe përdorim i një gjuhe të kuptueshme dhe objektive për të përshkruar dhe shpjeguar realitetin shoqëror/politik. (Mund të jetë kuantitative apo kualitative. . . ) l Analiza normative: zhvillim dhe ekzaminim i qëllimeve subjektive, vlerave dhe normave morale që udhëheqin zbatimin e asaj që kemi mësuar nga ai realitet. l Objekti i kërkimit shoqëror/politik është të bazohet mbi të dy llojet e analizës—empirike dhe normative —ashtu që të maksimizojë jo vetëm dijen, por edhe të kuptuarit tonë për realitetin politik. l

3. Gjashtë fazat e projektit hulumtues l Hulumtimi shkencor në shkencat shoqërore është metodë

3. Gjashtë fazat e projektit hulumtues l Hulumtimi shkencor në shkencat shoqërore është metodë e testimit të teorive dhe hipotezave duke zbatuar rregulla të caktuara të analizës në vrojtimin dhe interpretimin e realitetit në kushte rreptësisht të përvijuara. l Ky hulumtim përdoret si bazë për politika publike si dhe për vendime ligjore.

Procesi i hulumtimit përbëhet nga gjashtë faza të ndryshme, por të ndërlidhura: l 1)

Procesi i hulumtimit përbëhet nga gjashtë faza të ndryshme, por të ndërlidhura: l 1) formulimi i teorisë. - Përzgjedh një pyetje për hulumtim (që plotëson një nevojë shkencore—dmth që përgjigja e saj do të avancojë të kuptuarit tonë teorik të ndonjë dukurie—ose që plotëson një nevojë shoqërore—dmth sepse përgjigja e saj mund të na ndihmojë të trajtojmë ndonjë problem të shoqërisë). - Procesi i përpunimit dhe definimit të pyetjes së hulumtimit përmes përzgjedhjes së informuar është ajo çfarë nënkuptohet me termin formulim i teorisë. l

l 2) operacionalizimi i teorisë. - Lëvizja nga niveli konceptual (të menduarit për ndonjë

l 2) operacionalizimi i teorisë. - Lëvizja nga niveli konceptual (të menduarit për ndonjë problem) në nivelin operacional (vendimi se si të zgjidhet ai).

3) përzgjedhja e teknikave të duhura hulumtuese. - Pasi të kemi vendosur se çfarë

3) përzgjedhja e teknikave të duhura hulumtuese. - Pasi të kemi vendosur se çfarë dëshirojmë të masim, na duhet të vendosim se si do ta masim atë. - Përzgjedh një teknikë or kombinim teknikash që mundësojnë të shtrohen pyetje të caktuara—të maten ndryshoret e caktuara—që na interesojnë. - Përzgjedh një teknikë të realizueshme dhe të zbatueshme. l

l 4) vrojtimi i sjelljes

l 4) vrojtimi i sjelljes

l 5) analiza e të dhënave. -Konstato se çfarë përgjigjesh kemi gjetur për pyetjen

l 5) analiza e të dhënave. -Konstato se çfarë përgjigjesh kemi gjetur për pyetjen e hulumtimit tonë.

l 6) interpretim i rezultateve. - A kemi qenë të suksesshëm në shtruarjen e

l 6) interpretim i rezultateve. - A kemi qenë të suksesshëm në shtruarjen e pyetjeve të hulumtimit? - Çfarë kemi zbuluar? - Cila është rëndësia e gjetjeve tona? - Si përputhen këto rezultate me pritshmëritë tona?

4. Formimi i teorisë: konceptet dhe hipotezat në hulumtim Transformo pyetjen e përgjithshme të

4. Formimi i teorisë: konceptet dhe hipotezat në hulumtim Transformo pyetjen e përgjithshme të hulumtimit në një ose disa pyetje specifike duke zhvilluar disa shpjegime bindëse të asaj që e vrojtojmë. l Kur të përpiqemi të krijojmë shpjegime bindëse për ngjarjet, ne teorizojmë ose zhvillojmë një teori. l Formimi i teorisë është proces i ndërveprimit të vazhdueshëm ndërmjet supozimit dhe provës/dëshmisë, si dhe ndërmjet arsyetimit dhe hulumtimit. Ajo kërkon zgjuarsi por dhe empiricizëm. l

(Disa vërejtje në lidhje me konceptin e teorisë, 1) Teoritë janë simbole të lidhura

