PASQYRA E T ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE 1 Shpjegimi

  • Slides: 24
Download presentation
PASQYRA E TȄ ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE 1. Shpjegimi i kohës kur duhet të njihen

PASQYRA E TȄ ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE 1. Shpjegimi i kohës kur duhet të njihen të ardhurat. 2. Shpjegimi i kohës kur duhet të njihen shpenzimet. 3. Interpretimi i komponentëve të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve. 4. Analiza e informacionit të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve duke përdorur raporte të ndryshme. 5. Përshkrimi i efekteve që kanë të ardhurat e raportuara mbi pasurinë e manaxherëve dhe rrjedhimisht, mbi vendimet e tyre që lidhen me politikat kontabël.

 • Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve përmbledh rezultatet e operacioneve të një

• Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve përmbledh rezultatet e operacioneve të një firme, për një periudhë të caktuar kohe. Në pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve paraqiten katër lloje kryesore artikujsh: të ardhurat, shpenzimet, fitimet dhe humbjet. • Të ardhurat janë hyrjet e mjeteve (ose ulja e detyrimeve) që rezultojnë nga ofrimi i mallrave dhe shërbimeve për klientët; ato lindin nga operacionet e vazhdueshme të një firme (aktiviteti normal i saj). Shitjet e inventarit për klientët, për shembull, gjenerojnë mjete (mjete monetare ose llogari të arkëtueshme), dhe përbëjnë të ardhura. • Shpenzimet lindin nga konsumi i burimeve në mënyrë që të gjenerohen të ardhura. Kostoja e inventarit të shitur për konsumatorët është ilustrimi i një shpenzimi.

 • Fitimet, ashtu si të ardhurat, rritin mjetet ose ulin detyrimet, por ato

• Fitimet, ashtu si të ardhurat, rritin mjetet ose ulin detyrimet, por ato lindin nga aktivitetet që nuk janë kryesore për veprimtarinë normale të një firme. Për shembull, një fitim mund të rezultojë nga shitja e tokës për më shumë se vlera e saj kontabël (vlera në libra). • Humbjet janë të ngjashme me shpenzimet sepse ato zvogëlojnë mjetet ose rrisin detyrimet, por ato lindin nga aktivitetet që nuk janë kryesore për veprimtarinë normale të një firme. Shitja e tokës me një vlerë më të vogël se vlera e saj kontabël do të rezultojë në një humbje.

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve Shitjet neto Kosto e shitjeve Të ardhurat bruto

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve Shitjet neto Kosto e shitjeve Të ardhurat bruto Shpenzime shitje, të përgjithshme dhe administrative Të ardhurat operative Të ardhura të tjera Shpenzime interesi Të ardhurat para tatimit mbi të ardhurat Tatimi mbi të ardhurat Të ardhurat neto 172 428 L 134 373 38 055 14 844 23 211 1 503 31 24 683 10 016 14 667 L

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve me një hap Të ardhurat Shitjet neto Të

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve me një hap Të ardhurat Shitjet neto Të ardhura të tjera 172 428 L 1 503 173 931 L Shpenzimet Kosto e shitjeve Shpenzime shitje, të përgjithshme dhe administrative Shpenzime interesi Tatimi mbi të ardhurat Të ardhurat neto 134 373 14 844 31 10 016 159 264 L 14 667 L

PËRDORIMI I PASQYRAVE TË TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE Qëllimi kryesor i pasqyrës së të

PËRDORIMI I PASQYRAVE TË TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE Qëllimi kryesor i pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve është të tregojë nëse firma është duke siguruar fitim ose jo, por ajo gjithashtu ofron edhe një mundësi për matjen e performancës. Të ardhurat, për shembull, janë matësi më i rëndësishëm i rritjes që reflekton suksesin e firmës për të zgjeruar tregun e saj. Nga ana tjetër, krahasimet e shifrave të shpenzimeve nga viti në vit tregojnë suksesin e firmës në kontrollin e kostove. Siç u përmend më parë, të ardhurat operative matin performancën e manaxherëve në kryerjen e operacioneve të një firme. Informacioni i pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve shërben si bazë për marrjen e shumë vendimeve.

