Filozofia gjat periudhs romake Prsritje 2 Kompetencat e

















- Slides: 17
Filozofia gjatë periudhës romake Përsëritje 2
Kompetencat e të nxënit: Nxënësi/ja në fund të orës mësimore: • Dallon rolin e rëndësishëm të filozofisë romake, për ekuilibrimin shpirtëror të qytetarëve. • Shpjegon faktorët social-ekonomik dhe politik, që ndikuan në zhvillimin e kësaj filozofie. • Analizon idetë më të rëndësishme të filozofëve të njohur të kësaj periudhe. • Vlerëson rëndësinë aktuale të ideve të tyre, në drejtim të moralit dhe etikës, politikës, etj. 12/4/2020 2
Zhvillimi i kulturës gjatë periudhës helenistike • Periudha helenistike, fillon me vdekjen e Aleksandrit të Madh, në vitin 323 p. e. s. , deri në pushtimin romak të mbretërisë së Egjiptit, në vitet 31 -30 p. e. s. • Gjatë kësaj periudhe vihet re një qytetërim i ri, që gërsheton elementet e kulturës greke me ato të vendeve të Lindjes. • Pas pushtimeve të Aleksandrit të Madh, ndodhën shumë ndryshime në strukturën politike të shteteve. - Së pari, dobësimi i qytetërimit grek, për shkak të konflikteve të brendshme, mes qytet – shteteve. - Së dyti, krijimi brenda pellgut të Mesdheut, i mbretërive të mëdha të fuqishme të: Maqedonisë, Pergamit, Epirit, Sirisë dhe Egjiptit. • Kryeqyteti i Egjiptit, Aleksandria, u kthye shkallë – shkallë në qendrën e kulturës së lashtësisë, në sajë të Muzeut dhe Biblotekës së mirënjohur. 12/4/2020 3
Zhvillimi i kulturës gjatë periudhës romake Periudha helenistike Biblioteka e Aleksandrisë, u ndërtua në Aleksandri, në kryeqytetin e Egjiptit të lashtë. Ajo kishte si qëllim të mblidhte veprat e dijetarëve, nga të gjitha kohërat dhe kulturat, për t’i ruajtur ato për brezat e ardhshëm. Bibloteka ishte një institucion kërkimor dhe si e tillë, përmbante dijet më të reja në shkencat ekzakte, si: matematikë, fizikë, në shkenca natyrore etj. 12/4/2020 Rrënojat e bibliotekës së madhe të Aleksandrisë, Egjipt, një nga bibliotekat më të mëdha të botëssë lashtë. 4
Filozofia gjatë periudhës romake • Gjatë periudhës romake, filozofia mori karakter moral, për të ndihmuar njerëzit të gjenin qetësinë shpirtërore dhe lumturinë, përballë trazirave të kohës dhe krizës politike dhe sociale. • Filozofët e kësaj periudhe e përdorën dijen filozofike, për të treguar mënyrën sesi arrihej kënaqësia dhe lumturia në jetë. • Disa nga rrymat më të rëndësishme të kësaj kohe, ishin: stoicizmi, epikurizmi dhe skepticizmi. 12/4/2020 5
Filozofia gjatë periudhës romake Periudha helenistike-romake: Stoicizmi, epikurizmi, skepticizmi. • Epikuri 341 -270 p. e. s. • Zenoni 334 -262 p. e. s. • Pyrrho 365 -275 p. e. s. • Arcesilaus 361 -241 p. e. s. • Sekst Empiriku 180 - 220 p. e. s. 12/4/2020 6
Drejtimet e reja të filozofisë, gjatë periudhës helenistike - romake Epikurizmi Edukimi me vlera morale Stoicizmi Kërkimi i lumturisë, detyrë e filozofisë antike Kriza dhe riforcimi i Skepticizmi vlerave qytetare 12/4/2020 7
Filozofia në Romën e lashtë Epikurizmi • e mendonte lumturinë pa praninë e vuajtjeve apo frikës ndaj vdekjes dhe zotave. Stoicizmi • besonte se lumturia arrihet përmes një jete me urtësi dhe kontroll. Skepticizmi 12/4/2020 • rruga drejt lumturisë është mospërfshirja emocionale ndaj asaj që ndodh rreth nesh. 8
Etika dhe morali i kohës Etika stoike, u kërkon qytetarëve të jenë aktivë në jetën e shoqërisë, të marrin përgjegjësi në jetën politike të vendit, si dhe të ruajnë rendin dhe shtetin. • Etika epikuriane, mëson se, për të jetuar të lumtur duhet të mbetemi brenda jetës private, të rrethuar nga miq të mirë dhe në paqe të brendshme shpirtërore, larg fatkeqësive dhe vuajtjeve të të tjerëve. Etika skeptike, pretendon se, qetësia dhe indiferenca përpara ngjarjeve të botës që na rrethon, të çon drejt lumturisë dhe ataraksisë (qetësisë shpirtërore). 12/4/2020 9
