Bazat mjeksore t kujdesit Ndryshimet fiziologjike gjat plakjes
Bazat mjekësore të kujdesit Ndryshimet fiziologjike gjatë plakjes Prof. dr. Natyra Karahoda-Gjurgjeala 1
Sistemi digjestiv dhe plakja • Funksioni primar i digjestionit dhe absopcionit nga sistemi digjestiv shifet më së miri në ndryshimet për shkak të plakjes. • Ndryshimet në sistemet e tjera ndikojnë strukturën dhe funksionin e sistemit gastrointestinal. 2
Sistemi digjestiv dhe plakja • Denticioni është shumë i rëndësishëm për sistemin gastrointestinal nëse ushqimi në gojë nuk përtypet dhe laget. • Për fat të keq shumë të moshuar edhe sot nuk kanë dhëmb ose mëvaren nga protezat. • Shumë prej të moshuarëve që kanë proteza vendosin mos t’i mbajnë ato e disa të tjerë nuk kanë mundësi materiale me i ba ato. 3
Sistemi digjestiv dhe plakja • Kemi ndryshime modeste në shije. • Reduktim modest në sekretimin e gjëndrave sub-mandibulare dhe sublinguale. • Gëlltitja e pa ndryshuar te pleqët e shëndosh. • Kemi zvogëlim të peristaltikës ezofagea 4
Sistemi digjestiv dhe plakja • Hiatus hernie është gjendje e shpeshtë te personat 70 vjeçar. • Reduktim modest i zbrazjes së lukthit. • Ulje e sekretimit gastrik. • Më i shpeshtë gastriti atrofik • Tendencë për rritjen e p. H 5
Funksioni i lukthit dhe plakja 6
Sistemi digjestiv dhe plakja Zorrët e holla dhe plakja • Ndryshime modeste ne motilitet • Koha normale e transportit dhe absopcionit ne mungese te semudjes • Zvogelimi i peshes se pankreasit, hiperplazia e dukteve dhe fibroza lobulare 7
Sistemi gastrointestinal 8
Sistemi digjestiv dhe plakja Zorra e trashë dhe plakja • Ndryshimi i motilitetit. • Rritje i retropulsionit. • Rritje e kohës transite. • Tendencë për konstipacion (opstipacion ose kapsllëk). 9
Zorra e trashë dhe plakja 10
Ushqyshmëria dhe plakja • Konstipacioni ka kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm. • Disa individ e konsiderojnë konstipacionin si zbrazje të parregulltë të zorrës, të tjerët si vështërsi për kalimin e fecesit e disa si kombinim i të dyja këtyre arsyeve. • Për profesionistët shëndetësor konstipacioni ndodhë atëherë kur kemi më pak se tre jashtëqitje në javë. 11
Funksioni i mëlçisë dhe plakja • Ështe gjetë oksidimi mikrosomal i ngadalësuar te të moshuarit. • Metabolizmi përmes të sistemit citokrom është më i zgjatur. • Zhvillohet tendenca për deficit të vitaminave dhe mineraleve për shkaktë të përthithjes së keqe të vitaminës B 12, B 1 dhe Ca++, Fe++ si pasojë e ushqimit joadekuat. 12
Funksioni i mëlçisë dhe plakja 13
Ushqyshmëria dhe plakja • Mirëqenia ndikohet nga triada: plakja, nutricioni dhe shëndeti. • Nutricioni i përshtatshëm nënkupton se të gjitha materiet ushqyese (karbohidrate, yndyrat, proteinat, vitaminat, mineralet dhe uji) përdoren në mënyrë adekuate për të siguruar shëndetin optimal dhe mirëqenien. 14
Piramida per te moshuarit 15
Ushqyshmëria dhe plakja Rreziqet nutricionale (të ushqyerit) në moshë: • Malnutricioni • Mungesë e ndonjë faktori nutricional • Mbipesha 16
