KONTABILITETI FINANCIAR DHE MJEDISI I TIJ 1 Prkufizimi

KONTABILITETI FINANCIAR DHE MJEDISI I TIJ 1. Përkufizimi i kontabilitetit dhe identifikimi i objektivave të tij. 2. Dallimi midis tre llojeve kryesore të kontabilitetit. 3. Pasqyrat kryesore financiare dhe informacioni i përfshirë në secilën. 4. Identifikimi i përdoruesve të pasqyrave financiare dhe vendimet që ata marrin. 5. Përshkrimi i parimeve përgjithësisht të pranuara të kontabilitetit dhe shpjegimi i mënyrës se si janë përcaktuar ato. 6. Përshkrimi i rolit të auditimit. 7. Pasojat ekonomike të zgjedhjes së parimeve të kontabilitetit. 8. Vlerësimi i rëndësisë së etikës në kontabilitet.

Kontabiliteti përdoret gjatë të gjitha fazave të planifikimit dhe të operacioneve të një biznesi. Kontabiliteti është një proces sistematik që mat aktivitetin ekonomik të një biznesi për të siguruar informacion të dobishëm për ata që marrin vendime ekonomike. Informacioni kontabël përdoret në shumë situata të ndryshme.

LLOJET E KONTABILITETIT Kontabiliteti financiar Kontabiliteti manaxherial Kontabiliteti tatimor

Kontabiliteti financiar ofron informacione për vendimmarrësit që janë të jashtëm për biznesin, pra, informacioni i marrë nga kontabiliteti financiar pavarësisht se mund të përdoret nga gjithë të interesuarit, është i destinuar të përdoret kryesisht nga përdoruesit e jashtëm, d. m. th. , jashtë biznesit. Aksionerët kanë nevojë për informacion për të vlerësuar performancën e biznesit dhe potencialet për të mbajtur investimet e tyre në biznes. Kreditorët aktualë dhe kreditorët e mundshëm gjithashtu, kanë nevojë për informacione nga kontabiliteti financiar.

Kontabiliteti manaxherial Manaxherët marrin vendime të shumta. Këto mund të përfshijnë (1) nëse duhet të ndërtojnë ose jo një central të ri, 2) sa duhet të shpenzojnë për reklamat, kërkimin dhe zhvillimin, (3) nëse duhet t’i marrin me qera apo t’i blejnë pajisjet dhe mjediset, (4) nëse do t’i prodhojnë apo do t’i blejnë pjesët përbërëse për prodhimin e inventarëve, ose (5) nëse duhet ta shesin një produkt të caktuar. Kontabiliteti manaxherial siguron informacionin e domosdoshëm për marrjen e këtyre vendimeve. Ky informacion është zakonisht shumë më i detajuar dhe më i personalizuar, sesa informacioni i kontabilitetit financiar. Informacioni nuk është disponibël për palët jashtë firmës.

Kontabiliteti tatimor përfshin dy funksione të lidhura me njëri -tjetrin: kontrollin e taksave (në përputhje me legjislacionin), dhe planifikimin tatimor. Një nga përgjegjësitë e mëdha të kontabilistëve tatimorë është dhënia e këshillave për efektet tatimore të formave të ndryshme të një transaksioni. Edhe pse ky aktivitet shpesh mund të konsiderohet si një element i kontabilitetit manaxherial, ai është klasifikuar veçmas, për shkak të njohurive të nevojshme të specializuara që kërkohen lidhur me taksat.

Llojet e tjera të kontabilitetit Ekzistojnë edhe disa lloje të tjera të kontabilitetit. Një lloj tjetër i kontabilitetit merret me organizatat jofitimprurëse (jo për biznes). Këto organizata nuk kanë si qëllim kryesor sigurimin e fitimit, dhe nuk kanë pronarë. Ato ekzistojnë për të përmbushur nevojat e grupeve të caktuara të individëve. Organizatat jofitimprurëse përfshijnë: • 1. spitalet, • 2. shkollat dhe universitetet, • 3. institucionet fetare, • 4. pushtetin qendror dhe lokal, • 5. shumë organizata të tjera si muze, apo agjensi të ndihmave humanitare etj.

Një vështrim mbi kontabilitetin financiar Transaksionet e kaluara dhe ngjarje të tjera ekonomike Procesi i kontabilitetit financiar Pasqyrat financiare Marrësit e vendimeve

Transaksionet e kaluara dhe ngjarjet e tjera ekonomike shërbejnë si lëndë të para për procesin e kontabilitetit financiar. Transaksionet në mënyrë tipike përfshijnë shkëmbimin e burimeve midis firmës dhe palëve të tjera. Për shembull, blerja e pajisjeve me para në dorë është një transaksion që duhet të përfshihet në regjistrat e kontabilitetit financiar të firmës. Blerja e pajisjeve me kredi është gjithashtu një transaksion; pajisja merret në këmbim të një premtimi për ta paguar atë, në të ardhmen. Kontabiliteti financiar, gjithashtu, përfshin edhe ngjarje të rëndësishme ekonomike që nuk përfshijnë shkëmbime me palët e tjera.

