Kompetenca n Procedurn Administrative Rndsia e kompetencs n

  • Slides: 19
Download presentation
Kompetenca në Procedurën Administrative

Kompetenca në Procedurën Administrative

 Rëndësia e kompetencës në Procedurën Administrative Ø Kompetenca nenkupton tërësi punësh të cilat

Rëndësia e kompetencës në Procedurën Administrative Ø Kompetenca nenkupton tërësi punësh të cilat i kryen ndonjë subjekt i pushtetit, para së gjithash organ i caktuar shtetëror Ø Kompetenca në PA paraqet te drejtën dhe detyrimin e organit shtetëror ose organizatës së autorizuar për ushtrimin e autorizimeve publike, për të nxjerrë vendimin në ndonjë cështje të caktuar administrative Ø Në kuptimin më të përgjithshëm, kompetenca është e drejtë dhe detyrim i organit të caktuar dhe në territorin e caktuar Ø Në përkufizimin e nocionit të kompetencës perfshihen dy elemente qenësore, me të cilat përcaktohen edhe llojet e kompetencës ato jane: 1. 2. Autorizimi për vendosjen e cështjeve të caktuara konkrete administrative Veprimi i organeve brenda territorit të caktuar

Sanksionet për shkak të shkeljes së kompetencës Ø Shkelja e kompetences paraqet rast të

Sanksionet për shkak të shkeljes së kompetencës Ø Shkelja e kompetences paraqet rast të paligjshmërisë Ø Vendimi i nxjerrë në PA, nga orgoni jokompetent, mund: 1. të anulohet në procedurë ankimore (procedurë sipas ankesës), nga organ i shkalles se II-të 2. të anulohet apo të prishet sipas të drejtës se mbikqyrjës 3. të shpallet nul 4. inkompetenca është shkak edhe për kundërshtimin e vendimit me padi, përkatësisht anulimin e tij në konfliktin administrativ

Llojet e kompetencës në PA Ø Në PA dallohen dy lloje themelore të kompetencës:

Llojet e kompetencës në PA Ø Në PA dallohen dy lloje themelore të kompetencës: 1. Kompetenca lëndore dhe 2. Kompetenca territoriale (tokësore) Ø Në PA mund të dallohen edhe kompetenca tjera si ajo presumptive dhe funksionale

Kompetenca lëndore Ekziston kur cdo organ ka kompetencën e vet lëndore për të vendosur

Kompetenca lëndore Ekziston kur cdo organ ka kompetencën e vet lëndore për të vendosur në ceshtje të caktuara administrative, prandaj ai duhet të ketë kujdes që të vendosë vetëm mbi ato cështje për të cilat ka kompetencë lëndore • p. sh. Shqytrimi i ankeses nga Komisionin per ankesa ne sherbimin civil, ndaj vendimit te komisinit disciplinor • Ose dhenia e lejes ndertimore • Kompetenca lëndore është e drejtë dhe detyrë e një organi që të vendosë në ceshtjet e vecanta administrative • Ajo është natyra e materies, është lloji, grupi i punëve të cilat i perkasin një organi në PA • Keto pune nuk mund ti kryej organe tjera • Më anë të KL përcaktohet lloji i organit i cili do ta zhvillojë Kompetenca lëndore në cështjen e caktuar administrative

Caktimi i Kompetenca lëndore § Për të vendosur në Kompetenca lëndore caktohet me dispozita

Caktimi i Kompetenca lëndore § Për të vendosur në Kompetenca lëndore caktohet me dispozita më të cilat rregullohet lemia e caktuar administrative ose me dispozitat caktohet kompetenca e organeve të vecanta administrative. p. sh. me ligjin e shtetesisë caktohet se kush është kompetent për: 1. 2. marrjen e shtetesisë Ose dhënien e shtetesisë § Ose ligji per veteqeverisjen lokale percakton se kush ka Kompetence lendore per shqyrtimin e ankesave ne shkalle te pare

Kompetenca territoriale Ø Kompetenca territoriale paraqet autorizimin e organit që punët nga kompetenca e