Ushqyshmëria dhe plakja • Malnutricioni lajmërohet si pasojë e: • Mungesës së proteineve • Mungesës së vitaminës D • Konsumit zakonisht të vogël të ushqimit • Çrregullim të sintezës në lëkurën e plakur • Qëndrimit të vogël në diell të personave të lidhur për shtëpi dhe në institucione 17
Malnutritioni: rrethi magjik Zvogëlim i mobilitetit Zvogëlim i kapacitetit për vetushqim Humbje e masës muskulore Malnutritioni Apati, depresion, zvogëlim vemendje Zvogëlim i apetitit 18
Pasojat e mungesës së vitaminës D: • Osteomalacia/osteoporoza • Miopatia • Paaftësi fizike 19
Rekomandimet • Gratë nën 50 vjeç duhet të konsumojnë 1200 mg. të kalciumit dhe 600 (800) Nj. I të vitaminës D. • Aktiviteti fizik. • Parandalimi aktiv të rrëzimeve. • Shmangie e rrëzimit dhe konsumimit të më shumë se dy gota alkool në ditë. 20
Prevalenca e mbipeshës te të moshuarit në Europë BMI> 30 Kgm 2 21
Mungesë e vitaminës B 12 • Shkaktarët e mungesës: • Përthitje intestinale e dobët • Lidhje e zvogëluar me faktorin intrinzik si pasojë e resekcionit gastrik, gastritit atrofik dhe çrregullimeve metabolike • Konsumi i dobët 22
Burimet e vitamines B 12 23
Pasojat e mungesës së vitaminës B 12 • Anemia pernicioze • Humbje e memories • Reduktim i koordinimit motor • Miopatia 24
Plakja dhe mbipesha • 4 prej 5 shkakqeve më të shpeshta të vdekjes kanë lidhje me mbipeshë. • Sëmudjet kardiake • Tumorët • Sëmujet cerebrovaskulare • Sëmudjet kronike mushkërore • Diabetes mellitus 25
Funksioni i veshkës dhe plakja • Ndryshimet strukturale të veshkës me moshë manifestohenme humbjen e 50% të nefroneve dhe 30% të glomeruleve duke shkaktuar sklerozën e veshkëve te të moshuari. 26
Funksioni i veshkës dhe plakja • Përkundër këtyre ndryshimeve strukturale të veshkës aftësia e trupit për të rregullimin e përbërjes kimike të lëngjeve trupore dhe mbajtja e homeostazës adekuate të lëngjeve në moshë të shtyer ndryshon vetëm pak. 27
Funksioni i veshkës dhe plakja • Shkalla e filtrimit glomerular përcaktohet përmes klirensit të kreatininës • Në moshën 80 vjeçare klirensi i kreatininës zvogëlohet. • Plazma kretinin klirensi mbetet konstant gjatë jetës. 28
Funksioni i veshkës dhe plakja • Në kushte normale funksioni i veshkëve është i mjaftueshëm për rregullimin e procesit të ekskretimit. • Megjithëate në raste të sëmudjeve, intervenimeve kirurgjike, etheve, veshkët kanë kapacitet të vogël përgjigje adekuate. 29
Funksioni i veshkës dhe plakja Ulje në rrjedhjen e gjakut renal për 1200 m. L/min. në 30 deri 40 vjet dhe 600 m. L/ në moshën 80 vjeç. • Dobësim i aftesisë për ekskrecion të urinës së koncentruar. • Vonimi ose ngadalësimi i humbjes së Na+ ose ngarkesës me Na+. • Vonim ose ngadalësim të përgjigjës ndaj ngarkesës acidike. 30
Funksioni i veshkës dhe plakja 31
Sistemi endokrine dhe plakja • Hormonet janë përgjejgëse për kontrollën e reproduksionit, rritjen dhe zhvillimin, mbajtjen e homeostazës dhe prodhimit të energjisë. • Duhet pasë parasysh dy parime kur flasim për kontrollën hormonale dhe efektet e tyre. 32
Sistemi endokrine dhe plakja 1. Një hormon i caktuar mund të ketë efekte në ma shumë sisteme dhe funksione dhe 2. Një funksion i trupit mund të ketë nevojë për veprimin e koordinuar të ma shumë hormoneve. 33
