KUJTESA veprimtari funksionale e mendjes sht kujtesa Dukurit

  • Slides: 25
Download presentation
KUJTESA , veprimtari funksionale e mendjes

KUJTESA , veprimtari funksionale e mendjes

Ç’është kujtesa? Dukuritë të cilat Psikologjia si shkencë i ka objekt studimi, i ndajmë

Ç’është kujtesa? Dukuritë të cilat Psikologjia si shkencë i ka objekt studimi, i ndajmë në: procese psikike, gjendje psikike dhe cilësi psikike. Proceset psikike ndahen në: - procese intelektuale (perceptimet, të mësuarit, kujtesa, të menduarit), - procese emocionale (ndjenja që kanë të bëjnë me veprimet e vullnetshme) dhe - procese motivuese. Gjendjet psikike kanë të bëjnë me atë se kur personi është i koncentruar, i dekoncentruar, i lodhur e kështu me rradhë. Cilësitë psikike, ku numërohen: karakteri, temperamenti, qëndrimet, interesat etj. Meqë psikologjia si shkencë, i studion të gjitha dukuritë psikike të brendëshme të njerëzve, atëherë shihet se në njërin nga këto procese bie edhe kujtesa.

Definimi i kujtesës q Me kujtesë nënkuptojmë mundësinë tonë intelektuale që të dhënat e

Definimi i kujtesës q Me kujtesë nënkuptojmë mundësinë tonë intelektuale që të dhënat e fituara më parë, me të mësuar, t’i shfrytëzojmë në situata të reja për qëllime të caktuara. Kuptohet, e tërë kjo varet nga kualiteti në të mësuar, i cili edhe kushtëzon qëndrueshmërinë e kujtesës sonë. Pra, kujtesa, përpos që është kusht për mësim të suksesshëm, njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të tij (mësimit). q Sipas një definimi tjetër me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete të mbajturit mend, ruajtjen dhe më vonë në riprodhimin si dhe njohjen e përjetimeve tona të dikurshme. q Nga të gjitha këto definicione të lartëpërmendura mund të konkludojmë, se kujtesa si proces psikik është aftësia e një organizmi (nëpërmjet trurit) të mbajë, të ruajë, të rendisë informacionet dhe t’i rikthejë ato.

“I pari” për kujtesën q Herman Ebinghaus u lind më 1885 në një familje

“I pari” për kujtesën q Herman Ebinghaus u lind më 1885 në një familje tregëtare Luterane, në Barmen Gjermani. Në moshën 17 vjeçare ai hyri në Universitetin e Bonit, ku tregoi një interes të zjarrtë për filozofinë. q Kontributet e Ebinghausit në psikologji janë të shumta. Përveç themelimit të dy laboratorëve psikologjik në Gjermani, ai gjithashtu themeloi dhe botoi një revistë të rëndësishme që bëri shumë për ta çuar psikologjinë përpara, në ditët e saj të para si shkencë. Punimet e tij të famshme mbi kujtesën vunë bazat e psikologjisë eksperimentale. Ebinghaus ndihmoi për prezantimin e teknikave eksperimentale të qarta dhe të sakta në shkencën e psikologjisë. q Libri i tij më i rëndësishëm “Mbi kujtesën” që u botua më 1885, lexohet akoma edhe sot, i cili ishte i pari që i mor me problematikën e kujtesës. q Ai vdiq nga pneumonia në moshën 59 vjeçe në Breslau.

Proceset e kujtesës q Kujtesa është një proces i ndërlikuar intelektual. Në tërësinë e

Proceset e kujtesës q Kujtesa është një proces i ndërlikuar intelektual. Në tërësinë e saj shfaqen procese të veçanta, që janë gati të pandashme ndërmjet tyre dhe kryejnë funksion të përbashkët. Gjykuar sipas shfaqjes së saj, kujtesa dhe funksioni i saj, vërehet në tre procese të saja. Këto procese të kujtesës janë: ü Të mbajturit në mend ose retencioni ü Rinjohja ose rikonjicioni ü Riprodhimi i asaj që është mësuar ose përjetuar më parë

Të mbajturit në mend ose retencioni Kujtesa fillon me mbajtjen në mend të lëndës,

