Moduli Prpilimi i Planit t Biznesit Objektivat e
Moduli: Përpilimi i Planit të Biznesit
Objektivat e këtij moduli: • Që pjesemarresit të fitojnë njohuri për rolin dhe rëndësinë e planit të biznesit • Që pjesemarresit të njoftohen me formën dhe përmbajtjen e planit të biznesit • Që pjesemarresit të jenë të aftë që me njohurinë e fituar nga ky trajnim të përpilojnë planin e biznesit
Planifikimi i biznesit • Planfikimi i biznesit është një nevojë e domosdoshme për të zhvilluar biznesin dhe për të arritur qëllimet për të cilat është inicuar, funksionon dhe zhvillohet biznesi konkret • Rezultat i planifikimit është plani i biznesit një dokument i shkruar i cili përshkruan segmentet kyçe të një biznesi • Varësisht nga madhësia e biznesit plani I biznesit mund të ketë 20 – 25 e më shumë faqe
Çka është plani i biznesit? • Plani i biznesit është metoda më e mirë e zhvilluar ndonjëherë për të testuar realizueshmërinë e idesë së juaj të biznesit • Plani i biznesit është dokument i përgatitur për t’ju treguar realizueshmërinë e biznesit tuaj. Plani i biznesit është projekt të cilin do ta shfrytëzoni për të zhvilluar idenë tuaj të biznesit • Plani i biznesit nuk do t’ju garantoj sukses, por mund të përmirësoj shanset e juaja për sukses • Mos vendosni të hyni në biznes para se të keni përpiluar planin tuaj të biznesit
Çka është plani i biznesit? Identifikimi dhe artikulimi i : • Mundësive, Tregut, Konsumatorëve; • Aftësive të menaxhmentit; • Resurseve minimale të kërkuara; • Strategjisë së hyrjes dhe vizionit të arritshëm për rritje; • Kërkesave financiare, rrjedhës së parasë ; • Rreziqeve kritike & Supozimet
Plani i biznesit dhe rëndësia e tij • Dokument i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të themeluar një biznes, për ta menaxhuar atë dhe për ta zhvilluar dhe rritur • Plani I biznesit paraqet: a) Instrument i rëndësishëm i qeverisjes (nevojat e brendshme) – instrument I domosdoshëm për menaxhimin e biznesit, shpesh karahasohet me një hartë rruge që e udhëheq biznesin. Plani i biznesit duhet të sigurojë informatat e mëposhtme:
Plani i biznesit dhe rëndësia e tij - - Ku ndodhemi momentalisht? (këtu kemi të bëjmë me analizën e gjendjes së pikërishme të biznesit, situatën financiare, tregun, teknologjinë, personelin. Kjo përfundon me analizën SWOT e cila paraqet një analizë të pozicionit konkurruestë biznesit) Ku dëshirojmë të arrijmë? I përkufizojmë qëllimet që duhet t’i arrijmë
Plani i biznesit dhe rëndësia e tij - Si do të arrijmë atje? Këtu kemi të bëjmë me shpjegimin e kushteve të tregut dhe kushteve të teknologjisë, të cilatdo të bëjnë të mundur që të arrihen objektivat. Si do ti shesim dhe si do t’i sajojmë produktet apo shërbimet që bëjnë të mundur arritjen e objektivave
Plani i biznesit dhe rëndësia e tij - Sa janë të vlefshme sakrificat në krahasim me investimet që kemi për të bërë? Do të bëhet një krahasim me investimet dhe efektet nga investimet, përkatësisht sa është i kënaqshëm fitimi në krahasim me investimet, etj.
Plani i biznesit dhe rëndësia e tij b) Rëndësia e planit të biznesit për zhvillimin e partneritetit dhe sigurimin e burimeve të jashtme të financimit - Shumë rrallë ndodh që ndonjë BVM të jetë e mjaftueshme në aspektin e burimeve financiare - Plani i biznesit është një dokument që lehtëson shumë bisedat dhe angazhimet për partneritet dhe hua nga burimet e ndryshme
Disa rregulla për shkruarjen e planit të biznesit • Mos e zgjat shumë, vetëm sa ka nevojë • Paraqitu interesant dhe trego kreativitet • Formulo planin mirë që të reflektoj seriozitet dhe propozim • Faqja e parë është faqja e titullit, përfshij emra dhe adresa të njerëzve përgjegjës • Përfshij një faqe përmbledhje • Dokumentet shtesë (cv, referenca, reklama, etj) • Përmbajtja të jetë e strukturuar • Plani I biznesit zakonisht përpilohet për periudhë deri në 3 vite, ndërsa viti i parë paraqitet detalisht
Përshkrimi i idesë së biznesit Çdo biznes fillon nga një ide e biznesit: • Çfarë produkti apo shërbimi do të ofroni; • Kush do të blejë produktin apo shërbimin tuaj; • Pse konsumatorët do të blejnë produktin apo shërbimin tuaj; • Si do të shesë biznesi juaj produktet apo shërbimet e juaja; etj
Organizimi i biznesit • Për të organizuar mirë një biznes ju duhet të kujdeseni se: - kush duhet përfshirë në biznes dhe çfarë punësh duhet të bëjnë ata ( pronari , partneri, stafi i biznesit, familja e pronarit, këshiltarët e biznesit) - çfarë hapësire ju nevojitet për biznesin e juaj. - çfarë pajisje ju nevojiten për biznesin e juaj. - çfarë inpute të tjera u nevojiten për të realizuar një biznes sa më të suksesshëm.