Procesi i kontabilitetit financiar përbëhet nga 1. kategorizimi i transaksioneve dhe ngjarjeve të ndodhura, 2. matja e efekteve të këtyre transaksioneve dhe ngjarjeve, dhe 3. regjistrimi dhe përmbledhja e këtyre matjeve.

Pasqyrat financiare • Pasqyrat financiare janë rezultati përfundimtar ose produkti i procesit të kontabilitetit financiar. Pasqyrat më të rëndësishme financiare janë: bilanci kontabël, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyra e flukseve të mjeteve monetare dhe pasqyra e kapitalit të pronarit. Në vijim përshkruhet shkurtimisht përmbajtja e këtyre pasqyrave. • Bilanci kontabël tregon mjetet (asetet) e firmës, detyrimet dhe kapitalin e pronarëve. • Ekuacioni kontabël është tipari kryesor i bilancit: Mjetet = Kapitali i pronarit + Detyrimet

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve Ashtu si secili prej nesh është i shqetësuar për të ardhurat e tij, edhe investitorët dhe kreditorët janë të interesuar për aftësinë e një organizate për të prodhuar të ardhura (ndonjëherë të quajtura fitime). Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve përmbledh të ardhurat e krijuara dhe shpenzimet e kryera nga një firmë, gjatë një periudhe të caktuar kohe.

Pasqyra e rrjedhjes së parave (flukset e mjeteve monetare) Nga këndvështrimi i kontabilitetit financiar, të ardhurat dhe paratë e gatshme (cash-i), nuk janë e njëjta gjë. Për shembull, supozoni se realizohet një shitje me kredi. A do të regjistrohet kjo shitje në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve? Po. Ajo plotëson përkufizimin e një transaksioni të të ardhurave: një fluks të mjeteve (në këtë rast, mjet është e drejta për të marrë mjete monetare në të ardhmen), në këmbim të mallrave ose shërbimeve. Për më tepër, duke e përfshirë edhe këtë transaksion në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve iu ofrohen përdoruesve të pasqyrave financiare, informacione të dobishme për arritjet e firmës. Megjithatë, paratë ende nuk janë marrë. Kështu që, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve nuk ofron asnjë informacion në lidhje me flukset e mjeteve monetare.

Pasqyra e burimeve të veta (pasqyra e kapitalit të vet ose e kapitalit të pronarëve) Kjo pasqyrë tregon ndryshimet në interesat e pronarit në biznes (investimet dhe tërheqjet); ajo tregon gjithashtu, edhe ndryshimin që vjen nga aktiviteti i biznesit (të ardhurat dhe shpenzimet). Pasqyra përgatitet në bazë të katër tipeve të veprimeve ekonomike që prekin burimet e veta. Pra, kapitali ndryshon si rezultat i katër tipeve të veprimeve ekonomike

Të gjitha pasqyrat financiare kanë disa karakteristika bazë: emrin e kompanisë, emrin e pasqyrës, datën në të cilën punohen, emrin e personit që e ka hartuar etj. Të dhënat e pasqyrave janë të lidhura ngushtë me njëra – tjetrën. Të dhënat e tyre shfrytëzohen dhe përdoren në mënyrë reciproke, dhe të gjitha së bashku japin një pamje të plotë të gjendjes ekonomike-financiare të njësisë.

Shënimet shpjeguese shoqëruese të pasqyrave financiare Një set i plotë i pasqyrave financiare përfshin edhe një numër shënimesh që shërbejnë për të sqaruar dhe zgjeruar materialin e paraqitur në përmbajtjen e pasqyrave financiare. Shënimet tregojnë parimet e kontabilitetit (rregullat) që janë përdorur përgatitjen e pasqyrave, gjithashtu, sigurojnë informacion të detajuar rreth disa prej artikujve të pasqyrave financiare.

Raportet vjetore Të gjitha firmat e mëdha, dhe shumë prej atyre që janë më të vogla, i nxjerrin pasqyrat e tyre financiare, si pjesë e një dokumenti më të plotë të quajtur raporti vjetor. Përveç pasqyrave financiare dhe shënimeve shoqëruese të tyre, raporti vjetor përmban përshkrime të ngjarjeve më të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë vitit, përmban shpjegime mbi planet dhe strategjitë e ardhme, si dhe një diskutim dhe analizë nga manaxhimi, të rezultateve të atij viti.

