E DREJTA SENDORE Semestri i II 2015 Ligjerata

  • Slides: 36
Download presentation
. E DREJTA SENDORE Semestri i II, 2015 Ligjerata Master Prof. dr. Muhamet Kelmendi

. E DREJTA SENDORE Semestri i II, 2015 Ligjerata Master Prof. dr. Muhamet Kelmendi

Nocioni i pronësisë E drejta e pronësisë paraqet njërin ndër institutet juridike më të

Nocioni i pronësisë E drejta e pronësisë paraqet njërin ndër institutet juridike më të rëndësishme të së drejtës civile, në përgjithësi, përkatësisht institutin juridik më të rëndësishëm të së drejtës sendore, në veçanti. Bashkëpronësia dhe Pronësia e Përbashkët

Parimi Superficies Solo Cedit Fitimi i pronësisë

Parimi Superficies Solo Cedit Fitimi i pronësisë

Fitimi derivativ i pronësisë - Fitimi derivativ i pronësisë është mënyrë e fitimit të

Fitimi derivativ i pronësisë - Fitimi derivativ i pronësisë është mënyrë e fitimit të pronësisë, nga titulli i vjetër në titullarin e ri. - Mënyra e fitimit (modus acquirendi). Për fitimin e pronësisë në sendet e luajtshme kërkohet dorëzimi i sendit, ndërsa për sendet e paluajtshme kërkohet regjistrimi i të drejtës së pronësisë në librat e tokës (regjistrin publik). - Modus acquirendi për sendet e luajtshme: Modus acquirendi apo mënyra e fitimit për sendet e luajtshme është dorëzimi i sendit

Fitimi origjinar i pronësisë Titujt juridikë për fitimin e së drejtës së pronësisë në

Fitimi origjinar i pronësisë Titujt juridikë për fitimin e së drejtës së pronësisë në mënyrë origjinare janë si vijon: Okupimi (Occupatio) Okupimi është titull juridik për fitimin e pronësisë në mënyrë origjinare. Okupimi do të thotë marrja e sendeve të askujt (res nullius) në posedim, më dashje që mbi to të themelohet pronësia. Parashkrimi fitues: Në të drejtën sendore parashkrimi fitues, i cili ndryshe quhet edhe usucapio, është titull juridik për fitimin e së drejtës së pronësisë në mënyrë origjinare. . Poseduesi me mirëbesim dhe i ligjshëm i sendit të paluajtshëm, mbi të cilin tjetri ka të drejtën e pronësisë, fiton të drejtën e pronësisë mbi atë send me parashkrim fitues, pas kalimit të afatit prej 10 vjetëshkalimit të afatit (kohës) prej 20 vjetësh.

Fitimi i pronësisë nga jopronari: Në ligj parashikohet mundësia e fitimit të pronësisë nga

Fitimi i pronësisë nga jopronari: Në ligj parashikohet mundësia e fitimit të pronësisë nga pronari, si përjashtim, sepse shitësi mund të shesë edhe sende që nuk i ka në pronësi. Thesari (Thesarus) Gjetja e thesarit është titull juridik për fitimin e pronësisë në mënyrë origjinare. Është një titull juridik i pranuar në të gjitha kodet civile dhe ligjet e tjera që rregullojnë fitimin e pronësisë.

Krijimi i sendit të ri: Sendi i ri ekziston kur personi, me material të

Krijimi i sendit të ri: Sendi i ri ekziston kur personi, me material të vet dhe me punën e vet, krijon ndonjë prodhim të ri, kur ai e fiton pronësinë mbi atë prodhim (send) të tij Gjetja e sendit të humbur: Në bazë të ligjit edhe gjetja e sendit është titull juridik për fitimin e pronësisë në mënyrë origjinare

Bashkimi i sendeve të luajtshme: Bashkimi është krijimi i tërësisë fizike nga sendet e

Bashkimi i sendeve të luajtshme: Bashkimi është krijimi i tërësisë fizike nga sendet e luajtshme të pronarëve të ndryshëm, pa marrëveshjen e tyre. Bashkëimi i sendeve të luajtshme mund të paraqitet në formën e ngjitjes së sendeve ose të përzierjes së sendeve.