Të mbajturit në mend ose retencioni Kujtesa fillon me mbajtjen në mend të lëndës, që njeriu e mëson, përkatësisht të përmbajtjeve, të cilat njeriu i ka përjetuar gjatë kontaktit të tij me objektet, me dukuritë dhe me proceset e ndryshme të realitetit. Ky proces nuk ka mundësi të vëzhgimit objektiv të tij. Për këtë shkak, për këtë proces bëhet fjalë në bazë të të dhënave të riprodhimit të lëndës së mësuar, në bazë të kursimit të numrit të përsëritjeve të lëndës, që nuk na plotësohet plotësisht dhe në bazë të efektit të transferit të lëndës së mësuar në të mësuar të lëndës së re. Gjurmët e kujtesës u emërtuan edhe me terma të tjerë. Termi i këtillë më i hershëm ka qenë termi engram, kurse sot përdoret termi neurogram. Esencën e kujtesës e përbën mbajtja në mend – retenca, me të cilën kuptojmë të ruajturit apo të mbajturit në mend të asaj që është mësuar më parë, domethënë kemi të bëjmë me përshtypjet dhe të dhënat në përgjithësi. Mirëpo, nuk duhet harruar fakti se mbajtja në mend – retenca, si funksion i kujtesës, nuk mund të vërehet në mënyrë të drejtpërdrejtë, meqë për të mund të konkludohet vetëm në bazë të asaj që jemi në gjendje ta përsërisim ose ta rinjohim.

Rinjohja ose rikonjicioni Si proces i veçantë i kujtesës, ka të bëjë me vetëdijën

Rinjohja ose rikonjicioni Si proces i veçantë i kujtesës, ka të bëjë me vetëdijën e njeriut se një material, një figurë a një dukuri dikur është parë dhe se tani, pas shfaqjes së sërishme, për të kemi njëfarë ndjenje njohëse. Domethënë, rinjohja ka të bëjë me dallimin e objektit të perceptuar më parë, i cili është i pranishëm në çastin aktual. Te rinjohja, objekti që perceptohet, pra, që gjendet para nesh, që dikur dhe dikund është perceptuar nga ana e individit dhe pikërisht në këtë objekt e ndaj tij shfaqet kujtesa e këtij individi. Në rinjohjen e asaj që perceptohet ose mësohet shfaqet kujtesa e njeriut në formën elementare të saj. Prandaj, rinjohjen ose rikonjicionin shumë psikolog e quajnë formë më e thjeshtë dhe më e lehtë e kujtesës së njeriut.

Riprodhimi i lëndës së mësuar Është shkalla më e lartë e të mësuarit dhe

Riprodhimi i lëndës së mësuar Është shkalla më e lartë e të mësuarit dhe të mbajturit në mend të përmbajtjes së një lënde fjalësore dhe shkalla më e lartë e automatizimit të një shprehie të mësuar. Me këtë kuptojmë se riprodhimi ka të bëjë me përsëritje fjalësh, fjalish, vargjesh, pjesësh prozaike, aforizmash, formulash etj. , të mësuara dikur, por tash përmbajtjet e këtilla nuk gjenden në librin prej nga i kemi mësuar këto; libri i këtillë tashmë nuk gjendet para nesh. Riprodhimi është një proces bazë dhe i ndërlikuar i kujtesës, i cili siguron aktualizimin e përvojës së mëparshme në mungesë të objekteve ose fenomeneve. Riprodhimi në kujtesë i fakteve, i ngjarjeve, i situatave etj. , është i vullnetshëm apo i pavullnetshëm, logjik dhe mekanik, i dretpërdrejte dhe i tërthortë. v Nga e gjithë kjo që u tha deri tash tregohet se kujtesa, si proces i ndërlikuar intelektual dhe tërësi funksionale e ndërlikuar, është proces i vetëdijshëm.

Fazat e kujtesës

Fazat e kujtesës

Llojet e kujtesës q Egzistojë lloje të ndryshme kujtesash, varësisht nga kriteret e klasifikimit.

