VII Metodologjia e Hulumtimit Shkencor Prof Dr Fatmir

  • Slides: 27
Download presentation
VII. Metodologjia e Hulumtimit Shkencor Prof. Dr. Fatmir Sejdiu

VII. Metodologjia e Hulumtimit Shkencor Prof. Dr. Fatmir Sejdiu

Planifikimi i hulumtimit shkencor … (1) �Planifikimi i hulumtimit shkencor paraqet një nga etapat

Planifikimi i hulumtimit shkencor … (1) �Planifikimi i hulumtimit shkencor paraqet një nga etapat kryesore në kuadër të procesit të përgjithshëm të hulumtimeve �Me planifikim, nënkuptojmë procesin paraprak të veprimeve, përkatësisht procedurave që duhet të ndërmerren për konceptimin e tërësishëm të hulumtimit shkencor. � Këto procedura kryesisht kanë të bëjnë me hartimin, përkatësisht formulimin e një drafti apo projekti në bazë të të cilit do të procedohet më tutje.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(2) �Projekti në të shumtën e rasteve, pavarësisht se në fillim

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(2) �Projekti në të shumtën e rasteve, pavarësisht se në fillim mund të ketë një fizionomi të një tërësie të përfunduar, ai si i tillë mund të pësojë ndryshime, përkatësisht modifikime. �Ndryshimet janë rezultat i ndeshjes së hulumtuesit me burime, fakte dhe argumente të tjera plotësuese të cilat për nga vlera e tyre mund të ndikojnë në cilësinë e projektit. �Për hulumtuesin është më se e nevojshme që t’i inkorporojë ato në

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(3) �I tërë ky proces që lidhet me planifikimin e një

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(3) �I tërë ky proces që lidhet me planifikimin e një projekti hulumtues, ka parasysh disa faza të rëndësishme që duhet ta përcjellin. �Përveç idesë themelore për projektin apo temën, ai duhet të përcillet me: 1) Pasqyrën e literaturës, përkatësisht burimeve dhe gjithë dokumentacionit të rëndësishëm; 2) Modelet e hulumtimit; 3) Zgjedhjen e metodave; 4) Zgjedhja e kampionit (mostrës) dhe; 5) Propozimet e hulumtimit

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(4) �Gjithmonë, bashkë me idenë e fillimit e cila duhet të

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(4) �Gjithmonë, bashkë me idenë e fillimit e cila duhet të arsyetohet, e që është etapa e parë, ky proces duhet të përfshijë edhe një sërë veprimesh të tjera të cilat janë të ndërlidhura njëra me tjetrën. �Së pari duhet të shprehet qëllimi i hulumtimit, pesha e hulumtimit, rezultatet që priten nga hulumtimi dhe bashkë me të bashkëngjiten të gjithë elementet teknike dhe dijet teorike që duhet t’i ketë një hulumtues.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(5) �Nga këto elemente në veçanti duhet nënvizuar: 1. Sa është

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(5) �Nga këto elemente në veçanti duhet nënvizuar: 1. Sa është menduar thellë për hulumtimin dhe sa jemi të përgatitur me njohjen e teorive, paradigmave dhe qasjeve të ndryshme për hulumtimin; 2. Sa e kemi kuptuar mirë natyrën e të dhënave dhe metodat e përdorura për to; 3. Sa kemi siguruar mbështetje për projektin , para së gjithash atë financiare; 4. Si e kemi konceptuar volumin e literaturës dhe burimeve që disponojmë

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(6) A i kemi analizuar mirë elementet tjera me të cilat

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(6) A i kemi analizuar mirë elementet tjera me të cilat do të ndeshemi, problemet etike etj. � Të gjitha këto elemente dhe elemente të tjera, përmblidhen edhe me aktin e përfundimit të projektit dhe mënyrën e prezantimit të raportit, përkatësisht të rezultateve. 5. � Çdo hulumtues mund të ketë edhe qasje personale krahas skemës së përgjithshme e cila preferohet në metodologjitë e hulumtimeve të deritashme.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(7) � Elementi i dytë i rëndësishëm i cili paraprinë proceseve

