Ndryshimet n efektet terapeutike dhe ato ansore midis

  • Slides: 24
Download presentation
Ndryshimet në efektet terapeutike dhe ato anësore midis antipsikotikëve tipikë dhe atipikë Elda Hoxha,

Ndryshimet në efektet terapeutike dhe ato anësore midis antipsikotikëve tipikë dhe atipikë Elda Hoxha, Vilma Papajani 1

Psikoza �Psikoza: ◦ ka të bëjë me një shtrembërim madhor të përceptimit të realitetit.

Psikoza �Psikoza: ◦ ka të bëjë me një shtrembërim madhor të përceptimit të realitetit. ◦ është një problem serioz i shëndetit mendor �Sëmundjet mendore që shprehen me psikozë karakterizohen nga ◦ çrregullime të procesit të mendimit, sjellje të çorganizuar dhe të paarsyeshme e shoqëruar me ndryshime të humorit që mund të variojnë nga gjendje e shqetësuar në mbyllje të theksuar në vetvete. 2

Sëmundjet me psikozë �Sëmundjet mendore që paraqiten kryesisht me psikozë janë ◦ skizofrenia, çrregullimet

Sëmundjet me psikozë �Sëmundjet mendore që paraqiten kryesisht me psikozë janë ◦ skizofrenia, çrregullimet delusive, çrregullimi skizotipik i personalitetit (një formë më e lehtë e skizofrenisë). �Gjithashtu, ekzistojnë dhe sëmundje që shfaqen si ndërthurje e psikozës me depresion ose me çrregullime bipolare. �Trajtimi kryesor i psikozave janë barnat antipsikotikë 3

Pse i duhet kushtuar rëndësi mjekimit me antipsikotik? � Psikozat janë gjendje serioze pasi

Pse i duhet kushtuar rëndësi mjekimit me antipsikotik? � Psikozat janë gjendje serioze pasi prekin çdo aspekt të jetës së pacientit � Pacienti me psikozë mund të mos jetë i aftë ti kryejë detyrat e përditshme � Psikozat kërkojnë një trajtim afatgjatë, ◦ psh. pas episodit të parë psikotik pacienti mbahet 1 -2 vjet ne terapi me antipsikotikë, kjo periudhe zgjatet nëse episodet përsëriten � Një trajtim i suksesshëm, i tolerueshëm nga pacienti i mundëson atij një jetë normale 4

Simptomat e psikozës Shembuj 1. Simptomat pozitive Shtrembërim realiteti, haluçinacione, deluzione 2. Çorganizim i

Simptomat e psikozës Shembuj 1. Simptomat pozitive Shtrembërim realiteti, haluçinacione, deluzione 2. Çorganizim i mendimit, emocione të papërshtatshme 3. Simptomat negative Mungesë motivacioni (apati), mungesë të shfaqjes së emocioneve, izolim shoqëror dhe varfërim të ligëratës (psh. përgjigje të shkurtra) 4. Kognitive Një nga simptomat serioze të skizofrenisë që do të thotë pakësim i kujtesës, aftësisë problem-zgjidhëse, shpejtësisë së përpunimit 5

Indikacione të tjera � Përveç trajtimit të psikozave, antipsikotikët kanë rezultuar të efektshëm në

Indikacione të tjera � Përveç trajtimit të psikozave, antipsikotikët kanë rezultuar të efektshëm në trajtimin e sëmundjeve pa psikozë, si psh. , mania (aprovuar nga FDA), depresioni bipolar (aprovuar nga FDA) e unipolar 6

Efektet e antipsikotikëve Bllokimi i receptorëve D 2 dopaminergjik të trurit Mendohet se efekti

Efektet e antipsikotikëve Bllokimi i receptorëve D 2 dopaminergjik të trurit Mendohet se efekti antipsikotik ndihmohet edhe nga bllokimi i receptorëve të serotoninës Efekti antipsikotik Simptomat ekstrapiramidale: ◦ Bllokim mbi 80% i Rec. D 2 Hypotension, sedacion Shtim të oreksit, sedacion ◦ Bllokim i receptorëve α 1 adrenergjikë ◦ Bllokim i receptorëve të histaminës Konstipacion, mbajtje e urinës anësore ◦ Efektet Veprim antikolinergjik 7

