HYRJE N INFORMATIK MSc Fisnik Morina Ph D

  • Slides: 26
Download presentation
HYRJE NË INFORMATIKË MSc. Fisnik Morina, Ph. D (c)

HYRJE NË INFORMATIKË MSc. Fisnik Morina, Ph. D (c)

INFORMATIKA Informatika është shkencë e cila merret me ruajtjen, përpunimin, shfrytzimin dhe transmetimin e

INFORMATIKA Informatika është shkencë e cila merret me ruajtjen, përpunimin, shfrytzimin dhe transmetimin e informatave duke përdorur kompjuterin. Fjala informatikë është simbiozë e fjaleve information dhe automatic dhe keshtu Informatika mund të cilësohet si shkencë e cila merret me përpunimin automatik të informatave.

INFORMATIKA Kompjuteri është pajisje komplekse elektronike e cila llogarit shpejt dhe saktë si dhe

INFORMATIKA Kompjuteri është pajisje komplekse elektronike e cila llogarit shpejt dhe saktë si dhe mban në mend sasi të mëdha të informatave. Fjala kompjuter rrjedh nga gjuha angleze dhe atë nga fjala Computer që në përkthim do të thotë llogaritës. Aktualisht në botën e kompjuterëve kanë një dominim absolut të ashtuquajturit kompjuter personal. Çdo kompjuter personal përbëhet nga katër njesi themelore e që janë: § Njesia hyrese § Njesia dalese § Njesia qendrore § Kujtesa (memoria).

Pajisjet hyrese

Pajisjet hyrese

Njësia qendrore e përpunimit Njësia qendrore e përpunimit (anglisht: Central Processing Unit) ose shkurt

Njësia qendrore e përpunimit Njësia qendrore e përpunimit (anglisht: Central Processing Unit) ose shkurt CPU, është pjesë e një sistemi kompjuterik i cili kryen udhëzimet e një programi kompjuterik, dhe është një element parësor në ushtrimin e funksioneve kompjuterike. Ky term ka qenë në përdorim në industrinë e kompjuterëve të paktën që prej fillimit të viteve 1960. Forma, hartimi dhe zbatimi i CPU kanë ndryshuar në mënyrë dramatike që nga shembujt më të hershme, por operacioni i tyre themelor mbetet i njëjtë. Veprimet e tij janë të caktuara nga një program me kodin e makinës. Detyrat kryesore të tij janë operacionet aritmetike, leximi dhe shkrimi i të dhënave në regjistrin e punës (kujtesa RAM) si zbatimin e urdhëresave në Programe. Format moderne të CPU-së janë Mikroprocesorët në të cilat të gjitha integralet dhe pjesët tjera përbërës të CPU-së janë të futura në një mikrointegral (mikrochip).

Kujtesa (Memoria) RAM ( shkurtimi i Random-acces memory - lexo Random-akses memori me kuptimin

Kujtesa (Memoria) RAM ( shkurtimi i Random-acces memory - lexo Random-akses memori me kuptimin Kujtesë me hyrje të rastësishme) është memoria kryesore e përkohshme e kompjuterit. Në tërësinë e kompjuterit kjo memorie pasqyron trurin e vogël të njeriut në të cilin mbahen të dhënat për një kohë të shkurtë. Pra, memoria qendrore është vendi ku ekzekutohen të gjitha programet dhe ku vendosen të gjitha të dhënat që përdoren nga këto programe. Instruksionet e një programi duhet të ndodhen në RAM që të mund të ekzekutohen nga procesori. Dihet që të gjitha këto informacione memorizohen në formë bit–esh, pasi është më e thjeshtë paraqitja e këtyre informacioneve logjike në diçka fizike siç është hardueri. Memoria qendrore është e përbërë nga një bashkësi fijesh, tranzistore dhe nga kondensatorë. Fijet ndahen në dy grupe : fijet që transportojnë adresat e të dhënave dhe fijet e të dhënave.