Titujt juridik për fitimin e pronësisë në mënyrë origjinarë me vendim të shtetit janë

Titujt juridik për fitimin e pronësisë në mënyrë origjinarë me vendim të shtetit janë si vijon: Nacionalizimi, gjithashtu, është kalim i pronës private mbi sendet e caktuara në pronësi shtetërore. Nacionalizimi është marrje e pasurisë, zakonisht me kompensim, derisa konfiskimi bëhet pa kompensim. Konfiskimi: Konfiskimi do të thotë marrje e sendeve pa kompensim në bazë të dispozitave penale dhe administrative dhe kalimi i tyre nga pronësia private në pronësi shtetërore. Konfiskimi gjithmonë vjen si rezultat i ndonjë vepre penale. Në këtë rast konfiskimi paraqet një mënyrë origjinere të fitimit të pronësisë shtetërore. Shpronësimi (Eksproprijimi): Shpronësimi është kalim i pronës private në atë shtetërore, në interes të përgjithshëm dhe me kompensim. Interesi i përgjithshëm për të cilën mund të bëhet shpronësimi është kuptim mjaft i gjerë. Reforma Agrare: Nënkupton ndërhyrjen e shtetit në marrëdhëniet pronësore në fushën e bujqësisë – tokat bujqësore. Marrja e tokës atyre që nuk e punojnë nga fondi agrar dhe ndarja e tyre bujqve të cilët e punojnë nga fondi agrar.

Uzurpimi (Uzurpatio): Uzurpimi ka ekzistuar në të kaluarën dhe kjo ndodhte kur dikush në

Uzurpimi (Uzurpatio): Uzurpimi ka ekzistuar në të kaluarën dhe kjo ndodhte kur dikush në mënyrë arbitrare e uzurponte pronësinë shtetërore, me qëllim që ta shndërronte atë në të drejtë pronësie. Uzurpimet, sot, nuk lejohen dhe me uzurpime nuk mund të fitohet e drejta e pronësisë. Fitimi i pronësisë me anë të uzurpimit ka qenë i ligjësuar deri më 28 gusht 1954. Fitimi i pronësisë në ankand publik: Blerësi që i blen një send në ankand publik, nuk nxjerr të drejtën nga ana e pronarit të mëparshëm, por nga akti i blerjes në ankandin publik, kjo paraqet fitim origjinar të së drejtës së pronësisë. Komasacioni: Komasacioni ndodh kur në sipërfaqe të caktuar (hapësirën e komasacionit), nga parcelat ekzistuese të vogla dhe jo të rregullta , formohet një masë e përgjithshme (masa e komasacionit), e cila pastaj në formë të numrit më të vogël, por në parcela më të rregullta, u ndahet pronarëve të njëjtë. Komasacioni është në këtë rast edhe mënyrë për pushimin e pronësisë, por edhe mënyrë për fitimin e pronësisë në mënyrë origjinare. Fitimi i pronësisë në bazë të lejes administrative: E drejta e pronësisë mbi sendet që janë në pronësi shtetërore (shtazët e egra, peshqit), fitohet me anë të lejes administrative. Arondimi: kryhet në rastet kur në mes të tokës shtetërore ndodhet një tokë private dhe përmes arondimi shteti ose ua merr tokën dhe i jep pronarit privat kompensim real në të holla.

Mbrojtja e pronësisë E drejta e pronësisë, si e drejtë subjektive e karakterit absolut,

Mbrojtja e pronësisë E drejta e pronësisë, si e drejtë subjektive e karakterit absolut, gëzon mbrojtje juridike. Paditë për mbrojtjen e pronësisë, sipas ndarjes tradicionale, janë tri: Padia e reivindikimit (Actio Reivindicatio):

Padia negatore - Actio Negatoria Padia mohuese nuk mund të përfundojë me sukses në

Padia negatore - Actio Negatoria Padia mohuese nuk mund të përfundojë me sukses në të gjitha rastet, p. sh. , në rastin kur pronari është i detyruar të durojë veprimet e tjetrit, që janë rezultat i përdorimit apo gëzimit të rregullt (imisio).

