DISKRIMINIMI DHE LUFTA KUNDER TIJ Valon Murati Dhjetor

  • Slides: 19
Download presentation
DISKRIMINIMI DHE LUFTA KUNDER TIJ Valon Murati Dhjetor, 2014

DISKRIMINIMI DHE LUFTA KUNDER TIJ Valon Murati Dhjetor, 2014

Definicioni Diskriminim konsiderohet çdo formë e dallimit, përjashtimit, kufizimit ose ndonjë preferimi, me qëllim

Definicioni Diskriminim konsiderohet çdo formë e dallimit, përjashtimit, kufizimit ose ndonjë preferimi, me qëllim të mohimit ose refuzimit të të drejtave të barabarta dhe mbrojtjes, si dhe paraqet mohim të parimit të barazisë dhe fyerje të dinjitetit njerëzor. Varësisht nga arsyeja për trajtim të tillë, ne mund të flasim për diskriminim në baza racore, kombëtare, ngjyre, gjinie, religjioni etj. Diskriminimi është ngushtë i lidhur me parimin e barazisë dhe dinjitetit të njeriut

 Sidoqoftë jo të gjitha dallimet duhet të trajtohen si diskriminim në kuptimin e

Sidoqoftë jo të gjitha dallimet duhet të trajtohen si diskriminim në kuptimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut. P. SH. Në të gjitha shtetet punësimi në ushtri, polici apo institucione tjera publike është i kufizuar vetëm për shtetasit. Parimi i barazisë është një ndër parimet më kontroverse të të drejtave të njeriut.

 Tri elementet e diskriminimit: Veprimet të cilat cilësohen si diskriminuese si dallimi, përjashtimi,

Tri elementet e diskriminimit: Veprimet të cilat cilësohen si diskriminuese si dallimi, përjashtimi, kufizimi dhe preferimi. Shkaqet e diskriminimit, pra karakteristikat personale si raca, ngjyra, prejardhja, origjina kombëtare/etnike, gjinia, mosha, integriteti fizik etj. Qëllimet dhe/ose pasojat e diskriminimit, të cilat kanë për qëllim, parandalimin e viktimave të ushtrojnë dhe/ose t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre fundamentale

Kur konsiderohesh i diskriminuar: Atëherë kur trajtohesh keq, në krahasim me personat e tjerë,

Kur konsiderohesh i diskriminuar: Atëherë kur trajtohesh keq, në krahasim me personat e tjerë, të cilët janë në situatë të njëjtë, për shkak të ndonjërës nga bazat e ndaluara të diskriminimit. Sillen padrejtësisht ndaj teje, përmes rregullave ose kushteve, të cilat duken neutrale, por përmes të cilave ti faktikisht trajtohesh më keq për shkak të ndonjërës nga bazat e ndaluara të diskriminimit. Bëhesh objekt i ngacmimeve, komenteve shtypëse ose përqeshëse, që lidhen me ndonjërën nga bazat e ndaluara të diskriminimit. Bëhesh objekt i kërcënimeve sepse ke bërë ankesë si i diskriminuar.

Cilat janë format e diskriminimit? Diskriminimi i drejtpërdrejt Atëherë kur qartazi tregohet përpjekja për

Cilat janë format e diskriminimit? Diskriminimi i drejtpërdrejt Atëherë kur qartazi tregohet përpjekja për diskriminim Diskriminimi i tërthortë Edhe kur qëndrimi neutral, apo një dispozitë neutrale favorizon një person ose një grup në krahasim me të tjerët. Shembull: Dyqanet zejtare të cilat nuk punësojnë njerëz me fustane të gjata ose kokë të mbuluar – këto dispozita neutrale, në praktikë në mënyrë disproporcionale mund të dëmtojnë anëtarët e grupit. Çka mendoni për çështjen e shamive në shkolla: a është diskriminim apo jo ndalimi i bartjes së tyre?