Sistemi endokrine dhe plakja • Me moshë shumica e gjëndrave atrofojnë dhe zvogëlojnë shkallën e tyre të tajimit. • Ndryshimet nuk janë të njajta, disa gjëndra janë më pak aktive, disa mospërfillshëm aktive ose fare aktive. • Sekretimi i insulinës dhe metabolizmi i glukozës ndryshon pak gjatë jetës. 34
Sistemi endokrine dhe plakja • Funksioni i gjëndrës tiroide poashtu është adekuate gjatë plakjes. • Disa persona mund të kenë një hipofunksion të lehtë. • Nuk ka ndryshime të theksuara të sekretimit në gjëndrën mbiveshkore dhe hipofizë. 35
Sistemi endokrine dhe plakja • Hormonet androgjene, estrogjene dhe gonadotrope i nënshtrohen ndryshimeve sekretore dhe stimulatore. • Zvogëlimi i nivelit të këtyre hormoneve shkakton atrofinë e ovareve, uterusit dhe indit vaginal te gratë e moshuara. 36
Sistemi endokrine dhe plakja • Te mashkujt e moshuar testiset forcohen dhe ka tendencë për hipertrofi të prostatës. • Libido mbetet te të dy gjinitë ndërsa kapaciteti seksual zvogëlohet dhe marrdhëniet seksuale rradhohen. 37
Sistemi endokrine dhe plakja • Ndyshimet ne GTT (glukoza test tolerancë) si pasojë incidenca e rritur e DM (Diabetes Mellitus) • Rritet rezistenca në insulin • Zvogëlimi i HAD/vazopresina, si pasojë risku i dehidrimit ose gjendje hiperosmolare 38
Sistemi endokrine dhe plakja • Zvogëlimi ndaj stimujve osmotik hiperosmolare. • Tendenca ndaj disfunksionit tiroid, si pasojë FTs abnormale. • Me moshë zvogëlohet hormoni i rritjes, melatonina dhe DHEA (dehidroepiandrosteron). 39
Ndryshimet specifike te mashkulli • Zvogëlimi i rrjedhjes se gjakut mund te zvogëlon funksionin erektil • Numri i spermatozoideve ka tendencë të zvogëlimit dhe rritet tendenca për abnormalitetet kromozomale • Rritet prostata dhe sasia e lëngut prostatik reduktohet 40
Ndryshimet specifike te mashkulli 41
Ndryshimet specifike te femrat • Kapaciteti reproduktiv humbet në kohën e menopauzës. • Ovaret, uterusi dhe vagjina kanë tendencë të atrofisë në menopauzë • Zhvillohet tendenca për nevojë të shpeshtë te shoqëruar me inkontinencë 42
Ndryshimet specifike te femrat 43
Perceptimi somestetik ose taktil dhe plakja • Ndjeshmëria somestetike ose taktile zvogëlohet me moshë për shkak të ndryshimeve në lëkurë dhe humbjes së një numri të madh të mbaresave nervore. • Kjo është posaçërisht e shprehur në mollëzat e gishtrinjëve, shuplakë dhe ekstremitet e poshtshme. 44
Perceptimi somestetik ose taktil dhe plakja • Ndryshimet kinestetike ose propriocepcioni (pozita e njeriut në hapësirë) preket në moshë për shkak të ndryshimeve në sistemin nervor qendror dhe muskuj. • Të moshuarit kanë vështërsi në orientim hapësinor dhe vështërsi në mbajtjen e drejtpeshimit. 45
Perceptimi somestetik ose taktil dhe plakja • Të moshuarit nuk mund t’i ikin pengesave me shpejtësi në situata të zakonshme, si janë rrugët me plotë njerëz. • Përgjigja automatike për pengimin e dikujt që rrëzohet është më e ngadalshme. • Kur i shikoni lëvizjet e tyre e shihni se bëjnë lëvizje qëllimisht të sakta kur ecin. 46
