FORTIFIKIMET E ANTIKITETIT T VON Periudha q prfshin

  • Slides: 12
Download presentation

FORTIFIKIMET E ANTIKITETIT TË VONË § Periudha që përfshin shek. IV-VI të erës sonë

FORTIFIKIMET E ANTIKITETIT TË VONË § Periudha që përfshin shek. IV-VI të erës sonë ishte nga më intensivet për sa i përket ndërtimeve fortifikuese. Rrethanat historike që ndikuan ishin rreziku që i kanosej perandorisë Romako-Bizantine nga dyndja e popujve që vinin nga territoret përtej Danubit si dhe thellimi i krizës së sistemit skllavopronar. § Nga një kronikë e kohës mësojmë se gjatë sundimit të perandorit Julian u rindërtuan muret mbrojtëse të qyteteve të Maqedonisë, Ilirikut dhe Peloponezit. Por dhe para kësaj kohe kemi të dhëna për ndërtime kështjellash të reja dhe fortifikime qytetesh në trojet shqiptare. Nga një mbishkrim i gjetur në Paleokastër, ndërtimi i kështjellës në vitet 311 -313 i atribuohet perandorit Licin. Gjatë peridhës së sundimit të perandorëve Dioklecian-Konstandin janë ndërtuar kalaja e Elbasanit dhe kështjella e Vigut (Mirditë).

FORTIFIKIMET E ANTIKITETIT TË VONË § Një veprimtari të gjerë ndërtimi pati dhe nga

FORTIFIKIMET E ANTIKITETIT TË VONË § Një veprimtari të gjerë ndërtimi pati dhe nga fundi i shek. IV, sidomos gjatë periudhës së sundimit të perandorit Valentinian. Përveç një numri të konsiderueshëm kështjellash malore gjatë rrugës Egnatia, në të cilat janë gjetur me shumicë monedha të këtij perandori, kësaj periudhe duhet t'i përkasin edhe muret rrethuese të qytetit në Grazhdan (Peshkopi) etj. Sipas një ligji të kohës së Teodosit I (379 -395), për ndërtimin e mureve të qyteteve në Iliri, ishte e ngarkuar e gjithë popullsia. § Ndërtimet më të mëdha fortifikuese u kryen në kohën e Justinianit I (527 -565), perandor me origjinë ilire, i cili synonte të riformonte perandorinë e dikurshme romake. Historiani i tij, Prokopi nga Cezarea, në veprën «Mbi ndërtimet» shkruan se perandori Justinian e fortifikoi krejt pjesën e brendshme të Ilirisë (Provinca e Ilirikut).

FORTIFIKIMET E ANTIKITETIT TË VONË § Në provincat e Epirit të ri dhe të

FORTIFIKIMET E ANTIKITETIT TË VONË § Në provincat e Epirit të ri dhe të vjetër, ku përfshihej dhe territori i vendit tonë, Justiniani ndërtoi ose rindërtoi 94 fortifikime. Emrat e këtyre kështjellave të regjistruara nga Prokopi, ose kanë ardhur të transformuara, ose emrat e vjetër të kështjellave tona janë harruar me kohë, kështu që vetëm pak prej tyre mund të identifikohen me ato të listës së Prokopit. Nga këto mund të përmendim Foinikën (Finiqi), Antipagrai (Antipatrea, Berati), Kionin (Kanina) dhe Aulon (Vlora). § Qendrat e fortifikuara të antikitetit të vonë në bazë të funksionit të tyre ndahen në 4 grupe: A. Qytete, B. Kështjella, C. Mure barrierë, D. Kulla të veçuara. § A-Qytetet e antikitetit të vonë janë zgjedhur duke patur parasysh një mbrojtje të fortë natyrore dhe pozitë qendrore administrative. Me përjashtime të pakta (Bylis) rifortifikimi i qyteteve ilire nuk sjell ndryshim në sistemin e tyre mbrojtës, mbasi ndjekin me besnikëri gjurmët e fortifikimeve ilire. Tipike janë Antipatrea dhe Kanina.

FORTIFIKIMET E ANTIKITETIT TË VONË Qytetet e fortifikuara rishtas janë të pakta si p.