Padia Publiciane (Actio Publiciana): Actio publiciana është padi për kthimin e sendit, të cilin

Padia Publiciane (Actio Publiciana): Actio publiciana është padi për kthimin e sendit, të cilin e paraqet poseduesi uzukapient i mëparshëm kundër poseduesit aktual (të tanishëm). i takon atij që e ka posedimin në momentin kur vendoset për këtë çështje. (Posedimi i sendit).

E DREJTA FQINJËSORE DHE IMISIONET Nocioni i të Drejtës Fqinjësore E drejta fqinjësore është

E DREJTA FQINJËSORE DHE IMISIONET Nocioni i të Drejtës Fqinjësore E drejta fqinjësore është e drejtë e titullarit të paluajtshmërisë që ta përdorë paluajtshërinë e fqinjit për ushtrimin e plotë të pushtetit të së drejtës së pronësisë së tij. Imisionet

Nocioni i të Drejtës së Servitutit E drejta e servituteve është e drejtë sendore

Nocioni i të Drejtës së Servitutit E drejta e servituteve është e drejtë sendore mbi sendin e huaj, e cila titullarit të vet i mundëson ta shfrytëzojë sendin e tjetrit ose të kërkojë që pronari i sendit të kufizohet në shfrytëzimin e së drejtës së vet, në interes të titullarit të së drejtës së servitutit.

NOCIONI, PARIMET DHE LLOJET E SERVITUTEVE Parimet e Servitutit Parimi sipas të cilit servituti

NOCIONI, PARIMET DHE LLOJET E SERVITUTEVE Parimet e Servitutit Parimi sipas të cilit servituti ka të bëjë me sendin e huaj; Parimi se servituti ka të bëjë me sendin e huaj, i përcakton vendin kësaj të drejte sendore në grupin e të drejtave sendore mbi sendin e huaj. Parimi sipas të cilit servituti nuk mund të ekzistojë në të vepruar; Me këtë parim nënkuptojmë faktin se pronari i pasurisë shërbyese - pronari i pasurisë i cili është i ngarkuar me servitut duhet vetëm të durojë që titullari i servitutit të kryejë veprime të caktuara ose duhet të heqë dorë nga kryerja e disa veprimeve, të cilat, përndryshe, do të kishte të drejtë t’i bënte, si titullar i së drejtës së pronësisë

NOCIONI, PARIMET DHE LLOJET E SERVITUTEVE Parimi i restriksionit të servitutit; Parimi i ushtrimit

NOCIONI, PARIMET DHE LLOJET E SERVITUTEVE Parimi i restriksionit të servitutit; Parimi i ushtrimit me kujdes të servitutit ose, siç quhet ndryshe, parimi i restrikcionit, do të thotë se titullari i së drejtës së servitutit duhet ta ushtrojë të drejtën e vet në mënyrë që ta ngarkojë a ta dëmtojë sa më pak tokën shërbyese. Parimi i pacenueshmërisë së servituteve: Parimi i patjetërsueshmërisë vetvetiu nënkupton se servitutet nuk mund të tjetërsohen pa tjetërsimin edhe të vetë pasurisë shërbyese, përkatësisht të pasurisë dominuese.

Llojet e servituteve Si kriter i ndarjes së servituteve merret fakti nëse servituti është

Llojet e servituteve Si kriter i ndarjes së servituteve merret fakti nëse servituti është krijuar në dobi të pronarit të përhershëm të një paluajtshmërie apo në dobi të një personi të caktuar. Në qoftë se servituti është krijuar në dobi të pronarit të përhershëm të një paluajtshmërie, ai quhet servitut sendor (real) dhe nëse është krijuar në dobi të një personi të caktuar, ai quhet servitut personal.