Sistemi nervor dhe plakja • Në sistemin nervor (SN) si pasojë e plakjes vjenë deri te depozitimi i liposukcinës, pigment i plakjes. • Lajmërohen shtresimet senile të cilat shoqërojnë sëmundjen e Alzheimerit por, poashtu këto ndryshime mund t’i vërejmë edhe në trunin e të moshuarëve pa shenja të demencës. 47
Sistemi nervor dhe plakja • Ndryshimet i hasim edhe në sistemin e neurotransmiterëve dopaminergjik dhe kolinergjik. • Kemi reduktim të qelizave nervore posaqërisht në hipokampus. • Aktiviteti intelektual i të moshuarëve pa disfunksion të trunit mbetet konstant edhe pas të tetëdhjetave. 48
Sistemi nervor dhe plakja • Ajo që ndryshon është koha e përgjijges e cila zgjatet, që tregon se përpunimi qendror është i ngadalësuar. • Lajmërohet haresa beninje dhe vështërsia për mësim të gjuhëve. • Mund të kenë veshtërsi me kujtimin e emrave në mënyrë spontane 49
Sistemi nervor dhe plakja • Për të moshuarit e shëndetshëm këto ndryshime paraqesin më shumë pakandshmëri sesa dëmtim fuksional domethënës. • Faktorët pozitiv dhe negativ ose stresi mjekësor ose psikologjik mund të rezultojnë me konfuzion, delirium ose depresion te të moshuarit. 50
Nryshimet kortikale dhe plakja 51 Truni tenton zvogëlimin e madhësisë dhe peshës
Gjumi dhe plakja • Karakteristikat e gjumit kanë tendencë të ndryshimit si vijon: – shkurtimi i fazës së IV (gjum i thellë) të gjumit – zgjatja e fazës se I (gjum i lehtë) të gjumit – rritje të numrit të zgjimit gjatë natë 52
Ndjesite dhe funksionet e sistemit nervor periferik dhe plakja • Rritja e pragut për modalitetet e ndjesive periferike. • Koha e përcjelljes nervore ngadalësohet me moshë për shkak të humbjes së mbështjellsit të mielinës. 53
Ndjesite dhe funksionet e sistemit nervor periferik dhe plakja • Efektet e këtyre ndryshimeve manifestohen me zvogëlimin e sasisë dhe shpejtësisë së përcjelljes së informatës aferente deri në palcën kurrizore dhe qendrat e larta kortikale. 54
Palca kurrizore dhe plakja • Zvogëlim modest të numrit të qelizave në palcën kurrizore • Ndryshimet e tjera janë pasojë e sëmundjeve si janë sëmundjet degjenerative të palcës kurrizore dhe disqeve intervertebrale të shoqëruara me kompresion dhe pickim (kurthim) të palcës kurrizore. 55
Lidhja neuromuskulare dhe plakja • Reduktimi i numrit absolut të motor neuroneve. • Rritja e distancës ndërmjet aksonit dhe mbaresën motore. • Palosjet e mbaresës motore rrafshohen • Zvogëlohet koncentrimi i receptorëve Ach në mbaresën motore. Zvogëlohet sasia e Ach së liruar nga vazikulat aksonale. 56
Lidhja neuromuskulore 57
Demenca • Përse na duhet të shqetësohemi për demencën? • Sepse popullacioni i “thinjur” deri në vitin 2030 në SHBA mund të arrinë numrin rreth 70 milion. • Sot shkalla e prevalencës për demencë: • 6 -8% më të vjetë se 65 vjeç • 30% nëse janë më të vjetë se 80 vjeç. 58
Demenca • Dementia (fjalë latine de –humbje dhe mens – mendja) është zvogëlim progresiv i funksioneve konjitive (njohje) për shkak të dëmtimit ose sëmudjes në tru përtej asaj që mund të pritet si pasojë e plakjes. 59