FORTIFIKIMET E ANTIKITETIT TË VONË Qytetet e fortifikuara rishtas janë të pakta si p. sh. Dyrrahu, Doberi, Scampis, Onhezmi, Sarda. § B-Kështjellat janë vendosur gjatë rrugëve kryesore, për të formuar një sistem sinjalizimi nëpërmjet shikimit reciprok dhe një sistem mbrojtës ndaj qendrave të rëndësishme, si Dyrrahu. Shumica e tyre janë ndërtime të reja dhe ndahen në fushore e malore. Kështjellat me sipërfaqe të vogël kryejnë vetëm funksione ushtarake (Tujani, Lalmi, Ndroqi, Bellova etj). Kështjellat me sipërfaqe më të mëdha kanë dhe funksione ekonomike (Paleokastër, Vig, Mbjeshovë etj). § C-Kullat. Ato hasen në Marshej (Shkodër), Daul (Krujë) dhe Petrelë. § D-Muret barrierë përfaqësohen nga muri i Portës dhe i Demës.

FORTIFIKIMI I GRAZHDANIT § Fortifikimi i Grazhdanit, zë një vend kryesor në rajonin e

FORTIFIKIMI I GRAZHDANIT § Fortifikimi i Grazhdanit, zë një vend kryesor në rajonin e Drinit te Zi (Shqipëria VL). Vendosur në nyjen lidhëse ndërmjet rrugës Egnatia dhe Lissus Naissus, me sipërfaqe 34 ha dhe mure rrethuese 3, 20 m të gjëra, me perimetër 3000 m, përforcuar nga tre porta masive dhe 44 kulla të tipeve të ndryshme si katrore, freskore, drejtkëndore dhe në formë U -je, rradhitet në qendrat më të mëdha të antikitetin e vonë në Shqipëri. § Linja e murit rrethues në pjesën jugperëndimore krijon një hark të rregullt, pjesë kjo që njihet nga vendasit me toponimin “ stadium“. E gjithë kjo linjë muri nuk është përforcuar me kulla deri në pikën kur muret rrethues marrin drejtimin jugor që kanë në përbërje kullat 12, 13, 14, 15, 16 etj, . § Portat jugore dhe veriore të Grazhdanit, përbëjnë pikat kryesore të fortifikimit.

FORTIFIKIMI I GRAZHDANIT § Porta jugore është e përforcuar nga dy kulla në formë

FORTIFIKIMI I GRAZHDANIT § Porta jugore është e përforcuar nga dy kulla në formë “U”. -je të cilat fortifikojnë një ambjent të jashtëm, me permasa 26 x 25, 20 m. Teknika e ndërtimit të mureve është “opus incertum”, dhe “opus mixtum “, por me kualitet më të mirë, që vërehet kryesisht në pjesët ballore të kullave te cilat ruajnë një gjërësi prej 2, 30 m, ndërsa në pjesët ballore ato janë 2, 50 m, duke i dhënë kështu një formë pak majë mprehtë në ballë. Muret e kullës janë të lidhura organikisht me ato të mureve rrethuese gjë që tregon për njëkohëshmërinë ndërtimore të tyre. § Përmasat e kullave janë 22 x 8 m nga ku ½ e saj është projektuar jashtë murit rrethues, afërsisht, 9, 20 m, ndërsa pjesa tjetër ndodhet brenda murit rrethues. Në qendër të hyrjes, janë ndërtuar dy bazamente në distancë 7 m. , me trashësi 1, 20 m dhe gjatësi 2, 80 m, të cilat kanë shërbyer për vendosjen e pilastrave, fenomen ky i hasur dhe në keshtjellën e Bushatit (Kukës), që i japin kësaj porte natyrën e tipit “propugnaculum”, me oborr të fortifikuar.