(Disa vërejtje në lidhje me konceptin e teorisë, 1) Teoritë janë simbole të lidhura në mënyrë logjike që përfaqësojnë atë çfarë ne mendojmë se po ndodh në botë. l Ato janë thjesht vegla intelektuale. Kuptimi i kësaj është shumë i rëndësishëm, ngaqë na ndihmon të kuptojmë se teoritë nuk janë as të vërteta as të pavërteta në kurrfarë kuptimi absolut, por vetëm më shumë a më pak të dobishme/vlefshme. l Nuk mund të prisni të zbuloni një teori ashtu siç zbulon eksploruesi një ujdhesë të re. Përse? Ngase teoritë nuk ekzistojnë ‘atje’ që të zbulohen. Ato janë produkt i imagjinatës njerëzore, punës së palodhshme, dhe ndonjëherë fatit. l Asnjëherë nuk mundemi me qenë absolutisht të sigurt se një teori është ‘e vërtetë’, sepse as që mund t’i vrojtojmë të gjitha rastet, as që mund të jemi të sigurt se si mund të ndryshojnë provat empirike me kohë. Por mund të jemi më shumë ose më pak të sigurt në dobinë e teorisë duke krahasuar parashikimet e nxjerra nga ajo me vrojtimet. Nëse ajo na mundëson të parashohim me saktësi gjërat që më parë nuk i kemi vrojtuar, atëherë ajo është e dobishme. l

(Disa vërejtje në lidhje me konceptin e teorisë, 2) Teoritë, si koncepte, supozime, dhe

(Disa vërejtje në lidhje me konceptin e teorisë, 2) Teoritë, si koncepte, supozime, dhe teorema që janë, asnjëherë nuk vërtetohen ose përgënjeshtrohen përfundimisht. Mirëpo, besimi jonë në dobinë apo vlerën e një teorie ndërtohet ndërsa ne grumbullojmë vrojtime që përputhen me pritshmëritë ose hipotezat e nxjerra nga ajo. Në anën tjetër, ai besimi dobësohet ndërsa ne mbledhim vrojtime që nuk përputhen me hipotezën e nxjerrë në mënyrë teorike. Prandaj, asaj së cilës i referohemi si testim i teorisë në të vërtetë reduktohet në testim të hipotezës. l Asnjë pjesë e hulumtimit nuk siguron prova të mjaftueshme për të pranuar ose mos pranuar ndonjë teori ose pjesë të një teorie që kanë të bëjnë me dukuri që nuk janë përfshirë në studim. Gjithmonë ka mundësi që ndonjë hulumtim i ardhshëm do të prodhojë prova kundër vlefshmërisë së teorisë. Gjithnjë duhet të jemi të hapur ndaj gjetjeve që nuk janë në favor me teorinë tonë, dhe të gatshëm t’i kthehemi induksionit për të ndërtuar prova të reja për teori më të vlefshme. l

Që një teori të jetë e dobishme/vlefshme në shpjegimin e vrojtimeve, ajo duhet të

Që një teori të jetë e dobishme/vlefshme në shpjegimin e vrojtimeve, ajo duhet të plotësoj disa standarde: l Duhet të jetë e testueshme, l Duhet të jetë logjikisht e shëndoshë, l Duhet të jetë e komunikueshme, l Duhet të jetë e përgjithshme.

l Testimi i teorisë është në qendër të projektit hulumtues. Detyrat e testimit të

l Testimi i teorisë është në qendër të projektit hulumtues. Detyrat e testimit të teorisë janë: përdorimi i teorisë për të formuluar disa pritshmëri mbi marrëdhëniet e tjera që nuk i kemi vrojtuar dhe pastaj të këqyrim nëse vrojtimet aktuale janë në përputhje me atë që presim të zbulojmë.

(Roli i hipotezës) Hipoteza është pohim i asaj që besojmë se është faktike. Ajo

(Roli i hipotezës) Hipoteza është pohim i asaj që besojmë se është faktike. Ajo na thotë se çfarë presim të zbulojmë kur organizojmë në mënyrë të duhur vrojtimet e realitetit. l Ndryshoret kanë rol qendror në procesin e hulumtimit për dy arsye. Së pari, ato na ndihmojnë të identifikojmë se çfarë duhet të vrojtojmë për të testuar teorinë tonë duke siguruar referenca më precize empirike. Së dyti, ne mund të organizojmë vrojtimet tona duke njohur rolin që ndryshoret luajnë në hipotezë. Ndryshoret e varura dhe ndryshoret e pavarura. . . l Hipotezat në esencë janë pohime të marrëdhënieve ndërmjet ndryshoreve. Hipotezat sigurojnë një bazë për mbledhje të provave mbi vlefshmërinë empirike të strukturës së teorisë tonë. l

5. Përballja me alternativat: hipotezat rivale gjatë planit të hulumtimit Plani i hulumtimit është

5. Përballja me alternativat: hipotezat rivale gjatë planit të hulumtimit Plani i hulumtimit është proces i formulimit të hipotezave dhe arsyetimeve alternative rivale përmes një varg vrojtimesh që janë të nevojshme për të testuar ato hipoteza ashtu që ato të përjashtohen si shpjegime të mundshme të gjetjeve. l Është e rëndësishme që të mos ngatërrojmë hipotezat vërtet alternative me ato që mund t’i quajmë hipoteza të tjera. l Një hipotezë është alternativë rivale vetëm nëse logjikisht është e pamundur që ajo dhe hipoteza jonë fillestare të jenë njëkohësisht të vërteta. l