PROJEKT GJEOGRAFI Tema Forcat endogjene dhe ekzogjene modeluese
- Slides: 46
PROJEKT GJEOGRAFI Tema: Forcat endogjene dhe ekzogjene modeluese te fuqishme te siperfaqes se tokes duke perftuar peisazhe tipike per procesin apo dukurine perkatese. Evidentimi, roli dhe rendesia e ketyre per mjedisin gjeografik Nentema: Vullkanet dhe termetet Qellimi: Te mesojme me shume rreth vullkaneve dhe termeteve. Studimi I formiit te tyre dhe rendesia.
Rezultatet e te nxenit: � Te mesojme rreth ketyre forcave endogjene dhe ekzogjene; � Te dallojme rolin dhe rendesine e ketyre peizazheve, dukurive per mjedisin gjeografik.
� Lendet e perfshira: Gjeografia � Fizika � Biologjia � Kimia � � Permbajtja e projektit: � Proceset gjeologjike: Endogjene Ekzogjene Vullkanet Llojet e vullkaneve Perhapja e vullkaneve Termetet Origjina e termeteve Demet e termeteve � � � �
Proceset gjeologjike � Toka jonë dhe veçanërisht korja e saj që kur është krijuar e deri më sot ka qenë në lëvizje e zhvillim të pandërprerë. Ajo ka pësuar e pëson edhe në ditët e sotme ndryshime të mëdha. Kanë ndyshuar vazhdimisht përbërja dhe ndërtimi i saj, gjendja fizike e lëndës, pamja e jashtme e tokës, kushtet fiziko-gjeografike etj. Këto ndryshime janë shkaktuar nga proceset e ndryshimeve gjeologjike, të cilat në shumicën e tyre janë procese që veprojnë shumë ngadalë e për një kohë shumë të gjatë me mijëra e miliona vjet në krahasim me zgjatjen e jetës së njeriut.
� Shpesh ato janë të pakapshme edhe nga shumë breza njerëzish, siç janë p. sh. lëvizjet tektonike të kores së Tokës, tjetërsimi etj. Megjithëkëtë këto procese të ngadalshme që veprojnë në mënyrë të vazhdueshme, çojnë në ndryshime të mëdha në koren e � Tokës. Ndërmjet proceseve gjeologjike ka dhe të tilla që zhvillohen me një shpejtësi të � madhe që çojnë shpesh në pasoja katastrofike, siç janë p. sh. tërmetet, vullkanet, shëmbjet dhe rrëshqitjet e papritura e të menjëhershme të tokës etj. Burim i energjisë që i shkakton këto procese është i ndryshëm dhe lidhet me faktorë të brendshëm e të jashtëm. Në lidhje me këtë, të gjitha proceset gjeologjike i ndajmë në dy grupe: 1. Procese endogjene të brendshme, 2. Procese ekzogjene të jashtme.
Proceset endogjene Procest gjeologjike endogjene quhen ato procese të cilat shkaktohen nga forcat e brendshme të Tokës dhe që ndodhin kryesisht brenda saj, por që shfaqen shpesh edhe në sipërfaqe të Tokës. Në këto procese përmendim: magmatizmin, sizmicitetin tërmetet, lëvizjet tektonike të kores së Tokës dhe metamorfizmin.
Proceset ekzogjene Procese gjologjike ekzogjene quhen ato procese që lindin nga faktorët e jashtëm, kryesisht për llogari të energjisë diellore dhe zhvillohen në sipërfaqe të Tokës ose afër saj në thellësi të vogla. Në këto procese hyjnë: tjetërsimi prishja fizike e kimike e shkëmbinjëve, proceset që lidhen me veprimtarinë e ujërave rrjedhëse sipërfaqësore, të ujërave nëntokësore, të deteve e liqeneve, të erës, të akullnajave etj.