Llojet e kujtesës q Egzistojë lloje të ndryshme kujtesash, varësisht nga kriteret e klasifikimit. Ndër llojet e kujtesës dallohet: kujtesa e qëllimshme dhe kujtesa e paqëllimshme ü Me kujtesë të qëllimshme nënkuptojmë përqëndrimin e vëmendjes së njeriut në të kuptuarit të porosisë së një tregimi, të një urdhëri ushtarak, të një situate problemore, të vargjeve të një poezie etj. Ndërkohë që, njeriu mban në mend edhe ato përmbajtje lëndësh, që nuk i vë vetes qëllim t’i mbajë në mend. ü Kujtesë e paqëllimtë është mbajtja në mend e situatës së krijuar pas kumtimit të lajmit për vdekjen e shokut në fatkeqësi komunikacioni, e raporteve të krijuar ndërmjet dy vetash për shkak të mosmarrveshjes për një çështje të caktuar, e panoramës së një pellgu pas rënies së shiut etj. q Duke pasur për bazë kriterin e natyrës së përmbajtjes së lëndës që mbahet në mend dallohet kujtesa figurative, kujtesa semantike, kujtesa motorike dhe kujtesa emocionale.

Zhvillimi i kujtesës te fëmijët Fëmiu është në gjendje ta përsëritë dhe rinjohë lëndën,

Zhvillimi i kujtesës te fëmijët Fëmiu është në gjendje ta përsëritë dhe rinjohë lëndën, vetëm nëse janë ruajtur gjurmët fiziologjike. Prandaj, është shumë e rëndësishme se ku, në ç’farë rrethanash dhe në ç’mënyrë e ka mësuar ndonjë material fëmiu, çështje këto të cilat i sqaron psikologjia zhvillimore dhe ajo pedagogjike. Duhet pasur parasysh gjithashtu edhe ligjshmëritë e zhvillimit dhe aftësitë e fëmijëve në shkallët e veçanta të zhvillimit, kështu që prej tyre mos të kërkojmë tepër ose shumë pak. ü Kujtesa e të posalindurve funksionon njësoj me atë të të rriturve, duke përdorur të njëjtat strategji, e duke pasur të njëjtat rezultate. Zbulimi është bërë nga Universiteti John Hopkins dhe është publikuar nga Akademia Amerikane e Shkencave. Shkencëtarët kanë studiuar sjelljen e fëmijëve 14 muajsh, duke u treguar atyre objekte dhe duke i futur ato më pas nëpër kuti. Fëmijët i kërkonin dhe i gjenin sendet mes objekteve që nuk i kishin parë herë tjetër. Madje, një pjesë e objekteve fshihej për të kuptuar nëse të vegjëlit do të kujtoheshin për ta. Kujtesa e foshnjave funksiononte njësoj me atë të të rriturve dhe, sipas shkencëtarëve, me lindjen e njeriut lind edhe aftësia për të rigrupuar objektet dhe mendimet.

Kujtesa tek nxënësit Së pari, herë pas here duhet të nxiten nxënësit të rikujtojnë

Kujtesa tek nxënësit Së pari, herë pas here duhet të nxiten nxënësit të rikujtojnë atë që kanë jo në formë të këshillave se si duhet bërë një gjë e tillë, por në bazë të vetaktivizimit të tyre me ç’rast materiali merr kuptimin dhe domethënien e qëndrueshme. Së dyti, të kuptuarit e një lënde të shëndrohet jo thjesht në zotërim të fakteve, por duhet të jetë qëllim i të mësuarit në vete. Në këtë drejtim duhet potencuar se zgjidhjet e problemeve kuptohen më lehtë se sa faktet e veçanta, prandaj zgjidhja e problemeve gjatë të mësuarit, siguron një shkallë më të lartë të kujtesës. ü Një këshillë për nxënësit dhe studentët, sa i takon kujtesës dhe të mbajturit mend do të ishte me sa vijon: Një tekst mund ta mësojmë më kollaj, kështu: e lexojmë fillimisht dhe e lëmë për pak kohë, pastaj e lexojmë sërish por këtë herë e dyfishojmë kohën e pushimit, pastaj, njëherë të tretë e kështu me rradhë, duke dyfishuar pushimin. Në këtë mënyrë, pak nga pak teksti do të ngulitet në kujtesë, madje shumë më shpejt se sa po të kërkonim ta mësonim përnjëherë.