Nocioni i Servituteve Sendore Servitutet sendore janë ato në bazë të të cilave pronari

Nocioni i Servituteve Sendore Servitutet sendore janë ato në bazë të të cilave pronari i përditshëm i një sendi të paluajtshëm duhet të durojë që pronari i përditshëm i një sendi tjetër të paluajtshëm të shfrytëzojë, në një kuptim, sendin e tij të paluajtshëm ose, në një kuptim, të mos shërbehet në interesin e këtij pronari të dytë më sendin e vet të paluajtshëm, edhe pse, përndryshe, është i autorizuar ta bëjë këtë.

 Servituti i mbështetjes së shtëpisë së vet në të huajën; E drejta që

Servituti i mbështetjes së shtëpisë së vet në të huajën; E drejta që trarin e vet ta përforcojë në murin e huaj; Dritaren e vet ta hap në murin e huaj, qoftë për shkak të dritës, qoftë shkak të shikimit; E drejta e kalimit të tymit apo e gazrave nëpër oxhakun e huaj; E drejta e kalimit të ujërave të ndryshme nëpër tokën e huaj;

Llojet e servituteve sendore Tradicionalisht, servitutet sendore (reale) ndahen në: servitutet tokësore (iura praediorum

Llojet e servituteve sendore Tradicionalisht, servitutet sendore (reale) ndahen në: servitutet tokësore (iura praediorum rusticorum) dhe servitutet shtëpiake (iura praediorum urbanorum). Servitutet tokësore.

Humbja e servituteve sendore Servituti sendor shuhet me heqjen dorë të titullarit të tokës

Humbja e servituteve sendore Servituti sendor shuhet me heqjen dorë të titullarit të tokës dominuese; Servituti sendor shuhet me shkatërrimin e tokës dominuese ose tokës shërbyese; Servituti sendor shuhet nëse i njëjti person fiton të drejtën e pronësisë edhe mbi tokën dominuese, mbi tokën shërbyese; Nëse servituti sendor ka qenë i kontraktuar për kohë të caktuar ajo shuhet me kalimin e kohës; Servituti sendor shuhet nëse përgjithmonë bie fitimi (interesi) për tokën dominuese. Mbrojtja e servituteve sendore edhe

Uzufrukti (Frutgëzimi) Uzufrukti është një e drejtë sendore mbi sendin e huaj, në bazë

Uzufrukti (Frutgëzimi) Uzufrukti është një e drejtë sendore mbi sendin e huaj, në bazë të së cilës titullari ka të drejtën personale të përdorë sendin e tjetrit dhe të gëzojë frytet e tij më së shumti në të gjallë të vet, duke mos e cenuar substancën dhe destinimin ekonomik të tij. E drejta e frutgëzimit ose uzufrukti është e drejtë sendore mbi sendin e huaj, e cila të autorizuarit i njeh të drejtën personale që në çdo mënyrë (aspekt) të shërbehet me sendin e huaj në pajtim me destinimin dhe duke e ruajtur esencën e tij. 4. E drejta e përdorimit (usus)

NOCIONI, PARIMET DHE NDARJA Nocioni i Pengut E drejta e pengut është e drejtë

NOCIONI, PARIMET DHE NDARJA Nocioni i Pengut E drejta e pengut është e drejtë sendore mbi sendin e huaj, në bazë të së cilës kreditori mund të realizojë (paguan) kërkesat e veta nga vlera e sendit të lënë peng, (nëse debitori nuk e plotëson detyrimin e arritur) para debitorëve të tjerë, pa marrë parasysh se në duart e kujt ndodhet sendi i lënë peng; ose: “Pengu është e drejtë sendore, në bazë të së cilës titullari i tij - pengmarrësi a kreditori i pengut mund të kërkojë pagesën e kërkesave të tija nga sendet, nëse ata nuk paguhen brenda afatit të caktuar” Parimet e të drejtës së pengut Si parime të së drejtës së pengut do të merren në shqyrtim: Parimi i aksesoritetit të së drejtës së pengut Parimi i oficialitetit të së drejtës së pengut:

Parimi i specialitetit Parimi i papjesëtueshmërisë së pengut 25 Parimi i prioritetit