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(7) � Elementi i dytë i rëndësishëm i cili paraprinë proceseve të hulumtimit, pra vendoset paraprakisht në kuadër të projektit të planifikuar, është pasqyra e literaturës dhe e burimeve. � Këto mund të jenë të natyrave të ndryshme në të cilat mbështetet projekti dhe në bazë të tyre hulumtuesi orienton kryesisht punën e tij. � Pasqyra e literaturës dhe e burimeve realisht mund të kuptohet edhe si “lëndë e parë”, nga e cila shfrytëzohen elementet që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me temën bosht. � Ato në një formë apo tjetrën mund të kuptohen si “paralajmërues” i përmbajtjes së tërësisë të një hulumtimi, projekti etj.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(8) �Rrallë herë mund të gjenden projekte të caktuara shkencore, vepra,

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(8) �Rrallë herë mund të gjenden projekte të caktuara shkencore, vepra, monografi etj. të cilat mund të jenë të pa “rrënjë”, pra pa burime mbështetëse, pavarësisht natyrës së tyre. �Me literaturë dhe burime tjera të shkruara, si dhe dokumente të natyrës së ngjashme kuptojmë fjalën e shkruar. �Tani, si rezultat i teknologjisë bashkëkohëse, ka edhe burime të tjera, si bie fjala dokumentarë audio-vizualë (e elektronikë), që janë po kështu të dobishme për fonde të nevojshme për hulumtues.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(9) � Gjithë ajo që mund të kuptohet me literaturë, kryesisht

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(9) � Gjithë ajo që mund të kuptohet me literaturë, kryesisht mund të përfshihet në përbërës të saj e që janë: � Librat; � Revistat e recensuara dhe ato të pa recensuara; � Disertacione ; � Ligjërata në konferenca; � Gazeta; � Televizion dhe Radio; � Emisione dokumentare dhe projekte kinematografike të cilët mbështeten në ngjarje të vërteta; � Letërsia “gri”; � Dokumente zyrtare; � Raporte hulumtuese; � Interneti etj.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(10) �Për një hulumtues është tepër e nevojshme që të ketë

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(10) �Për një hulumtues është tepër e nevojshme që të ketë parasysh tre faza të rëndësishme në punën e tij rreth hulumtimit të literaturës, burimeve dhe dokumentacionit tjetër. Ato janë: 1. Grumbullimi i dokumentacionit; 2. Sistematizimi i tij; dhe 3. Redigjimi i materialit të sistematizuar.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(11) �Secila nga këto faza janë të ndërlidhura dhe të kushtëzuara

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(11) �Secila nga këto faza janë të ndërlidhura dhe të kushtëzuara me njëra tjetrën. �Përzgjedhja fillestare e burimeve themelore të literaturës duhet të përcillet me kujdesin e veçantë të hulumtuesit. �Në veçanti ai duhet të ketë kujdes për vlefshmërinë e saj, duke analizuar faktorë të shumtë që e bëjnë të besojë

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(12) �Librat si nga burimet themelorë të literaturës, ende mbesin mbështetësit

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(12) �Librat si nga burimet themelorë të literaturës, ende mbesin mbështetësit kryesorë për hulumtuesit. �Për nga natyra, ato mund të jenë të llojeve, por edhe të peshave të ndryshme për kah vlera që e kanë. �Librat mund të jenë botime të projekteve të rëndësishme të përfunduara shkencore, monografi, punime të masterit apo doktoraturës, vepra shkencore të fushave të ndryshme të dijes, por edhe botime të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë mund të lidhen me temën bosht.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(13) �Deri vonë, shumica e bibliotekave në zë si bie fjala

