FUTBOLLI LENDA EDUKATE FIZIKE FATON ASLLANI FUTBOLLI Shoqata
FUTBOLLI LENDA; EDUKATE FIZIKE FATON ASLLANI
FUTBOLLI Shoqata e futbollit, njohur zakonisht si futboll, është një lojë sportive midis dy skuadrave të përbëra me njëmbëdhjetë lojtarë me një top sferike. Kjo lojë luhet nga 250 milionë lojtarë në 200 shtete, duke e bërë sportin më popullor në të gjithë botën. Loja zhvillohet në një fushë katërkëndëshe me një portë në të dyja anët e fundit të saj. Qëllimi i lojës është të shënosh gol në portën kundërshtare. Portierët janë të vetmit lojtarë që mund t'a prekin topin me duar dhe me krahë gjatë kohë që janë vetëm në zonën e penalltisë. Lojtarët e tjerë jashtë kësaj zone përdorin këmbët për të pasur ose për të goditur topin, por gjithashtu mund të përdorin dhe kokën. Skuadra që shënon më shumë gola deri në fund të ndeshjes fiton. Nqs rezultati është i barabartë deri në fund të ndeshjes, ndeshje ose konsiderohet barazim ose ndeshja shkon në kohën shtesë ose në gjuajtjet e penalltisë duke zbaturar formatin e kompedicionit. Rregullat e futbollit janë vendosur në Angli nga Federata Angleze e Futbollit në vitin 1863. Organi qeveritar ndërkombëtar i shoqatës së futbollit është Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit e cila organizon Kupën e Botës një herë në katër vite.
• Pika e mesit - është pika në të cilën priten diagonalet e fushës së futbollit. Nga kjo pikë fillon loja, si dhe vazhdon loja pas dhënjes së ndonjë goli nga ekipet. • Qarku i mesit - është qarku i cili përshkruhet nga pika e mesit me një rreze prej 9. 15 metrash. • Vija e mesite ndan fushën në dy gjysma pjese të cilat luajnë rol në përmbushjen e disa rregullave të futbollit. • Vijat anësore -janë vijat të cilat e përmbyllin fushën e futbollit në të dy anët dhe në fundet e tyre takohen me vijat fundore. • Fusha e penalltisë është fusha e cila shtrihet para portës duke pasuar vijën fundore. Dimensionet e fushës së penalltisë janë 40. 3 metra e gjërë dhe 16. 5 metra e gjatë (duke ecur kah mesi). Në fushën e futbollit gjenden dy fusha të penalltisë në dy vijat fundore. Fusha e penalltisë në ballë të saj ka një gjysëmrreth me rreze prej 9. 15 metra (sikur rrezja e rrethit të mesit) nga pika e penalltisë. • Pika e penalltisë ëshë një pikë e larguar 11 metra nga porta dhe nga kjo pikë ekzekutohet penalltia. • Porta paraqet pjesën e mesme të vijës fundore. Në vijën fundore të fushës së futbollit gjendet pika e mesit dhe nga ajo largohen shtyllat në dy anët e pikës nga 2. 10 metra duke formuar një gjerësi prej 7. 3 metrash hapësirë cila njihet si portë. Afër portës një fushë e cila është e rrethuar nga një vijë e cila është e larguar nga 6, 5 metra nga shtyllat përgjatë vijës fundore dhe e zgatur për 11 metra në drejtim të pikës së penalltisë.
- Slides: 4