Demenca • Fushat të cilat preken mund të jenë kujtesa, vëmendja, të folurit dhe zgjidhja e problemeve. • Në fazat e vonshme personat e prekur mund të jenë të disorientuar në kohë (cila ditë e javës, ditë e muajit, muaji ose viti), hapësirë (nuk dijnë se ku janë) dhe në persona (nuk dijnë se kush janë ata. 60
Demenca • Simptomat e demencës mund të klasifikohen në reversibile dhe ireversibile mëvarsisht nga etiologjia. • 10% e simptomave të demencës janë të këthyeshme. 61
Demenca • Demenca është ndryshim jo-specifik që lajmërohet te shumë sëmundje me etiologji të ndryshme. • Duhet pasë shumë kujdes kur vlerësohet sepse, demenca mund të ngatrohet me delirium dhe me shumë çrregullime psikiatrike sepse, disa shenjat dhe simptome gjithashtu janë prezente në demencë. 62
Demenca • Prevalenca e demencës në përgjithësi është në rritje si pasojë e jetëgjatësisë. • Është një sëmundje që ndikohet drejtpërdrejtë nga mosha. • 1% e personave të moshës 60 -65 vjeç vuajnë nga demenca, 6% të moshës 75 -79 vjeç, 45% të moshës 95 vjeç e më shumë. 63
Demenca • Diagnoza e demencës shoqërohet me: • Afazia • Apraksia • Agnozia ose paaftësi e funksioneve zbatuese • Deficiti shkakton paaftësi të theksuar në punë dhe sjellje. 64
Demenca • Afazia karakterizohet në fillim si jo rrjedhëshmëri për: • Fillimin dhe vazhdimin e konverzacionit. • Paaftësi për të kuptuar. • Gramatika dhe sintaksa nuk preken por preket të folurit. • Më vonë gjuha mund të dëmtohet rëndë. 65
Demenca • Apraksia paraqet pamundësinë e kryerjes së aktiviteteve motore edhepse funksionet motore nuk janë të prekura. • Zakonisht kontribuojnë në humbjen e kryerjes së aktiviteteve ditore. 66
Demenca • Agnozia paraqet pamundësinë me i njoft ose identifikur objektet përkundër aftësisë së ruajtur sensore. • Zakonisht lamërohet në fazat e vonëshme të sëmundjes. • Mund të jetë vizuele ose taktile. 67
Demenca • Sëmundja e Alzheimerit është lloji më i zakonshëm i demencës në 60 deri 80% të rasteve. • Shkaqet tjera të demencës mund të jenë në formë të: • Çrregullim i mesëm konjitiv • Demenca vaskulare • Demenca e përzier 68
Demenca • Sëmundja e Parkinson-it • Demenca frontotemporale • Sëmundja e Creutzfeldt-Jakob-it (CJD) • Hydrocefalus demenca • Sëmudja e Huntington-it • Wernicke-Korsakoff sindromi 69
Demenca Shenjat që shoqërojnë demencën: • Shqetësimi • Agresion (sulm) • Çrregullimet e gjumit • Apatia (përzihet me keqdiagnostikim me depresion). • Depresioni ose ankth • Ndryshim personaliteti 70
Demenca • Ndryshim në sjellje • Paaftësi në të menduar • Halucinacione (më shpesh vizuele se auditore. • Gënjeshrta (më shpesh paranoide, mosbesim, se ndjekëse) 71
Sëmundja e Alzheimer-it • Sëmundja e Alzheimerit nuk është pjesë e plakjes normale edhepse faktori më i madhë i riskut është mosha e shtyrë. • 5% e njerëzve kanë shenjat e sëmudjes në moshën 40 -50 vjeç. • Sëmundja e Alzheimerit është sëmundje progresive. • Me kohë shenjat përkeqësohen dhe janë shkaktar të vdekjes (SHBA vendi i 6). 72
