ZGJEDHJA E METODAVE Metodat sasiore cilsore dhe t

  • Slides: 11
Download presentation
ZGJEDHJA E METODAVE: Metodat sasiore, cilësore dhe të përziera �Ligjëratë e javës së IV

ZGJEDHJA E METODAVE: Metodat sasiore, cilësore dhe të përziera �Ligjëratë e javës së IV �Metodat e hulumtimit

Metodat sasiore vs. Metodat cilësore �Metodat sasiore të hulumtimit merren kryesisht me mbledhjen dhe

Metodat sasiore vs. Metodat cilësore �Metodat sasiore të hulumtimit merren kryesisht me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave që janë të strukturuara dhe mund të paraqiten në formë numerike. Të dhënat sasiore zakonisht mblidhen kur përdoret qasja epistemologjike pozitiviste dhe mblidhen të dhëna që mund të analizohen nga ana statistikore. �Metodat cilësore të hulumtimit merren më së shumti me histori dhe rëfime, dhe përfshijnë kuptime subjektive, ndjenja, mendime dhe bindje. Të dhënat cilësore zakonisht mblidhen kur përdoret qasja epistemologjike interpretuese dhe kur të dhënat e mbledhura janë fjalët dhe shprehjet e vetë pjesëmarrësve në hulumtim.

Tiparet e metodave sasiore dhe cilësore � Qasjet ontologjike dhe epistemologjike janë pozitiviste (pra,

Tiparet e metodave sasiore dhe cilësore � Qasjet ontologjike dhe epistemologjike janë pozitiviste (pra, nisen nga premisa që bota shoqërore është e vërtetë). � Pyetjet e hulumtimit mund të parashtrohen si hipoteza të testueshme. � Pyetja e hulumtimit mund të marrë përgjigje (ose hipoteza mund të testohet) përmes numërimit të ngjarjeve dhe përdorimit të analizave statistikore. � Qasjet ontologjike dhe epistemologjike janë interpretuese (pra, nisen nga premisa që realiteti është një konstrukt shoqëror). � Pyetjet e hulumtimit mund të hartohen përmes nënpyetjeve. � Pyetja e hulumtimit mund të marrë përgjigje përmes përshkrimit dhe shpjegimit të ngjarjeve dhe mbledhjes së kuptimeve, bindjeve dhe përvojave të pjesëmarrësve.

Tiparet e metodave sasiore dhe cilësore SASIORE � Hulumtuesi zakonisht e di se çfarë

Tiparet e metodave sasiore dhe cilësore SASIORE � Hulumtuesi zakonisht e di se çfarë po kërkon. � Modeli/strategjia e hulumtimit zakonisht është e përcaktuar përpara sesa të mblidhen të dhënat. � Objektive (hulumtuesi nuk është pjesë e hulumtimit). � Shpesh përdor instrumente (si sondazhe ose pyetsorë) për mbledhjen e të dhënave. CILëSORE � Hulumtuesi mund të ketë vetëm një ide të përgjithshme se çfarë po kërkon. � Modeli/strategjia e hulumtimit mund të jetë e ndryshueshme dhe evolucionare. � Subjektive (hulumtuesi përfshihet në të si qenie shoqërore). � Zakonisht nuk përdor mjete: hulumtuesi mund të shihet si instrumenti kryesor për mbledhjen e të dhënave.

Tiparet e metodave sasiore dhe cilësore SASIORE �Të dhënat shpesh paraqiten me anë të

Tiparet e metodave sasiore dhe cilësore SASIORE �Të dhënat shpesh paraqiten me anë të kodeve numerike ose emërtuese. �Mund të jentë e mundur të bëhen përgjithësime nga këto të dhëna. CILëSORE �Të dhënat mund të jenë në çfarëdo forme �Zakonisht nuk është e mundur të përgjithësohet nga të dhënat.