Karakteristikat e tjera të diskriminimit Diskriminimi institucional u referohet politikave, ligjeve dhe zakoneve të

Karakteristikat e tjera të diskriminimit Diskriminimi institucional u referohet politikave, ligjeve dhe zakoneve të cilat sistematikisht rezultojnë në pabarazi dhe diskriminim në shoqëri, organizatë ose institucion. Dominimi: I një grupi dominant etnik Klasor Diskriminimi pozitivi apo veprimi afirmativ nënkupton masa të veçanta dhe të përkohshme të qeverisë, të cilat synojnë arritjen de facto të barazisë dhe tejkalimin e formave institucionale të diskriminimit. Ky duhet të ndodh vetëm për një periudhë të caktuar kohore, sepse thelbi i mos-diskriminimit është trajtimi i barabartë i njerëzve. Kushtetuta e Kosovës

Masat afirmative - SHBA Akti për të Drejtat Civile – 1964 Lindon B. Xhonson,

Masat afirmative - SHBA Akti për të Drejtat Civile – 1964 Lindon B. Xhonson, ish President i SHBA-ve, 1965: “Nuk mund që një person i cili për shumë vite është mbajtur në pranga ta lirosh, ta vësh në vijën e startit e t’i thuash – ‘Tani mund të hysh në garë me të tjerët’ dhe të mendosh se ke vepruar plotësisht drejt. Nuk mjafton vetëm t’i hapësh dyert. Të gjithë shtetasit tanë duhet të mund edhe të ecin përmes këtyre dyerve…Ne nuk e mëtojmë vetëm barazinë në drejtësi e në teori, porse e synojmë një barazi si fakt dhe si rezultat”.

Obligimet e aktorëve të ndryshëm në shoqëri për mbrojtjen nga diskriminimi Obligimet e shtetit:

Obligimet e aktorëve të ndryshëm në shoqëri për mbrojtjen nga diskriminimi Obligimet e shtetit: Për të respektuar të drejtat Për të mbrojtur të drejtat Për të përmbushur obligimet që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare Obligimet e sektorit privat Liria për organizimin sindikal Respektimi i normave që garantojnë të drejtat e punëtorëve Promovimi i mos-diskriminimit Obligimet e mediave dhe të shoqërisë civile Ngritja e vetëdijes së shoqërisë kundër diskriminimit Monitorimi Fuqizimi i viktimave

Mbrojtja e diskriminimit në nivel ndërkombëtar 1948, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut,

Mbrojtja e diskriminimit në nivel ndërkombëtar 1948, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, Neni 2: Secilit i përkasin të gjitha të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë Deklaratë pa kurrfarë dallimesh në pikëpamje të racës, ngjyrës, seksit, gjuhës, fesë, mendimit politik, ose çdo mendimi tjetër, të prejardhjes kombëtare a shoqërore, të pasurisë, të lindjes apo të ndonjë gjendje tjetër juridike. . . 1950, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Neni 14: Gëzimi i të drejtave dhe lirive të njohura në këtë Konventë duhet të sigurohet pa asnjë dallim të bazuar në arsye të tilla si seksi, raca, ngjyra, feja, opinionet politike ose çdo opinion tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia ndaj ndonjë minoriteti kombëtar, pasuria, lindja ose çdo rrethana tjetër. Protokolli i 12 -të i KEDNJ për Diskrimin që ka hyrë në fuqi më 2005. Rasti i parë me Sejdiq dhe Finci kundër Bosnjë dhe Hercegovinës - 2009. Mekanizmi: Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut Ndonëse Kosova e zbaton si dokument të obligueshëm në sistemin e vet juridik, qytetarët e saj nuk kanë qasje në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. A përbën kjo një diskriminim?

