E DREJTA E ARBITRAZHIT BARTES I LNDS Prof
E DREJTA E ARBITRAZHIT BARTES I LËNDËS Prof. dr. ADNAN JASHARI
• NDERMJETESIMI - Kuptimi • • është veprimtari jashtëgjyqësore, që realizohet nga një person i tretë (ndërmjetësi), për zgjidhje të mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve të së drejtës në pajtim me kushtet e parashikuara në këtë ligj(neni 2) - Qellimi qëllimi i ndërmjetësimit nuk është që të vërtetohet se cila nga palët ka të drejtë, por të gjendet zgjidhje e pranueshme e cila do ti kënaqë interesat e çdonjërës nga palët në kontest.
-Trajtimi juridik i ndermjetesimit ne Kosove Ligji Nr. 03/L-057 per ndermjetesimit -Parimet(nenet 3, 4, 5, 6, 7) 1. Shprehjes se lire te vullnetit 2. Barabaresise 3. Paanshmerise 4. Fshehetesise dhe besueshmerise Neni 6 Fshehtësia dhe Besueshmëria 6. 1 Procedura e ndërmjetësimit është e natyrës konfidenciale. Deklaratat dhe të gjitha informacionet tjera lidhur me procedurën e ndërmjetësimit nuk mund të përdoren si dëshmi në ndonjë procedurë tjetër, pa miratimin e palëve. 5. Urgjenca
-Llojet e ndermjetesimit 1. Ndermjtesim prane gjykatave 2. Ndermjtesimi prane organizatave ndermjetesuese -si themelohen organizatat ndermjetesuse(ligji per instutucione) -Realizimi i ndermjetesimit -Ndermjetesimi para procedures gjyqesore -Ndermjetesimi gjate procedures gjyqesore dhe -Ndermjetesimi pas perfundimit te procedures gjyqesore
Ndermjetesuesi -Kuptimi Neni 2 -“Ndërmjetësuesi” është pala e tretë, neutrale e autorizuar të ndërmjetësojë në mes dy • palëve me qëllim të zgjedhjes së mosmarrëveshjeve, në pajtim me parimet e ndërmjetësimit. -Kushtet • • • Neni 22 22. 1 Ndërmjetësues mund të jetë çdo person i cili i plotëson kushtet e përgjithshme për punësim në përputhje me ligjin në fuqi. 22. 2 Ndërmjetësuesi përveç asaj që u cek në paragrafin 1 të këtij neni, duhet t’i plotësoj edhe këto kushte: • • a) të ketë diplomë universitare; b) të ketë kaluar me sukses kursin e trajnimit për ndërmjetësim; c) të ketë ndërmjetësuar nën mbikëqyrjen e një ndërmjetësuesi të paktën në gjashtë seanca; d) të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale me dashje për të cilën parashihet dënimi mbi gjashtë muaj burgim; e) të ketë kualitete të larta morale; f) të jetë i regjistruar në regjistrin e ndërmjetësuesve.
-Trajnimi i ndermjetesusve • • • 22. 3 Trajnimet për ndërmjetësues i organizon Komisioni i ndërmjetësimit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë. 22. 4 Personit i cili është i suksesshëm në kryerjen e trajnimit për ndërmjetësues do t’i lëshohet një certifikatë, e cila shërben si bazë për hyrjen në regjistrin e ndërmjetësuesve. 22. 5 Certifikimin e ndërmjetësuesve e bënë Komisioni i ndërmjetësimit.
-Licencimi i ndermjetesimi • • • Neni 23 Licencimi i Ndërmjetësuesve 23. 1 Ministria e Drejtësisë licencon ndërmjetësuesit të cilët i përmbushin kushtet e para në këtë ligj. 23. 2 Me propozimin e Komisionit, Ministria e Drejtësisë pezullon apo revokon licencën e ndërmjetësuesit, në përputhje me këtë ligj.