Te proceset endogjene futen: � Termetet � Vullkanet
Vullkanet � � Magmatizmi Më qartë procest endogjene shfaqen me dukurinë e magmatizmit, me të cilin kemi parasysh tërësinë e proceseve të lidhura me lëvizjen e magmës nga thellësia drejt sipërfaqes së Tokës. Sipas shkallës së depërtimit të magmës në koren e Tokës, magmatizmi mund të jetë sipërfaqësor efuziv ose vullkanik, kur magma del në sipërfaqe të Tokës ose derdhet nën ujë, nga ftohja e së cilës formohen shkëmbinjë efuzivë vullkanikë dhe thellësinor intruziv ose plutonik, kur magma nuk arrin të dalë në sipërfaqe të Tokës, duke dhënë kështu formimin e shkëmbinjëve magmatikë intruzivë abisalë të thellësive të mëdha dhe hipabisalë të thellësive të vogla.
� Magmatizmi ekstrukziv – vullkanizmi � Vullkanizmi është një process endogjen që ka të bëjë në të shumtën e rasteve, me daljen e llavës magmës e varfëruar me elemente gazore në sipërfaqen e Tokës dhe të produkteve të tjera të gazta e të ngurta, të cilat e shoqërojnë atë para dhe pas daljes së saj. Në fillim dalin produktet e gazta kryesisht avuj uji dhe gaze që përmbajnë: SO 2, H 2 S, Cl, CO 2, CO, F, Br, CH 4 të cilat shpesh vazhdojnë të dalin edhe për shumë kohë pasi ka pushuar aktiviteti i vullkanit si dhe produktet e ngurta hi dhe pluhur vullkanik, lapile, bomba vullkanike. Pastaj del lava, e cila rrjedh nëpër shpatet e vullkanit me shpejtësi të ndryshme që varet nga pjerrtësia e terrenit, shkalla e viskozitetit të saj. Llava në fillim kur del nga vullkani ka temperaturë të lartë, deri 1000 -1200°C, pastaj ftohet gradualisht e ngurtësohet, duke formuar shkëmbinjtë efuzivë, kurse nga hiri e pluhuri vullkanik formohen tufet vullkanike, nga copat më të mëdha lapilat, bombat vullkanikeformohen brekçiet vullkanike ose aglomeratet.
Vullkanet sipas eksplozionit Vullkanizmi mund të bëhet me eksplozion, i shoqëruar me gjëmime e tronditje të mëdha ose në mënyrë të qetë dhe pa tronditje. Mënyra e shpërthimit lidhet kryesisht me përbërjen dhe gjendjen fizike të magmës që ushqen vullkanin në një kohë dhe në një vend të dhënë. Veçoria fizike kryesore që kushtëzon mënyrën e shpërthimit të vullkanit është viskoziteti i magmës. Kështu, magmat e pasura me Si. O 2 magmat acidejanë më viskoze se magmat e varfëra me Si. O 2 magmat bazike. � Kur vullkanet nxjerrin lavë acide, shpërthimi i tyre bëhet me eksplozion ose ka raste kur lava nuk del fare në sipërfaqe të Tokës. Kurse vullkanet, që nxjerrin lavë me përbërje bazike, kanë mënyrë të qetë dhe pa zhurmë e tronditje. Sot dalja e lavës në sipërfaqe të Tokës ose nënujë bëhet, kryesisht nga vullkane që quhen të tipit qëndror. Ata përfaqësojnë zakonisht male në formë koni me lartësi të ndryshme, nga disa dhjetra e qindra metra deri në 6000 - 7000 m. �
VULLKANI Ndërtimi dhe elementet përbërse të një vullkani
� Malet vullkanike ndërtohen nga materiali i ngurtë dhe nga lava e ngurtësuar, të nxjerra në sipërfaqe nga vetë vullkani gjatë shpërthimeve të herëpasherëshme të tij. Në majën e vullkanit ndodhet krateri që ka formën e një hinke me përmasa të ndryshme nga ku del lava dhe produktet e tjera në sipërfaqe. Krateri lidhet me vatrën e vullkanit zona e ushqimit magmatik, që ndodhet në thellësi të ndryshme, mesatarisht në thellësi 100 -200 km, me anën e një kanali të çrregullt, që quhet oxhaku i vullkanit. Në shumë vullkane përveç kraterit dhe oxhakut kryesor vërehen dhe shumë kratere e kanale oxhaqe më të vogla parazitë, që vendosen në pjesë të ndryshe të konit vullkanik, nga të cilët dalin kryesisht produkte të gazta, dukuri e cila vazhdon për një kohë të gjatë edhe mbas shpërthimit të vullkanit. Kështu p. sh. vullkani Etna në Sicili ka rreth 200 krater e të tilla të vogla.