Ndryshimet e kujtesës në moshë të shkuar Në vitet e pleqërisë shumica e individëve

Ndryshimet e kujtesës në moshë të shkuar Në vitet e pleqërisë shumica e individëve nuk pushojnë së ankuarit lidhur me rënien drastike të aftësisë së kujtesës. Së këndejmi, rezulton si e zakonshme pyetja: a janë të moshuarit harraqë? Një nga karakteristikat që u atribuohet gjithnjë e më shumë të moshuarve është harresa. Sa është i saktë ky pohim? Në pleqëri veçanërisht është e dobësuar kujtesa afatshkurtër njerëzore. Këtë dukuri, studiuesi Dent (1984), e ilustroi përmes anektodës në vijim: Tri gra diskutojnë rreth problemeve të pleqërisë ‘Disa herë’, rrëfen njëra prej tyre, “kur i afrohem frigoriferit, nuk kujtohem nëse jam atje për të futur diçka, apo për të nxjerrë ndonjë send”. ‘Oh, kjo s’është asgjë’, thotë gruaja e dytë. “Ka raste kur e gjej veten në fund të shkallëve duke e pyetur veten nëse duhet të ngjitem lart apo sa kam zbritur poshtë”. ‘Oh, për atë qiell’! – shpërthen gruaja e tretë. “unë sigurisht jam e gëzuar ngase nuk kam problem të tilla” – dhe troket në tavolinën prej druri. ‘Oh’, thotë pas pak ajo duke u ngritur nga karrigeja e saj, ‘dikush po i bie derës’.

Sa është i vërtetë ky pohim? Aktiviteti mesatar trupor e mbron trurin nga rënia

Sa është i vërtetë ky pohim? Aktiviteti mesatar trupor e mbron trurin nga rënia dhe e përmirëson kujtesën te personat të cilat kanë problem me memorien, ka treguar një studim Australian. Në studim kanë marrë pjesë 138 persona më të vjetër se 50 vjet të cilët kanë qenë të rrezikuar nga zhvillimi i demencës ( e cila paraqet rënien e funksioneve psikike, në rradhë të parë atyre të kujtesës dhe intelegjencës, zakonisht te të moshuarit). Participantët janë ndarë në dy grupe: grupi I kontrollit dhe grupi I cili është dashur së paku 150 minuta në javë të merret me aktivitet mesatar fizik, siç është ecja, vallëzimi ose notimi. Rezultatet kanë treguar se mjaftojnë 20 minuta aktivitet fizik në ditë për t’i përmirësuar aftësitë njohëse te personat e moshuar.

Biologjia e kujtesës Për vite me rradhë psikologë të ndryshëm janë përpjekur, të gjejnë

Biologjia e kujtesës Për vite me rradhë psikologë të ndryshëm janë përpjekur, të gjejnë zonën e veçantë në trurin e njeriut në të cilën mbahen kujtimet e veçanta. Kujtesa e ka lokalizimin primar në tru, për më saktë në një strukturë të sistemit limbik të quajtur hipokampus. Hipokampusi është një strukturë shumë delikate për vetë faktin se atje më shumë se në çdo vend tjetër të trurit vdesin qeliza. Në mënyrë më gjenerale, qelizat e trurit ndryshojnë nga ato të trupit për vetë faktin sepse qelizat e trurit kanë një pengesë lëndore e cila ndalon shumë substanca helmuese të hyjnë në struktura të trurit. Jo rastësisht thuhet se, alkooli, duhani dhe në përgjithësi, marihuana dhe drogat e tjera, kanë një strukturë të atillë që e kalojnë edhe këtë pengesë në membranën e qelizave të trurit. Duke hyrë në tru, ato duket se godasin pjesërisht por më shumë godasin lobin temporal (që ka të bëjë me emocionet dhe sjelljen) dhe hipokampusin. Kjo është një arsye pse kujtesa dëmtohet nga abuzimi i substancave. Edhe pse ka patur përparime në këtë fushë, mbetet akoma shumë për të zbuluar në fushën e biologjisë së kujtesës. Megjithatë ka shumë mundësi që më në fund të dëshifrohet kodi i veçantë kimik i kujtesës. �

Pse ne mbajmë mend, atë që mbajmë mend? Janë gjashtë arsye pse informacioni vihet

