Ndihma juridike n Procedurn Administrative Duke pasur parasysh
























- Slides: 24
Ndihma juridike në Procedurën Administrative
• Duke pasur parasysh parimin hapsinor te kompetences sipas së cilës organi ushtron punë zyrtare në kuadër të territorit të vet, organi nuk mund të ndërmerr veprime procedurale jashtë territorit të vetë • Organet shtetërore dhe organizatat që ushtrojnë autorizmie publike kanë për detyrë t’i japin ndihmë juridike administrative njëri tjetrit • Me ndihmën juridike nënkuptohet kryerja e disa veprimeve të vecanta procedurale nga ana e organit tjetër (i cili nuk e zhvillon PA) Kjo behet me kërkesen (lutjen) e organit i cili zhvillon PA Veprime të vecanta në PA janë: 1. 2. 3. 4. 5. 6. degjimi i dëshmitarëve këqyrja e ekspertimit dorëzimi i shkresave këqyrja në vendin e ngjarjes kontrolli i librave afariste dhënia e shënimeve zyrtare etj. ,
Ndihma juridike në procedurën administrative është: 1. e detyrueshme dhe 2. fakultative • Ndihma juridike ne PA e detyrueshme jepet atehere kur ky organ nuk mundet të ndermerrë veprime procedurale jashtë territorit të saj duk e lutur që të merrë veprime në PA • Ndihma juridike facultative në PA ekziston atehere kur organi që zhvillon procedurën administrative është I autorizuar ti kryej vetë ato veprime, por për shkaqe të ekonomizimit mund të kërkoj që ato veprime ti kryej organi tjeter I administratës • Ndihma juridike në PA bëhët me kërkesë zyrtare dhe organi I lutur ka për detyrë që brenda afatit prej 30 ditëve ta kryej porosinë e organit admininstativ që kërkon ndihmë juridike
Personi zyrtar i autorizuar për zhvillimin e procedurës dhe ndërrmarrjën e veprimeve procedurale Ø Procedurën administrative e zhvillon organi kompetent si pjesëmarrës kryesor në PA Ø Ky organ është organ që ka kompetencë lëndore dhe territoriale për vendosjen e cështjes konkrete administrative Ø Ky organ cakton personin kompetent per udheheqjen e PA Ø Cka ishte kompetenca lendore dhe cka kompetenca territoriale ?
Me person zyrtar në PA kuptohet: • EPRORI i organit dhe punëtori profesional (nëpunësi civil) i organit të administratës publike i autorizuar për ndërmarrjën e veprimeve në PA para nxjerrjes së vendimit (kuptimi i gjerë) • Vetëm punëtori profesional (nëpunësi civil) i organit të administratës publike, të cilin eprori i organit e autorizon për ndërmarrjen e veprimeve në procedurën para nxjerrjes së vendimit (kuptimi i ngushtë) • Zakonisht, nocioni person zyrtar përdoret në kuptimin e ngushtë që të bëhet dallimi mes eprorit të organit dhe zyrtarëve profesional të organit të administratës publike • Karakteristikë e personit zyrtar në PA është se ai njëkohësisht është edhe mbrojtës i interesit publik në PA • Pse personi zyrtar është edhe mbrojtës i interesit publik në PA ?