Vullkanet ne bote Vullkanet në sipërfaqen e Tokës numërohen me mijëra, por shumica e tyre mbi 4000 janë të shuar jo veprues ) dhe më pak aktivë veprues. Historia e njerëzimit nuk ka informacione, që vullkanet e shuara të kenë shpërthyer ndonjëherë. Sot në sipërfaqen e Tokës ruhet vetëm forma pak a shumë konike e tyre, më rrallë edhe në trajtë kupolore. Megjithatë, për asnjë nga vullkanet që ekzistojnë sot nuk mund të thuhet me siguri se është i shuar, pasi veprimtaria e shumicës së tyre shfaqet pas një periudhe të gjatë kohe. Kështu p. sh. vullkani Vezuv deri në vitin 63 para erës sonë kur pati një shfryrje të lehtë nuk konsiderohej fare si vullkan, shpatet e tij ishin me rënie të butë dhe të veshura me bimësi. Në vitin 79 të erës sonë ndodhi një shpërthim i fuqishëm i këtij vullkani, gjatë të cilit një pjesë e shpatit të malit me pamje nga deti u shkatërrua edhe në ajër u hodh një sasi e madhe e hiri lavë nuk doli dhe që mbuloi qytetet që ishin poshtë tij, si Pompein, Herkulianumin dhe Stabian. Vdiqën rreth 25000 njerez.
Vullkane aktive quhen vullkanet të cilët shpërthejnë herëpashere me intervale kohe jo të rregullta. Ka vullkane që intervali i kohës midis dy shpërthimeve ëdhtë i gjatë Vezuvi p. sh. , shpërthen mesatarisht çdo 100 vjet, kohët e fundit dhe më shpesh. Vullkane aktive në Tokë mbi 500, shumica e të cilëve ndodhen në stere dhe rreth 100 ndodhen nën ujë, kryesisht në oqeanin Paqësor. Shumica e ishujve në oqeane janë me origjinë vullkanike. Të tilla formohen dhe në ditët tona. Kështu ka ndodhur p. sh. , në vitin 1957 pranë ishujve Azore në oqeanin Atlantik, ku nga lava e nxjerrë gjatë shpërthimit të një vullkani nënujor u formua një ishull i ri me lartësi rreth 150 m mbi nivelin e detit. Një vullkan i ri u shfaq mbi nivelin e ujit po në oqeanin Atlantik në vitin 1963, panë brigjeve të Islandës, që u shëndrrua në ishull me lartësi 170 m mbas shpërthimit të tij.
Tipat e vullkaneve: � Vullkane të tipit Havajan � Vullkane të tipit Strombolian � Vullkane të tipit Vezuvizan � Vullkane të tipit Pelian � Vullkane të tipit Krakatau
Vullkane të tipit Havajan Në këtë grup janë tipike vullkanet që ndodhen në ishujt Havai, por takohen dhe në vende të tjera, si në Islandë, Afrikën Lindore etj. Karakterizohen nga mënyra e qetë e shpërthimit, pa zhurma e tronditje. Lava me përbërje bazike është shumë e rrjedhshme dhe kur mbush kraterin e vullkanit derdhet anash nëpër shpatet e tij me rënie të butë, që nuk e kalojnë pjerrësinë mbi 10°. Shpesh lava nuk arrin të derdhet nga buzët e kraterit, por grumbullohet aty, duke formuar kështu liqene lave që vlojnë sin jë vorbull në zjarr. Përveç lavës, nga këto vullkane, kur shfryjnë, dalin dhe pak gazra, kurse materiale të ngurta hi, pluhur e copa të mëdha nuk dalin. Krateret e këtye vullkaneve shpesh herë kanë përmasa të mëdha dhe muret e brendshme i kanë gati vertikale e të shkallëzuara.
Tipi Havajan
Vullkane të tipit Strombolian Shembull tipik i këtij grupi është vetë vullkani Strombol, që ndodhet në veri të Sicilisë në ishujt Lipari të detit Tirren. Të ngjashme me këtë nga mënyra e shpërthimit ka dhe shumë vullkane të tjera që ndodhen në Kamçatkë, Amerikën Qëndrore etj. Shpërthimi i këtyre vullkaneve shpesh është i fuqishëm dhe shoqërohet në fillim me daljen e produkteve të gazta e të ngurta lapila e bomba vullkanike. Lava që del më pas nga vullkani ka përbërje bazike dhe temperatureë rreth 1000 - 1100°C, është më pak e rrjedhshme se lava e vullkaneve të tipit Havajan.
