PASQYRA E RRJEDHS S PARAS CASH FLOW 1

  • Slides: 32
Download presentation
PASQYRA E RRJEDHȄS SȄ PARASȄ ( CASH FLOW )* 1. Përshkrimi i objektivave të

PASQYRA E RRJEDHȄS SȄ PARASȄ ( CASH FLOW )* 1. Përshkrimi i objektivave të pasqyrës së rrjedhës së parasë. 2. Shpjegimi i mënyrës se si kombinohen (plotësohen) të ardhurat (shpenzimet) e rrjedhura** dhe flukset e mjeteve monetare. 3. Identifikimi i tre llojeve të aktiviteteve që përdorin dhe gjenerojnë cash. 4. Shpjegimi i dallimit midis metodave direkte dhe indirekte të përdorura për të paraqitur një pasqyrë të flukseve të mjeteve monetare. 5. Nxjerrja e konkluzioneve në lidhje me performancën financiare të një firme duke u bazuar tek pasqyra e flukseve të mjeteve monetare.

 • SHTOJCË 5 A: Llogaritja e rrjedhës së parasë nga aktivitetet operative, duke

• SHTOJCË 5 A: Llogaritja e rrjedhës së parasë nga aktivitetet operative, duke përdorur marrëdhëniet midis pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve dhe bilancit kontabël. * Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare. ** Të ardhurat e rrjedhura janë përfituar realisht nga kryerja e shërbimeve ose dhënia e mallrave, por nuk janë arkëtuar (marrë) ende nga konsumatorët (klientët), si mjete monetare. Shpenzimet e rrjedhura janë ato shpenzime që realisht kanë ndodhur ose janë krijuar (p. sh shpenzimet e pagave), por për to nuk është kryer asnjë pagesë nga mjetet monetare, gjatë një periudhe kontabël.

Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare është projektuar për të siguruar informacion në lidhje

Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare është projektuar për të siguruar informacion në lidhje me flukset hyrëse dhe dalëse të cash-it (pra, të hyrave dhe të dalave të parave të gatshme), në një biznes, gjatë një periudhe kohore. Ajo gjithashtu, shpjegon ndryshimin në gjendjen e cash-it, nga fillimi i periudhës, deri në fund të periudhës.

Objektivat Pasqyra e flukseve monetare synon të ndihmojë përdoruesit e pasqyrave financiare për të

Objektivat Pasqyra e flukseve monetare synon të ndihmojë përdoruesit e pasqyrave financiare për të vlerësuar: 1. aftësinë e firmës për të gjeneruar flukse monetare neto pozitive, në të ardhmen; 2. aftësinë e firmës për të përmbushur detyrimet e saj, aftësinë për të paguar dividendët, dhe nevojën për financim të jashtëm; 3. arsyet e dallimeve mes të ardhurës neto dhe arkëtimeve apo pagesave (d. m. th flukseve monetare-cash flows), të lidhura me të; 4. efektet në pozicionin financiar të një firme që janë rezultat i të dy palëve të transaksioneve të saj: investuese dhe financuese monetare (cash); & investuese dhe financuese jomonetare.

Për ta përmbledhur, aftësia e një kompanie për të gjeneruar flukse mjetesh monetare (cash)

Për ta përmbledhur, aftësia e një kompanie për të gjeneruar flukse mjetesh monetare (cash) ndikon: - në aftësinë paguese të saj; - në aftësinë për të paguar dividendët dhe interesat; si dhe - në çmimin e letrave me vlerë të saj. Për këto arsye, aftësia e një kompanie për të gjeneruar cash, është shumë e rëndësishme përdoruesit e pasqyrave financiare.