• Se kush e kryen funksionin e personit zyrtar të autorizuar për zhvillimin e PA varet se: 1. A është competent për vendosje në cështje administrative organi individual shtetëror 2. A është organi kolegjial 3. kuvendi ose organi ekzekutiv
Zhvillimi i PA dhe vendosja në organet individuale të administratës Ø Në cështjen administrative për vendosjen e së cilës është kompetent organi individual i administratës shtetërore vendimin në PA e nxjerre eprori (titullari) i organit i cili udhëheq me atë organ nëse dispozitat për organizmin e këtij organi ose me dispozita tjera nuk është caktuar ndryshe Ø Zhvillimi i PA dhe vendosja e cështjes administrative nga ana e organit kolegjial • Në organet kolegjiale (komisione, komitete etj) vendimin në cështjet administrative merrë organi kolegjial si trup dmth disa persona pas këshillimit dhe votimit • Pse këshillimi dhe votimi ? • Vendimin organi kolegjial (kolektiv) e nxjerrë në seancë me shumicë votash, ndërkaq atë e nënshkruan kryetari i atij organi
Zhvillimi i PA kur për vendosje në cështje administrative është competent Kuvendi ose organi ekzekutiv • Kuvendi dhe organi ekzekutiv janë kompetent për vendosjen e numrit shumë të vogël të ceshtjeve administrative • Vendosja e cështjeve (numrit të madh) u besohet organeve të administrative publike Nxjerrja e vendimit në PA në organizatën e cila ushtron autorizime publike • Në cështjet administrative në të cilat vendos ndërmarrja ose organizata tjetër (institucioni publik) vendimin e nxjerrë drejtori, përkatësisht kryetari i organit punëdrejtues kolegjial
Përjashtimi i personit zyrtar nga PA • Qëllimi i përjashtimit të personit zyrtar nga PA është që të sigurohet objektiviteti në vendosje në PA sepse mund të ekzistojnë rrethanat e caktuara të cilat e vejnë në dyshim objektivitetin e tij në vendosjen e cështjes konkrete administrative • Ekziston përjashtimi i: 1. 2. detyrueshem dhe fakultativ Përjashtimi i detyrueshëm përcaktohet decidivisht: Kur personi zyrtar me palën ose të autorizuarin e saj janë në gjini të gjakut: 1. në vijen e drejt në pakufi 2. në vijen e tërthort deri në shkallë të katërtë 3. në gjini të krushqisë deri në shkallë të dytë
• Poqëse në lënden që zhvillohet procedura është palë, dëshmitarë, ekspert, interpret etj. , • Poqëse zhvillohet procedura në shkallë të dytë ndërsa i njejti ka qenë ndërsa I njejti zyrtarë ka marrë pjesë në vendimmarrje në shkallë të parë • Nëse me palën përfaqësuesin e palës të autorizuarin është në raporte të kujdestarit, të adoptuesit etj. , • Përjashtimi fakultativ i personit zyrtar vjen në shprehje atëherë kur gjatë zhvillimit të procedurës shihet se nuk ka objektivitet për shkak të raporteve specifike që mund të paraqesin personi zyrtar dhe pala ose palët • P. sh. nëse personi zyrtar dhe pala kanë pasur raporte jot ë mira në mes veti, ndonje contest apo mosëmarrëveshje etj. ,
Pala dhe përfaqësimi i saj në PA Ø Pala është pjesëmarrës kryesor dhe i domosdoshëm në PA Ø Palë janë personat të cilët ose vetë kërkojnë nxjerrjen e aktit administrativ ose kundër të cilëve kërkohet nxjerrja e ndonjë akti ose personat kundër të cilëve administrate zhvillon proceduren Ø Ekzistojnë 3 grupe të palëve: 1. Palë aktive- personi me kërkesën e të cilit zhvillohet procedura 2. Palë pasive- personi, kundër të cilit zhvillohet procedura 3. Pale sekondare- personi i cili me qëllim të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të veta juridike ka të drejtë të merrë pjesë në PA p. sh. kur një person kërkon leje ndertimore ndërsa fqinji I tij e kundërshton atë leje për shkak se mund ti cenohet prona e tij Ø Si palë mund të paraqiten subjekte të ndryshme si: persona juridik dhe fizik etj…