Tipi Strombolian
Vullkane të tipit Vezuvizan Në tipin vezuvian të shpërthimit, përveç Vezuvit, hyjnë dhe vullkanet Etna, Vullkano, shumë vullkane në Japoni, Kamçatkë etj. Në këtë tip vullkanesh para shpërthimit ndihen gjëmime e tronditje të Tokës. Në fillim të shpërthimit nga krateri i vullkanit del një sasi e madhe gazi e hiri vullkanik si dhe copa lave më të mëdha të hedhura në ajër nga eksplozioni i gazrave. Pastaj del lava pak e rrjedhshme, e cila rrjedh nëpër shpatet e pjerrëta të vullkanit, është për t’u theksuar se shpërthimi i vullkanit shoqërohet dhe me shira të zeza të fuqishme, prej të cilave formohen rrjedhje balte, që dhe këto zbresin gjatë shpatit të vullkanit. është konstatuar se karakteri i shpërthimit të vullkanit të Vezuvit ka ndryshuar nga njëri shpërthim në tjetrin, me prirje drejt shpërthimeve më të qeta lava e nxjerrë nga Vezuvi është bërë gjithnjë e më bazike.
Vullkane të tipit Pelian Karakteristikë është shpërthimi i vullkanit Mon Pele në vitin 1902, i cili ndodhet në ishullin Martinika të Antileve të Vogla. Para shpërthimit të vullkanit u ndjenë gjëmime dhe tronditje të fuqishme nëntokësore dhe më vonë shpërthimi u shoqërua me eksplozion dhe sasi të mëdha pluhuri e hiri vullkanik, si dhe me daljen e gazrave të dendura e të nxehta, me temperatureë mbi 600 - 700°C. Ato ishin të rënda dhe përmbanin shumë H 2 S, kështu që nuk u ngjitën lart por lëvizin nëpër shpatet e vullkanit me shpejtësi të madhe, rreth 450 km /h, duke zhdukur një qytet të tërë qytetin Sen. Pjer me 28000 njerëz, ky qytet që ishte rreth 8 km larg vullkanit. Më pas nga krateri i vullkanit doli lava që ishte shumë viskoze, e cila nuk rodhi nëpër shpat të vullkanit, por u ngjit lart në formën e një obelisku gjilpëre të madhe me lartësi deri 400 m dhe mbas një viti u shemb.
Tipi Pelian
Vullkane të tipit Krakatau Si vullkan tipik i këtij grupi merret vullkani Krakatau, i cili ndodhet në Indonezi, midis ishujve Java dhe Sumatra. Shpërthimi kryesor e karakteristik i këtij vullkani është a i vitit 1883 nga i cili vdiqën mbi 23000 vetë dhe u hodh në erë një pjesë e ishullit të krijuar nga vet ky vullkan. Shpërthimi u paralajmërua nga tronditje e gjëmime të mëdha nëntokësore. Më vonë këto u pasuan nga një eksplozion i fuqishëm dhe hedhje lart të një sasie shumë të madhe gazi e hiri vullkanik, i cili u ngjit lart në trajtën e një shtëllunge me lartësi rreth 27 km, që më vonë u përhap në atmosferë nga era. Lavë nuk doli. Kjo tregon se lava ishte shumë viskoze me përbërje acide. Shpërthime si ky i vitit 1883 i vullkanit Krakatau kanë ndodhur dhe në disa vullkane të tjera në Indonezi, në Japoni, në Kamçatkë, Alaskë etj.
Dukuritë pasvullkanike Edhe pas rënies në qetësi të vullkanit vazhdojnë të ndodhin për një kohë të gjatë një sërë dukurish, siç janë vazhdimi i daljes së gazrave, dalja periodike si shatërvan e ujërave të nxehta me temperaturë 80 -100°C e më tepër, që quhen gejzere, shfaqja e të ashtuquajturave vullkanet e baltës. Nga dukuritë pasvullkanike, më interesante janë geizerët. Ata janë një tip i veçantë burimesh të nxehta, që takohen në rajonet me veprimtari vullkanike të sotme e të re, siç është p. sh. Islanda, Indonezia, Zelanda e Re, SHBA etj.