Rrjedha e parasë nga aktivitetet operative: v. Paraja e marrë nga konsumatorët 68 200

Rrjedha e parasë nga aktivitetet operative: v. Paraja e marrë nga konsumatorët 68 200 L v. Interesa të marra 1 300 v. Pagesat për punonjësit (17 100) v. Pagesat ndaj furnitorëve (40 500) v. Interesa të paguara (800) v. Taksa të paguara (2 000) Paraja neto nga aktivitetet operative 9 100 L

Flukset e parasë nga aktivitetet investuese: • Blerja e pajisjeve (3 500) • Blerja

Flukset e parasë nga aktivitetet investuese: • Blerja e pajisjeve (3 500) • Blerja e aksioneve të kompanisë IBM (12 000) Paraja neto e përdorur në aktivitetet investuese (15 500)

Rrjedha e parasë nga aktivitetet financuese: • Para të marra nga emetimi i borxhit

Rrjedha e parasë nga aktivitetet financuese: • Para të marra nga emetimi i borxhit afatgjatë 25 000 • Para të marra nga emetimi i aksioneve të zakonshme 5 000 • Pagesa e borxhit afatshkurtër (12 000) Paraja neto nga aktivitetet financuese 18 000 • Rritja neto në cash 11 600 • Cash në fillim të vitit 22 000 • Cash në fund të vitit 33 600 L

Matja e performancës: Të ardhurat (shpenzimet) e rrjedhura ose të kryera kundrejt Cash Flow-t

Matja e performancës: Të ardhurat (shpenzimet) e rrjedhura ose të kryera kundrejt Cash Flow-t ( fluksit të mjeteve monetare) Të ardhurat (shpenzimet) e rrjedhura [domethënë, e ardhura (humbja) neto në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve], jo domosdoshmërisht pasqyrojnë cash flow-n (d. m. th flukset monetare). Shumë transaksione të të ardhurave dhe shpenzimeve mund të mos shkaktojnë efekt të menjëhershëm në lëvizjen e flukseve monetare hyrëse apo dalëse. Pavarësisht nga kjo, e ardhura (humbja) neto, është një matës shumë i dobishëm i performancës. Ky rezultat neto pasqyron arritjet nga ana e firmës (të tilla si shitjet me kredi, që më vonë do të rezultojnë në hyrje mjetesh monetare), si dhe burimet e konsumuara për gjenerimin e të ardhurave (për shembull, pagat e punonjësve që mbeten të papaguara, deri në fund të periudhës).

Nëse e ardhura (humbja) neto është një matës i dobishëm i performancës, atëherë pse

Nëse e ardhura (humbja) neto është një matës i dobishëm i performancës, atëherë pse nevojitet informacioni i rrjedhës së parasë? E ardhura (humbja) neto dhe flukset e mjeteve monetare janë mënyra të ndryshme të matjes së performancës, në një organizatë biznesi. Ato duhet të shihen si plotësuese, dhe jo si zëvendësuese të njëra-tjetrës. Secila matje përmban informacion, që jo domosdoshmërisht reflektohet tek tjetra. Në veçanti, pasqyra e flukseve të mjeteve monetare jep informacion në lidhje me likuiditetin e një firme dhe fleksibilitetin financiar të saj (d. m. th aftësinë për t'iu përgjigjur ngjarjeve të papritura, duke ndryshuar shumat dhe kohën e rrjedhës së parasë).

Përmbledhje e aktiviteteve që gjenerojnë rrjedhën e parasë Aktivitetet operative Flukset monetare hyrëse -

Përmbledhje e aktiviteteve që gjenerojnë rrjedhën e parasë Aktivitetet operative Flukset monetare hyrëse - Nga klientët - Nga interesat - Nga dividendët - Të gjitha hyrjet e tjera që nuk janë aktivitet investues apo financues Flukset monetare dalëse - Tek punonjësit - Tek furnitorët - Për interesa - Për taksa - Të gjitha daljet e tjera që nuk janë aktivitet investues apo financues

Aktivitetet investuese Flukset monetare hyrëse - Shitja e pronës, objekteve dhe pajisjeve - Mbledhja

Aktivitetet investuese Flukset monetare hyrëse - Shitja e pronës, objekteve dhe pajisjeve - Mbledhja e kredive - Shitja e investimeve Flukset monetare dalëse - Blerja e pronës, objekteve dhe pajisjeve - Dhënia e kredive - Blerja e investimeve

Aktivitetet financuese Flukset monetare hyrëse - Emetimi i aksioneve të zakonshme - Marrja e