 1963, Deklarata për Elimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor, 1965, Konventa

1963, Deklarata për Elimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor, 1965, Konventa Ndërkombëtare për Elimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor, Neni 1: Në këtë Konventë shprehja “diskriminim racor” nënkupton çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë, që bazohet në racën, ngjyrën, prejardhjen ose origjinën kombëtare e etnike, që ka për qëllim të shkaktojë ose komprometojë njohjen, gëzimin ose ushtrimin në kushte barazie të të drejtave të njeriut e të lirive themelore në fushat politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore ose në çdo fushë tjetër të jetës publike. Mekanizmi: Komiteti për Elimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial 1966, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Politike dhe Civile, Neni 26: Të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë në mbrojtje të barabartë nga ligji, pa asnjë dallim. Në këtë kontekst, ligji duhet të ndalojë çdo diskriminim dhe të garantojë për të gjithë një mbrojtje të barabartë efektshme, kundër çdo diskriminimi, veçanërisht për shkak të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, opinionit politik dhe çdo opinioni tjetër, origjinës kombëtare apo shoqërore pasurisë, lindjes ose çdo statusi tjetër. Me këtë pakt, jo vetëm që ndalohet diskriminimi por lirinë nga diskriminimi e shndërron në të drejtë të njeriut më vete, për dallim nga aktet e tjera, të cilat e ndalojnë diskrimin vetëm në ushtrimin e të drejtave të garantuara me to. Mekanizmi: Komiteti për të Drejtat e Njeriut

 1966, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, Neni 2. 2:

1966, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, Neni 2. 2: Shtetet palë të kësaj Konvente, zotohen se do të garantojnë që të drejtat e shpallura në të të zbatohen pa kurrfarë diskriminimi bazuar në racën, ngjyrën, gjininë, gjuhën, fenë, opinionin politik ose gjendje tjetër. Mekanizmi: Komiteti për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore Kushtetuta e Kosovës nuk e përmban si dokument të obligueshëm. A mund të ndikojë kjo në diskriminim? 1973, Konventa Ndërkombëtare për Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Aparteidit 1979, Konventa për Elimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas Mekanizmi: Komiteti për Elimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas 1998, Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale 2008, Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar

Diskriminimi dhe mos-diskriminimi në Kosovë Historik i shkurtër UNMIK-u: Rregullorja 1999/1 Për Autorizimin e

Diskriminimi dhe mos-diskriminimi në Kosovë Historik i shkurtër UNMIK-u: Rregullorja 1999/1 Për Autorizimin e Administratës së Përkohshme në Kosovë (ligjet e vlefshme deri më 24 mars 1999), Rregullorja 1999/24 Mbi Ligjin në Fuqi (ligjet e vlefshme deri më 22 mars 1989) Korniza Kushtetuese, neni 3. 1: Të gjithë personat në Kosovë gëzojnë, pa diskriminim të asnjë lloji dhe barazi të plotë, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

 Ligji Nr. 2004/2 Për Barazi Gjinore Neni 1. 1: Me këtë ligj mbrohet,

Ligji Nr. 2004/2 Për Barazi Gjinore Neni 1. 1: Me këtë ligj mbrohet, trajtohet dhe vendoset, barazia ndërmjet gjinive si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë së Kosovës, me mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve dhe për kontributin e tyre në zhvillimin politik, ekonomik, social, kulturor dhe në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Neni 2. 1: Me barazi gjinore do të thotë pjesëmarrje e barabartë e femrave dhe e meshkujve në të gjitha fushat e jetës, pozitë të barabartë, mundësi të barabarta për të gëzuar të gjitha të drejtat e tyre dhe për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në zhvillimin e shoqërisë si dhe të kenë përfitim të barabartë nga të arriturat e këtij zhvillimi. Neni 3. 2: Pjesëmarrja e barabartë e femrave dhe meshkujve arrihet në rastet kur pjesëmarrja e një gjinie në institucione, organe apo në nivele të pushtetit është 40%.

