Periudha e Art e Kosovs Napolon Zeqiri Shoqata

  • Slides: 17
Download presentation
Periudha e Artë e Kosovës Napolon Zeqiri Shoqata e mesimdhenesve te Kosoves

Periudha e Artë e Kosovës Napolon Zeqiri Shoqata e mesimdhenesve te Kosoves

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: • Komunikues efektiv • I.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: • Komunikues efektiv • I. 1; Transmeton saktë të dhënat e mbledhur për një temë konkrete, në formë tekstuale, numerike, verbale, elektronike apo në ndonjë formë tjetër të të shprehurit. • I. 4; Harton një tekst, deri në pesëqind fjalë, duke e vazhduar një rrëfim gojor apo tekst të lexuar paraprakisht duke u bazuar në imagjinatën e vet. • Mendimtar kreativ • II. 2. Përzgjedh informata nga burime të ndryshme, për një temë konkrete, i klasifikon ato në bazë të një kriteri të caktuar dhe i përdor ato për marrjen e një vendimi apo për zgjidhjen e një problemi/detyre.

Rezultatet e të nxënit të fushës kurrikulare: • 1. Njeh rolin e individit, strukturën

Rezultatet e të nxënit të fushës kurrikulare: • 1. Njeh rolin e individit, strukturën e grupeve shoqërore, mënyrat e pjesëmarrjes dhe përfshirjes në to • 1. 1 Njeh grupet dhe institucionet shoqërore, strukturën dhe organizimin e tyre, si dhe ndërlidhjen me kontekstin kohor dhe hapsinor. • 1. 2 Përkufizon profilin e personaliteteve të shquara dhe kontributin e tyre në zhvillimin e përgjithshëmtë shoqërisë ose të fushave të veçanta të saj • 3. Analizon dhe shqyrton në mënyrë kritike dhe zbaton normat dhe rregullat shoqërore për jetë të përbashkët në diversitet • 3. 1. Hulumton të dhënat që ndërlidhen me identitetin (si traditat, rregullat, normat, mitet, legjendat, besimet, arkitekturën autoktone, monumentet, veshmbathjen, ushqimet etj. , të popullit të vet dhe të popujve tjerë; shpjegon vlerat e identitetit kombëtare, të popujve fqinjë, evropian etj.

 • Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: • Krahasonë gjendjen politike e

• Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: • Krahasonë gjendjen politike e ekonomike në Kosovë dhe në republikat e tjera të ish-Jugosllavisë • Analizonë dhe gjykonë në mënyrë kritike për zhvillimet gjatë regjimit komunist në Kosovë. • Kriteri i suksesit: Nxënësit numërojnë së paku tri arritje në fushën politike, arsimore dhe ekonomike të Kosovës gjatë kësaj periudhe • Burimet dhe materialet mësimore: • Tim Judah, Kosovo- what everybody need to know • Noel Malcom, Kosovo- Short history • Esat Stavileci, Pajazit Nushi- Të vërteta për Kosovën • Spasoje Djakoviq- Sukobi na Kosovo

ZHVILLIMI I ORËS MËSIMORE • • • • Gjatë tri fazave te orës do

ZHVILLIMI I ORËS MËSIMORE • • • • Gjatë tri fazave te orës do të përdorim teknikën NËNTË DIAMANTËT Kjo është mënyrë shumë e mirë për nxënësit që të paraqesin ide të ndryshme lidhur me problemin, apo që të mendojnë lidhur me cështje të ndryshme. Gjatë evokimit nxënësit njihen me detyrat dhe ndahen grupet. Zgjedhet udhëheqësi i grupit. Realizimi i kuptimit: Veprimtaria e parë: Pasi që kemi vendosur temën Kosova-Koha e Artë (1970 -1980), shkruajmë 10 apo 12 karta aspektet kryesore të cështjes për diskutim. I presim ato dhe i vendosim në zarfe të ndryshme. Secili cift apo grup merr një zarf. Nxënësit e shqyrtojnë secilën kartë me radhë dhe i vendosin në formë diamanti, ku komenti që konsiderohet më i pranueshëm apo komenti me të cilin ato pajtohen më shumë vendoset në krye të diamantit. 8 të tjerat duhet të renditen pas diskutimeve. Modeli i diamantit është si më poshtë: Zgjedhja e parë Dy zgjedhjet e dyta Tri zgjedhjet vijuese Dy zgjedhjet vijuese Zgjedhja e fundit Veprimtaria e dytë: Secili Diamant krijohet mbi hamer dhe vendoset në një pjesë të klasës. Pjesëmarrësit më pas shohin modelet e krijuara nga secili në mënyrë që të shihen sugjerimet e të gjithëve. Më pas secili grup merr zgjedhjen e vet të parë dhe duhet të përgatisë një prezantim entuziast lidhur me atë punim. Duhet të mendojnë se si dhe përse e arsyetojnë dhe e përkrahin zgjedhjen e caktuar. Pyetjet që parashtrojmë mund të jenë: Pse mendoni se zgjedhja e parë e juaja është më e mira? A mendoni se ka pasur zgjedhje tjetër më të mirë? Reflektim: diskutojmë me nxënësit rreth mangësive dhe arritjeve gjatë orës së mësimit. Në fund, japim detyrat e shtëpisë.