NJOHJA E TË ARDHURAVE Parimi i njohjes së të ardhurave thekson se të ardhurat

NJOHJA E TË ARDHURAVE Parimi i njohjes së të ardhurave thekson se të ardhurat duhet të njihen, pra, duhet të regjistrohen në librat dhe regjistrat e tjerë të kontabilitetit, kur 1. procesi i sigurimit të të ardhurave të ketë përfunduar plotësisht, dhe 2. shuma që do të mblidhet të jetë përcaktuar në mënyrë të arsyeshme Kriteri i parë pengon njohjen e të ardhurave para se një firmë të ketë përmbushur detyrimin e saj ndaj konsumatorit. Kriteri i dytë tregon se çmimi i shitjes është caktuar dhe se klienti ka të ngjarë që ta paguajë shumën e kërkuar. Të dy këto kritere na sigurojnë që të ardhurat nuk do të njihen para kohe. Në qoftë se të ardhurat njihen shumë më shpejt, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve do të tregojë se firma ka realizuar aktivitete që ajo në fakt nuk i ka kryer, dhe kjo do t'i çorientojë dhe nuk do t'i ndihmojë përdoruesit e pasqyrave financiare.

Përjashtimet Ekzistojnë një numër përjashtimesh nga rregulli i përgjithshëm që të ardhurat duhet të

Përjashtimet Ekzistojnë një numër përjashtimesh nga rregulli i përgjithshëm që të ardhurat duhet të njihen në momentin e shitjes. Një përjashtim i tillë ndodh në rastin e arkëtimit të llogarive të arkëtueshme. Në qoftë se shitësi është shumë i pasigurt për arkëtimin e një llogarie të arkëtueshme, njohja e të ardhurave duhet të shtyhet përtej momentit të shitjes, deri në momentin kur në fakt arkëtohen mjetet monetare. Një përjashtim tjetër ndodh me kontratat afatgjata të ndërtimit (për ura, autostrada, dhe kështu me radhë). Këto projekte mund të kërkojnë disa vite për të përfunduar. Nëse njohja e të ardhurave do të shtyhet derisa procesi i të ardhurave të jetë i plotë, atëherë të ardhurat nuk do të njihen në çdo vit të kontratës, por vetëm në vitin e fundit. Një model i tillë i njohjes do të binte në kundërshtim me procesin aktual të të ardhurave, që realisht ndodhin gjatë gjithë jetës së kontratës.

Prandaj, në qoftë se (1) ekziston një kontratë e detyrueshme midis blerësit dhe shitësit

Prandaj, në qoftë se (1) ekziston një kontratë e detyrueshme midis blerësit dhe shitësit dhe (2) shitësi mund të llogarisë në mënyrë të arsyeshme kostot e përfundimit të projektit, atëherë të ardhurat, shpenzimet e lidhura me to, dhe të ardhurat përfundimtare duhet të vlerësohen dhe të njihen çdo vit sipas metodës së përqindjes të punës së kryer. Kjo metodë njeh një pjesë të të ardhurave, shpenzimeve dhe fitimit, për çdo vit, në bazë të përqindjes së punës së përfunduar.

NJOHJA E SHPENZIMEVE Parimi i krahasimit përdoret edhe për njohjen e shpenzimeve. Sipas këtij

NJOHJA E SHPENZIMEVE Parimi i krahasimit përdoret edhe për njohjen e shpenzimeve. Sipas këtij parimi, të gjitha shpenzimet që janë kryer për të gjeneruar të ardhura, që shfaqen në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve të një periudhe të caktuar, duhet të paraqiten si shpenzime në të njëjtën pasqyrë. Me fjalë të tjera, ne duhet të krahasojmë (të lidhim) shpenzimet me të ardhurat. Të ardhurat njihen në fillim, dhe shpenzimet më pas duhet të lidhen me këto të ardhura. Duke e bërë këtë, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve do përmbajë vlerësimin e të dy elementëve: të arritjeve (të ardhurave) dhe të përpjekjeve (shpenzimeve), duke bërë të mundur një vlerësim të performancës së firmës.