 Ligji Nr. 2004/3 Kundër Diskriminimit ligji i parë në rajon Neni 1: Qëllimi

Ligji Nr. 2004/3 Kundër Diskriminimit ligji i parë në rajon Neni 1: Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe luftimi i diskriminimit, ngritja e shkallës së barazisë efektive dhe realizimi i parimit të trajtimit të barabartë të qytetarëve të Kosovës para ligjit. Neni 2: Mos-diskriminimi mbështetet në këto parime: Të trajtimit të barabartë Të përfaqësimit të drejtë Të mirëkuptimit dhe tolerancës ndër-etnike Neni 4: Fusha e zbatimit të ligjit (shih ligjin) Neni 6. 1: Masa afirmative Neni 8: Barra e provave bie mi të paditurin. Mekanizmi: Avokati i Popullit (Neni 10), organet administrative dhe gjykatat kompetente (nenet 7 dhe 9) Kodi Penal i Kosovës – 6 muaj deri në 5 vite dënim për shkelje të statusit të barabartë të banorëve të Kosovës (neni 193).

 Ligji i Punës ndalon të gjitha format e diskriminimit në nenin e tij

Ligji i Punës ndalon të gjitha format e diskriminimit në nenin e tij 5. Neni 5 i Ligjit të Punës ndalon të gjitha llojet e diskriminimit: 1. Diskriminimi është i ndaluar në punësim dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim, trajnimin, promovimin e punësimit, kushtet e punësimit, masat disiplinore, ndërprerjen e kontratës së punës ose çështjeve të tjera nga marrëdhënia e punës të rregulluara me Ligj. 2. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i personave me aftësi të kufizuara gjatë punësimit, avancimit në punë dhe avancimit profesional, nëse për atë vend pune është i aftë ta kryejë punën në mënyrë adekuate. 3. Nuk konsiderohet diskriminim, çdo dallim, përjashtim ose dhënie e përparësisë, përkitazi me ndonjë vend të caktuar pune, në bazë të kritereve të caktuara që kërkohen për atë vend pune. 4. Punëdhënësi është i obliguar që në rastin e punësimit të punëtorëve, për të njëjtin vend pune të përcaktojë kritere dhe mundësi të barabarta si për femra ashtu edhe për meshkuj. 5. Dispozitat e Ligjit nr. 2004/3 Kundër Diskriminimit, do të zbatohen drejtpërsëdrejti kur është në pyetje marrëdhënia e punës e lidhur në mes të të punësuarit dhe punëdhënësit.

 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 21, Barazia para Ligjit: 1. Të gjithë

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 21, Barazia para Ligjit: 1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush e gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim; 2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. 3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato. Edhe njëherë mbi diskrimin pozitiv (neni 64. 2 dhe ai 148)

Diskriminimi në shtetet fqinje dhe në rajon Republika e Shqipërisë Ligji Nr. 10 221,

Diskriminimi në shtetet fqinje dhe në rajon Republika e Shqipërisë Ligji Nr. 10 221, 4. 2. 2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi” Mekanizmat: Ankesat civile Paditë penale Masat e përkohshme Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi (Irma Baraku) Republika e Serbisë të ngjashme si Republika e Shqipërisë Republika e Maqedonisë: Ligjin në vitin 2010: pa orientim seksual Mekanizmat: Komision prej 7 vetësh me fuqi për të dhënë vetëm opinione dhe për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit Procedurat e tjera të ankesave dhe të padive të njëjta me shtetet e tjera.

 Bosnja dhe Hercegovina E kanë ligjin për mos-diskriminim Mekanizmi themelor është Avokati i

Bosnja dhe Hercegovina E kanë ligjin për mos-diskriminim Mekanizmi themelor është Avokati i Popullit Ankesat, ankesat kolektive Bashkëpunimi me OJQ-të Obligim të mbledh rastet e diskriminimit Rol këshillues për qytetarët Kroacia Avokati i popullit Avokatët e veçantë