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(13) �Deri vonë, shumica e bibliotekave në zë si bie fjala Biblioteka Nacionale në Paris; biblioteka e Kongresit Amerikan në Washington; Biblioteka e Muzeut Britanik në Londër por edhe biblioteka tjera të rëndësishme të metropoleve europiane dhe botërore, apo edhe bibliotekat e universiteteve të njohura, kanë pasur modelet e tyre të veçanta të përpunimit të literaturës (së shkruar). �Ato janë përpunuar në skeda të veçanta, të cilat kanë përmbajtur elementet qenësore dhe mjaft ndihmuese për hulumtuesit. Ato përmbajnë disa lloje të katalogeve: katalogun emëror; katalogun e lëndës; katalogun profesional; katalogun titullar dhe katalogun qendror.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(14) �Natyrisht se kohët e fundit, teknologjia e përpunimit të kësaj

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(14) �Natyrisht se kohët e fundit, teknologjia e përpunimit të kësaj literature ndryshohet duke iu nënshtruar përpunimit në mënyrë elektronike, prandaj edhe mund të konsiderohet si një revolucion i llojit të vet. �Shumica e bibliotekave bashkëkohëse, krahas mbajtjes së “skedave dhe fisheve” klasike kanë përpunuar këtë literaturë dhe gjithë fondin e burimeve të tjera në elektronikë, shumëçka prej tyre, atje ku vlerësojnë të nevojshme i kanë publikuar edhe në internet. �Shembull i mirë është edhe vendimi i Selisë së Shenjtë për vënien në sistem elektronik të bibliotekës së Vatikanit.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(15) �Element i rëndësishëm e që vlen si njoftim paraprak për

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(15) �Element i rëndësishëm e që vlen si njoftim paraprak për vlerën e një punimi shkencor të publikuar, të një monografie, të një libri universitarë, apo publikim tjetër të kësaj natyre, është recensioni i cili konsiderohet edhe si oponencë apo vlerësim kritik (për vlerën pozitive ose mangësitë eventuale që i ka ai punim). �Prandaj si nga burimet e rëndësishme krahas librave si dokument bazik, janë revistat dhe periodikët, kryesisht profesionale shkencore, qoftë të nivelit brenda vendeve, apo të karakterit ndërkombëtar e që përfillin këtë procedurë.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(16) �Mediet shërbejnë si nga burimet po kështu të rëndësishme. �Ani

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(16) �Mediet shërbejnë si nga burimet po kështu të rëndësishme. �Ani pse mediet janë “evidencë” e zhvillimeve të të përditshmes, ato paralelisht përmbajnë materiale të rëndësishme që trajtojnë tema të caktuara që mund të jenë kontribut shtesë. �Si të tilla ato mund të jenë pjesë e fondeve historike, ku janë rrahur tema që tanimë i takojnë një periudhe të kaluar, apo edhe tema bashkëkohëse.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(17) �Burimet e tilla të prezantuara nga mediet të cilat në

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(17) �Burimet e tilla të prezantuara nga mediet të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë mund të jenë rrëfime dhe analiza për tema të caktuara, natyrisht duhet të shikohen gjithmonë me rezervë. �Siç dihet, mediet përveç se janë të shkruara, tani ato edhe janë vizuale apo audio, siç janë programet televizive dhe të radios, video, regjistrimet me zë etj. �Burim i veçantë janë emisionet dokumentare televizive, si dhe projektet e caktuara kinematografike e që trajtojnë ngjarje që vërtetë kanë ndodhur.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(18) �Burim tjetër, është e ashtuquajtura literatura “gri” që janë materiale

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(18) �Burim tjetër, është e ashtuquajtura literatura “gri” që janë materiale dhe dokumente që janë të prodhuara dhe shërbejnë për organizata dhe kompani të ndryshme. Shumë prej tyre mund të mos jenë në qasje publike. �Krahas kësaj, këtij grupi i bashkëngjitet “letërsia gri” që mund të jetë intriguese e përhershme për hulumtimin e temave të caktuara.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(19) �Dokumentet zyrtare kanë gjithmonë karakterin e dokumenteve shtetërore që krijojnë