Pse ne mbajmë mend, atë që mbajmë mend? Janë gjashtë arsye pse informacioni vihet në kujtesën tonë afatshkurtër: 1. Efekti primar - Informacioni i sapomarrë ruhet më mirë se informacioni i marrur kohë më parë. Kur jepet një listë e fjalëve apo numrave, fjala e parë që mbajmë mend mbahet mend për arsye se kjo theksohet më shumë se informatat tjera. 2. Efekti i freskisë -zakonisht pjesa e fundit e informacionit mbahet mend me mirë sepse nuk ka kaluar shumë kohë që rezulton në haresë. 3. Distinktiviteti (dallueshmëria) - nëse diçka theksohet (është e re apo interesante) nga informacioni, ajo më së miri mbahet mend. Çdo informacion distinktiv është më lehtë për tu mbajtur mend se sa një infoamcion që është i thjeshtë, i zakonshëm. 4. Efekti i shpeshtësisë – dëgjimi i sërishëm rezulton në kujtesë të mirë. Kujto kur mundohesh të mbash mend një formulë matematikore. Sa më shumë që e përdor dhe e përsërit aq më mirë e mban mend.

5. Asociativiteti - kur ne ia shoqërojmë osë bashkangjesim një informate, një informacioni tjetër

5. Asociativiteti - kur ne ia shoqërojmë osë bashkangjesim një informate, një informacioni tjetër bëhet më i lehtë për kujtesë. Shumë nga ne e shfrytëzojnë këtë strategji në profesionin tonë dhe në përditshmërinë tonë ne formë të akronimit. 6. Rikonstruksioni - ndonjëherë ne e plotësojmë kujtesën tonë. Me fjalë tjera, kur ne mundohemi të kemi një pamje komplete në trurin tonë, neve na kujtohet pjesa që na mungon, pa vetëdije se kjo gjë ndodh brenda nesh. Ndërkohë, si ruhet informacioni në kujtesën afatgjate? Informacioni i cili kalon nga kujtesa afatshkurtër në atë afatgjatë është ai informacion që ka kuptim apo rëndësi më të madhe. Paramendoni sa vështirë do të ishte të harronit ditën kur ju keni diplomuar. Kur ne procesojmë informacionin, ne i shtojmë rëndësinë atij dhe kështu ai koalon në kujtesën afatgjate. Poashtu ka edhe arsye tjera për transferimin e informacionit. Siç e dimë të gjithë, ndonjëherë truri është i mbushur me fakte të rëndëishme. Përsëritja (përmendsh) luan rol në këtë, pasi ne mundohemi të mbajmë mend sa herë ata që përsëriten. Herave tjera infomacioni transferohet sepse ai është i bashkangjitur në njëfarë mënyre me diçka të rëndësishme.

Psikopatologjia e kujtesës Në bazë të karakteristikave psikologjike, anatomike, fiziologjike dhe fenomenologjike, çrregullimet e

Psikopatologjia e kujtesës Në bazë të karakteristikave psikologjike, anatomike, fiziologjike dhe fenomenologjike, çrregullimet e kujtesës ndahen në: ü Kuantitative ü Kualitative q Çrregullimet kuantitative të kujtesës: ü Harresa kalimtare ü Amnezia psikogjene ; Amnezia organike; Amnezia retrograde; Amnezia anterograde; Hiperamnezia; Hipomnezia; Kriptomenzia q Çrregullimi kualitativ i kujtesës Gënjimi patologjik (pseudologjia fantastike); Konfabulacionet; “Déjà vu” (veç e parë) dhe “Jamais vu” (asnjëherë i parë).

Metodat e hulumtimit të kujtesës Kujtesa si procesi i ndërlikuar psikik, mundëson rregjistrimin e

Metodat e hulumtimit të kujtesës Kujtesa si procesi i ndërlikuar psikik, mundëson rregjistrimin e informatave të nevojshme për veprimtarinë e njeriut. H. Ebinghaus në eksperimentet që i ka bërë lidhur me të mbajturit mend – kujtesën, ka aplikuar mënyra të ndryshme studimi. Ndër metodat e shumta për matjen e kujtesës duhet veçuar metodën e kursimit, si metodë më të vjetër dhe më të rëndësishme. Përveç kësaj metode, për të njëjtin qëllim sot në psikologji aplikohen edhe procedura të tjera studimi, si: q q Metoda e kursimit Metoda e riprodhimit Metoda e rinjohjes (rikognicionit) Metoda e rikonstruksionit

Dallimet e njerëzve sipas kujtesës së tyre ü Tipi pamor i njeriut karakterizohet me

