Tema HARRESA DHE PROCESI I TE HARRUARIT Harresa

  • Slides: 11
Download presentation
Tema : HARRESA DHE PROCESI I TE HARRUARIT

Tema : HARRESA DHE PROCESI I TE HARRUARIT

Harresa � Të mësuarit shkakton ndryshimin relativ të njeriut nën ndikimin e aktivitetit dhe

Harresa � Të mësuarit shkakton ndryshimin relativ të njeriut nën ndikimin e aktivitetit dhe të përvojës, procesi I të mësuarit përfshin aktivitetin e individit I cili shtrihet prej marrjes së informacioneve nga kujtesa sensorike e ajo afatshkurtër deri në vendosjen e tyre në kujtesën afatgjate. � Kujtesa I regjistorn I bënë të mundshëm të mbajturit mend të atyre ndryshimeve , ndërsa harresa I dobëson , I zbeh, në disa raste dhe I zhduk ndryshimet e tilla, kjo është një pamundësi e pjesëshme e njeriut që të përsëris, të rinjoh , përmbajtjen e të mësuarit më parë. � D. m. th. , harresa edhe pse nga përmbajtja është proçes I kundërt me kujtesën , njësoj është e rëndësishme , sikurse edhe proceset tjera psikike. � Të gjitha gjurmet nervore që krijohen nga të mësuarit nuk janë gjithmon të qëndrueshme dhe se kto I nënshtrohen procesit të dobësimit dhe të humbjes ose zhdukja e tyre –apo mundë të themi se këto I nënshtrohen procesit të harresës.

Përkufizimi I harresës dhe lënda e harrimit � Përmbajtja dhe përvoja e fituar tek

Përkufizimi I harresës dhe lënda e harrimit � Përmbajtja dhe përvoja e fituar tek njeriu ato fillojn të zbehen , të dobsohen dhe më në fund ato fillojn të zhduken nga kujtesa e tij, këputen dhe humbin lidhjet ndërmjet informacioneve , të dhënave, nocioneve , gjykimeve dhe përfytyrimeve, të gjitha këto fillojn të zbehen të dobësohen dhe në fund nga kujtesa e njeriut, sepse mu atëher fillon të ushtroj ndikim I vazhdueshëm procesi I harresës. � Harresa është humbje e plotë ose e pjesëshme e përmbajtjeve psikologjike të individit të fituara gjatë përvojës dhe gjatë procesit të të mësuarit të përmbajtjeve të caktuara.

Procesi I harresës � Harresa ka karakter procesor dhe ky proces fillon të ushtroj

Procesi I harresës � Harresa ka karakter procesor dhe ky proces fillon të ushtroj ndikim qysh në fillim të përceptimit dhe të fitimit të përvojës , të dijenive dhe të shprehive. � Në kujtesën sensorike përmbajtjet e ndryshme psikologjike harrohen me njëher, në kujtesën afatshkurtër po ashtu përmbajtjet e ndryshme harrohen shumë shpejt kurse përmbajtjet e vendosura në kujtesën afatgjate janë më të qëndrueshme por edhe këto I nështrohen procesit të harresës. � Shkencëtari gjerman H. Ebinghaus është autor I parë që këtë proces psikik e ka hulumtuar në mënyr sistematike , dhe është I pari që u shenua në historin e zhvillimit të psikologjisë dhe ky për nga zbulimi për harresën ngeli I njohur me lakoren që e paraqiti në formë grafike procesin dhe ritmin e harresës së rrokjeve të pakuptimta, ai eksperimentalisht ka konstatuar rrjedhën e harresës dhe ka përcaktuar se ky proces nuk është një dukuri që përparon me temp të njëjtë prej momentit kur është ndërprerë të mësuarit deri në momentin kur është harruar lënda.