Parimi i specialitetit Parimi i papjesëtueshmërisë së pengut 25 Parimi i prioritetit

Mbrojtja e së drejtës së pengut E drejta e pengut, si e drejtë sendore,

Mbrojtja e së drejtës së pengut E drejta e pengut, si e drejtë sendore, gëzon mbrojtje juridike Padia pengore, si padi me të cilën mbrohet një e drejtë sendore -

Nocioni i pengut të dorës E drejta e pengut mbi sendet e luajtshme është

Nocioni i pengut të dorës E drejta e pengut mbi sendet e luajtshme është lloji më i vjetër i së drejtës së pengut, i cili ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për sigurimin e kërkesave të kreditorëve. Fitimi i të drejtës së pengut të dorës E drejta e pengut të dorës në të drejtën tonë fitohet: në bazë të punës juridike (kontratës, testamentit), që ndryshe quhet edhe e drejta e pengut vullnetar mbi sendet e luajtshme; në bazë të vendimit gjyqësor; dhe në bazë të ligjit (pengu ligjor). Objekti i pengut të dorës

Titujt për fitimin e së drejtës së pengut të dorës Pengu i dorës fitohet

Titujt për fitimin e së drejtës së pengut të dorës Pengu i dorës fitohet në bazë të punës juridike, vendimit gjyqësor dhe ligjit. 5. Subjektet e së drejtës së pengut të dorës 6. Shuarja e së drejtës së pengut mbi sendet e luajtshme pengdhënësi dhe pengmarrësi bien dakord për këtë; detyrimi i siguruar është përmbushur ose ka pushuar së ekzistuari; kolaterali (duke përfshirë çdo të ardhur të pagueshme nga polica e sigurimit) pushon së ekzistuari; kolaterali ndryshohet ose kombinohet me një send ose të drejtë tjetër në mënyrë të tillë që ai pushon së ekzistuari në formë të identifikueshme ose të ndarë; kolaterali bëhet pjesë e një sendi ose e një të drejte tjetër në mënyrë të tillë që pasuria e lënë peng dhe sendi ose e drejta tjetër bëhen të transferueshme si një zë i vetëm; kolaterali bëhet pronë e pengmarrësit; etj Kaucioni

. Nocioni i Hipotekës Në të drejtën sendore, përveç së drejtës së pengut mbi

. Nocioni i Hipotekës Në të drejtën sendore, përveç së drejtës së pengut mbi sendet e luajtshme dhe mbi të drejtat, ekziston edhe e drejta e pengut mbi sendet e paluajtshme, që njihet me emërtimin hipoteka.

. Objekti i hipotekës Objekt i hipotekës është sendi i paluajtshëm. Sendi i paluajtshëm

. Objekti i hipotekës Objekt i hipotekës është sendi i paluajtshëm. Sendi i paluajtshëm mund të jetë objekt i hipotekës vetëm nëse ndodhet në qarkullim juridik, pra mund të jetë objekt i ndonjë të drejte sendore dhe mund të shndërrohet në vlerë pasurore.

. Për nga mënyra e themelimit, hipoteka mund të jetë: Hipoteka e kontraktuar Hipoteka

. Për nga mënyra e themelimit, hipoteka mund të jetë: Hipoteka e kontraktuar Hipoteka ligjore Hipoteka gjyqësore

. Shuarja e hipotekës kur debitori hipotekues paguan kërkesën e siguruar me hipotekë; kur

. Shuarja e hipotekës kur debitori hipotekues paguan kërkesën e siguruar me hipotekë; kur kreditori hipotekues heq dorë nga hipoteka me deklaratë me shkrim të dhënë para organit shtetëror kompetent që mban librin publikë, në të cilin është regjistruar hipoteka; kur pasuria e paluajtshme e ngarkuar me hipotekë ka kaluar në pronësi shoqërore; kur i njëjti person është bërë bartës i së drejtës së pronësisë dhe bartës i hipotekës mbi të njëjtën pasuri të paluajtshme dhe kur shkatërrohet pasuria e paluajtshme e ngarkuar me hipotekë, po qe se nuk përtërihet. 7. E drejta e mbajtjes (Ius retentionis) E drejta e retencionit është e drejtë e kreditorit që, për kërkesën e vet të arritur, të mbajë sendin e debitorit që i është gjetur në duar dhe, pasi ta njofojë me kohë debitorin për qëllimin e vet, të bëjë arkëtimin nga vlera e sendit që mban.

