HELIMIMET NGA ACIDET BAZAT E INSEKTICIDET Substansa te
HELIMIMET NGA ACIDET, BAZAT E INSEKTICIDET
• Substansa te ndryshme kimike qe perdoren ne praktiken e perditshme ne fusha apo sektore te ndryshme mund te shkaktojne pervec efekteve pozitive edhe efekte negative ose demtim ne organizmin e njeriut. • Si te tilla veprojne • acidet bazat • insekticidet hidrokarburet • medikamentet detergjentet e ndryshem etj.
• Acidet dhe bazat shkaktojne edhe djegje te forte kur veprojne ne pjese te ndryshme te organizmit. • Nga acidet mund te permendim acidin sulfurik, acidin klohidrik, nitrik etj. • Nga bazat : soda potasike, soda kaustike, gelqerja e pashuar, amoniaku etj. • Ka edhe grupe te tjera kimike si ato te fenolit dhe lendet djegese luftarake ( keto me rralle).
• Nga hidrokarburet mund te permednim benzine, benzol, vajguri, nafte etj. • Djegiet mund te ndodhin ne personat qe punojne ne ndermarrje dhe laboratore ku behet pergaditja e tyre apo ne perdorimin e tyre si reagent ndihmes ne procese te ndryshme pune si ne laboratore prane institucioneve mjekesore, bujqesore etj.
• Mund te ndodhe edhe ne raste aksidentesh kur ato perdoren si solucion per te pire ose per te pastruar dicka ne rast kur nuk dihet, njihet nga perdoruesit ose merret gabimisht nga te vegjlit kur ato mbahen ne familje ne vende te pasigurta ose nga persona te pergjegjshem per qellime suicidale. • Pra, mund te themi se djegiet nga substancat kimike nuk mund te jene vetem ne lekure por edhe ne aparatin tretes.
• Djegiet kimike kalojne ne grade si ne djegie termike. • Ne pergjithesi keto jane te thella, gjithashtu grada varet edhe nga perqindja e lendes kimike dhe nga koha e veprimit te saj.
• ANAMNEZA duhet te perfshije keto te dhena: - Substanca e ekspozuar, koncentrimi i saj, konsistenca, p. H - Rruga e ekspozimit - Koha e ekspozimit - Volumi i substances - Irrigacion? Koha?
• Sa me e larte te jete perqindja dhe koha e veprimit aq me e rende do te jete djegia. Ne percaktimin e lendes kimike djegese, pervec te dhenave qe marrim nga i demtuari apo nga personat prezent shoqerues, kur nuk dihet emertimi i substances kimike, na ndihmon edhe ndryshimi i ngjyres se lekures.
• Nga acidi nitrik (plastike, ngjyra, eksplozive)--ngjyre te verdhe • acidi klohidrik (detergjente)--- ngjyre hiri te hapet • acid acetik (uthull, shampo, ngjyra te flokeve)- ngjyre te bardhe • soda kaustike dhe gelqerja e pashuar---- i japin lekures ngjyre lehtesish ngjyre hiri.
• Ndihma e pare • Duhet te përqendrohemi • -ne ndërprerjen e veprimit te mëtejshëm te lendes kimike • -ne neutralizimin e asaj pjese qe ka qëndruar mbi lëkuren e ndotur nga ajo.
• Per te realizuar kete veprim: - Largojme rrobat e kontaminuara me substancen e ekspozuar - Thithim me copa garzash lenden kimike mbi lekure - Lajme-irrigojme vendin me uje te bollshem-me presion te ulet, me qellim qe te hollohet % e lendes kimike (10 -15 min e para!!!)
• Nese ka ndodhur ekspozim ndaj lithiumit metalik, sodium, kalium, ose magnesium, irrigacioni me uje mund te rezultoje ne reaksion kimik qe mund ta perkeqesoje djegien. • Ne keto raste, zona e ekspozuar duhet te mbulohet me vaj mineral dhe copat metalike duhet te largohen me forsceps.