Metodat e përziera: sasiore - cilësore �Qasja e metodave të përziera në mbledhjen e

Metodat e përziera: sasiore - cilësore �Qasja e metodave të përziera në mbledhjen e të dhënave duhet të vijë nga pyetjet hulumtuese dhe të tregojë se atyre mund t’u jepet përgjigje më mirë përmes të dy llojeve të të dhënave. Ndonjëherë një pyetje (ose nën-pyetje) hulumtimi kërkon të dhëna sasiore për të marrë përgjigje, ndëra një tjetër ka nevojë për të dhëna cilësore; në rastë të tjera, për t’iu përgjigjur pyetjes, mund të duhen si të dhënat sasiore, ashtu edhe ato cilësore.

Metoda të mbledhjes së të dhënave sipas qasjes Sasiore dhe Cilësore SASIORE � Sondazhe

Metoda të mbledhjes së të dhënave sipas qasjes Sasiore dhe Cilësore SASIORE � Sondazhe dhe pyetësorë që zakonisht i bëjnë të njëjtat pyetje një numri të madh njerëzish ose rastesh. � Të dhëna sasiore dytësore që janë në dispozicion për analizë të mëtejshme. � Analiza e përmbajtjes – numërimi i rasteve të fjalëve ose ideve të ndryshme në një material të folur ose të shkruar. � Vrojtimi – numërimi i herëve që ndodhin ngjarje të ndryshme. � Shënimet/formatet e rasteve të studimit, me informacion të strukturuar CILëSORE � Intervistat e gjysmë-strukturuara /të pastrukturuara, që i japin mundësi pjesëmarrësve në hulumtim të flasin për një numër çështjesh ose temash në mënyrën e tyre. � Grupet e fokusit – një diskutim i gjysmëstrukturuar dhe i organizuar me një grup të vogël njerëzish. � Mbledhja e dokumenteve që lidhet me pyetjet e hulumtimit dhe bërja e pyetjeve për këto dokumente. � Rrëfimi – mbledhja e historive të njerëzve për të analizuar mënyrën se si tregohet historia. � Vrojtimi me ose pa pjesëmarrje i një situate ose konteksti shoqëror.

Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave sipas qasjeve sasiore dhe cilësore Qasjet sasiore mbledhin

Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave sipas qasjeve sasiore dhe cilësore Qasjet sasiore mbledhin dhe përpunojnë të dhëna që: �Strukturohen – kategorizohen dhe kodohen në mënyrë të tillë që të mund të numërohen; �Strukturohen nga hulumtuesi – hulumtuesi vendos si për pyetjet që bëhen, ashtu edhe llojin e përgjigjes që mund të jepet (që shpesh janë një formë e një seti kategorish ose përgjigjesh);

Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave sipas qasjeve sasiore dhe cilësore Qasjet cilësore mbledhin

Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave sipas qasjeve sasiore dhe cilësore Qasjet cilësore mbledhin dhe përpunojnë të dhëna që: �Ndërtohen nga pjesëmarrësi në hulumtim, sipas mënyrës së tij; �Interpretohen dhe strukturohen nga hulumtuesi si pjesë e procesit analitik.

Ushtrime �Diskutim mbi qasjet. �Cila nga qasjet dhe metodat është më e përshtatshme për

Ushtrime �Diskutim mbi qasjet. �Cila nga qasjet dhe metodat është më e përshtatshme për hulumtimin e dukurive sociale dhe humane? �A janë më të sakta qasjet sasiore apo cilësore? �Aplikoni në klasë njërën nga qasjet për mbledhjen e të dhënave. Etj.

LITERATURA �- Bob Mattheës dhe Liz Ross, 2010, Metodat e hulumtimit – udhëzues praktik

LITERATURA �- Bob Mattheës dhe Liz Ross, 2010, Metodat e hulumtimit – udhëzues praktik për shkencat sociale dhe humane, Centre for Democratic Education (Qendra për Edukim Demokratik), Tiranë. (Përkthyer nga anglishtja: Majlinda Nishku dhe Ilir Nishku).