FORTIFIKIMI I GRAZHDANIT § Në aspektin arkitektonik, hyrja jugore është konceptuar e ndarë në

FORTIFIKIMI I GRAZHDANIT § Në aspektin arkitektonik, hyrja jugore është konceptuar e ndarë në dy pjesë: në oborrin e jashtëm, i cili mbrohej nga balli gjysëm rrethore i kullave ku dhe ishte vendosur porta e jashtme dhe oborri i brendshëm i cili krijohet brënda murit rrethues me sipërfaqe prej 10 x 10 m/2. Nga gërmimet e bëra, u konstatuan gjurmë kalldremi të shtruar në dyshemenë e oborrit të jashtëm. § Fortifikimi i saj me dy kulla në formë U-je është një element që haset pothuajse në të gjitha kështjellat fushore ushtarake si në Skampis (Elbasan) në rrugën Egnatia, Ulpjanë (Justiniana Secunda), përgjatë rrugës Lissus- Naissus etj. , datuar në shek. IV-të.

LITERATURË PËR FORTIFIKIMET E ANTIKITETIT TË VONË 1. BUHARAJA VEXHI , Rreth mbishkrimeve te

LITERATURË PËR FORTIFIKIMET E ANTIKITETIT TË VONË 1. BUHARAJA VEXHI , Rreth mbishkrimeve te forteses se Elbasanit, Studime Historik, 1967, 1 , fq, 85 -106. 2. CEKA HASAN, Ekspedite arkeologjike ne rrethin e Tepelenes, Iliria, 1972, II, ( Zharrëza) 3. CEKA HASAN, Nga historia e lashte e Scampinit, Iliria, 1972, II. (Scampini dhe Mengli) 4. CEKA NERITAN, Kalaja e Dajtit, BUSH T, SSHSH, 1960, 2, fq, 236 -243. 5. KARAISKAJ GJERAK, Kalaja e Elbasanit, Monumentet, 1971, 1, fq, 61 -77. 6. KOMATA DAMJAN, Kalaja e Zharrezes fortesë e periudhes antike te vonë, Buletin Arkeologjik, Tirane, 1971. 7. F. PRENDI, K. ZHEKU, Qyteti Ilir i Lissit, Origjina dhe sistemi i fortifikimit te tij, Iliria, 1972, 2, Monumentet, 1970, 2. 8. ANAMALI S. Keshtjella e Pogradecit, Iliria, IX-X 1979 -1980, fq 211 -258. 9. BAÇE A, KARAISKAJ GJ, Vrojtime arkeologjike ne rrethin e Gramshit, Monumentet, 1972, 3. fq 199 -202, 10. BAÇE A, KARAISKAJ GJ, Keshtjella e Petreles, Monumentet, 5 -6, 1973, fq, 139 -160. 11. BAÇE A, Qyteti ifortifikuar i Kanines, Monumentet , 7 -8, 1974, fq, 25 -54.

LITERATURË PËR FORTIFIKIMET E ANTIKITETIT TË VONË 12. BAÇE A, KARAISKAJ GJ, Kalaja e

LITERATURË PËR FORTIFIKIMET E ANTIKITETIT TË VONË 12. BAÇE A, KARAISKAJ GJ, Kalaja e Durresit dhe fortifikimet per rreth ne kohen e vone antike. Monumentet, 9, 1975, fq, 5 -33 13. BAÇE A, Fortifikimet e antikitetit te vone ne vendin tone, Monumentet, 11, 1976, fq, 35 -74. 14. BAÇE A, Keshtjella e Vigut, Arkitektura, rikonstruksioni dhe restaurimi i saj, Monumentet, 14, 1977, fq, 75 -100, 15. BAÇE A, Veshtrim mbi arkitekturen e fortifikimeve antike ne vendin tone, Monumentet, 17, 1979, fq, 5 -45. 16 BAÇE A, Keshtjella e Paleokastres, Iliria, 1981, 2, fq, 165 -235. 17. BAÇE A, PAPAJANI L, Keshtjella dhe monumente te tjera ne rrethet Puke Tropoje, Kukes, Monumentet, 1983, 1, fq, 125 -143. 18 CEKA NERITAN. Fortifikime te vona antike prane rruges Egnatia, Monumentet, 7 -8, 1974, fq, 71 -89, 19 FRASHERI GJERGJ, Kalaja e Ndroqit, Monumentet, 4, 1972, fq, 185 -192. 9, figura. 20 KARAISKAJ GJERAK, Te dhena te reja per datimin e Kalase se Elbasanit, Monumentet, 1972, fq, 147 -157. 21 KARAISKAJ GJERAK, Stilet e mureve te Lissit dhe problemi i datimit te tyre. Studime Historike, 1973, 4 fq, 105 -113. 22. KARAISKAJ GJ, LERA P, Fortifikimet e vona antike ne rrethin e Korçes, Monumentet, 7 -8, 1974, fq, 91 -110. 23. KARAISKAJ GJ, Te dhena mbi arkitekturen dhe punimet konservuese ne Kalane e Shurdhahut, Monumentet, 10, 1975, fq, 133 -150.