Procesi I harresës � Harresa pas ndërprerjes së mësimit është më e shpejt kurse

Procesi I harresës � Harresa pas ndërprerjes së mësimit është më e shpejt kurse më von gjithënjë e më e ngadalshme , në këtë mënyr psikologet kanë arritur të argumentojn të dhënat se kur flitet për harresën duhet ditur që kemi të bëjmë me një proces aktiv psikik e jo siq mendohej më parë me një proces pasiv. � Ne nuk mundë të themi se harresa nuk është shlyerje e gjurmëve në trurin tonë vetëm për shkak të mosaktivitetit por edhe për shkak të ndikimit të shumë faktorëve psikik, pra këtu mundë të vërejm se kujtesa është proces I të mbajturit mend të asja që kemi mësuar më parë , ndërsa harresa është shlyerje e atyre ndryshimeve të fituara , zbehje ose humbje e hollësive dhe e përshtypjeve , përkëtë arsye ne nuk jemi në gjendje të riprodukojm më tutje, të rinjohim ose të mbajmë mend, për këtë mundë të themi se një pjesë të asaj që e kemi mësuar më parë , që e njohim fillon të harrohet gradualisht si nën ndikimin e faktorëve fiziologjik , shoqëror ashtu edhe të faktorëve psikik. � D. m. th. , harresa është një proces I kundërtë I kujtesës është zhdukje e përvojes së kaluar nga vetëdija e njeriut , sepse I tërë materiali që mbahet mend, për shkaqe objektive , nuk mundë të ruhet në trurin tonë.

Vija e lakuar e harresës sipas Ebinghausit % Permbajtja e harruar 100 90 80

Vija e lakuar e harresës sipas Ebinghausit % Permbajtja e harruar 100 90 80 70 60 50 40 30 Pas 20 minutash Pas 1 ore pas 9 oresh 20 10 Permbajtja e mbajtur mend 0 1 2 6 koha e kaluar në ditë

Lakorja e Ebinghausit � Nga lakorja e Ebinghausit kuptohet se vija e lakuar e

Lakorja e Ebinghausit � Nga lakorja e Ebinghausit kuptohet se vija e lakuar e harresës ka të bëjë me të mbajturit mend dhe me harresën e rrokjeve pa kuptim , është konstatuar se materiali me kuptim të plotë harrohet shumë më ngadal se sa materiali pa kuptim, materiali I harruar për një periudhë të caktuar kohe ndryshon në situata të caktuara, harresa është më e shpejt mbasi të kryhet mësimi kurse më e ngadalshme më vonë, d. m. th në lakore kuptohet se mbas 20 minutave të ndërprerjes së mësimit janë harruar 56% të rrokjeve , pas 1 oresh 42%, pas 9 oresh 39% , nga kjo del se procesi I harresës është në fillim më I shpejt mbasi që kemi ndërprer mësimin kurse më vonë është ngadalësuar. � Ritmi I harresës së përmbajtjeve që kanë kuptim është gjithnjë e më I ngadalshëm , idet esenciale I rezistojn tepër harresës , prandaj këto qëndrojn shumë kohë në kujtesën e njeriut , ndërsa I vargjeve të mësuara është po aashtu I ngadalshëm por jo aq rezistent ndaj harresës , dhe ai I prozës është më I shpejtë sesa ai I poezisë , idet esenciale as që harrohen për 30 ditë , pra mundë të themi se mundë të harrohet shumë shpejt lënda që nuk ka kuptim. � Në literaturën e psikologjis pedagogjike pohohet se gjatë pushimeve verore të nxënësve , nga përmbajtja e përvetësuar e lëndëve shkollore harrojn rreth 50% të përmbajtjes së këtyre lëndëve si: kimia , zoologjia, psikologjia, botanika. � Në vitin 1924 Xhenkinsi dhe Dalenbahu gjurmuan harresën dhe në bazë të disa rezultateve ata vertetuan se gjatë kohës së gjumit kur njeriu flen nuk ka harresë.

