Sistemi absolut dhe sistemi relativ Ndryshimi ne mes
Sistemi absolut dhe sistemi relativ Ndryshimi ne mes sistemit absolut dhe sistemit relative te levizjes se vegles
Kur punohet në sistemin relativ mund të bëhet kontrolli ashtu që mblidhen vlerat e funksioneve aktive nën kolonën X dhe Z. Nëse kemi punuar me rregull shuma duhet të jetë e barabartë me zero. Te tornot klasike me komandë të dorës, përpunimin konik patjetër bartësi i veglës të rrotullohet për gjysmën e këndit të konit. Te tornot me drejtim numerik nuk ka nevojë për rrotullim të bartësit të veglës për shkak se njësia drejtuese bënë përputhjen e lëvizjes tërthore dhe gjatësore që njëkohësisht e mundësojnë motorët me hap. Kështu është mundësuar lëvizja e majës së thikës nëpër dia- gonale, e kjo mundëson përpunim direkt të formës konike pa rrotullim të bartësit të veglës. Fig. 7. 6. Përpunimi i formës konike në torno universale Fig. 7. 7. Përpunimi i formës konike në torno me DN
Shembull: Në pjesën e punuar më parë, si në figurë, të realizohet tornimi përfun- dimtarë sipas dimensioneve të vizatimit. Fig. 7. 8. Pjesa e gatshme Fig. 7. 9. Rruga e veglës
Më së shpeshti këndi i konicitetit është më i madh dhe nuk mund të punohet përnjëherë, për shkak se do të kishte ashkël shumë të madhe. Për këtë shkak përpunimi konik punohet ashtu që bëhet përpunimi me afrim deri te koniciteti me mbetje të shtresës prej 0. 5 mm përpunim. Më pas fitohet sipërfaqe e shkallëzuar që duhet të rrafshohet me përpunimin e pastër. Kjo mënyrë e programimit është e përbërë dhe kërkon që pjesa të jetë e vizatuar në fletë milimetrike në përpjesë 1: 1, që të mund të lexojmë pozicionet e majës së thikës. Shembull: Është e nevojshme të punohet koni prej Æ20 në Æ30 në gjatësinë 15. Thellësinë e prerjes prej 15 mm, e ndajmë në tre kalime prej 1. 5 mm, e më pas punojmë sipas konturës së kërkuar. Veprimi është paraqitur me rrugën e veglës në fig. 7. 9. Fig. 7. 8. Pjesa e gatshme Fig. 7. 9. Rruga e veglës
Me shembullin vijues do të shohim si veprimi është më i thjeshtë dhe nuk kërkon llogaritje të koordinatave të pozicioneve të majës së thikës, ose aplikimi i letrës milimetrike. Fig. 7. 10 Rruga e veglës
- Slides: 8