Parimi i krahasimit zbatohet në një nga tre mënyrat e shpjeguara më poshtë. Lidhja

Parimi i krahasimit zbatohet në një nga tre mënyrat e shpjeguara më poshtë. Lidhja e shkakut me pasojën Kjo nënkupton se ekziston një marrëdhënie e qartë dhe e drejtpërdrejtë midis shpenzimeve dhe të ardhurave. Kosto e mallrave të shitura është një shembull i mirë. Një shitës me pakicë sigurisht që nuk mund të gjenerojë të ardhura nga shitja, pa shpenzuar inventar. Shpërndarja sistematike dhe racionale Shumë shpenzime është e pamundur të lidhen direkt me transaksione të veçanta të të ardhurave. Megjithatë ato mund të lidhen me një periudhë kohe, për shembull, me një numër vitesh dhe të ndahen më tej si një shpenzim prorporcional, në secilin prej atyre viteve. Pajisjet, për shembull, janë thelbësore për të gjeneruar të ardhura. Njohja e menjëhershme Disa shpenzime nuk sjellin ndonjë përfitim të dukshëm të ardhshëm. Në këto raste, shpenzimi duhet të njihet menjëherë si i tillë. Në këtë mënyrë trajtohen shpenzimet e pagave të administratës, shpenzimet për shërbime dhe shpenzimet e interesit.

VËSHTRIM I DETAJUAR I PASQYRËS SË TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE • Përdoruesit e pasqyrave

VËSHTRIM I DETAJUAR I PASQYRËS SË TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE • Përdoruesit e pasqyrave financiare janë të shqetësuar në lidhje me qëndrueshmërinë e të ardhurave, e cila i referohet gjasave (mundësive) që të ardhurat do të vazhdojnë në të ardhmen. • Pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve do të jenë më pak të dobishme për të parashikuar të ardhmen në qoftë se rezultatet e operacioneve të vazhdueshme (aktiviteti normal) janë të kombinuara me efektet e ngjarjeve që janë të pazakonshme apo që nuk priten të përsëriten në të ardhmen. Rrjedhimisht, GAAP kërkon që pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve t'i raportojnë më vete (të ndara) disa artikuj të caktuar. • Nëse një firmë pushon së vepruari (ose planifikon të ndërpresë operacionet) në një segment të rëndësishëm të biznesit të saj, atëherë kërkohen paraqitje të veçanta në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve të rezultateve nga: (1) operacionet e vazhdueshme, dhe (2) operacionet e ndërprera.

Artikujt e jashtëzakonshëm janë ngjarje dhe transaksione që janë të pazakonshme si natyrë, dhe

Artikujt e jashtëzakonshëm janë ngjarje dhe transaksione që janë të pazakonshme si natyrë, dhe që ndodhin rrallë. Të pazakonshme nënkupton se ngjarja ose transaksioni është, më së shumti, i lidhur rastësisht me operacionet tipike të një firme. Të rralla si dukuri do të thotë se artikulli nuk pritet të përsëritet në të ardhmen. Artikujt e jashtëzakonshëm zakonisht përfshijnë fatkeqësitë natyrore dhe veprime nga qeveritë e huaja, të tilla si shpronësimi i mjeteve. Zbulimi i veçantë i zërave të jashtëzakonshëm iu mundëson analistëve që të bëjnë parashikime më të mira të operacioneve të ardhshme të një firme.

Tatimet mbi të ardhurat Duke pasur parasysh se shumë pasqyra të të ardhurave dhe

Tatimet mbi të ardhurat Duke pasur parasysh se shumë pasqyra të të ardhurave dhe shpenzimeve kanë disa seksione të mëdha (operacionet e vazhdueshme, operacionet e ndërprera, dhe artikujt e jashtëzakonshëm), duhet të merret një vendim se ku do të raportohen tatimet mbi të ardhurat. GAAP jep sugjerimin e arsyeshëm se tatimet duhet të ndahen për çdo seksion të madh. Në shembullin tonë: Efektet tatimore që lidhen me operacionet e ndërprera janë përfshirë në llogaritjen e këtyre humbjeve të raportuara. Ky format tregon operacionet e ndërprera neto, d. m. th pas tatimit. Vini re se operacionet e ndërprera kanë gjeneruar një humbje dhe që efekti tatimor është emërtuar si një përfitim tatimor. Humbjet japin përfitime tatimore për shkak se ato ulin nivelin e taksave që duhet të paguajë një firmë.