Dallimet e njerëzve sipas kujtesës së tyre ü Tipi pamor i njeriut karakterizohet me gatishmëri të madhe për t’i marrë, mbajtur në mend dhe riprodhuar përmbajtjet e lëndëve që ai i sheh. Një numër nxënësish dhe studentësh, sikurse edhe të tjerët, mbajnë në mend dhe riprodhojnë më mirë përmbajtjen e lëndës që e lexojnë sesa atë vetëm kur e dëgjojnë. ü Tipi dëgjimor i njeriut pranon, mban në mend dhe riprodhon më lehtë informacionet që kanë burim dëgjimor sesa ato që kanë burim pamor. Disa mësojnë dhe mbajnë në mend e i riprodhojnë më lehtë përmbajtjet e lëndëve që i dëgjojnë sesa kur të njëjtat i lexojnë në libër. ü Tipi motorik i njeriut ështa ai që mban në mend dhe riprodhon lehtë përfytyrimet që mbështeten në lëvizje. Ka nxënës dhe studentë që mbajnë në mend dhe riprodhojnë më lehtë përmbajtjet e lëndëve, që i shënojnë në fletore të tyre sesa ato që vetëm i dëgjojnë ose vetëm i shohin. ü Mirëpo, rezultatet e shumë studimeve kanë treguar se më parë mund të fltet për tipin e kombinuar të kujtesës sesa për tipe të thjeshta ose tipe të pastërta pamore, dëgjimore dhe motorike.

Faktorët që ndikojnë te kujtesa q Rrethanat e jashtme, që mund të grupohen në

Faktorët që ndikojnë te kujtesa q Rrethanat e jashtme, që mund të grupohen në katër kategori: ü Kushtet fizike dhe mendore (më mirë kujohemi kur jemi të gëzuar sesa jo të disponuar) ü Konteksti shoqëror (prania e të tjerëve na detyron të përpiqemi më tepër, kujtesa jonë detyron të jetë më e gatshme) ü Mjedisi i jashtëm (disa mjedise na ndihmojnë të përqëndrohemi më shumë, disa jo) ü Kufijtë e kujtesës sonë (sasia e informacionit dhe mënyra se si paraqitjet ndikojnë në efikasitetin e kujtesës sonë). q Lloji i informacionit. Faktori i dytë i rëndësishëm që kushtëzon vëmendjen është lloji i lëndës që kërkojmë të fusim në kujtesë, pra, shkalla e ndërlikimit të lëndës. q Qëllimshmëria. Shpesh, ndodh të kujtojmë fjalët e një kënge, që nuk i kemi mësuar kurrë. Këtu hyn në lojë kujtesa e pavullnetshme; ndërsa, kur e përqëndrojmë vëmendjen, kemi të bëjmë me kujtesë të vullnetshme. Kjo ndarje ka rëndësi, sepse kujtime të vullnetshme janë edhe ato që përdoren më me lehtësi, ndryshe nga ato që i kemi regjistruar rastësisht.

Si ta përforcojmë kujtesën Një kujtesë e keqe sjell mjaft probleme dhe pakënaqësi, madje

Si ta përforcojmë kujtesën Një kujtesë e keqe sjell mjaft probleme dhe pakënaqësi, madje dhe telashe serioze. Kjo mund të bëjë që të dukemi si të paaftë, dhe ka njerëz të cilët i shfrytëzojnë me shkathtësi të gjitha harresat e atyre që nuk kanë një kujtesë të mirë (psh. , kur huazojmë të holla, të tjerët nuk na i kthejnë, se e dinë që kemi harruar). Harresat ndikojnë edhe në jetën vetjake (psh. , nëse harron ndonjë përvjetor të rëndësishëm, apo festat e të afërmve mund të fyesh nga të tjerët). Nëse një gjëje i kemi kushtuar më pak se një minutë vëmendje, ajo do të zhduket nga kujtesa juaj. Pra, procesi është ky: një përvojë mblidhet nga shqisat në formën e një informacioni dhe shkon në kujtesën afatshkurtër; në këtë pikë, njësia qendrore vendos se si do ta trajtojë këtë informacion, pra nëse do të harrohet ose do të shkojë në kujtesën afatgjate. Çasti më i rëndësishëm në funksionimin e sistemit të kujtesës është vëmendja. Kur vëmendja është e gjallë, gjatë fazës së marrjes së informacionit, më tepër hollësi do të regjistrohen në kujtesën afatgjate, dhe kjo do të bëjë që t’i kujtojmë më me lehtësi. Pra, nëse e rrisim vëmendjen tonë, do të rrisim efikasitetin e kujtesës sonë.