• Neni 24 • Regjistri i ndërmjetësuesve • • • 24. 1 Komisioni mbanë regjistrin publik të ndërmjetësuesve të licencuar. 24. 2 Regjistri përmban të gjitha të dhënat personale për secilin ndërmjetësues. 24. 3 Kopjet e regjistrit shpërndahen rregullisht në gjykata, prokurori dhe në institucione të tjera kompetente. 24. 4 Komisioni fshinë nga regjistri emrin e secilit ndërmjetësues, pasi të jetë marrë vendimi i formës së prerë nga Ministria në pajtim me paragrafin 2 të nenit 23 të këtij ligji. 24. 5 Ndërmjetësuesi fshihet nga lista në rast të: a) kërkesës së tij ; b) vdekjes; c) revokimit të licencës; d) humbjes së aftësisë së veprimit; e) ushtrimit të ndonjë detyre
• Emerimi dhe numri i ndermjetesuesve • • Palët të cilat janë dakorduar që kontestin e tyre ta zgjidhin me ndërmjetësim, munden të përcaktojnë personin konkret i cili do të veproj si ndërmjetës në zgjidhjen e kontestit konkret. Nëse palët nuk munden të përcaktojnë në marrëveshjen e tyre numrin ose ersonin/personat e ndërmjetësit, palët duhet të merren vesh lidhur me atë që përcaktimin ose emërimin ta kryej ndonjë person i tretë ose institucion si organ për emërim Lidhur me numrin e ndërmjetësve, në praktikë, në të shumtën e rasteve dominojnë procedurat të cilat udhëhiqen nga një ndërmjetës. Poashtu, edhe vetë LN parasheh që, në rastet kur palët nuk munden të merren vesh lidhur me numrin e ndërmjetësve, do të emërohet vetëm një ndërmjetës
-Te drejtat dhe detyrat e ndermjetesuesit Nga definicioni i LN mbi ndërmjetësin duket qartë se autorizimet e ndërmjetësit kanë të bëjnë vetëm me ofrimin e ndihmës. Pra, në procedurën e ndërmjetësimit, ndërmjetësi është personi i tretë, neutral i cili u ndihmon palëve në gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme përfundimin e kontestit mes tyre. Ndërmjetësi është nxitës, ndërkaq palët janë ata të cilët me veprimet e veta, me marrëveshje, zgjidhin kontestin ekzistues. Aq më tepër, LN shprehimisht përcakton se ndërmjetësi nuk është i autorizuar që të sjell vendime të obligueshme në procedurën e ndërmjetësimit. Nga kjo del qartë dallimi i ndërmjetësimit nga mënyrat tjera të zgjidhjes së kontesteve, qoftë gjyqësore apo jashtëgjyqësore.
• Procedura e ndermjetesimit -Inicimi i procedures • • • • • Neni 9 Fillimi i Procedurës së Ndërmjetësimit 9. 1 Procedura e ndërmjetësimit fillon në momentin kur palët pajtohen për fillimin e saj. 9. 2 Palë në procedurën e ndërmjetësimit mund të jenë personat fizik dhe personat juridik. 4 9. 3 Nëse njëra palë i kërkon palës tjetër që të ndjekë procedurën e ndërmjetësimit dhe kjo e fundit nuk i përgjigjet ftesës në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e pranimit të saj, konsiderohet si mospranim për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit. 9. 4 Para se të fillojë procedura e ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi është i obliguar t’i informojë palët për parimet, rregullat, shpenzimet e procedurës dhe efektet juridike të marrëveshjes. 9. 5 Kur çështja gjendet në gjykatë apo prokurori dhe nëse ato vlerësojnë se mosmarrëveshja mund të zgjidhet me ndërmjetësim, u sugjerojnë palëve procedurën e ndërmjetësimit. 9. 6 Gjykata mundet në secilën fazë të procedurës gjyqësore, deri në përfundimin e saj, t’i sugjeroj palët në procedurën e ndërmjetësimit.
• Kush e inicon proceduren? -Procedura e ndërmjetësimit inicohet me propozimin e përbashkët të palëve, me propozim nga vetëm njëra palë ose me propozimin e gjyqtarit • Marrveshja per ndermjetesim -ndërmjetësimi fillon me pranimin e propozimit për inicimin e procedurës së ndërmjetësimit, i parashtruar në formë me shkrim. • Kush merre pjese ne proceduren e ndermjetesimit? -Në procedurën e ndërmjetësimit marrin pjesë palët në kontest, ndërmjetësi dhe të autorizuarit e palëve ose këshilltarët, dhe sipas nevojës edhe ekspertët. Në praktikë është treguar se pjesëmarrja e numrit më të vogël të personave në ndërmjetësim, rrit gjasat për zgjidhjen më të shpejtë dhe më të përshtatshme të kontestit.
• Ku zhvillohet procedura? -Procedura e ndërmjetësimit zhvillohet në mbledhjet e përbashkëta të palëve dhe ndërmjetësve dhe në dhoma të veçanta për ndërmjetësim, e jo në gjyqtore. • Cka vndoset ne proceduren e ndermjetesimit? -Në procedurën e ndërmjetësimit vendoset për interesin e palëve, e jo për të drejtën e tyre.