Shembull i një forme të planit të biznesit Elementet e planit të biznesit 1. Tabela e përmbajtjes 9. Kapitali fillestar i biznesit 2. Përmbledhja ekzekutive 10. Planet financiare 3. Përshkrimi i idesë së biznesit 11. Shtojcat: 4. Forma ligjore e biznesit • Projekcionet financiare 5. Hulumtimi i tregut • Shpenzimet fillestare • Grafiku i pikës kritike, etj 6. Plani i marketingut 7. Organizimi i biznesit 8. Kostot e biznesit
Përmbledhja Ekzekutive Emri I Biznesit: Forma Ligjore: Tipi I Biznesit: Prodhues Shitje me pakicë Vizioni: Misioni: Qellimet: Shërbyes Shitje me shumicë
Përmbledhja Ekzekutive Produktet apo sherbimet Klientët: Pronarët: Numri i punëtorëve: Plani investues dhe financiar
Forma e Biznesit Biznesi do të operoj si: Biznes individual ose…. . Arsyeja për zgjedhjen e këtij biznesi Pronarët do të jenë: Emri mbiemri Përshkrimi I aftësive: Eksperiencat që kanë:
Ideja e Biznesit Emri I Biznesit: Biznesi do të ofroj prodhimet ose shërbimet e mëposhtme: Merret me tipet e mëposhtme të tregtisë me shumicë: Konsumatorë do të jenë: Biznesi do të plotësojë këto nevoja të konsumatorëve: Biznesi do ta plotësoj shitjen në këtë mënyrë:
Hulumtimi i tregut 1 Produkti ose Shërbimi 2 Konsumatorët 3 Nevojat e konsumatorëve 4 Konkurrentët
Plani I Marketingut Produkti, shërbimi apo 1 Cilësia Ngjyra Madhësia Paketimi Pjesë ndërrimi Riparime gamë produktesh 2
Plani i Marketingut Cmimi Produkti, shërbimi apo 1 Sa janë të gatshëm të paguajnë konsumatorët Cmimet e konkurrentëve • Të larta • Mesatare • Të ulta Cmimi im Arsyeja për vendosjen e këtij cmimi Zbritje do t’ju jepen këtyre klientëve Arsyeja për të aplikuar zbritje Kredi do t’ju jepet këtyre klientëve Arsyeja për të bërë shitje me kredi gamë produktesh 2
Plani I Marketingut Vendi Lokacioni: Përshkruani vendin ku keni planifikuar vendosjen e biznesit Ky vend është zgjedhur për këto arsye: Metodat e shpërndarjes: Biznesi do t’ju shesë : Individëve Bizneseve me shumicë Bizneseve me pakicë Të tjerëve Kjo mënyrë e shpërndarjes është zgjedhë për këto arsye:
Plani I Marketingut Promocioni Tipet e reklamimit Detaje Kosto
Plani I Marketingut Promocioni Tipet e promocionit të Detaje shitjes Kosto
Plani i shitjeve mujore PLANI I SHITJEVE MUJORE Produkti/ sherbimi 1. Sasia Çmimi 2. Sasia Çmimi 3. Sasia Çmimi 4. Sasia Çmimi Janar Shkurt Mars Prill Maj Qersh. Korrik Gusht Sht. Tet. Nent. Dhj.