Njëra nga strategjitë përmirësim të kujtesës, padyshim është “teknika mnemonike” me fjalë varëse, e

Njëra nga strategjitë përmirësim të kujtesës, padyshim është “teknika mnemonike” me fjalë varëse, e cila është teknikë e rikujtimit të gjërave nëpërmjet pikturave mendore. Sa më të çuditshme të jenë ato aq më lëhtë ju do të rikujtoni informacionin të cilit i referohen ato (pikturat mendore). Ushtrimi fizik na mban në formë sistemin e qarkullimit të gjakut, na pakëson stresin, na çliron nga depresioni, na përmirëson tretjen dhe fjetjen, pra, na sjell në një gjendje fizike optimale edhe për funkionimin e kujtesës. (për këtë, mjaftojnë 20 minuta ecje në ditë). Ushqimi është elementi më i rëndësishëm për funksionimin e kujtesës. Proteinat, karbohidratet, vitamina B 1 (bulmetrat, buka dhe drithërat, frutat, perimet, peshku, mishi) vlerësohen si thelbësorë në proceset kimike që ndodhin në atë pjesë të trurit ku ndodhet kujtesa. Vitamina B (B 1, B 6 dhe B 12), magnezi, acidi folik, jodi, tiroksina janë të rëndësishëm për kujtesën. Të pish një limunadë me sheqer ndihmon në punën e kujtesës. Alkooli ndikon negativisht te kujtesa, sepse shkatërron veshjen trunore. Ai dëmton procesin e thithjes së informacionit, që nuk arrin në kujtesën afatgjatë. Kur qelizat e trurit shkatërrohen, edhe mjaft kujtime humbin bashkë me to. Depresioni është një kërcënim i rëndë për kujtesën, madje, ndikon edhe te proceset kimike të trurit, duke ngadalësuar thithjen e informacionit. Kush jeton me stres është i gatshëm për harresë. Por një dozë e përkorë stresi funksionon më mirë sesa mungesa tërësore e stresit.

Kujtesa mes njerëzve Nëse kujtojmë disa gjëra që lidhen me njerëzit që njohim, kjo

Kujtesa mes njerëzve Nëse kujtojmë disa gjëra që lidhen me njerëzit që njohim, kjo është shenjë e dashamirësisë sonë, respektit dhe vëmendjes sonë për ta. Në rast se harroni vazhdimisht, kjo mund të cënojë marrëdhëniet tuaja. q ü ü ü ü Lista e gjërave që duhet të kujtoni për çdo njeri: emrin dhe mbiemrin; punën dhe të dhënat e jetës profesionale ( sidomos sukseset); premtimet që keni bërë; situatat dhe çastet e veçanta që keni ndarë së bashku; hobet, interesat, gjërat që pëlqehen ose jo; takimet; gjërat e vogla të përbashkëta (një lloj i veçantë përshëndeteje, kartoline etj); raste të veçanta për ta kujtuar; sjellje që priten prej jush dhe quhen të rëndësishme; shprehje të veçanta fytyre (miratim, mosmiratim, bezdi, ndryshim humori); fushat ku personi është i specializuar

q Lista e gjesteve dhe shpehjeve më të zakonshme që kanë të bëjnë me

q Lista e gjesteve dhe shpehjeve më të zakonshme që kanë të bëjnë me kujtesën: ü Nuk arrijmë të kujtohemi. Shikimi I humbur në boshllëk, shikim i habitur, shprehje faji, kontraktime në fytyrë, tinguj të ndryshëm. ü Kur kërkojmë të kujtohemi. Qëndrimi i atij që është duke u menduar, shikim i humbur në boshllëk, shikim i drejtuar poshtë ose lart, shikim që shpreh përqëndrim, kruajtje koke, ndrrimi i pozicionit në karrige ose divan. ü Të kesh diçka në majë të gjuhës. Kërcitja e gishtave, lëvizja e grushtit, përsëritja e tingujve, goditje me pëllëmbë në ballë.