Kompetenca territoriale Ø Kompetenca territoriale paraqet autorizimin e organit që punët nga kompetenca e vet lëndore t’i kryejë në territorin e caktuar Ø Pra, Kompetenca territoriale nënkupton territorin në të cilin organi i vecantë shtetëror mund t’i kryejë punët nga kompetenca e vet lëndore, dmth territori në të cilin shtrihet veprimtaria e organit të caktuar shtetëror Ø P. sh. Dhenia e dokumenteve civile te qytetarit banore i Prishtines, a mund t’i merr keto dokumente ne Gjakove ? Caktimi i Kompetenca territoriale caktohet sipas dispozitave: 1. mbi ndarjen administrative politiko-territoriale dhe 2. sipas dispozitave mbi organizimin e organeve të vecanta të administratës

Kriteret për caktimin e kompetencës territoriale: § Në cështjet që kanë të bëjnë me

Kriteret për caktimin e kompetencës territoriale: § Në cështjet që kanë të bëjnë me paluajtshmeritë, kompetenca caktohet sipas vendit ku gjendet sendi (forum rei sitae), p. sh, tek nacionalizmi, ekspropriimi, komasacioni etj. § Sipas selisë se organit shtetëror, (ndermarrjes) ose personit tjetër juridik, në ceshtjet që kanë të bëjnë me ndonjë veprimtari të ndonjë organi shtetëror ose organizatës apo personit tjeter juridik P. sh. Ndermarrja e ka seline ne Prishtine dhe filialet neper Kosove ? § Në ceshtjët që kanë të bejnë me veprimtarinë profesionale të personave, nga vendi ku zhvillohet veprimtaria profesionale e personave të caktuar ( ne kuader te nje instituti )

§ Për cështje të tjera që nuk janë theksuar me lartë, sipas vendbanimitvendqendrimit të

§ Për cështje të tjera që nuk janë theksuar me lartë, sipas vendbanimitvendqendrimit të palës: p. sh, dhënja e pasaportit; ndërrimi i emrit personal, marrja e dokumenteve tjera civile, etj. § Në cështjet që kanë të bëjnë me anijen ose mjetin ajror, apo në të cilat preteksti për zhvillimin e procedurës administrative ka lindur në anije apo në mjetin ajror-kompetenca caktohet sipas portit amë të anijes përkatësisht aeroportit amë të fluturakës ku është regjistruar § Pra, sipas vendit ku ka lindur preteksti për zhvillimin e Procedurës administrative

Kompetenca funksionale Me kompetencë funksionale nënkuptohet një lloj i kompetencës lëndore KF ne të

Kompetenca funksionale Me kompetencë funksionale nënkuptohet një lloj i kompetencës lëndore KF ne të vertetë është përcaktimi me i afërt i KL të organit, ku në mënyrë të saktë dhe precize, me dispozita, caktohet konkretisht organi i cili është kompetent për vendosjen e cështjes konkrete administrative, si dhe nxjerrjen e vendimit p. sh. Nese thuhet e kompetente eshte organi komunal I administrates, sipas kompetences funksionale percaktohet saktesisht se cili eshte ai organi komunal i administrates, p. sh drejtoria e urbanizmit Shkelja e KF paraqet shkak për kontestimin e ligjshmërisë së vendimit në PA dhe në konfliktin administrativ Po ashtu dhe anulimin e prishjen e vendimit sipas të drejtës se mbikqyrjës

Caktimi i kompetencës prezumptive (të presupozuar) lëndore § LPA si rregull themelor për caktimin

Caktimi i kompetencës prezumptive (të presupozuar) lëndore § LPA si rregull themelor për caktimin e kompetencës lëndore prezumptive, përcakton se: § Për të vendosur në ceshtje administrative në shkallë të parë janë kompetente organet kompetente, organet komunale të administratës (organet e pushtetit lokal) • P. sh. Nese kemi te bejme me dhenien e lejes ndertimore atehere kemi kompetent drejtorin e urbanizmit § Kjo vjen ne shprehje nëse me ligj nuk është caktuar kompetenca e organeve të tjera Kufizimi hapësinor i kompetences • Lidhur me kompetencen territoriale vlen parimi sipas të cilit secili organi ushtron punë zyrtare brenda kufijve të territorit të vet

Ndryshimi i kompetencës • Kompetenca është e caktuar me dispozita juridike imperative (kategorike) dhe

Ndryshimi i kompetencës • Kompetenca është e caktuar me dispozita juridike imperative (kategorike) dhe se parimisht nuk guxon të ndryshohet; ndërkaq përjashtimet janë të caktuara vetëm me ligj • Ndërrimi i kompetencës në PA mund të bëhet vetëm në bazë të autorizimit shprehimor ligjor, dmth vetëm kur kjo është parashikur shprehimisht me ligj