• Neutralizojme veprimin e lendes kimike: - Ne rastin e djegies nga acidi lajme plagen me tretes 2% te sodes se bukes ose H 2 O te rrjedhshem me sapun. - Ne rastin e djegies nga bazat kaustike lajme plagen me tretes 1% te uthelles (acid acetik) ose leng limoni.
• Substancat kimike mund te merren edhe ne rruge te tjera dhe ne menyre te shpeshte apo te vecante edhe nga goja duke dhene jo vetem djegie lokale por edhe kuadrin e helmimit alimentar. Keshtu shenjat klinike perqendrohen ne aparatin tretes. • Formohet plage ne goje dhe ne ezofag, gje qe con ne veshtirsi ne gelltitje (Disfagi) ose dhimbje te forta retrosternale si dhembje te forte ne regjionin epigastrik, nauze te vjella, diare.
• Ne rastet e renda perforohet ezofagu, stomaku, zorret dhe keshtu i aksidentuar mund te perfundoje me vdekje ne kuadrin e shokut. • Ne rast se i aksidentuari shpeton pa kaluar ne gjendje te rende mbetet me probleme si striktura apo stenoza e ezofagut, stomakut etj.
Ndihma-mjekimi Intoksikacioni alimentar: • Zbrazja e stomakut eshte e kontraindikuar. Diluimi me qumesht apo uje eshte i kontraindikuar nese dyshohet per demtim te rrugeve te frymemarrjes. Qumeshti mund te interferoje me endoskopine qe do te behet me pas. • Nuk duhet te perpiqemi te neutralizojme agjentin kostik, sepse gjate procesit te neutralzimit mund te prodhohet shume nxehtesi nga reaksioni exotermik. • Rekomandohet endoskopia e hershme per te vleresuar shkallen e demtimit dhe per te parandaluar stenozen e ezofagut (dilatimi me ballon). Perseritja e endoskopise pas 2 -3 javesh!
• Ne kuadrin e intoksikacionit alimentar nga bazat dhe acidet realizohet edhe trajtimi i pergjithshem me solucion analgjezik, vitomino-terapi, antibiotik sipas porosise se mjekut.
• Insekticidet jane substanca kimike qe perdoren ne bujqesi per te luftuar insektet e ndryshme qe demtojne produktet bujqesore, ne kultivim, rritjen e tyre dhe ne ambientet mbajtese dhe grumbullimin e tyre. • Nga insektet mund te permendim mizat, mushkonjat, furrtaret, bubuzhalat, kerpushat, pleshtat, morrat. • Substancat insekticide perdoren edhe ne ambientet familjare ne kushtepiake per te luftuar insektet te ndryshme si mizat mushkonjat etj.
• Keto substanca perdoren ne forma te ndryshme me sperkatje, ne forme pluhuri. Nen efektin e ketyre substancave do te jene edhe personat qe realizojne perdorimin e tyre per shfarosjen e insekteve ne menyre te vecante kur ata qendrojne gjate ne keto ambiente. • Helmimi mund te ndodhe ne rruge te ndryshme -Lekures -Aparatit respirator -Aparatit tretes
• Keto substanca kur merren nepermjet ajrit demtojne lekuren dhe aparatin respirator , ose nepermjet gojes keto substanca mund te merren gabimisht ose per qellime suicidale. • Nder insekticidet me te perdorura mund te permendim DDT ( diklor- difenil-trikoletan) , neocid , klorden, gameksan, formalin, kocifoz, fotofoz, acidi cianhidrik, anhidriti sulfuror.