Marrësit e vendimeve Qëllimi kryesor i kontabilitetit financiar është që t'iu sigurojë vendimmarrësve informacione të dobishme. Ky seksion identifikon përdoruesit kryesore të pasqyrave financiare, dhe përshkruan disa prej vendimeve që ata marrin. Pronarët janë përdoruesit krysorë të pasqyrave financiare. Ata vazhdimisht vlerësojnë dhe krahasojnë mundësitë e investimeve alternative. Vlerësimi i çdo investimi shpesh është i bazuar në dy variabla: mbi kthimin e pritshëm dhe mbi rrezikun. Kreditorët: Vendimi i kreditimit përfshin dy çështje: nëse duhet të jepet apo jo kredia, dhe më tej specifikimet e termave të kredisë. Për shembull, konsiderojmë një oficer kredie bankare i cili duhet të bëjë vlerësimin e një aplikimi për kredi. Oficeri duhet të marrë vendime në lidhje me shumën e kredisë (gjithmonë, nëse ajo do të akordohet), normën e interesit, kohën e pagesës, dhe kolateralin.

Përdoruesit e tjerë 1. Analistët dhe këshilltarët financiarë. 2. Konsumatorët. 3. Punonjësit dhe sindikatat e punës. 4. Autoritetet rregullatore qeveritare.

PARIMET PËRGJITHËSISHT TË PRANUARA TË KONTABILITETIT Vendimmarrësit shpesh dëshirojnë të krahasojnë pasqyrat financiare të kompanive të ndryshme. Për të pasur krahasime të vlefshme, pasqyrat financiare të kompanive duhet të jenë të bazuara në të njëjtat parime të kontabilitetit, të cilat janë rregullat dhe procedurat e përdorura për të prodhuar pasqyrat financiare. Grupi i përdorur më gjerësisht i parimeve të kontabilitetit është i njohur si Parimet Përgjithësisht të Pranuara të Kontabilitetit (GAAP - Generally Accepted Accounting Principles). Këto parime janë vendosur nga Bordi i Standardeve të Kontabilitetit Financiar (FASB - Financial Accounting Standards Board).

ROLI I AUDITIMIT Manaxhimi i një kompanie është përgjegjësi kryesor përgatitjen e pasqyrave financiare të saj. Megjithatë, pasqyrat financiare mund të shihen edhe si një raport mbi performancën e manaxhimit. Konflikti i interesit në këtë situatë është i dukshëm. Si rezultat, pasqyrat financiare të të gjitha kompanive duhet të auditohen. Auditimet janë të nevojshme për shkak se ato rritin besueshmërinë (kredibilitetin) e pasqyrave financiare. Një auditim përfshin ekzaminimin, në bazë testimesh, të dokumenteve që mbështesin shumat dhe informacionet shpjeguese të pasqyrave financiare. Një auditim përfshin, gjithashtu, vlerësimin e parimeve kontabël të përdorura, vlerësimet e rëndësishme të bëra nga manaxhimi, si dhe vlerësimin e paraqitjes së përgjithshme të pasqyrave financiare.

PASOJAT EKONOMIKE DHE PREFERENCAT E MANAXHIMIT PËR PARIMET KONTABËL Parimet e kontabilitetit do të kenë pasoja ekonomike për manaxherët dhe firmat e tyre, dhe se këto pasoja duhet të konsiderohen nga manaxherët kur ata të bëjnë zgjedhjen e tyre. Përtej kostove të zbatimit, parimet e kontabilitetit mund të ndikojnë mbi pasurinë e manaxherëve dhe firmave nëpërmjet (1) planeve të kompensimit, (2) kontratave të huasë, dhe (3) kostove politike

ETIKA DHE KONTABILITETI Kontabilistët kanë një përgjegjësi të madhe ndaj publikut. Kjo përgjegjësi konsiston në faktin që aksionerët, kreditorët, punonjësit, dhe të tjerët mbështeten në pasqyrat financiare për marrjen e vendimeve të ndryshme të biznesit. Organizatat e biznesit natyrisht punësojnë kontabilistë të brendshëm për të përgatitur pasqyrat financiare. Këto pasqyra auditohen më pas nga kontabilistët publikë (ekspertët kontabël). Të dy palët, edhe kontabilistët e brendshëm, edhe audituesit e jashtëm kanë një përgjegjësi të madhe për të kryer detyrat e tyre me integritet dhe kujdesin e duhur.

FALEMINDERIT
- Slides: 24