Variablat konstantet dhe pointert Variablat Meq gjat ekzekutimit

Variablat, konstantet dhe pointerët

Variablat � Meqë gjatë ekzekutimit të programit në kompjuter, në një lokacion memorues mund të vendosen vlera të ndryshme, përkatësisht vlerat e tyre mund të jenë variabile, këto lokacione memoruese paraqesin variablat. � Përmbajtja e një lokacioni njihet si vlerë e variablës. � Kurse emri simbolik që i shoqërohet paraqet identifikatorin e variablës (emrin e variablës). 01: 39 2

Deklarimi i variablave të zakonshme � Çdo variabël para se të shfrytëzohet duhet të deklarohet tipi i saj int a; double vlera_maksimale; char ggg; � Brenda një deklarimi mund të përfshihen edhe më shumë variabla: int x, y, z; long int nata, e; 01: 39 3

Deklarimi i fushave � Deklarimi i vektorëve ◦ Fushat një dimenzionale ndryshe quhen edhe vektorë ◦ në kompjuter ato deklarohen si variabla me një indeks int D[5]; ku indekset fillojnë nga vlera 0, pra anëtari i parë është D[0] � Deklarimi i matricave ◦ matricat paraqesin fusha dydimenzionale double Z[3] [5]; 01: 39 4

Deklarimi dhe inicializimi � Gjatë deklarimit të tipave të variablave, atyre mund t’iu ndahen edhe vlerat int i = 5; double s = 4. 3; � Vektorët int R[5] = {6, 3, 2, 4, 5}; int R[] = {6, 3, 2, 4, 5}; int F[4] = {2, 4}; char Z[3] = { “da 3”} apo {‘d’, ’a’, ’ 3’ }; 01: 39 5

Deklarimi dhe inicializimi i matricave � Matricat deklarohen dhe inicializohen njëlloj si edhe vektorët. int K[2][2] = {{1, 2}, {4, 4} }; char S[4][9] = {“Pranvera”, “Vera”, ”Vjeshta”, “Dimri” }; � Njëlloj deklarohen edhe fushat shumëdimenzionale me 3 e më shumë indekse. 01: 39 6

Konstantet � Vlerat të cilat brenda programit nuk ndryshohen, kompjuterit mund t’i jepen duke i deklaruar ato si konstante. const double pi=3. 1415926; const int m = 4; const int K[2][2] = {{1, 2}, {4, 4} }; ◦ Me deklarimin e vektorëve dhe të matricave si konstante kompjuteri e bllokon çdo ndryshim të vlerave të anëtarëve të tyre brenda programit. 01: 39 7

Pointerët � Adresat e hapësirës memoruese mund të ruhen duke shfrytëzuar variabla treguese, përkatësisht variabla të tipit pointer. � Deklarimi i pointerëve bëhet njëjtë si edhe deklarimi i variablave, ku vetëm para identifikatorit shënohet *; int *adresa = 0; ◦ Nëse dëshirojmë ta marrim adresën e një variable përdoret shenja & adress = &adresa; 01: 39 8
- Slides: 8