LITERATURË PËR FORTIFIKIMET E ANTIKITETIT TË VONË 24 KARAISKAJ GJ, Mbi fortifikimet e vona

LITERATURË PËR FORTIFIKIMET E ANTIKITETIT TË VONË 24 KARAISKAJ GJ, Mbi fortifikimet e vona antike te vendit tone, Monumentet, 12, 1976, fq, 221 -228. 25 KARAISKAJ GJ, Fortifikimet ne Shqiperi gjate periudhes se hereshme te sundimit romak, Monumentet, 17, 1979, fq, 47 -57, 26. KARAISKAJ GJ, Gradishta e Symizes ne periudhen e vone antike dhe ne mesjete, Iliria, IX-X, 1979 -1980, fq, 171 -210. 27. KOMATA D. Keshtjella e Zharrezes fortese e periudhes antike te vone, Iliria, VI, 1976, fq, 313 -328, 28. KOMATA D, Sistemi fortifikues i keshtjelles se Kanines, Iliria, IX -X, 1979 -80, fq, 259 -278. 29. LAKO K, Keshtjella e antikitetit te vone ne Cuken e Ajtoit, Iliria, 1982, 1, fq, 207 -219. 30. MIRAJ FABIAN, Per nje interpretim te ri te monogrameve ne tullat e murit rrethues ne Durres, Monumentet, 20, 1980. Fq, 127 -130. 31 - MUÇAJ SKENDER, Vendbanime te antikitetit te vone ne krahinen e Mallakastres, Iliria, IX-X, 1979 -80, fq, 279 -299. 32 - SARAÇI GJERGJ, Germimet e vitit 1983 ne Daul, Iliria, 1983, 2, fq, 264266.

LITERATURË PËR FORTIFIKIMET E ANTIKITETIT TË VONË 33. SPAHIU H, KOMATA D, Shurdhahu-Sarda, qytet

LITERATURË PËR FORTIFIKIMET E ANTIKITETIT TË VONË 33. SPAHIU H, KOMATA D, Shurdhahu-Sarda, qytet ifortifikuar mesjetar, Iliria, III, 1974, fq, 257328. 34. SPAHIU HENA, Muret rrethuese te keshtjelles se Beratit, Iliria, 1983, 1, fq, 119 -135. TARTARI FATOS, Elemente te rinj ne kalane e Durresit te shek V-VI etj. Monumentet, 20, 1980, fq, 37 - 44. 36. YLLI LUFTIM. Rezultatet e germimeve te vitit 1974 ne Kalane e Prishtes, Iliria, VI, 1976, fq, 348. 37. ZHEKU KOÇO. Zbulime epigrafike në muret rrethuese të Kalasë së Durrësit, Monumentet, 3, 1972, fq, 35 -46. 38. HOXHA G. Muri rrethues i periudhës antike të vonë në qytetin e Shkodrës, Iliria, XXIV, 1994, 1 -2, fq, 231 -247. 39. HOXHA G. Reflekse helenistike në fortifikimet e periudhes se vone antike ne Shqiperi, Iliria, XXX, 2001 -2002, f. 211 -236. 40. PËZHITA L. Kështjella e Bushatit, Iliria, XVI, 1986, 2. 41. PËRZHITA L. Kështjella e Pecës, Iliria, XX, 1990, 1. 42. CEROVA. Y. Kështjella e Qafës në krahinën e Sulovës, Iliria XVII, 1987, 2. 43. CEROVA. Y. Castrum Scampis, Iliria, XXVII, 1997, 1 -2, f. 285 -303. 44. MUÇAJ. S. Sistemi fortifikues i qytetit të Bylisit në antikitetin e vonë, Iliria, XX,