Antipsikotikët tipikë �Antipsikotiku i parë i përdorur ishte klorpromazina në 1952 �U zbulua se

Antipsikotikët tipikë �Antipsikotiku i parë i përdorur ishte klorpromazina në 1952 �U zbulua se efekti antipsikotik kishte lidhje me bllokimin e receptorëve D 2 (të dopaminës) në rrugën mezolimbike të dopaminës në tru �Deri në vitin 1975 u zbuluan barna si haloperidoli, flufenazina, tioridazina, levomepromazina, etj. �U quajtën antipsikotikë tipikë 8

Simptomat ekstrapiramidale (EPS) � Ndër efektet anësore më të patolerueshme të antipsikotikëve � Grup

Simptomat ekstrapiramidale (EPS) � Ndër efektet anësore më të patolerueshme të antipsikotikëve � Grup simptomash ◦ Ngërce të muskujve të gjuhës, nofullave, qafës, (distoni) shfaqet në orët/ditët e para të përdorimit të një AP ◦ Pseudoparkinsonizëm ◦ Pakësim të lëvizjeve të vullnetshme (akinezi) ◦ Parehati e brendshme muskulare, lëvizje e axhituar e duarve (akatizi) 9

Antipsikotikët tipikë sipas fuqisë Antipsikotikët tipikë Dozat ditore mbajtëse p. o Fuqia Sulpiride 200

Antipsikotikët tipikë sipas fuqisë Antipsikotikët tipikë Dozat ditore mbajtëse p. o Fuqia Sulpiride 200 -400 mg E ulët Klorpromazinë 50 -400 mg E ulët Levomepromazinë 25 -200 mg E ulët Tioridazinë 100 -300 mg E ulët Perfenazinë 8 -24 mg Mesatare Flufenazinë 10 -20 mg E lartë Haloperidol 1 -10 mg/ditë E lartë 10

Krahasim midis AP tipikë AP TIPIKË FUQI E ULËT AP TIPIKË FUQI E LARTË

Krahasim midis AP tipikë AP TIPIKË FUQI E ULËT AP TIPIKË FUQI E LARTË Klorpromazinë, Levomepromazinë Flufenazinë, Haloperidol Simptoma më të lehta ekstrapiramidale Më tepër sedacion Më tepër shtim në peshë Më tepër hypotension postural Tendecë më e lartë për simptoma ekstrapiramidale 11

Klozapina � Avantazhe të klozapinës ◦ I vetmi që trajton skizofrenitë rezistente ◦ Nuk

Klozapina � Avantazhe të klozapinës ◦ I vetmi që trajton skizofrenitë rezistente ◦ Nuk ka efekte ekstrapiramidale, prandaj u quajt antipsikotik “atipik” ◦ Krahas simptomave pozitive, pakëson lehtësisht simptomat negative � Jepet kur trajtimi me antipsikotikët e tjerë ka dështuar ◦ Agranulocitoza mund të jetë vdekjeprurëse, duhet ndjekur tablloja e gjakut � Sedacioni, hypotensioni, takikardi 12

Antipsikotikë të tjerë të rinj � Zbulimi i klozapinës, nxiti shkencëtarët të zhvillonin barna

Antipsikotikë të tjerë të rinj � Zbulimi i klozapinës, nxiti shkencëtarët të zhvillonin barna të reja pa efektet ekstrapiramidale. Barna të reja si risperidon, paliperidon, olanzapinë, kuetiapinë, ziprasidon dhe aripiprazol u futën në përdorim pas viteve 1990. 13

Risperidon � Nëse përdoret në doza të përshtatshme mund të përdoret si bar i

Risperidon � Nëse përdoret në doza të përshtatshme mund të përdoret si bar i linjës së parë, sepse trajton mirë simptomat negative dhe pozitive. � Efektet anësore shfaqen me doza mbi 6 mg/ditë ◦ EPS, sedacion, hypotension ortostatik ◦ Më pak shtim në peshë se me olanzapinën, apo klozapinën 14