 • Universiteti i Prishtinës është institucioni më i rëndësishëm arsimor, shkencor dhe kulturor

• Universiteti i Prishtinës është institucioni më i rëndësishëm arsimor, shkencor dhe kulturor në Kosovë. Më shumë se tridhjetë vjet ishte bartësi i vetëm i arsimit të lartë. Universiteti i Prishtinës është relativisht i ri – tridhjetepesëvjeçar, por rruga e zhvillimit të tij ishte dinamike, ndërsa veprimtaria arsimore, shkencore dhe artistike e tij ishte e pasur me rezultate të mëdha, të pamohueshme dhe me peshë historike. Fillimisht Universiteti kishte katër fakultete, ndërsa aktualisht ngërthen 14 fakultete dhe tri shkolla të larta. • Universiteti i Prishtinës “burimisht" është themeluar për të studiuar studentët shqiptarë në gjuhën e tyre amtare shqipe. ” Kjo ishte plotësim i një kërkese të shqiptarëve. Universitetin e Prishtinës e themeloi Kuvendi i KSA të Kosovës, i cili, më 18 nëntor 1969, nxori Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës. • Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më pas, më 15 Shkurt, u mbajt mbledhja solemne e Kuvendit përurimin e tij. Dita e 15 Shkurtit u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës. Rektor i parë i tij u zgjodh Prof. dr. Dervish Rozhaja.

 • Në këtë periudhë kemi filluar të kemi lloj pasurie. Kishte televizorë të

• Në këtë periudhë kemi filluar të kemi lloj pasurie. Kishte televizorë të parë me ngjyra dhe mobilje dhe frigoriferë moderne. Filluam të kishim një klasë të mesme. Gjithkush fillonte të jetonte si gjithë të tjerët. Filloi të ndërtohej biblioteka universitare dhe ndihej sikur po bëheshim kryeqytet i vërtetë i Kosovës. Të gjitha rrugët ishin të shtruara me asfalt dhe asfalti ishte simbol i përparimit. E quajtëm edhe kryebashkiaku "Asfalt Nazmi"! Në atë kohë ata mendonin se po i lidhnin trashëgiminë e vjetër otomane dhe po ndërtonin blloqe të reja fluturash dhe njerëzit dëshironin të jetonin në to. Nëse keni jetuar në një shtëpi të vjetër ajo u ndje shumë e modës së vjetër … Në vitin 1976, papritmas kishim kafenetë e para moderne. Vitet 1970 ishin periudha më e mirë me të cilën jetuam në këtë vend. Pas vitit 1981 gjithçka filloi të binte. • Migjen Kelmendi, “Arbën Xhaferi’s Ethnic Albania or Teuta Arifi ’s Political Nation? ” in Migjen Kelmendi and Arlinda Desku, ëho Is Kosovar? Kosovar Identity: A Debate (Pristina, 2005), p. 101.

 • Më kujtohet kur shokët e mi më të mirë shkuan në Beograd.

• Më kujtohet kur shokët e mi më të mirë shkuan në Beograd. Pothuajse çdo vit, familjet e lagjes sime u zhvendosën atje. Kur isha duke u rritur, rruga ime ishte 90 përqind e banuar me serbe dhe madje u quajti zyrtarish “Rrugën Serbe” (Ulica Srpska). . . Duke pasur parasysh atë që më tha nëna ime, isha ende miq me shqiptarët dhe kjo më ndihmoi të mësoja mirë gjuhën shqipe. . Miqtë shqiptarë më vizitonin në shtëpi dhe unë u ftova tek ata, por kjo ishte e pazakontë. Në mënyrë tipike njerëzit ishin mjaft miqësor, por në përgjithësi ata nuk shkonin në shtëpitë e njëri-tjetrit. Branislav Krstiç, një gazetar serb i cili tani jeton në Mitrovicën e Veriut, u rrit në Gjakovë. Ai u lind në vitin 1964 dhe familja e tij u largua nga vendlindja e tyre ne vitin 1999. Historia e tij ofron një depërtim të vlefshëm në rritjen e viteve 1970 dhe përvojën e tij të vitit 1981. Të dy prindërit e tij ishin serbë të Kosovës. Nëna e tij e paralajmëroi atë që të "kujdesej për shqiptarët". Në vitet 1970, ai kujton, "Serbët ishin vetëm 10 për qind e popullatës së Gjakovës, por ata ishin shumë më tepër". • Branislav Krstiç, një gazetar serb i cili tani jeton në Mitrovicën e Veriut, u rrit në Gjakovë. Ai u lind në vitin 1964 dhe familja e tij u largua nga vendlindja e tyre