Tiparet e filozofisë stoike • Ndryshe nga karakteri popullor i shkollës epikuriane, kjo filozofi i takonte elitës intelektuale. • Qëllimi i saj ishte të mësonte njerëzit të jetonin në mënyrë sa më të përshtatshme, duke u bazuar në moral të rreptë dhe të ngurtë. • Stoikët nuk i pranonin veset, pas i quanin gjykime të gabuara të arsyes dhe të keqen e vetme që kërcënonte njeriun. • Katër pasionet nga të cilat lindin veset, sipas tyre, ishin: dhimbja, kënaqësia, dëshira dhe frika. • Për një jetë të virtytshme, gjendja më ideale për njeriun, ishte mungesa e pasioneve, që arrihej përmes ekuilibrit perfekt të arsyes dhe urtësisë. 12/4/2020 Busti i Zenonit 10
Epikurizmi Filozofia epikuriane • Sipas Epikurit, frika ndaj vdekjes është pengesa kryesore, për të qenë të lumtur gjatë jetës. Ai mendon se kjo frikë është e kotë. Pas vdekjes, shpirti ynë, sikurse trupi, pushon së ekzistuari. • Sipas Epikurit, frika ndaj Zotave ose Perëndive, ishte e kotë. Edhe nëse ato ekzistonin, nuk mund të ndërhynin në jetën e njerëzve. 12/4/2020 11
Epikurizmi Filozofia e Epikurit • Qëllimi i jetës, sipas filozofisë së Epikurit, ishte arritja e paqes së brendëshme shpirtërore. Ai pohon se, nuk mund të jetosh jetë të lumtur, pa urtësi, ndershmëri dhe drejtësi. Për Epikurin kënaqësia në jetë, arrihet kur rrethohesh nga miq të mirë dhe je i çliruar nga frikërat apo dhimbja. Filozofia e Epikurit Qëllimi i jetës është lumturia Lumturia jonë, pengohet nga frika e vdekjes Nuk duhet t’i trembemi vdekjes Vdekja është fundi i ndjesive dhe emocioneve Ne nuk takohemi kurrë me vdekjen! 12/4/2020 12
Skepticizmi Rrugët për arritjen e thelbit të lumturisë: Busti i Pyrronit 12/4/2020 • Toleranca ndaj larmishmërisë së normave shoqërore. • Mungesa e gjykimeve absolute, për moralin njerëzor. • Mospërfshirje emocionale ndaj ngjarjeve të jetës. • Ataraksi, qetësi shpirtërore, më pak vuajtje dhimbje fizike 13
Përballje mes filozofëve Etika stoike, u kërkon qytetarëve të jenë aktivë në jetën e shoqërisë, të marrin përgjegjësi në jetën politike të vendit, si dhe të ruajnë rendin dhe shtetin. Etika epikuriane mëson se, për të jetuar të lumtur duhet të mbetemi brenda jetës private, të rrethuar nga miq të mirë dhe në paqe të brendshme shpirtërore, larg fatkeqësive dhe vuajtjeve të të tjerëve. Etika skeptike, pretendon se qetësia dhe indiferenca përpara ngjarjeve të botës që na rrethon, të çon drejt lumturisë dhe ataraksisë (qetësisë shpirtërore). 12/4/2020 14
Pjesëmarrja e Qytetarëve në Jetën Shoqërore Sipas stoikëve, individët duhet të jenë aktivë në jetën sociale dhe politike të vendit. Po sot? Cili është roli i tyre? Roli i qytetarëv e në ndryshim et shoqërore Aktivizimi i të rinjve si forcë përparimtare Pjesëmarrja në jetën shoqërore 12/4/2020 Pjesëmar rja e organizat ave jofitimprur ëse Organizimi nga shoqëria civile dhe intelektualët 15
Debat dhe dialog Mbani qëndrimin tuaj: • Cila është rëndësia e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, në jetën shoqërore? • Cili është roli i shoqërisë civile, në zgjidhjen e problemeve sociale në Shqipëri? • Sa aktivë duhet të jenë të rinjtë, për të qenë sa më të pranishëm në zgjidhjen e këtyre problemeve? • Si mund të organizohen ata? 12/4/2020 16
Punoi: Dr. Aida Zhupa JU FALEMINDERIT!! 17