Aktivitetet financuese Flukset monetare hyrëse - Emetimi i aksioneve të zakonshme - Marrja e kredive Flukset monetare dalëse - Riblerja e aksioneve të zakonshme - Shlyerja e kredive - Pagimi i dividendëve

Aktivitetet operative zakonisht përfshijnë transaksionet që lidhen me sigurimin e mallrave dhe shërbimeve për

Aktivitetet operative zakonisht përfshijnë transaksionet që lidhen me sigurimin e mallrave dhe shërbimeve për klientët. Ato pasqyrojnë efektet e rrjedhës së parasë nga transaksionet tipike dhe të përsëritura, që paraqiten në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve. Shembuj të hyrjeve të mjeteve monetare nga aktivitetet operative janë të ardhurat nga klientët dhe marrja e interesave dhe dividendëve nga investimet. Flukset monetare dalëse nga aktivitetet operative përfshijnë pagesat për punonjësit dhe furnitorët si dhe pagesat për interesat dhe taksat.

Aktivitetet investuese zakonisht përfshijnë flukset e mjeteve monetare nga marrja (blerja), dhe tjetërsimi (shitja)

Aktivitetet investuese zakonisht përfshijnë flukset e mjeteve monetare nga marrja (blerja), dhe tjetërsimi (shitja) e mjeteve jokorrente. Daljet e mjeteve monetare lindin nga blerja ose investimi në toka, ndërtesa, impiante dhe pajisje, dhënia e kredive, dhe blerja e investimeve në korporata të tjera. Flukset hyrëse të mjeteve monetare vijnë si rezultat i shitjes së pronave, impianteve dhe pajisjeve; mbledhjes së kredive (përveç interesit); dhe shitjes së investimeve.

Aktivitetet financuese përfshijnë flukset monetare nga marrja (përfitimi), dhe shlyerja (ripagimi) i financimeve. Flukset

Aktivitetet financuese përfshijnë flukset monetare nga marrja (përfitimi), dhe shlyerja (ripagimi) i financimeve. Flukset hyrëse rezultojnë nga kontributet e pronarëve (emetimi i aksioneve në këmbim të mjeteve monetare) dhe nga marrja e kredive. Daljet e mjeteve monetare ndodhin nga pagesat për aksionerët (si pagesa për dividendë apo pagesa për të riblerë aksionet e tyre) dhe shlyerja e kredive (por jo e interesit të lidhur me to).

Metoda direkte kundrejt asaj indirekte Sipas metodës direkte, përdoret një linjë (ndarje) e veçantë

Metoda direkte kundrejt asaj indirekte Sipas metodës direkte, përdoret një linjë (ndarje) e veçantë për secilin lloj të hyrjeve dhe daljeve të mjeteve monetare, nga aktivitetet operative. Këta artikuj zakonisht korrespondojnë me kategoritë e pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve. Për shembull, mjetet monetare të marra nga klientët, korrespondojnë me të ardhurat nga shitja, në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Një alternativë tjetër e pranueshme në përgatitjen e aktiviteteve operative është edhe metoda indirekte.

Një alternativë tjetër e pranueshme në përgatitjen e aktiviteteve operative është edhe metoda indirekte. Kjo metodë fillon me të ardhurën (humbjen) neto dhe bën rregullimet e saj, në mënyrë që të arrijë tek cash-i i krijuar nga aktivitetet operative. Edhe pse të dy metodat prodhojnë të njëjtën shifër për cash-in që sigurohet nga aktivitetet operative, kompozimet e brendshme të pasqyrave sipas tyre, ndryshojnë në thelb.

Sipas metodës direkte, artikujt e pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve rregullohen me llogaritë

Sipas metodës direkte, artikujt e pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve rregullohen me llogaritë e lidhura me to, të bilancit kontabël. Për shembull, shitjet (nga pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve) rregullohen me ndryshimin në llogaritë e arkëtueshme (nga bilanci kontabël). Sipas metodës indirekte, janë të ardhurat neto ato që rregullohen me ndryshimet në llogaritë përkatëse të bilancit. Përveç kësaj, artikujt jo operativë dhe artikujt që nuk sjellin pasoja mbi flukset monetare, gjithashtu, duhet të eleminohen nga të ardhurat neto.