Tërmetet janë lëkundje të shpejta të kores së Tokës, të shkaktuara kryesisht nga çlirimi i energjisë së grumbulluar diku në thellësi të Tokës. Ato janë karakteristike për rajone të pastabilizuar të paqëndrueshme nga ana gjeologjike, pra tërmetet janë jehonë e lëvizjeve të sotme tektonike, që tregojnë se diku në brendësi të Tokës ka ndodhur një zhvendosje e masave shkëmbore, një deformim, nga i cili Toka dhe korja e saj ka pësuar dridhje.
Vendi ose zona ku ka lindur tërmeti quhet vatër e tërmetit, kurse qëndra e saj quhet Hipoqendër. Skaji më i afërt i daljes në sipërfaqe të diametrit të Tokës të hequr nga hipoqendra quhet Epiqendër. Largësia ndërmjet qendrës dhe hipoqendrës quhet thellësi e vatrës së tërmetit, kurse largësia prej stacionit që regjistron tërmetin deri në epiqendër quhet largësi epiqëndrore. Zona në sipërfaqe të Tokës ku ndihet më përpara dhe më i fuqishëm tërmeti quhet zonë pleistoseiste, ajo shtrihet përreth epiqendrës.
Thellesia e vatrave te termeteve Thellësitë e vatrave të tërmeteve janë të ndryshme dhe zakonisht ato ndodhen brenda kores së Tokës deri në thellësinë 50 -70 km. Tërmetet që kanë rënë në vendin tonë kanë patur thellësi të vatrës deri në 20 - 30 km. Por në botë ka tërmete që kanë patur vatër më të thellë, madje disa qindra kilometra. Kështu p. sh. disa tërmete që kanë rënë në ishujt e Egjeut, në Itali, në Spanjë, në Rumani etj, kanë pasur thellësi të vatrës mbi 100 - 200 km. Ka dhe tërmete me thellësi të vatrës deri në 700 e më tepër kilometra, si ato që kanë rënë në ishujt e Lindjes së Largme Japoni etj.
Origjina e Tërmeteve Sipas origjinës Tërmetet ndahen në: � Tërmete tektonike � Tërmete vullkanike � Tërmete nga shëmbjet nëntoksore.
Tërmetet vullkanike e të shëmbjeve zënë një përqindjeshumë të vogël, rreth 1% dhe ndihen në sektorë të kufizuar, përgjithsisht me fuqi të vogël. Tërmetet tektonike quhen tërmetet që lidhen me sforcime tektonike, që veprojnë në brendësi të Tokës dhe që shpien në shfronime të shkëmbinjëve dhe në clirimin e energjisë së grumbulluar në të. Këto për nga numri dhe fuqia e tyre janë tërmetet kryesore. Tërmetet që regjistrohen në gjithë Botën janë tërmete tektonike. Për shkak të të proceseve të ndryshme që zhvillohen në brendësi të tokës, të trysnive të larta dhe të ndërtimit heterogjen të saj, shkëmbinjëtë e ndryshëm që e ndërtojnë atë janë në gjendje të tensionuar. Tërmeti tektonik ndodh kur tensionet eleastike tjekalojn kufirin e qëndrushmërisë të shkëmbinjeve dhe këta shkatrrohen këputen. Blloqet e shkëputura zhvendosen, duke përpjekur ta ruajn ekulibrin e mëparshëm.
Intensisteti paraqet karakteristikat energjetike të tërmetit në bazë të dhënave mikrosizmike, është një parametër sasior i energjisë së tërmeteve, që përcaktohet në bazë të pasojave që shkakton tërmeti në Natyrë dhe në objekte të ndryshme si dhe në reagimet e njerzve ndaj tronditjeve nga tërmeti. Pra në përgjithsi intensiteti përfaqson efektin sipërfaqësor të tërmetit. Intensiteti i tërmeteve shprehet në ballë.