Lidhur me ndryshimin e kompetencës paraqitet cështja e delegimit, subdelegimit, substitucionit, rekuizicionit dhe zëvendësimit

Lidhur me ndryshimin e kompetencës paraqitet cështja e delegimit, subdelegimit, substitucionit, rekuizicionit dhe zëvendësimit të kompetences § Delegimi i kompetencës është autorizimi i organit të shkallës më të lartë që punët e caktuara nga kompetenca e vet lëndore, t’i bartë në organet e administratës të shkallës me të ulët, por vetëm në rastet e parashikuara vetëm me ligj p. sh. Organi i larte admininstrativ organit lokal te administrates … § Perkujtese: nese nuk eshte I percaktuar me ligj nuk mund te ndryshohet kompetenca § Subdelegimi i kompetencës -delegimin e kompetencës tashme të deleguar, dmth delegimi i dyfishtë i kompetencës që nënkupton autorizimin e organit të deleguar që me tutje të bartë kompetencat në ndonjë organ tjetër Aty ku ekziston mundësia e delegimit dhe subdelegimit të kompencës ekziston mundësia e revokimit të tyre § Cka eshte revokimi ?

Rekvizicioni i kompetences Ø Eshte autorizimi i organit me te larte admininstrativ shtetërore, qe

Rekvizicioni i kompetences Ø Eshte autorizimi i organit me te larte admininstrativ shtetërore, qe ne organin me te ulet te barte kryerjen e vetem disa puneve procedura Ø Ndërkaq vendosja e vetë cështjes administrative mbetet në terësi në kompetencën e organit i cili zhvillon PA Substitucioni i kompetencës Ø Substitucioni i kompetencës është autorizimi i organit shtetëror i shkalles më të lartë që të marrë në vendosje punët e caktuara nga organ i shkallës më të ulët Ø Ku eshte dallimi ne mes rekvizicionit dhe substitucionit ? Këto janë veprim i kundërt me delegimin e kompetencës

Prorogimi i kompetencës § Prorogimi i kompetencës nënkuptohet ndërrimi i kompetencës lëndore ose territoriale

Prorogimi i kompetencës § Prorogimi i kompetencës nënkuptohet ndërrimi i kompetencës lëndore ose territoriale dmth organet dhe palët mund të merren vesh mbi ndryshimin e kompetencës vetëm me marrëveshje shprehimisht ose heshtazi § Kjo mund te arrihet vetem nese parasheh ligji Zevendësimi i kompetencës § Zevendësimi i kompetencës nënkuptojmë rastin kur zhvillimi i PA dhe e drejta për nxjerrjen e vendimit merret nga një organ dhe i besohet organit tjetër § Kjo mund te vjen ne shprehje kur perjashtohet nga vendosja organi I autorizuar dhe ne vend te tij emrohet nje zyrtar tjeter, qe zenvendeson te parin

Konflikti për kompetencë në PA Ø Konflikti për kompetencë në PA është situatë kur

Konflikti për kompetencë në PA Ø Konflikti për kompetencë në PA është situatë kur dy ose me shumë organe shpallen kompetente ose jokompetente për vendosjen e të njejtës cështje konkrete admininistrative Konflikti i kompetencave mund të paraqitet në dy trajta: 1. Konflikti për kompetencë pozitive : kur dy ose me shumë organe të administratës publike shpallen si kompetente për vendosjen e të njejtës cështje administrative P. sh. Kur dy organe pretendojne se kane te drejt te japin leje ndertimore, edhe drejtoria e urbanizmit dhe e kadastrit 1. Konflikti për kompetencë negative: kur dy ose me shumë organe të administratës publike e konsiderojnë veten inkompetente për vendosjen e të njejtës cështje administrative

Zgjidhja e konfliktit të kompetencave • Konfiktin e kompetencave përherë e zgjidhë organi tjetër

Zgjidhja e konfliktit të kompetencave • Konfiktin e kompetencave përherë e zgjidhë organi tjetër më i lartë në raport me ato organe që gjenden në konflikt për kompetencë • Pra, është parim i përgjithshëm se konfliktin për kompetencë e zgjidhë organi përkatës me i lartë se organet në konflikt

Ju Faleminderit !

Ju Faleminderit !