 • Kushtetuta e vitit 1974, e ngriti Kosovën në element të federatës jugosllave,

• Kushtetuta e vitit 1974, e ngriti Kosovën në element të federatës jugosllave, duke krijuar kështu jo vetëm një lidhje të drejtpërdrejtë me bashkësinë jugosllave, por duke e ngritur Kosovën në një entitet të fortë juridik. Kosova fitoi kompetenca për të ushtruar çdo funksion të republikës, përveç atyre të cilat qenë detyrë e republikës së Serbisë vetë. • Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, e 27 shkurtit 1974 në nenin 1 të saj, e definonte Kosovën si bashkësi shoqërore politike, por me lidhje hibride politikojuridike, kur thotë se Kosova është në kuadër të Republikës Socialiste të Serbisë dhe të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Në klimë më të volitshme politike, u arrit të shtrihet pjesëmarrja e shqiptarëve në organet e administratës e të pushtetit ekzekutiv, u formua Gjykata Supreme e Kosovës, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria dhe Avokati Shoqëror (ombudspersoni i asaj kohe).

 • Duke u bazuar ne rezervat e medha te linjitit, nga viti 1961

• Duke u bazuar ne rezervat e medha te linjitit, nga viti 1961 e deri ne vitin 1975 u ngriten pese termocentrale te "Kosoves B" me kapacitet 678 Mw . Me sasine e prodhuar te rrymes dikur Kosova jo vetem qe i plotesonte kerkesat e veta por i jepte rryme edhe pjeseve te tjera te ish-Jugosllavise.

 • Ne minierat e njohura te Kosoves u nxorren 1. 3 milion ton

• Ne minierat e njohura te Kosoves u nxorren 1. 3 milion ton xehe plumbi e zinku. . Prej kesaj sasie te xeheve u prodhuan 83 000 ton te rafinuar , 48. 5 000 ton zink elektrolit, 95 ton argjend , 45 000 ton koncentrat plumbi, 42 ton koncentrat zinku dhe 119 000 ton koncentrat piriti. • Kosova eshte e pasur me jometale: magnezit, laporcimento, kaolin per pllaka, argjile, kuarc, bentonit, zhavorr etj. Kaolini i nxjerre ne Karaceve sillej ne Dardane (Kamenice) ku prodhoheshin pllakat e qeramikes. • Ne Kaçanik prodhohej gelqerja e pashuar dhe e shuar. Ne Han te Elezit punonte cimentorja. Ne disa fabrika te materialit ndertimor prodhoheshin tullat, bllokat dhe tjegullat. Industria e jometaleve ne Kosove ka mundesi te mira zhvillimi, andaj edhe duhet perkrahur.

 • E ndërtuar në vitin 1974 dhe e dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija

• E ndërtuar në vitin 1974 dhe e dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakovic, biblioteka si tërësi arkitekturore paraqet një kombinim të kubeve dhe kupolave dhe i takon tipit të arkitekturës të “regjionalizmit të ri”. Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës në vitin 1982 (e njohur në atë kohë si Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovës) e fillon veprimtarinë e vet në këtë ndërtesë. Ndërtesa është katërkatëshe me sipërfaqe prej 16. 500 m², prej të cilave 13. 500 m² sipërfaqe të shfrytëzueshme. Në pikëpamjen kompozicionale biblioteka veçohet si tërësi kubesh të mbështjella me membranë skeletore çeliku, e cila në kombinim me ndriçimin zenitor të realizuar përmes kupolave, krijon një sistem ndriçimi që siguron ndriçim të bollshëm dhe mbrojtje nga izolimi i tepruar. Gjithsej janë 99 kupola të ndara me segmente që i përngjajnë trurit dhe simbolikisht paraqesin dijen. Organizimi funksional është bërë në bazë të përvojave të bibliotekave bashkëkohore. Biblioteka ka salla të leximit, sallën e periodikut, sallat e fondeve të veçanta dhe sallat, hapësirat për laboratorët e konservimit të librit, foto-laboratorin, libër-lidhëtoren, depot dhe hapësirat administrative. Sallat e leximit janë të ndara në kate: kati i parë – dy salla të mëdha për 400 lexues, kati i dytë – sallat specialistike, në katin e tretë dhe të katërtin janë sallat për punëtorët shkencorë. Depoja e librit është e vendosur në dy katet nëntokësore. Biblioteka ka dy amfiteatro, një me 150 + 40 ulëse dhe një me 75 ulëse. Biblioteka transportin e librave e ka të mekanizuar, ndërsa hapësirat e skedarëve i ka në afërsi me të gjitha sallat e leximit. Biblioteka tani funksionon, por ka nevojë për modernizim të transportit të librave, digjitalizim të skedarëve dhe sallave të leximit si dhe intervenime të tjera.

 Faleminderit

Faleminderit