Shkaqet e harresës � Më parë është menduar se shkaqet kryesore të shfaqjes së

Shkaqet e harresës � Më parë është menduar se shkaqet kryesore të shfaqjes së harresës janë dobësimi gradual I gjurmëve në tru, mos përdorimi I njohurive të fituara ndrprerja e ushtrimeve syqelsia e pamjaftuar, për këto është menduar se ndikojn në shfaqjen e harresës, mirëpo njeriu harron edhe kur vazhdon të punoj , shkaqet e harresës që mund ti theksojm se një nga arsyet më të shpeshta për shfaqjen e harresës është inhibicioni retroaktiv-frenimi prapavajtës dhe inibicioni proaktiv –frenimi paravajtës-sa më I gjatë të jet intervali kohor ndërmjet të mësuarit përmbajtës së një lënde dhe të mësuarit të lëndës tjetër frenimi prapavajtës ose inhibicioni retroaktiv do të jetë aq më I vogël. � Lidhur me faktorët e ndryshem që ndikojn në pengimin e të mësuarit të mbajturit mend mundë të përmendim: � Intervali I kohës ndërmjet dy lëndeve që mësohen � Ngjashmëria e dy lëndeve � Shkalla e nivelit të përvetësimit të lëndës së re � Të kuptuarit e përmbajtjes së lëndës Me gjithatë shtrohet pyetja pse harrojm? Teoricientët kanë dhënë përgjigje të ndryshme disa e lidhin me kohën , d. m. th. , se sa më shumë të kaloj koha e një materiali të mësuar gjurmët në tru fillojn të zbehen –zhduken pra ajo që nuk përsëritet vetëvetiu do të harrohet-teoria e mospërdorimit, por në fund fare duhet ti përmendim faktorët e natyrës fizike dhe psikike

Teoritë e harresës � Harresë në kuptimin psikologjik nuk ekziston , ekziston vetëm pamundësia

Teoritë e harresës � Harresë në kuptimin psikologjik nuk ekziston , ekziston vetëm pamundësia e përkohëshme ose e përhershme e riprodhimit të përgjithshëm ose të pjesëshëm të asaj që është fituar gjatë përvojës dhe gjatë procesit të mësuar. � Teoria e harresës spontane –sipas kësaj harresa shkaktohet vetvetiu , përkatësisht nga zhdukja e gjurmëve nervore gjatë një periudhe të caktuar kohore. � Teoria e harresës aktive-frenimi I ndërsjellt ndërmjet dy aktiviteteve , dy përmbajtjeve të mësuara, ndërmjet dy përjetimeve dhe kujtimit të njëres dhe të tjetrës. � Teoria e represionit –rrjedh nga pikpamjet e Frojdit dhe psikoanalitikëve –përmbajtja e ngjarjeve të ngarkuara me emocione të ndryshme –frikë, turp, faj, etj janë në kundërshtim me pikpamjet dhe normat morale , përkatësisht me ndërgjegjën e individit.

Përmbledhje � Harresa është dobësimi e humbja e pjesëshme dhe e plotë e përmbajtjeve

Përmbledhje � Harresa është dobësimi e humbja e pjesëshme dhe e plotë e përmbajtjeve psikologjike të individit që janë fituar gjatë përvojës dhe gjatë procesit të mësuarit të përmbajtjeve të lëndëve të ndryshme. � Dobësimi dhe humbja e vazhdueshme e informacioneve dhe e lidhjeve ndërmjet tyre përcillen vazhdimisht me informacione dhe me lidhje të reja ndërmjet tyre. � Ndërmjet kujtesës dhe harresës ekziston një raport antagonist : kujtesa ruan, mban mend, dhe riprodhon përvojen , dijenit, shprehitë, dhe shkathtësit e mësuara , � kurse harresa vepron në drejtim të kundërt : kjo zbeh, dobëson, dhe zhdukë përmbajtjet e lëndëve të mësuara � Harresa ka karakter të një procesi rrënues të përvojës , të dijenive , të lëvizjeve, të shprehive dhe të shkathtësive të individit. � Pas ndërprerjes së të mësuarit të një përmbajtje , procesi I harrimit është intenziv, kurse më von veprimi I tij rrënues është më I ngadalshëm.

�Ju falemnderit për vemendje

�Ju falemnderit për vemendje