Sëmundja e Alzheimer-it • Personat jetojnë mesatarisht 8 vjet pasi që simptomat e sëmundjes bëhen të dukshëm për të tjerët por, intervali i jetës mund të jetë 3 -20 vjet. • Për sëmundjen e Alzheimerit nuk ka shërim por mund të trajtohen simptomat dhe kështu pengohet përparimi i sëmundjes. 73
Truni normal Truni Alzheimer Alzhaeimeri ndryshon të gjithë trunin. Pas një kohe truni rrudhet. 74
Truni i shëndosh Alzheimer i përparuar 75
Sëmundja e Alzheimer-it • Korteksi rrudhet, dëmtohen regjionet të cilat janë përgjegjëse për të menduarit, planifikim dhe kujtesë. • Kjo rrudhje është posaqërisht e rëndë në hipokampus, regjion i korteksit që ka rol vendimtarë në krijimin e kujtesës së re. • Hapësirat ventrikulare zgjërohen. 76
Sëmundja e Alzheimer-it • Shenja më e shpeshtë e hershme e sëmundjes së Alzheimerit është vështërsia e kujtesës së informatave të mësuara së fundi. • Janë dy struktura jo normale, shtresimet (plaque) dhe fijet përdredhëse, që jan[ shkaktarët kryesor që dëmtojnë dhe vrasin qelizat nervore. 77
Qelizat në Alzheimer Qelizat e shëndosha Neuronet – qelizat nervore 78
SA – shtresimet dhe fijet përdredhëse 79
Sëmundja e Alzheimer-it • Shtresimet janë depozitat e fragmentet e proteinës që quhet beta-amiloid që zënë vend në hapësirën ndërmjet qelizave. • Fijet përdredhëse, janë tau protein, që vendoset brenda qelizës. • Këto stuktura proteinike hasen më së pari në regjionet përgjegjëse për memorie duke u shpërndarë edhe në regjionet tjera të trunit. 80
81
Sëmundja e Alzheimer-it • Shkencëtarët mendojnë se në njëfarë mënyre këto proteine blokojnë komunikimim ndërmjet qelizave nervore duke penguar proceset qelizore që mundësojnë mbijetesën e tyre. 82
Sëmundja e Alzheimer-it • Shkatrimi dhe vdekja e qelizave nervore është shkaktari i humbjes së memories, ndryshimit të personalitetit, balafaqimi me probleme të përditshme dhe simptomat e tjera të sëmundjes së Alzheimerit. 83
Përhapja e ndryshimeve ne tru 84
Sëmundja e Alzheimer-it Ndryshimet fillojnë shumë më heret dhe sëmundja ka këto faza: • Faza e hershme – ndryshimet mund të fillojnë 20 para se të diagnostikohet sëmundja • Faza e mesme – zgjatë 2 -10 vjet. • Faza e rëndë – mund të zgjatë 1 -5 vjet. 85
Sëmundja e Alzheimer-it • Faza e hershme para lajmërimit të simptomeve kur shtresimet dhe fijet përdredhëse formohen në regjionet e trunit të cilat janë përgjegjëse për të mësuarit dhe kujtesë. 86
Faza e hershme 87
Sëmundja e Alzheimer-it • Në fazën e mesme shumë më shumë shtresime dhe fije përdredhëse hasen në këto regjione të cilat janë përgjegjëse për gjuhën dhe kuptimin e të folurit dhe regjionet që mundësojnë percepcionin e trupit në raport me objektet që e rrethojnë. 88
Sëmundja e Alzheimer-it • Duke qenë se Alzheimeri përparon, personat përjetojnë ndryshime në personalitet dhe sjellje që manifestohet me mos njohje të familjarëve dhe shokëve. 89
Faza e mesme 90
Sëmundja e Alzheimer-it • Faza e rëndë e sëmudjes manifestohet me rrudhjen e theksuar të korteksit dhe vdekjen e qelizave nervore që për pasojë ka humbjen e aftësisë për komunikim dhe njohje të familjarëve dhe humbjen e përkujdesjes për vehtën. 91
Faza e rëndë 92
- Slides: 92