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(19) �Dokumentet zyrtare kanë gjithmonë karakterin e dokumenteve shtetërore që krijojnë një fond jashtëzakonisht të pasur burimesh. �Burimet e tilla shërbejnë sidomos për të marrë përgjigje për politikat shtetërore dhe të veprimit të institucioneve të shtetit të niveleve të ndryshme. �Shumë nga institucionet e një vendi porosisin projekte të caktuara hulumtuese me qëllim themelor gjetjen e shtigjeve të mëtejshme për të përmirësuar qeverisjen etj.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(20) �Edhe raportet e hulumtimeve të caktuara (tema diplome, master etj.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(20) �Edhe raportet e hulumtimeve të caktuara (tema diplome, master etj. ), mund të shërbejnë si burim i rëndësishëm mbështetës për një hulumtues në një temë e cila në një formë apo në formë tjetër ka elemente ndërlidhëse me temën bosht �Së fundi interneti po bëhet një nga burimet kryesore mbështetëse për fondin hulumtues për një studiues.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(21) �Sa ka përparësi përdorimi i internetit me gjithë dinamikën e

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(21) �Sa ka përparësi përdorimi i internetit me gjithë dinamikën e zhvillimit të tij, sepse shkurton rrugët e mundimshme të hulumtuesve që janë përdorur përpara, po aq interneti duhet të shfrytëzohet me kujdes të veçantë sa i përket burimeve të shprehura. �Sot ka shume faqe në internet që mund të llogariten si të kompanive serioze, por edhe aso që lejojnë mundësinë e “plotësimeve shkencore” për tema të caktuara, personalitete, ngjarje e fenomene edhe nga publiku lexues e kurreshtar, siç është për shembull mundësia e “operimeve” të tilla në Wikipedia.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(22) �Prandaj, për aq se sa mund të jetë vullneti i

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(22) �Prandaj, për aq se sa mund të jetë vullneti i mirë i përdorimit të tij, për aq edhe duhet të jetë vështrimi kritik i burimeve në internet, siç duhet vepruar edhe ndaj burimeve të tjera të mëhershme.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(23) �Varësisht prej mënyrës së katalogimit apo evidencimit të përmbajtjeve, përkatësisht

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(23) �Varësisht prej mënyrës së katalogimit apo evidencimit të përmbajtjeve, përkatësisht fjalëve kyqe që mund t’i kenë bibliotekat bashkëkohëse, është me rëndësi që secili hulumtues në strategjinë e tij të hulumtimit, në radhë të parë të sigurojë të dhëna themelore që kanë të bëjnë me metodologjinë e përpunimit të literaturës dhe udhëzimet përdorimin e saj.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(24) �Si në internet, ashtu edhe në përpunimin e brendshëm të

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(24) �Si në internet, ashtu edhe në përpunimin e brendshëm të bibliotekave të rëndësishme nga qasjet themelore nisëse hulumtuese është gjetja e fjalëve kyçe që mund të përdoren për të siguruar literaturën, apo burimin e kërkuar. P. sh. Emri i autorit, emri i librit, apo burimi tjetër, fjalë tjetër kyçe që shpreh përmbajtjen e temës, dhe elemente të tjera që lidhen me një temë të caktuar.

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(25) �Së fundi, çdo hulumtues si në fillim të projektit, po

Planifikimi i hulumtimit shkencor…(25) �Së fundi, çdo hulumtues si në fillim të projektit, po ashtu edhe në fund duhet të ketë kujdes në evidencimin sipas standardeve shkencore të literaturës, burimeve dhe dokumenteve të tjera. �Asnjëherë, hulumtuesi nuk guxon të bëjë gabim në emërtimin e saktë të autorit (autorëve); në emërtimin e saktë të titullit të temës; në emërtimin e institucionit që e ka mbështetë apo botuar; si dhe në evidencimin e vendit dhe vitit të botimit.

Planifikimi i hulumtimit shkencor, modelet e hulumtimit…(26) �Modeli i hulumtimit po kështu duhet të

Planifikimi i hulumtimit shkencor, modelet e hulumtimit…(26) �Modeli i hulumtimit po kështu duhet të jetë rezultat i planifikimit paraprak të një hulumtimi i cili është barrë e veçantë për hulumtuesin, por paralelisht edhe ndihmesë përfundimin e suksesshëm të tij. �Secili hulumtues ka edhe specifikat e veta të qasjes, të cilat ndikojnë sigurisht edhe në rezultat.