Gjate helmimit me keto substanca i demtuari ankohet per: • Dhimbje koke, marrje mendesh • Djerse, lotim, salivacion i shtuar, te vjella • Mioze ( zvoglim i bebezave te syrit) ngacmim te sistemit nervor deri ne parliz, konvulzione. • Shfaqen kriza asmatiforme veshtiresi ne frymemarrje edeme pulmonare
• Ne raste qe merren doza te medha i aksidentuari perfundon menjehere me vdekje. • Ndihma jepet sipas menyres dhe rruges se marrjes se helmit. • Per ata qe e marrin me ane te rrugeve respiratore dhe lekure duhet te largohen nga ambienti apo zonat e helmimit. Nxirret pacienti nga ky ambient (personi qe duhet te nxjerre te demtuarin nga ambienti i ndotur duhet te perdore kondragaz ose nje maske te improvizuar dhe veshje te posacme).
• Sipas rastit i behet frymarrje artificiale dhe vendoset ne ambient te hapur dhe te ajrosur deri sa i demtuari te dergohet ne spital per te vazhduar ndihmen mjekesore. • Ne raste kur helmimi merret nga lekura pervec largimit nga ambienti i ndotur duhet te duhet t’i heqim rrobat dhe t‘i bejme larje me uje te bollshem dhe te rrjedhshem.
• Per ata qe e kane marre helmin nga goja duhet te eliminohet nje pjese e tij duke i shkaktuar te vjella duke e ngacmuar me gisht ose me nje bisht luge ne gryke, gjithshtu mund ta provokojme edhe me uje te vaket me krip, ose lavazhe me sond gastrike. • - Mos provoko te vjellat nese: Personi eshte jo koshient Personi eshte ne koma Personi ka konvulsione Ka gelltitur petroleum, lende korrosive
• Ne vazhdim ne spital administrohen infuzione glukoze-fiziologjike (per te ulur koncentrimin), diuretiket per te rritur diurezen per te eliminuar sa me shpejt substancat toksike. • Sipas gjendjes se te semurit behet: -O 2 terapi -Kardiotonike -Atropin
• Edhe personeli shendetesor duhet te marre masa mbrojtese qe gjate dhenies se ndihmes duhet te jete i vetembrojtur nga ndikimi i efekteve toksike te substancave helmuese gjate manipulimeve te ndryshme (te jete i paisur me maske dhe me dorza).
• Ne planifikimin e kujdesjeve rendesi ka propaganda per parandalimin e helmimeve nga keto substanca. • Te mos vendosen ne te njejtin vend shishet me lengje te ndryshme te pijshem (ose gatim) dhe shishe, bidona plastik qe permbajne helme, insekticide, acide apo baza te forta, shishe me solucion karburanti (naftebenzine- benzol- lengje me gaz)
• Ne deget e ndryshme te industrise se prodhimit dhe perpunimit te lendeve helmuese duhet te zbatojne rregullat e sigurmit teknik (kolektiv dhe individual dhe te ambientit). • Punonjesit e bujqesise ose personat e tjere qe perdorin substancat herbicidet (substancat helmuese per produkte bujqesore), insekticidet per sperkatje, te perdorin rroba te vecanta mbrojtese.
• Duhet te respektojne me rigrozitet te gjitha rregulltat ne pergaditjen, perdorimin dhe mirembajtjen e tyre. • Te mbrojne femijet nga keto substanca (ne rast pakujdesie) kur kemi ne familje te semure psikik me prirje suicidale duhet te kujdesemi qe ata te mos e dine vendndodhjen e ketyre substancave.
• Rendesi ka te dijme se si jepet ndihma e pare per te shpetuar nje te helmuar, te mos e humbasim vemendjen, te kemi kurajon dhe guximin pavarsisht nga gjendja qe gjejme ose vjen i helmuari.
INTOKSIKIMI AKUT NGA ALKOOLI • Helmimi nga alkooli sot eshte nje nga urgjencat me te shpeshta edhe ne vendin tone. • Ky fenomen ndodh gjate abuzimit ne pije alkoolike kryesisht nga alkooli etilik, raki, birre, uzo, tekila, votka, pije me ngjyre si viski, ferrnet, konjak, vere (ne menyre te vecante kur ato perzihen). • Ndodh gjithashtu edhe ne nje person i cili perdor alkool kur ai eshte shume i lodhur dhe i paushqyer.
