Synimet qllimet dhe objektivat Synimet jan deklarime t

Synimet, qëllimet dhe objektivat - Synimet janë deklarime të qëllimit me një rezultat në mendje. - Synimet janë aspirata më afatgjata. Ato janë shprehje të përgjithshme të vlerave që orientojnë qëllimin në një shoqëri të caktuar. - Synimet i japin përgjigje kësaj pyetjeje: çfarë mendimi keni në mendje për nxënësit, përsa i përket një planprogrami të një lënde të caktuar? ” - Synimet trajtojnë karakteristika të caktuara të nxënësit që i arrin këto synime.

Synimet nuk përcaktohen nga mësimdhënësi, por nga institucionet e lartashtetërore, por ato gjithsesi duhet të korrespondojnë me qëllimet dhe objektivat tëcilat duhet të jenë të orientuara drejt synimit të përbashkët.

- Qëllimet kanë të bëjnë me proceset e përgjithshme të arsimit, siç janë ndërtimi i botëkuptimit. Qëllimet arsimore janë aspirata të përgjithshme, afatgjata, të cilat synojmë t’iarrijmë në të ardhmen. Kjo do të thotë se me atë përcaktohet një veprimtari tërësore e një procesi të caktuar. - Qëllimet bëhen synime, kur bëhen më të përpikta dhe lidhen me një shkollë ose sistem të caktuar shkollor dhe me një lëndë të caktuar të kurrikulës

- Qëllimet e arsimit janë të shumta. Arsimi është veprimtari e qëllimshme, do me thënë, për t’u krijuar nxënësve mundësinë të arrijnë të kuptuarit, të fitojnë shprehi dhe qëndrime të caktuara, ose të fitojnë gadishmërinë për të marrë pjesë në botën e sotme dhe të ardhme në mënyra të caktuara, madje edhe të projektojnë mjetet e tyre të ndërveprimit. - Disa nga pikësynimet e mësimdhënësit janë të orientuara nga nevojat e drejtpërdrejta. Një ndër këto mund të ishte aftësia për të lexuar dhe për të kuptuar. Kjo nënkuptohet, se në të ardhmen, ky nxënës do të fitojë aftësinë përkatëse dhe do ta zbatojë atë në mënyra pavarur.

Qëllimet që kanë të bëjnë me aspektin intelektual përqëndrohen në përvetësimin dhe të kuptuarit e dijes, në zgjidhjen e problemeve, në shprehitë dhe nivelet e metodat e ndryshme të të menduarit. Qëllimet në aspektin social-vetjak kanë të bëjnë me ndërveprimet njeri-shoqëri, njeri-njeri dhe njerivetvete. Këto qëllime përfshijnë edhe aspektet emocionale e psikologjike të individëve dhe aspektet përshtatëse të tyre në raport me shtëpinë, familjen. Qëllimet që lidhen me aspektin produktiv të shkollimit përqëndrohen në ato drejtime të arsimit, që e lejojnë individin të funksionojë në shtëpi, në punë dhe si qytetar e pjesëtar i shoqërisë.

Objektivat janë aspirata më afatshkurtra dhe më konkrete se qëllimet. Ato paraqesin themelin mbi të cilin ngrihet plani i veprimit të mësimdhënësit. Përmestyre mësimdhënësi do të përcaktojë: Çfarë do të arrihet? Ku do të arrihet? Si do të arrijmë të kuptojmë se është arritur? Objektivat janë pohime të gjera të asaj që duhet të jetë në gjendje të bëjë nxënësi si rezultat i mësimdhënies. Do të duhet të fillojë me një folje që përshkruan një kategori të sjelljes së nxënësit, si: të njohë, kuptojë, formulojë, vlerësojë, etj.

- Derisa objektivat e përgjithshme duhet të japin përgjigje në pyetjen: çfarë dëshirojmë të arrihet? ndërsa objektivat specifikë duhet të japin përgjigje në pyetjen: çfarë mund të bëhet konkretisht?
- Slides: 7