Cështjet administrative njepaleshe dy (shumepaleshe) Ø Për cështjen administrative nje palëshe është karakteristike se në PA merr pjesë vetëm një palë Ø Për cështjen administrative më shumë palë të cilët paraqiten bashkarisht me interesa identike (të njëjta) p. sh. kur shumë përsona kërkojnë heqjen e një antene rrezatuese nga kulmi I banesës kolektive Ø Për cështjen administrative shumëpalëshe është karakteristikë se në procedurë marrin pjesë dy ose më shumë palë me interesa të kundërta (kundërthënësekundërpalë)
Prezumimet procedurale-juridike për veprimin e palës në PA Që një person të jetë PALE në PA duhet të posedojë: Ø Zotësinë e palës … (aftësi për të qenë titullar i atyre të drejtave, detyrimeve dhe interesave juridike mbi të cilat vendoset në PA dm. th. aftësi për të qenë palë në PA) Ø Zotësinë procedurale … (nënkupton aftësinë e kryerjes së mëvetësishme të veprimeve procedurale Kjo barazohet me zotesinë e veprimit Ø Legjitimacioni i palës … (ose legjitimacioni lëndor është kushti i tretë që një person të mund të jetë palë në PA) Ø Nëse njëri prej këtyre kushteve nuk plotësohet atëherë nuk mund të zhvillohet procedura administrative
Kuptimi i përfaqesuesit të palës Ø Përfaqësimi i palës në PA nënkupton kryerjen e veprimeve procedurale në PA në emër dhe në llogari të palës nga ana e personave të cilët kanë autorizim të vecantë për këtë, Ø Kjo vjen në shprehje në rastin kur pala nuk ka zotësi procedurale ose nuk don që vet t’i kryejë ato veprime procedurale Ø Personat e tjerë të cilët janë të autorizuar, që në vend të palës dhe për llogari të saj të kryejë veprime procedurale Ø Përfaqesuesi i palës vepron në emër te palës, me qëllim dhe me efektin sikur të kishte vepruar vetë pala
Në PA dallohen këto llojë të përfaqësimit: 1. Përfaqësuesi ligjor Kur një përson është i pa aftë për të marrë pjesë në procedurë caktohet përfaqësuesi ligjor 2. – II - i përkohshëm a. Kur ndërmirrën veprime procedurale kundër personit të cilit nuk i dihet vendbanimi b. Kur duhet ndërrmarrë veprime procedural që nuk mund të shtyhen c. Kur pala apo i autorizuari i saj mund të përjashtohen nga procedura administrative etj. , 2. – II - i përbashkët Përfaqësuesi I përbashkët caktohet atëherë kur në procedurë administrative marrin pjesë dy apo më shumë palë me lendë të njejtë apo interesa të përbashkëta 3. I autorizuari i palës a. I autorizuari i palës ekziston atëherë kur pala me zotësi apo pa zotësi procedural e autorizon një përson për ta përfaqësuar në procedurë administrative b. Autorizimi bëhet me shkrim dhe mund të jetë I plotë apo I kufizuar
Komunikimi në PA është lidhja (kontakti) mes organit që zhvillon PA dhe palëve që kërkojnë vendosjen e cështjes administrative si dhe personave tjerë që marrin pjesë në PA Komunikimi i pjesëmarrësve në PA bëhet në disa menyra: Ø Palët me parashtresat e veta, u drejtohen organeve Ø Organet i thërrasin palët dhe personat e tjerë që duhet të marrin pjesë në procedurë Ø Organet u dorezojnë (dergojnë) palëve shkresat zyrtare Ø Palët i këqyrin shkresat e lëndes dhe informohen mbi rrjedhen e procedurës Ø Organi evidencon në proces-verbal deklaratat gojore dhe kumtesat (komunikimet) e tjera të palëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në PA