Fitimi për aksion Shumë shifra financiare deklarohen mbi bazën e llogaritjeve për aksion. Çmimi

Fitimi për aksion Shumë shifra financiare deklarohen mbi bazën e llogaritjeve për aksion. Çmimi për aksion, dhe dividendët për aksion, komentohen gjerësisht në shtypin financiar. Duke qenë se një aksion i kapitalit është njësia bazë e pronësisë në korporatë, kjo mënyrë e shprehjes është mjaft e dobishme. Rrjedhimisht, GAAP kërkon që të ardhurat neto të kompanive të deklarohen mbi bazë aksioni. Në terma të përgjithshme, kjo kërkon pjestimin e të ardhurave neto me numrin mesatar të aksioneve në qarkullim. Rezultati është fitimi për aksion (EPS): EPS =Të ardhurat neto/Aksionet në qarkullim

Analiza e pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve Siç e kemi parë deri tani,

Analiza e pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve Siç e kemi parë deri tani, nga përmbajtja e pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve mund të nxjerrim informacione shumë të dobishme në lidhje me një kompani. Analiza vertikale shqyrton marrëdhëniet brenda një viti të caktuar. Për ta bërë këtë me pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve, do të krahasojmë çdo artikull me artikullin e parë, d. m. th me shitjet neto. Shitjet neto përfaqësojnë një përmbledhje të matjes së aktiviteteve të përgjithshme të një firme, kështu që ka kuptim që çdo artikull të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve ta vlerësojmë duke e krahasuar me shitjet neto. Analiza e tendencës përfshin krahasimin e shifrave të pasqyrave financiare gjatë periudhave të kohës. Një mënyrë për ta bërë këtë është që të krahasojmë artikujt me bazë të përbashkët të pasqyrave të të ardhurave dhe shpenzimeve, gjatë periudhave kohore të caktuara.

Analiza horizontale është një formë tjetër e analizës së trendeve (tendencave). Ajo përdor shifrat

Analiza horizontale është një formë tjetër e analizës së trendeve (tendencave). Ajo përdor shifrat e pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve të një viti të mëparshëm, si bazë për llogaritjen e rritjeve apo uljeve të përqindjeve, me kalimin e kohës. Raporte të tjera Ekzistojnë disa raporte që lidhin pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve dhe bilancin kontabël. Kthimi mbi kapitalin aksioner (ROE) është tregues shumë i rëndësishëm për aksionerët. Për të llogaritur ROE, të ardhurat neto i pjestojmë me kapitalin aksioner mesatar: ROE = Të ardhura neto/Kapitali aksioner mesatar

Një tjetër raport i rëndësishëm është kthimi mbi aktivet (ROA). Ky raport lidh të

Një tjetër raport i rëndësishëm është kthimi mbi aktivet (ROA). Ky raport lidh të ardhurat e një firmë me të gjitha mjetet që firma ka në dispozicion, për të gjeneruar këto të ardhura. ROA ndryshon nga ROE, sepse ROE përdor vetëm mjetet që janë pronë e aksionerëve. ROE mat suksesin e manaxhimit në përdorimin e mjeteve të investuara nga aksionerët, ndërsa ROA mat se me sa sukses i ka shfrytëzuar manaxhimi të gjitha mjetet që i janë besuar atij. Për të llogaritur ROA, pjestojmë të ardhurat neto (të rregulluara me shpenzimet e interesit), me totalin mesatar të mjeteve: ROA = Të ardhura neto + [Shpenzime interesi (1– norma tatimore)] / Mesatarja e mjeteve totale

Raporti i mbulimit të interesit. Duke qenë se të ardhurat në fund përkthehen në

Raporti i mbulimit të interesit. Duke qenë se të ardhurat në fund përkthehen në cash, dhe cash-i është i nevojshëm për pagimin e shpenzimeve të interesit, kreditorët janë të shqetësuar për marrëdhëniet midis të ardhurave dhe shpenzimeve të interesit. Raporti i mbulimit të interesit tregon se sa herë shpenzimet e interesit mbulohen nga burimet e gjeneruara nga operacionet, dhe natyrisht kreditorët preferojnë raporte sa më të larta. Raporti llogaritet duke pjestuar të ardhurat para interesit dhe taksave me shpenzimet e interesit: Raporti i mbulimit të interesit = Të ardhurat (fitimi) para interesit dhe taksave (EBIT) / Shpenzime interesi

KUFIZIMET E TË ARDHURAVE NË KONTABILITET • Edhe pse përdoruesit e pasqyrave financiare raportimet