. Nocioni i barrës sendore Barrët sendore janë të drejta sendore në sendin e

. Nocioni i barrës sendore Barrët sendore janë të drejta sendore në sendin e huaj. Barrët sendore paraqesin një institut juridik shumë të vjetër. Barra sendore ekziston atëherë kur për pronarin e paluajtshmërisë së dituar lind ndonjë obligim juridik, për shkak se paluajtshmëria e tij është e ngarkuar me barrën sendore. Në Kosovë, barra sendore njihet edhe me ligj.

. E DREJTA E NDËRTIMIT (SUPERFICIES) 1. Nocioni i të drejtës së ndërtimit E

. E DREJTA E NDËRTIMIT (SUPERFICIES) 1. Nocioni i të drejtës së ndërtimit E drejta e ndërtimit është e drejtë sendore e kufizuar në tokën e tjetërkujt e cila e autorizon bartësin e saj që në sipërfaqen e asaj toke ose nën të, të ketë ndërtesën e vet, ndërsa pronari aktual është i obliguar ta durojë këtë. Përmbajtja e kësaj të drejtë është autorizimi që fiton titullari i saj që të ndërtojë dhe të ketë në pronësi ndërtesën në tokën e huaj

. Nocioni i regjistrave për tokën Regjistrat tokësor janë libra publik, në të cilat

. Nocioni i regjistrave për tokën Regjistrat tokësor janë libra publik, në të cilat regjistrohen sendet e paluajtshme dhe të drejtat që kanë të bëjnë me ato paluajtshmëri. Evidenca e të drejtave mbi paluajtshmëritë ka rëndësi të veçantë, për vetë qytetarët, por edhe për shtetin. Mbajtja e shënimeve mbi paluajtshmëritë në çdo rend juridik ka për qëllim që personave të cilët interesohen për to, të ju mundësohet dijeni e saktë për pozitën shtrirjen e paluajtshmërisë, llojin dhe kualitetin e tokës, ndërtesës e cila gjendet mbi atë tokë, si dhe mbi të drejtat që ekzistojnë mbi atë paluajtshmëri. Kadastri i tokave Librat e rregullimit modern të tokave kanë për bazë kadastrën e tokave. Detyra e kadastrës është mbajtja e evidencës mbi tokë n e cila përmban shënime për pozitën, formën dhe sipërfaqen e parcelave tokësore, mbi mënyrën e shfrytëzimit (kulturën), prodhimin dhe shfrytëzimin. Ky evidencim ka pasur për qëllim caktimin e tatimit. Edhe kadastrat janë libra publik, shërbimet kadastrale shërbejnë si bazë për rregullimin e livrave të tokave. Kadastrat i mbajnë organet administrative të kuvendeve komunale. Regjistrimi në kadastër, nuk sjell deri te fitimi i të drejtave reale (sendore) mbi paluajtshmëritë.

. Sistemi i tapive Në botë përveç sistemeve të librave të tokave, për evidentimin

. Sistemi i tapive Në botë përveç sistemeve të librave të tokave, për evidentimin e paluajtshmërive dhe të drejtave të cilat i gëzojnë tituallrët, ekziston edhe sistemi i tapive. Tapia është dokument publik me karakter relativ, sepse krijon supozimin e rrëzueshëm se personi i shënuar në tapi është pronar i paluajtshmërisë. . Librat e intabulacionit Në librat e intabulacionit shënohen të drejtat e tjera senore. Librat e intabulacionit janë të themeluara për territoret ku nuk ka libra të tokës. Intabulacioni është regjistrim definitiv i cili ka po atë veprim si edhe regjistrimi në librin e tokës. Librat e intabulacionit i mban gjykata e rregullt (komunale).