Rrjedha e parasë nga aktivitetet operative: • Të ardhurat neto 5 300 L Rregullimet

Rrjedha e parasë nga aktivitetet operative: • Të ardhurat neto 5 300 L Rregullimet e të ardhurave neto • Shpenzimet e amortizimit 2 000 • Rritja në llogaritë e arkëtueshme (500) • Ulja në interesat e arkëtueshme 200 • Rritja në inventar (1 000) • Rritja në llogaritë e pagueshme 3 000 • Ulja në pagat e pagueshme (100) • Rritja në interesat e pagueshme 200 Paraja neto e marrë nga aktivitetet operative 9 100 L

Flukset e parasë nga aktivitetet investuese: • Blerja e pajisjeve (3 500) • Blerja

Flukset e parasë nga aktivitetet investuese: • Blerja e pajisjeve (3 500) • Blerja e aksioneve të kompanisë IBM (12 000) Paraja neto e përdorur në aktivitetet investuese (15 500) Rrjedha e parasë nga aktivitetet financuese: • Para të marra nga emetimi i borxhit afatgjatë 25 000 • Para të marra nga emetimi i aksioneve të zak. 5 000 • Pagesa e borxhit afatshkurtër (12 000) Paraja neto e siguruar nga aktivitetet financuese 18 000

 • Rritja neto në cash • Cash në fillim të vitit • Cash

• Rritja neto në cash • Cash në fillim të vitit • Cash në fund të vitit 11 600 22 000 33 600 L

Aktivitetet investuese dhe financuese jo monetare Një firmë mund të angazhohet edhe në aktivitete

Aktivitetet investuese dhe financuese jo monetare Një firmë mund të angazhohet edhe në aktivitete investuese dhe financuese, që nuk përfshijnë cash-in. Për shembull, një firmë mund të marrë një pronë (supozojmë një ndërtesë), duke dhënë në këmbim aksione (duke emetuar aksione). Megjithëse nuk përfshihen mjetet monetare, ky transaksion është edhe një aktivitet investues (marrja e një aktivi jokorrent), edhe një aktivitet financues (emetimi apo lëshimi i aksioneve). Për shkak se këto transaksione nuk përfshijnë mjete monetare, ato nuk paraqiten në seksionet kryesore të pasqyrës së flukseve të mjeteve monetare.

Aktivitetet investuese dhe financuese jo monetare zakonisht përmblidhen në një skedul, që tregohet në

Aktivitetet investuese dhe financuese jo monetare zakonisht përmblidhen në një skedul, që tregohet në fund të pasqyrës së rrjedhës së parasë. Kjo iu siguron përdoruesve të pasqyrës së flukseve monetare, një pamje të plotë të aktiviteteve investuese dhe financuese të një firme.

Raportet Kthimi i Cash-it mbi Mjetet Raporti i kthimit të cash-it mbi mjetet llogaritet

Raportet Kthimi i Cash-it mbi Mjetet Raporti i kthimit të cash-it mbi mjetet llogaritet duke shtuar pagesat e interesit tek fluksi i parave nga aktivitetet operative (CFOA-Cash Flow from Operating Activities) dhe më pas kjo shumë pjestohet me mesataren e totalit të mjeteve: Kthimi i cash-it mbi mjetet = CFOA + Interesi i paguar / Mesatarja e totalit të mjeteve

Cilësia e Shitjeve. Raporti i cilësisë së shitjeve llogaritet duke pjestuar mjetet monetare të

Cilësia e Shitjeve. Raporti i cilësisë së shitjeve llogaritet duke pjestuar mjetet monetare të arkëtuara nga klientët me shitjet (të ardhurat nga shitja): Cilësia e shitjeve = Cash i marrë nga konsumatorët / Shitjet Kur të gjithë treguesit e tjerë mund të jenë të njëjtë, një firmë konsiderohet në një pozitë më të favorshme në krahasim me të tjerët, nëse një pjesë më e madhe e shitjeve të saj mblidhet me para në dorë (arkëtohet cash). Në këtë mënyrë, jo vetëm që sigurohet realizimi përfundimtar i transaksionit, por minimizohet dhe investimi në llogaritë e arkëtueshme.