Parashtresat Ø Kur pala dëshiron t’i drejtohet organit të administrates publike që zhvillon PA, atëherë ajo këtë e bënë me parashtresë Ø Parashtresa është emertim i përbashkët për formën me të cilën subjektet e vecanta juridike në PA i drejtohen organit që zhvillon PA Ø Me parashtresë nënkuptohet cdo kumtesë të cilën pala ia komunikon organit qoftë me shkrim, qoftë verbalisht (me gojë)
Dorëzimi i parashtresave Ø Parashtresat mund të dërgohen në mënyra të ndryshme Ø Parashtresat, si rregull, dorëzohen: a. drejtpërdrejt në formë të shkruar b. ose dërgohen me anë të postës c. apo komunikohen me gojë në procesverbal Ø Parashtresat i dorëzohen organit gjatë orarit të punës, cdo ditë pune
Regjistrimi i parashtresave Regjistrimi përkatës duhet të përmbajë: 1. 2. 3. 4. 5. 6. Numrin e parashtresës Ditën e parashtresës Lëndën e paraqitjës Numri e dokumentit që i bashkangjiten plus emrin, mbiemrin dhe adresën e paraqitesit të parshtresës Nënshkrimi i parashtresës është obligativ (i detyrueshëm) Paraqitësi i parashtresës është i detyruar ta nenshkruajë vetë parashtresën Elementet e parashtresës 1. 2. 3. 4. 5. 6. titulli i organit të cilit i drejtohet Objekti me të cilin ka të bejë kërkesën, përkatësisht propozimin e paraqitesit emrin, mbiemrin e paraqitesit të parashtresës datën dhe nënshkrimin e paraqitesit të parashtresës kush është përfaqesues ose i autorizuar, nëse ky ekziston
Këqyrja e shkresave dhe njoftimi i palëve mbi zhvillimin e procedurës Ø Me qëllim që palës t’i mundësohet pjesëmarrja sa me aktive dhe sa me e plotë në procedurë, si dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave juridike ajo ka të drejtë t’i kqyrë shkresat (dokumentet) dhe t’i kopjojë me shpenzimet e veta dhe të njoftohet mbi zhvillimin e procedurës Ø Këqyrja e shkresave (dokumentat) dhe kopjimi i shkresave të nevojshme bëhet me kërkesën e palës ose të personit tjetër që e arsyeton interesin e vet për ketë gjë Informimi mbi zhvillimin e procedures Ø Palët dhe cdo person tjetër që në lëndën për të cilën zhvillohet procedura arsyeton interesin e vet juridik, kanë të drejtë për t’u informuar nga administrata lidhur me zhvillimin e procesit administrativ
Veprimet e organit që zhvillon procedurë Thirrja e personave në PA Ø Komunikimi mes organit dhe palëve, si dhe pjesëmarrësve të tjerë në PA nuk zhvillohet vetëm me parashtresa por edhe me takime të drejtpërdrejt Ø Thirrja është veprim i rëndësishëm i organit në PA me të cilën sigurohet prania e personit të caktuar gjatë ndërmarrjes së ndonjë veprimi procedural Ø Organi që zhvillon procedurën është i autorizuar që t’i thërrasë të gjithë personat, prania e të cilëve në procedurë është e nevojshme dhe e dobishme
Thirrja bëhet me shkrim (letërthirrje) ku vecmas duhet të theksohet: 1. emertimi i organit që e bënë thirrjen 2. emri, mbiemri dhe adresa e personit të ftuar 3. vendi, dita dhe ora kur duhet t’i paraqitet organit 4. lënda për të cilën personi thirret 5. në cfarë cilësië thirret (palë, dëshmitarë ekspert etj) 6. cfarë mjetë provuese duhet të marrë me vetë Detyrimi për t’iu përgjigjur thirrjes Ø Personi që thirret është i detyruar t’i përgjigjet thirrjes, sepse prej përgjigjes së rregulltë ndaj thirrjes varet edhe rrjedha e papenguar e procedurës
Sanksionet për mos përgjigje të thirrjes Ø Personi i thirrur është i detyruar t’i pergjigjet thirrjes Ø Nëse personi të cilit i është derguar thirrja nuk i përgjigjet thirrjes dhe mungesën nuk e arsyeton, mund të sillet me detyrim dhe vec kësaj të dënohet me gjobë
Ju Faleminderit !
