Paliperidon � Paliperidon, 9 -hidroksirisperidon, ◦ është një metabolit aktiv i risperidonit. � Sipas

Paliperidon � Paliperidon, 9 -hidroksirisperidon, ◦ është një metabolit aktiv i risperidonit. � Sipas një studimi të literaturës rezulton se ai ka të veti të njëjta si risperidoni, nuk është raportuar ndonjë avantazh ndaj risperidonit. � Një provë klinike që krahasoi këtë bar me olanzapinën, doli në përfundimin se paliperidoni ka efikasitet dhe tolerueshmëri të ngjashme me olanzapinën � Antipsikotiku më i kushtueshëm në listën e rimbursimit 2014 15

Olanzapina � Edhe olanzapina ngjan me haloperidolin në trajtimin e skizofrenisë akute, por ëshë

Olanzapina � Edhe olanzapina ngjan me haloperidolin në trajtimin e skizofrenisë akute, por ëshë më e mirë në përmirësimin e simptomave negative, konjicionit, etj. � EPS: ◦ Olanzapina= Antps. Fuqi e ulët <Haloperidol, Risperidon � EA: Shtim në peshë!! (5 kg në 6 javë), sedacion. Të merret para gjumit. 16

Kuetiapinë �E efektshme dhe e tolerueshme po aq sa haloperidoli e klorpromazina �Ka efekt

Kuetiapinë �E efektshme dhe e tolerueshme po aq sa haloperidoli e klorpromazina �Ka efekt mbi simptomat negative gjithashtu. �Efektet anësore: ◦ përgjumje, marrje mendsh, hypotension ortostatik. ◦ Prodhon pak EPS (si olanzapina, klozapina) ◦ Shtimi në peshë më i madh se risperidoni, dhe më pak se olanzapina e klozapina 17

Antipsikotikë të tjerë të rinj � Ziprasidon: ◦ Nuk shkakton shtim në peshe dhe

Antipsikotikë të tjerë të rinj � Ziprasidon: ◦ Nuk shkakton shtim në peshe dhe EPS � Aripiprazol ◦ Duket që është po aq efikas sa risperidoni dhe haloperidoli ne skizofreni. ◦ Disa studime raportojne efekt të shtuar për simptomat negative. ◦ Më pak efekte anësore se antipsikotikët e tjerë 18

Përfundime Ndërsa efikasiteti i një antipsikotiku luan rol kryesor në trajtimin e sëmundjes, efektet

Përfundime Ndërsa efikasiteti i një antipsikotiku luan rol kryesor në trajtimin e sëmundjes, efektet anësore përcaktojnë sa do të tolerohet bari nga pacienti dhe si rrjedhojë përcaktohet vazhdimësia e terapisë antipsikotike. � Efekte anësore si çrregullime të lëvizjes, shtim në peshë, çrregullime metabolike si hiperglicemia dhe efekte të tjera mund të jenë të potolerueshme për pacientin, dhe mund ta detyrojnë pacientin të ndërpresë terapinë. � Meqenëse efektet anësore janë të ndryshme për antipsikotikë të ndryshëm dhe shfaqja e një efekti anësor ndikohet dhe nga gjendja e pacientit, duhet të zgjidhet një antipsikotik që trajton sëmundjen, por njëkohësisht ka efekte anësore të tolerueshme për pacientin � 19