Plani i investues dhe financues
Kërkesat për pajisje Tipi I pajisjes Investimi total: Specifikimi Cmimi
Amortizimi Artikujt e investimit Ndërtesa Makineritë Automjetet Veglat Amortizimi total Vlera Vitet e përdorimit C’vlerësimi vjetor
Kërkesat e Stafit dhe Kostot Kërkesat e Stafit Nr. Përshkrimi Totali Kualifikimi Kostot e Stafit Paga/muaj Paga/vit
Kostot mujore dhe vjetore për inputet e biznesit Kostot mujore Inputet Lenda e pare Rryma Telefoni Qiraja Shp. operacionale Interesi Amortizimi Shpenzimet totale I II IV V VI N ë vit VIII IX X XI XII
Plani i rrjedhës së parasë Vit Në muaj I Para në fillim të muajit Para që hyjnë nga shitjet Para të tjera që hyjnë GJITHSEJ HYRJE Para për kosto stafi Para për kosto operacionale Para të tjera që dalin GJITHSEJ DALJE Para në fund të muajit II IV V VI VIII IX X XI XII
Plani i shitjeve dhe kostove (Bilanci I suksesit) Vit Ne muaj SHITJET Prod. 1 (q x p) Prod. 2 (q x p) GJITHSEJ TE HYRA Shp. e stafit Shp. operacionale Amortizimi Interesi SHPENZIME TOTALE BRUTO FITIMI Tatimi ne te ardhura PROFITI NETO I II IV V VI VIII IX X XI XII
Disa tregues të suksesit financiar 1. Profitabiliteti – Margjina (norma e profitit bruto) = Profiti Bruto / Shitjet X 100 Përfitimi nga shitja=Profiti neto/Shitjet X 100 Përfitimi nga invstimet=Profiti neto / investimet X 100 2. Norma e likuiditetit vijues = Asetet xhiruese (likuide) / Obligimet vijuese Testi acidik ( i shpejtë) = (Asetet likuide-stoqet / obligimet vijuese 3. PKR = Shp. fikse/Cm I shitj-Shp. variab per njesi
SWOT Analiza SWOT ka të bëjë me identifikimin sistematik të fuqive, dobësive, shanseve dhe kërcënimeve të firmës. Ajo paraqet ekulibrimin më të mirë midis tyre • Fuqitë: Një fuqi është një burim, mjeshtëri ose një tjetër avantazh kundrejt konkurrentëve. Fuqitë mund të kenë si burim imazhin e firmës, udhëheqjen e tregut, relacionet blerës furnitorë dhe faktorë tjerë
SWOT Analiza • Dobësitë: Një dobësi është një kufizim apo mungesë në burime, mjeshtëri dhe kapacitet që dëmtojnë seriozisht rezultatet e firmës. Burimet të dobësive mund të jenë mjetet e prodhimit, burimet financiare, kapacitetet e drejtimit, mjeshtëritë e marketingut etj. • Shanset: Një shans është një situatë e favorshme në mjedisin e jashtëm të një firme. Identifikimi i një segmenti të ri tregu, ndryshimet në konditat konkurruese, ndryshimet teknologjike, përmirësimi i marrëdhënieve furnitor blerës mund të jenë shanse për firmën
SWOT Analiza • Kërcënimet: mund të jetë një situatë e pafavorshme në mjedisin e jashtëm të një firme. Hyrja e konkurrentëve ë rinj, rritja e ngadalshme e tregut, ndryshimet teknologjike etj mund të kërcënime për suksesin e një firme
Përparësitë dhe të metat e pronësisë individuale, ortakërisë dhe korporatave PËRPARËSITË TË METAT BIZNESET INDIVIDUALE Lehtësia e krijimit Mbajtja e gjithë fitimit Kontrolli i drejtëpërdrejtë Lehtësia e shkrirjes Ruajtja e sekretit afarist Përgjegjësia e pakufizuar Vështërsitë e gjetjes së kapitalit Njohuri drejtimi të kufizuara Mungesë e mundësive për të punësuarit. Mungesë e vazhdimësisë ORTAKËRIA Lehtësia e krijimit Kapacitet më i madh i pronësisë Kualifikime plotësuese të biznesit Potencial fitimi Përgjegjësi e pakufizuar Konflikte midis personave Mungesë vazhdimësie Vështërsi për tu shkrirë KORPORATA Përgjegjësia e kufizuar Kalimi i thjeshtë i pronësisë Vazhdimësia e ekzistencës Lehtësia e gjetjes së kapitalit Drejtimi profesional Taksa të rënda ( të dyfishta) Kosto e lartë e krijimit Kufizime qeveritare Mungesa e kontrollit të korporatës nga aksionarët
Çështje të ndryshme q q q Gjerësia zakonisht është 20 deri në 25 faqe, varësisht prej madhësisë së biznesit mundet edhe më shumë Shtojcat e kërkuara q Pasqyrat financiare q Pasqyrat për shpenzimet fillestare q Rezyme Duhet të shfrytëzohen tabelat, paraqitje të ndryshme grafike, Të mos përdoret veta e parë (“Unë”, “Ne”, “E jona”) Formatizo dhe korrigjo (shumë herë)
Pse disa plane të biznesit dështojnë? q Qëllimet e vendosura nga ndërmarrësit janë të paarsyeshme. q Objektivat nuk janë të matshme. q Ndërmarrësi nuk është angazhuar plotësisht në biznes. q Ndërmarrësi nuk ka përvojën e mjaftueshme për planifikim të biznesit. q Ndërmarrësi nuk ka sens për kërcënimet potenciale dhe për dobësit në biznesin e tij. q Nuk ekzistojnë nevoja të konsumatorëve për produktin apo shërbimin e propozuar, etj.
Mbaj në mend: Plani i biznesit është një plan specifik për të hapur një biznes të ri ose për të zgjeruar atë ekzistuesin, jo dëshira dhe ëndrra e shkruesit të Planit !
- Slides: 40