-ZHVILLIMI I PROCEDURES SE NDERMJETESIMIT • • • • • i i Procedurës së Ndërmjetësimit 10. 1 Palët në procedurë janë të lira të vendosin për zhvillimin e procedurës së ndërmjetësimit. 10. 2 Procedura e ndërmjetësimit zhvillohet nga një ndërmjetësues i vetëm, përveç në rastet kur palët pajtohen të kenë më shumë se një ndërmjetësues. 10. 3 Ndërmjetësimi fillon pas nënshkrimit të marrëveshjes së palëve për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit. 10. 4 Marrëveshja për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit përmban: të dhëna për palët në procedurë, përfaqësuesit e tyre, objektin e mosmarrëveshjes, deklaratën e pranimit të parimeve të ndërmjetësimit, si dhe dispozitat mbi shpenzimet e procedurës, duke përfshirë honorarin e ndërmjetësuesit. 10. 5 Pas nënshkrimit të marrëveshjes mbi ndërmjetësimin, në pajtim me palët, ndërmjetësuesi do të caktoj kohën dhe vendin e zhvillimit të ndërmjetësimit. 10. 6 Në rast se çështja ndodhet pranë gjykatës dhe ndërkohë palët pajtohen ta zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre përmes ndërmjetësimit, obligohen ta informojnë gjykatën, duke ia dorëzuar një kopje të marrëveshjes së nënshkruar për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit.
• • 10. 7 Përveç palëve, përfaqësuesve të tyre dhe ndërmjetësuesit, në procedurën e ndërmjetësimit mund të marrë pjesë edhe pala e tretë, pas pëlqimit paraprak të palëve në procedurë. 10. 8 Pala e tretë që merr pjesë në procedurën e ndërmjetësimit është e detyruar ta respektoj parimin e fshehtësisë së procedurës. 10. 9 Në fillim të procedurës së ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi do t’i njoftojë shkurtimisht palët për qëllimin e ndërmjetësimit, procedurën që do të ndiqet dhe rolin që kanë ndërmjetësuesi dhe palët. • • Neni 11 11. 1 Në qoftë se ndërmjetësuesi vlerëson se do të ishte në dobi të procedurës së ndërmjetësimit, ai mund të zhvilloj takime të ndara me secilën palë dhe mund të propozoj mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, por jo edhe vet zgjidhjen. 11. 2 Ndërmjetësuesi duhet t’i trajtoj në mënyrë të barabartë palët në procedurë. 11. 3 Palët janë të obliguara që të prezantojnë në mënyrë sa më reale dhe të vërtetë rrethanat e rastit kontestues.
-Ndarja e procedures ne faza -përgatitja, njohja e palëve me procedurën e ndërmjetësimit, prezantimi i pozitës së palëve në kontest dhe analizimi i fakteve, përcaktimi i opsioneve dhe alternativave, negocimi dhe faza përfundimtare – lidhja e marrëveshjes. 1. Faza pergatitore dhe njohja e paleve Faza përgatitore paraqet fazën e cila i paraprinë ndërmjetësimit. Pra, pas zgjedhjes së ndërmjetësit, i njejti i kontakton palët dhe sipas mundësisë përcaktohet mbledhja e përbashkët hyrëse me qëllim që ndërmjetësi tu prezantohet palëve, të krijoj marrëdhënie të afërta me ta dhe të fitoj besimin e tyre. 2. Prezentimi I opsioneve dhe alternativave zbulohen interesat e palëve dhe përcaktohen interesat e përbashkëta, përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve të cilat hyjnë në marrëveshje, përcaktohen prioritetet, jepen alternativa të ndryshme të zgjidhjes së kontestit, etj. Gjatë kësaj faze ndërmjetësi mban mbledhje të përbashkëta si edhe mbledhje të veçanta me secilën palë ndaras. 3. Faza e nogociimit ndërmjetësi sqaron pozitën dhe qëndrimet e palëve, nxit që propozimet e palëve hap pas hapi të shtyhen drejt zgjidhjes përfundimtare, shtjellohen të gjitha qëndrimet jofleksibile të palëve 4. Faza e lidhjes se marrveshjes
-Cka ndodh nese nuk lidhet marrveshja? Andaj, nëse procedura e ndërmjetësimit përfundon pa sukses, kjo nuk sjell pasoja të dëmshme për palët që kanë tentuar kontestin e tyre ta zgjidhin me ndërmjetësim. -A mbet mundesia e inicimit te procedures gjyqesore nese ka sukses marrveshja? palët të cilat e kanë zgjedhur ndërmjetësimin si mënyrë të zgjidhjes së konfliktit mes tyre nuk e humbin mundësinë e inicimit të procedurës gjyqësore, të arbitrazhit ose të ndonjë procedure tjetër