Tërmetet 1 - ballshe janë shumë të dobta, dhe nuk ndjehen nga njerzit, por regjistrohen vetëm në sizmografët. Tërmetet 2 - ballshe janë poashtu të dobta, lëkundjet i ndjejn shumë pak njerez, sisomos ata që gjenden në katet e sipërme të ndërtesave. Tërmetet 3 - ballëshe shkatojn lëkundje të dobta që ndjehn nga pak njerez që ndodhen brenda godinave. Tërmetet 4 - ballëshe ndjehn nga shumica e njerzve, që ndodhen kryesisht brenda ndërtesave.
Tërmetet 5 -ballëshe ndjehen pothuaj nga të gjithë njerzit edhe nga ata që ndodhen jashtë ndërtesave. Njerzit që flenë zgjohen, kafshët shtëpiake shqetësohen, objektet e varura tunden, në disa ndërtesa ka dëmtime të lehta. Tërmetet 6 - ballëshe janë të forta, lëkundjet ndjehen nga të gjithë njerezit edhe ata që janë brenda nga frika krkojnë të dalin jashtë. Brenda ndërtesave bien objeketet, qahen disa mure, ka dëmtime të lehta në ndërtesa solide. Tërmetet 7 - ballëshe janë shumë të forta, njerzit shqetsohen, në ndërtesa mund të rrëzohet edhe qatia, në sipërfaqe të tokës formohen carje, në brigjet e paqëndrushme të lumnjeve e përrejve lindinrrëshqitje. Në disa raste mund të zhduken burimet ekzistuese dhe të lindin të reja.
Tërmetet 8 - ballëshe janë shkatrrimatare, krijohet panik në njerzit, në shumë ndërtesa ka dëmtime të rënda, ato më pak të qëndrushme rrëzohen, në sipërfaqe të tokës krijohen qarje nga të cilat mund të dalë edhe ujë nga nëntoka, thyhen degët e pemëve. Tërmetet 9 - ballëshe janë shumë shkatrrimtare, ka shkatrrim të plotë të shumë ndërtesave, ndodhin rrëzime dhe shembje të shpateve, në sipërfae të tokës formohen qarje të shumta nga të cilat dalin ujra nëntoksorë, nganjëher në formë shatërvani. Tërmetet 10 - ballëshe janë rrafshuse vrehet shkattrim i përghithshëm i ndërtesave, lumenjët dalin nga shtrati etj. Tërmetet 11 dhe 12 - ballëshe janë katastrofike, shkatrrohen pothuajse të gjitha ndërtesat dhe objektet inxhinierike, ndodhin ndryshime të mëdha në reliev etj.
Zonat me sizmike ne Toke
Pasojat e termeteve
C’duhet bere ne rast termetesh
- Forcat e brendshme te tokes
- Shqiperia dhe bashkimi europian projekt
- Rruazoret dhe jo rruazoret
- Bobinat
- Semundjet qe shkaktohen nga kequshqyerja projekt
- Iluministet
- Ese teatri dhe mesazhi
- Muzika dhe procesi i te menduarit dhe te mesuarit
- E pakryer
- Gjenerata e 5 e kompjuterit
- Si funksionon kompjuteri
- Dhuna ne familje projekt
- Projekt informatike
- Tipos de entrevistas en investigacion
- El tema y sub tema
- Aliran ini umumnya ditandai oleh tema-tema yang fantastis
- Delimitación de un proyecto de tesis ejemplo
- Tema-tema teologi perjanjian lama
- Forcat e porterit
- 5 forcat e porterit
- Iluminizmi projekt
- Det digitale projektbibliotek
- Aiw international
- Ohen dobry sluha zly pan projekt
- Matematika ne shekuj
- Muhamer ujkani
- Projekt carpe
- Pitný režim projekt
- Projekt gazetki szkolnej
- časti rovnoramenných váh
- Ol projekt
- Kako napraviti molekulu dna
- Gjendjet agregate projekt
- Unicef projekt
- Mini projekt
- Slnecna sustava projekt
- Projekt forma
- Projektkontrolling
- Angular velocity biomechanics
- Faqja e pare e projektit
- Ekipet lendore ne shkolle
- Projekt reklama e nje produkti
- Korrozioni i metaleve
- Ako môžu postreky zvýšiť množstvo úrody pre človeka
- Fio projekt olsztynek
- Sistemi nervor projekt
- Projekt biblia