Kuadri klinik Helmimi nga alkooli kalon ne tri faza: 1 - Faza e eksitimit (e ngacmimit): - Ndryshim ne humor si eufori, - kenaqesi, -prishje te funksionit mendor, -djersitje, -skuqje e fytyres, -ndjenje nxehtesie ne trup.
2 - Faza e inkordinimit: - Crregullime te ekuilibrit, - humbet orjentimi ne kohe dhe ne hapesire, - crregullim i koordinimit te syve, - crregullim te te folurit, - te vjella, - fenomene te psikozes - gjendje gjumi.
3 - Faza e komes: - Gradualisht ndryshon frymemarrja, crregullohet ritmi, behet i shpeshte dhe siperfaqesor, - ulet puna e zemres, dobesohet pulsi, - lekura ftohet, cianotizohet, - humbet vetedija, reagimi, - urinon ne menyre te pavullnetshme - dhe me tej ne qofte se nuk jepet ndihma kalon ne kome te plote me arrest kardiorespirator qe mund te coje deri ne vdekje.
• Nderlikimet ne intoksikacion nga alkooli jane: -rabdomioliza (insuficienca renale akute) -pankreatiti akut -hepatiti alkoolik akut -hypotermia -hemorragjia -deliriumi tremens -encefalopatia (konfuzioni, ankthi, halucinacione)
Diagnoza: • Per vendosjen e saj orientohemi: -nepermjet anamnezes se tanishme -shenjave vitale -shenjave shoqeruese si era e frymes karakteristike, ndonjehere edhe te vjella. • Ne forma te renda realizohen ekzaminime lab ku zbulohen hipoglicemi, hiperlipidemi dhe acidoz metabolike.
• Ndihma dhe trajtimi medikamentoz ne personat me intoksikacion akut nga alkooli. -provojkome te vjella per te nxjerre sasine e alkoolit qe ndodhet ne permbajtjen e stomakut -bejme lavazhe te stomakut me uje te bollshem dhe tretesire sode buke -ngrohja e trupit (mbulohet mire personi, jepen lengje te ngrohta) • Ne format komatoze rekomandohet aspirim digjestiv dhe kateterizim urinar.
- - Trajtimi mendikamentoz Sulfat magnezium, sulfat glukonat, laktat si qetesuese te sistemit nervore per te ulur eksitimin. Perdoret vitamina B 6 (becilan) ne injeksion i. v ose i. m. Ky vepron ne menyre sistematike mbi crregullimet e vogla te vetedijes e te orientimit, cregullime te ekuilibrit. Solucione glukoze (sepse mund te beje hipoglicemi) dhe fiziologjike sipas gjendjes. Nalokson i. m qe sjell nje zgjim te shpejte te pacientit me kome nga helmimi akut i alkoolit. Oksigjeno-terapi. Kardiotonik.
• Kujdesi infermieror ne vazhdim duke kontrolluar indeksin jetik dhe duke realizuar ekzaminime laboratorike sipas porosise se mjekut. • Ne propaganden shendetesore merr rendesi te vecante orientimi ne komunitet per demet dhe perfundimin qe jep helmimi akut nga alkooli ne menyre te vecante ne personat qe ne momente te caktuara abuzojne me alkoolin. • Sot eshte e rendesishme per te permendur edhe helmimin akut nga alkooli qe ndodhet tek femijet qe e perdorin ate kryeshit grupmoshat 12, 13 vjecar. • Keta femije bien shpesh dhe shpejt ne kome brutale e te thelle.
• https: //www. youtube. com/watch? v=DXH 5 Vly x. Ho. U
- Slides: 42