KUFIZIMET E TË ARDHURAVE NË KONTABILITET • Edhe pse përdoruesit e pasqyrave financiare raportimet e të ardhurave të kontabilitetit janë shumë të dobishme, ato kanë disa kufizime. Nga ana konceptuale, shpesh ne i mendojmë të ardhurat si një rritje të pasurisë. Nëse llogaria jonë bankare rritet me 100 L për shkak të interesit, ne ndjehemi sikur të ardhurat tona janë 100 L. • Megjithatë, për shumë mjete, kontabiliteti nuk e njeh rritjen në vlerën e tyre, kur ajo realisht ndodh. Zakonisht rritja e vlerës dhe të ardhurat e lidhura me të, njihen në momentin e rregullimeve kontabël të mjetit apo kur ky mjet del nga përdorimi. • Ndonjëherë diferenca midis kostos historike dhe vlerës aktuale mund të jetë mjaft e madhe. Rasti i ҫmimit të tokës. • Rasti i lajmeve të përhapura që rritin ҫmimet e aksioneve por nuk regjistrohen.

Parimi i konservatorizmit gjithashtu, mund të kufizojë edhe shkallën në të cilën të ardhurat

Parimi i konservatorizmit gjithashtu, mund të kufizojë edhe shkallën në të cilën të ardhurat e kontabilitetit reflektojnë ndryshimet në pasuri. Ky parim thekson se kur ekziston dyshimi në lidhje me trajtimin kontabël për një transaksion të caktuar, duhet të zgjidhet një alternativë konservatore. Me fjalë të tjera, duhet zgjedhur alternativa që raporton vlerën më të ulët të mjeteve dhe vlerën më të ulët të të ardhurave neto. Për shembull, shpenzimet për kërkim dhe zhvillim teknologjik (që në fakt janë mjete për një kompani) sipas këtij parimi duhen paraqitur menjëherë si shpenzime, madje edhe kur ato rezultojnë në produkte ose patenta afatgjata. Shpenzimi për trajnimin e punonjësve njihet menjëherë si shpenzim, edhe pse qëllimi i tij është të krijojë në të ardhmen një forcë punëtore shumë më të aftë. Këta shembuj tregojnë se bilancet e disa kompanive mund t'i kenë nënvlerësuar disa mjete ose mund të mos i kenë regjistruar fare ato.

Si përfundim, për tu siguruar që nga procesi i kontabilitetit dalin pasqyra financiare të

Si përfundim, për tu siguruar që nga procesi i kontabilitetit dalin pasqyra financiare të besueshme dhe të verifikueshme, GAAP nuk e përjashtojnë mundësinë e njohjes së disa ndryshimeve të vlerës. Për shkak të kësaj, të ardhurat e kontabilitetit nuk matin në mënyrë rigoroze (saktësisht) ndryshimet në pasuri. Megjithatë, ato janë një matës shumë i dobishëm i performancës mbi të cilën mbështetet fort komuniteti i biznesit.

Të ardhurat e kontabilitetit dhe pasojat ekonomike • Drejtuesit e shumë korporatave përfitojnë shpërblime

Të ardhurat e kontabilitetit dhe pasojat ekonomike • Drejtuesit e shumë korporatave përfitojnë shpërblime (bonuse), që bazohen në raportimin kontabël të të ardhurave neto. Këto plane bonusi zakonisht përfshijnë një dysheme dhe një tavan. Niveli dysheme kërkon që të ardhurat neto të arrijnë një nivel të caktuar, në mënyrë që të përfitohet bonusi, ndërsa niveli tavan vendos një kufi të madhësisë së bonusit. Kjo d. m. th që bonusi nuk mund të rritet, megjithëse të ardhurat neto mund të rriten mbi nivelin tavan. Kështu që manaxherët preferojnë që të ardhurat neto të jenë midis niveleve dysheme dhe tavan. • Bonuset mund ti motivojnë manaxherët për të ndërmarrë veprime, të cilat do të përmirësonin operacionet e firmës, duke rritur kështu fitimet. Për fat të keq, bonuset mund ti motivojnë manaxherët, edhe për të marrë vendime të lidhura me kontabilitetin, të cilat nuk do të kishin në themel përfitimin afatgjatë të firmës, por do të ndikonin vetëm mbi të ardhurat e raportuara. • Për shembull, manaxherët e firmave herë pas here aplikojnë atë që njihet si big baths.

FALEMINDERIT

FALEMINDERIT