Ndryshimi Prmbajtja Prbrja dhe Klasifikimi i Kushtetutave Ndryshimi
Ndryshimi, Përmbajtja, Përbërja dhe Klasifikimi i Kushtetutave
Ndryshimi i kushtetutave Me ndryshim të kushtetutave kuptojmë: ◦ Largimin e disa ose normave në tërësi ◦ Zëvendësimin me norma të reja ◦ Plotësimin e tekstit ekzistues
Neni 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit] 1. Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre, sikurse është përcaktuar me këtë Kushtetutë. 2. Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ. 3. Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti i Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë. 4. Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar (dhe i përgjigjet Kuvendit. ) 5. Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat. 6. Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës. (6. Gjykata Supeme e Republikës së Kosovës bënë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës).
Ekzistojnë klasifikime të ndryshme lidhur me modelet e ndryshimit të kushtetutave. Varësisht nga kriteri për pjesëmarrje të qytetarëve: 1. Vendet që zbatojnë referendumin kushtetues: I. Obligativ për gjitha ndryshimet II. Obligativ për ndryshime të vetëm disa neneve konkrete III. Nëse organi ligjvënës nuk miraton ndryshimet me shumicën e kërkuar
Sipas llojit të organit që është i autorizuar për ndryshim: ◦ Organi i posaçëm kushtetuvënës ◦ Organi i rregullt legjislativ E drejta e iniciativës për ndryshim Kuorumin e nevojshëm Shumica e nevojshme Edhe tjera elemente, si votimi në dy dhoma, ose seanca e përbashkët e dhomave, etj
Ndryshimi i kushtetutave në shtetet federative: ◦ Është çështje politike mbi të gjitha ◦ Dallon varësisht nga formal dhe shkalla e pjesëmarrjes së njësive federale ◦ Proces që mbron njësitë federale nga zgjerimi i pushtetit qendror Kush ka të drejtën e iniciativës për ndryshime? 1. kuvendi federativ 2. njësitë federale dhe 3. qytetarët
Përmbajtja e Kushtetutës Përmbajtja ka rëndësi të veçantë, përcakton: ◦ Karakterin dhe llojin e kushtetutës ◦ Vendin e saj në rendin juridik ◦ Karakterin e përgjithshëm të shoqërisë dhe shtetit Përmbajtja varet nga vullneti i kushtetutvënësit. Mbizotëron mendimi se janë dy çështje që çdo kushtetutë duhet të rregulloj: - drejtat dhe liritë e njeriut dhe - pushtetin shtetëror (pushtetin legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor, organizmin territorial, financat, marrdhëniet ndërkombëtare, ushtrinë dhe forcat e armatosura, çështjen e luftës dhe paqes, etj)
Përbërja e kushtetutës Varësisht nga përmbajtja e kushtetutës, forma e rregullimit shtetëror, mendimi i kushtetutvënësit, teknika juridike, varet: ◦ përbërja dhe vëllimi Shumica e kushtetutave përbëhen nga: - Preambula (lat. hyrje ose parathënie) – pjesa idore; - Pjesa normative – pjesa qëndrore , vet kushtetuta; dhe - Dispozitat përfundimtare
Preambula e Kushtetutës së Republikës së Kosovës Ne, Populli i Kosovës, 1. Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet; 2. Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit; 3. Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social; 4. Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje; 5. Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë; 6. Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike; Në mënyrë solemne, miratojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Preambula e Kushtetutës së Sh. BA-ve Ne populli i Shteteve tё Bashkuara, me qëllim që tё krijojmë një bashkim mё tё përkryer, tё vendosim drejtёsinё, tё sigurojmë qetёsinё nё vend, tё sigurojmë mbrojtjen e vendit, tё nxisim mirëqenien e përgjithshme dhe tё sigurojmë tё mirat e lirisë për vetën tonë dhe brezat e ardhshëm, caktojmë dhe vendosim kёtё Kushtetutë tё Shteteve tё Bashkuara tё Amerikës. ”
Pjesa normative e K. Kosovës KAPITULLI I: DISPOZITAT THEMELORE KAPITULLI II: TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE KAPITULLI III: TË DREJTAT E KOMUNITETEVE DHE PJESËTARVE TYRE KAPITULLI IV: KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS KAPITULLI V: PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS. KAPITULLI VI: QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS. KAPITULLI VII: SISTEMI I DREJTËSISË. . KAPITULLI VIII: GJYKATA KUSHTETUESE KAPITULLI IX: MARRËDHËNIET EKONOMIKE. KAPITULLI X: QEVERISJA LOKALE DHE ORGANIZIMI TERRITORIAL. KAPITULLI XI: SEKTORI I SIGURISË KAPITULLI XII: INSTITUCIONET E PAVARURA. KAPITULLI XIII: DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE KAPITULLI XIV: DISPOZITAT KALIMTARE
PËRMBAJTJA E KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË – PJESA 1: PARIME THEMELORE – PJESA 2: LIRITE DHE TE DREJTAT VETJAKE – PJESA 3: LIRITE DHE TE DREJTAT POLITIKE – PJESA 4: LIRITE DHE TE DREJTAT EKONOMIKE, SOCIALE DHE KULTURORE – PJESA 5: OBJEKTIVAT SOCIALE – PJESA 6: AVOKATI POPULLIT – PJESA 7: KUVENDI ZGJEDHJA DHE AFATI – PJESA 8: DEPUTETET – PJESA 9: ORGANINIZIMI DHE FUNKSIONIMI KUVENDIT – PJESA 10: PROCESI LIGJVENES – PJESA 11: PRESIDENTI I REPUBLIKES – PJESA 12: KESHILLI MINISTRAVE – PJESA 13: QEVERISJA VENDORE – PJESA 14: AKTET NORMATIVE – PJESA 15: MARREVESHJET NDERKOMBETARE – PJESA 16: GJYKATA KUSHTETUESE – PJESA 17: GJYKATAT – PJESA 18: PROKURORIA – PJESA 19: REFERENDUMI – PJESA 20: KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE – PJESA 21: FINANCAT PUBLIKE – PJESA 22: KONTROLLI I LARTE I SHTETIT – PJESA 23: FORCAT E ARMATOSURA – PJESA 24: MASAT E JASHTEZAKONSHME – PJESA 25: RISHIKIMI I KUSHTETUTES – PJESA 26: DISPOZITA KALIMTE DHE TE FUNDIT
Klasifikimi i kushtetutave Varësisht nga forma: ◦ Kushtetuta të shkruara/kodifikuara ◦ Kushtetuta të pashkruara/pakodifikuara Sfida: nuk ka ndarje strikte në praktike! Varësisht nga vështirësia e ndryshimit: ◦ Kushtetua fleksibile ◦ Kushtetuta rigjide
Varësisht nga forma e organizmit shtetëror: ◦ ◦ ◦ ◦ Kushtetuta federative Kushtetuta unitare Kushtetuta republikane Kushtetuta presidenciale Kushtetuta parlamentare Kushtetuta monarkike Kushtetuta demokratike Kushtetuta autokratike(diktatoriale) Varësisht nga sistemi politik: Kushtetuta socialiste Kushtetuta liberale , etj
Faleminderit!
- Slides: 15