Cilësia e të Ardhurave. Raporti i cilësisë së të ardhurave llogaritet duke pjestuar CFOA

Cilësia e të Ardhurave. Raporti i cilësisë së të ardhurave llogaritet duke pjestuar CFOA me të ardhurat neto: Cilësia e të ardhurave = CFOA / Të ardhurat neto Ky raport tregon përqindjen e të ardhurave që janë realizuar në para të gatshme (cash). Ashtu si me raportin e cilësisë së shitjeve, edhe për raportin e cilësisë së të ardhurave, firmat dëshirojnë nivele sa më të larta. Raporti i cilësisë së të ardhurave ka tendencë të tejkalojë 100%, sepse (1) shpenzimi i amortizimit ka zvogëluar emëruesin dhe (2) paratë e shpenzuara për të zëvendësuar mjetet prodhuese nuk janë zbritur në llogaritjen e numëruesit.

Mbulimi i Interesave nga Cash-i. Raporti i mbulimit të interesave me cash (nga cash-i)

Mbulimi i Interesave nga Cash-i. Raporti i mbulimit të interesave me cash (nga cash-i) përdoret nga kreditorët për të vlerësuar aftësinë e një firme për të paguar interesat. Është llogaritur duke përmbledhur CFOA, pagesat e interesit dhe pagesat e taksave dhe pastaj duke e pjestuar këtë shumë me pagesat e interesit. Pagesat e interesit dhe taksave shtohen në CFOA, sepse ato janë zbritur më parë kur është llogaritur CFOA, dhe për shkak se këto pagesa janë në dispozicion për të mbuluar (paguar) interesat.

Në veçanti, pagesat e taksave i shtohen CFOA, sepse në rastin ''fatkeq'' kur e

Në veçanti, pagesat e taksave i shtohen CFOA, sepse në rastin ''fatkeq'' kur e ardhura (humbja) neto është zero, këto pagesa nuk do të bëheshin, dhe do të siguronin një masë tjetër lehtësimi për kreditorët. Interesat dhe taksat e paguara zakonisht përmblidhen në fund të pasqyrës së flukseve të mjeteve monetare. Mbulimi i Interesave me Cash = CFOA + Interesi i paguar + Taksa të paguara / Interesi i paguar

Pȅrgatitja e pasqyrȅs sȅ rrjedhȅs sȅ parasȅ Konceptualisht, pasqyra e flukseve të mjeteve monetare

Pȅrgatitja e pasqyrȅs sȅ rrjedhȅs sȅ parasȅ Konceptualisht, pasqyra e flukseve të mjeteve monetare mund të përgatitet duke analizuar efektet e rrjedhës së parasë së çdo transaksioni të ndodhur në kompani, dhe më tej duke e akumuluar dhe sistemuar këtë informacion. Megjithatë, shumica e sistemeve të kontabilitetit nuk janë projektuar për të zbatuar një qasje të tillë. Në vend të kësaj mënyre, flukset monetare i nxjerrim zakonisht nga zërat e bilancit kontabël, dhe të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve (nga kombinimi i tyre).

Sipas metodës direkte, artikujt e pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve rregullohen me llogaritë

Sipas metodës direkte, artikujt e pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve rregullohen me llogaritë e lidhura me to, të bilancit kontabël. Për shembull, shitjet (nga pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve) rregullohen me ndryshimin në llogaritë e arkëtueshme (nga bilanci kontabël). Sipas metodës indirekte, janë të ardhurat neto ato që rregullohen me ndryshimet në llogaritë përkatëse të bilancit. Përveç kësaj, artikujt jo operativë dhe artikujt që nuk sjellin pasoja mbi flukset monetare, gjithashtu, duhet të eleminohen nga të ardhurat neto.

FALEMINDERIT

FALEMINDERIT