Referenca � � � � Shen WW. A history of antipsychotic drug development. Compr

Referenca � � � � Shen WW. A history of antipsychotic drug development. Compr Psychiatry. 1999; 40(6): 407 -14. Kendall T. The rise and fall of the atypical antipsychotics. Br Journal Psychiatry 2011; 199: 266– 227 Schatzberg FA et al. Chapter 4 Antipsychotics drugs. In: Manual of clinical psychopharmacology. 2011. American psychiatric publishing. Lieberman JA et al. Clinical Antipsychotic Trials of Intervention Effectiveness (CATIE) Investigators. Effectiveness of antipsychotic drugs in patients with chronic schizophrenia. N Engl J Med 2005; 353(12): 1209 -23. Jones PB et al. Randomized controlled trial of the effect on Quality of Life of second- vs firstgeneration antipsychotic drugs in schizophrenia: Cost Utility of the Latest Antipsychotic Drugs in Schizophrenia Study (CUt. LASS 1). Arch Gen Psychiatry. 2006; 63(10): 1079 -87. Carlsson A, Lindqvist M, (1963). Effect of chlorpromazine or haloperidol on formulation of 3 mthoxythyramine and normetanedol in mouse brain. In: Remington G, Chong SA. Conventional versus novel antipsychotics: changing concepts and clinical implications. J Psychiatry Neurosci 1999; 24(5): 431 -441. Gill SS, Rochon PA, Herrmann N, Lee PE, Sykora K, Gunraj N, et al. (2005). Atypical antipsychotic drugs and risk of ischaemic stroke: population based retrospective cohort study. BMJ, 330(7489), 445. Kapur S, Mamo D, (2003 a). Half a century of antipsychotics and still a central role for dopamine D 2 receptors. In: Mizrahi, R. , Kiang, M. , Mamo, D. C. , Arenovich, T. , Bagby, R. M. , and Zipursky, R. B. et al. (2006). The selective effect of antipsychotics on the different dimensions of the experience of psychosis in schizophrenia spectrum disorders. Schizophr Res, 88(1 -3), 111118. 20

Efekte anësore të përbashkëta � Të gjithë antipsikotikët mund tw shkaktojnë sedacion, disfunksion seksual,

Efekte anësore të përbashkëta � Të gjithë antipsikotikët mund tw shkaktojnë sedacion, disfunksion seksual, hipotension postural, aritmi kardiake dhe vdekje kardiake. � Shkalla e efektit anësor ka lidhje me dozën e përdorur, prandaj në rast efekti anësor të patolerueshëm, duhet konsideruar terapia në doza më të vogla, me kusht që efekti terapeutik të ruhet. 21

Simptomat që trajton një antipsikotik 1. 2. 3. 4. Simptomat pozitive ◦ shtrembërim realiteti,

Simptomat që trajton një antipsikotik 1. 2. 3. 4. Simptomat pozitive ◦ shtrembërim realiteti, haluçinacionet, deluzionet Çorganizim i mendimit, emocione të papërshtatshme Simptomat negative ◦ apatia (mungese motivacioni), mungesë të shfaqjes së emocioneve, izolim shoqëror dhe varfërim të ligëratës (psh. përgjigje të shkurtra). Kognitive: ◦ një nga simptomat serioze të skizofrenisë që do të thotë pakësim i kujtesës, aftësisë problemzgjidhëse, shpejtësisë së përpunimit 22

Efekti antipsikotik Bllokim i R. të dopaminës D 2 Efektet anësore Simptomat Ekstrapiramidale Bllokim

Efekti antipsikotik Bllokim i R. të dopaminës D 2 Efektet anësore Simptomat Ekstrapiramidale Bllokim i R. D 2 mbi 80% Hypotension, Sedacion Bllokim i R. të serotoninës – ndihmon në efektin antipsikotik (R. α 1 -adrenergjikë) Rritje e oreksit, Sedacion (R. histaminës) Konstipacion, vështirësi në urinim, konfuzion (R. muskarinikë) 23

Efektiviteti �Dy studime të kontrolluara klinike CATIE dhe CUt. LASS 1 nuk kanë zbuluar

Efektiviteti �Dy studime të kontrolluara klinike CATIE dhe CUt. LASS 1 nuk kanë zbuluar efektivitet apo tolerancë të shtuar të barnave atipike në krahasim me ato tipike. �Madje, antipsikotikët tipikë me fuqi të lartë veprimi duket se shkaktojnë shumë më pak shtim në peshë se antipsikotikët atipikë. 24