• PERFUNDIMI I NDERMJETESIMIT • • • • • • Neni 14 Përfundimi dhe ndërprerja e procedurës 14. 1 Procedura e ndërmjetësimit përfundon me: a) arritjen e marrëveshjes në mes të palëve; b) tërheqjen e cilësdo palë, në çfarëdo kohe gjatë zhvillimit të procedurës, duke deklaruar se nuk ka interes për vazhdimin e procedurës së ndërmjetësimit; c) konfirmim të ndërmjetësuesit , pas konsultimit me palët kur vlerësohet se vazhdimi i procedurës nuk është i arsyeshëm; d) kalimin e afatit ligjor për arritjen e marrëveshjes. 14. 2 Pas përfundimit të procedurës së ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi është i detyruar ta njoftoj gjykatën apo organin tjetër kompetent me shkrim lidhur me përfundimin e procedurës së ndërmjetësimit në çdo rast kur pranë gjykatës apo organin tjetër kompetent ekziston dosja e lëndës për të cilin është zhvilluar ndërmjetësimi. 14. 3 Ndërmjetësuesi mund ta ndërpres procedurën e ndërmjetësimit nëse gjatë zhvillimit të procedurës ekzistojnë apo shfaqen arsye që e vënë në pyetje paanshmërinë e tij. 14. 4 Marrëveshja e arritur në procedurën e ndërmjetësimit ka fuqinë e marrëveshjes gjyqësore, nëse aprovohet nga gjykata, prokuroria apo nëse vërtetohet nga organi tjetër kompetent 14. 5 Gjykata ose prokuroria mund ta anuloj marrëveshjen e arritur me ndërmjetësim , kur konstaton se është lidhur në kundërshtim me ligjin në fuqi, kur nuk pasqyrohet vullneti i palëve në konflikt, kur janë cenuar rëndë të drejtat dhe interesat e tyre ose kur • zhdëmtimi është haptazi në disproporcion me dëmin e shkaktuar .
• - Ndërmjetësimi mund të përfundoj në më tepër mënyra dhe atë: • me lidhjen e marrëveshjes së ndërmjetësimit; • me vendimin e ndërmjetësit për ndalimin e procedurës së ndërmjetësimit, të sjellë, sipas rregullit, pasi që palëve u është mundësuar të deklarohen lidhur me të, për shkak se tentimi i mëtejshëm që të arrihet zgjidhja e kontestit me ndërmjetësim nuk është i arsyeshme; • me deklaratën me shkrim përfundimin e procedurës të cilën palët i drejtojnë ndërmjetësit; • me deklaratën me shkrim për heqjen dorë nga procedura e ndërmjetësimit të cilën njëra palë u drejton palëve tjera dhe ndërmjetësit, përveç nëse në procedurë edhe pas heqjes dorë të njërës palë marrin pjesë dy ose më tepër palë të cilat kanë dëshirë të vazhdojnë me ndërmjetësimin; • nëse marrëveshja nuk lidhet në afatin prej 60 ditëve nga fillimi i ndërmjetësimit, ose në afat tjetër të përcaktuar me marrëveshjen e palëve.
-Kështu, me LN është paraparë që nëse me marrëveshje është përcaktuar detyrim i caktuar në bërje për të cilën palët mund të vendosin lirshëm dhe nëse përmban deklaratën e obliguesit për lejimin e përmbarimit (klauzulën përmbarim), ajo marrëveshje ka cilësinë e dokumentit përmbarues. - palët mund të lidhin marrëveshje në formë të aktit noterial para noterit në të cilën njëra ose të dyja palët obligohen në bërje për të cilën mund të lidhin marrëveshje, e cila do të jetë e përmbarueshme nëse përmban deklaratën e të obliguarit se pas arritjes në bazë të atij akti mund të zbatohet përmbarimi i dhunshëm. -Palët pas lidhjes së marrëveshjes mund ti drejtohen gjykatës kompetente që ti jap cilësinë e pajtimit gjyqësore. Në këtë rast gjykata do të kontrolloj nëse marrëveshja është në kundërshtim me dispozitat imperative dhe me rregullat e moralit si dhe lejimin e dispozicionit të palëve. -Marrëveshja e palëve e sjellë në procedurën e ndërmjetësimit mund të fitoj përmbarueshmërinë edhe me vendimin e arbitrazhit në bazë të marrëveshjes e cila është sjellë në procedurën e mëhershme të arbitrazhit dhe ka cilësinë e vendimit të arbitrazhit.
-ARBITRAZHI
- Slides: 21