Fusha lmenjt e psikologjis Si bhen krkimet psikologjike
-Fusha, lëmenjët e psikologjisë -Si bëhen kërkimet psikologjike; observimet, anketimet Ligjërues: Linda Hoxha
Psikologjia shkencore synon të studiojë brendinë dhe ligjësitë e fenomeneve psikike. Psikologjia synon gjithnjë t’i gjejë dhe t’i sqarojë ligjësitë e lindjes dhe rrjedhës së fenomeneve psikike. Me themelimin e laboratorit të parë psikologjik në Leipzig të Gjermanisë nga Wilhelm Wundt më 1879 psikologjia konsiderohet shkencë e pavarur.
Degët e Psikologjisë Psikologjia e përgjithëshme Psikologjia fiziologjike Psikologjia Pedagogjike Psikologjia Sociale Psikometria Psikologjia e Punës Higjiena Mentale Psikopatologjia
Degët e Psikologjisë Psikologjia e përgjithëshme Kryesisht ka karakter teorik, si dhe studion ligjësitë e psikikës së njeriut të rritur normal dhe të civilizuar. Psikologjia Fiziologjike Studion bazën fiziologjike të proceseve psikike të cilën e paraqesin sistemi nervor dhe ai endokrin. Psikologjia Gjenetike Studion zhvillimin e psikikës nga dy këndvështrime – filogjenetik dhe ontogjenetik Psikologjia Pedagogjike Studion anën psikologjike të procesit edukativo – mësimor.
Degët e Psikologjisë Psikologjia Sociale Psikometria Psikologjia e Punës Studion ndikimin e faktorëve social në shfaqjen dhe rrjedhën e proceseve psikike. Qëllimi i psikometrisë është matja e proceseve psikike dhe tipareve të personalitetit. Studion ndikimin e faktorëve psikologjik në procesin e punës.
Degët e Psikologjisë Higjiena Mentale Higjiena mentale sugjeron mënyrat e pengimit të crregullimeve psikike dhe kapërcimit më të lehtë të vështërsive psikologjike. Psikopatologjia Studion psikikën e crregulluar dhe të sëmurë. Merret kryesisht me dy lloje crregullimesh psikike: neuroza dhe psikoza.
Drejtimet ose Shkollat Psikologjike Si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për gjetjen e sqarimeve teorike lidhur me fenomenet psikike është paraqitja e një vargu të teorive të përgjithëshme në shkencën e psikologjisë, të njohura si drejtime apo shkolla psikologjike.
Drejtimet ose Shkollat Psikologjike Strukturalizmi Bazuar në shkencat ekzakte si kimia e biologjia, psikologët strukturalist besonin se edhe psikologjia duhet ti sqarojë fenomenet e saj si të përbëra nga elemente të vecanta. Geshtaltizmi Sipas geshtaltizmit, ne të gjithë ngacmuesit i përjetojmë si tërësi të organizuara.
Drejtimet ose Shkollat Psikologjike Biheviorizmi Drejtimi Refleksologjik Bihevioristët theksojnë se psikologjia duhet të studiojë vetëm ato fenomene që mund të vërehen nga jashtë dhe që mund të regjistrohen. Sipas refleksologjisë bazën fiziologjike të cdo aktiviteti psikik e paraqet veprimi refleksor i sistemit nervor.
Drejtimet ose Shkollat Psikologjike Psikanaliza Funkaionalizëm Psikanaliza thekson rolin e nxitësve të pavetëdijëshëm në veprimtarinë e njeriut. Rol të posacëm në këtë kuptim ka epshi seksual dhe përjetimet gjatë fëmijërisë së herëshme. Sipas këtij drejtimi apo shkolle psikologjike, jeta psikike ka për funksion adaptimin e individit në kushte të ndryshme jetësore.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik Metoda e të vërejturit ose vëzhgimit Metoda e vëzhgimit duhet tu përmbahet disa parimeve të caktuara, për të mundur të përdoret si metodë shkencore. Qëllimi i të vërejturit duhet të jetë i caktuar qysh në fillim. Të vërejturit duhet të bëhet me plan. Cdo gjë e vërejtur duhet të shënohet.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik Në psikologjinë e fëmijërore dhe atë pedagogjike përdoren më së shpeshti dy forma të të vërejturit. Analiza e Situatës Modelet e kohës • Zbatohet për të studiuar se sa varet sjellja e fëmijëve prej ndonjë situate. • Si sillen fëmijët në situata të ndryshme. • Shërben për studimin e ndryshimeve idividuale ndërmjet fëmijëve. • Secili fëmijë vëzhgohet për një kohë të caktuar-jo gjatë gjithë kohës.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik Metoda Experimentale – është metoda më e përsosur dhe më shkencore. Përparësia e kësaj metode qëndron në mundësinë e ndryshimit sistematik dhe me qëllim të kushteve në te cilat paraqitet ndonjë dukuri. Experimenti laboratorik dhe natyral. Experimenti me grupe paralele – kjo metodë është tipike për psikologjinë pedagogjike.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik Metoda e të vetëvërenjturit ose introspeksioni Kjo metodë qëndron në të vërenjturit e dhe përcjelljen e përjetimeve personale. Të dhënat introspektive duhet të shfrytëzohen por sa herë të jetë e mundur edhe të plotësohen me të dhëna objektive përkitazi me sjelljen e njerëzve.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik Teste Psikologjike Testi - është një varg detyrash të zgjedhura sipas disa parimeve të caktuara të cilat na bëjnë të mundëshme që në mëntyrë objektive ti studiojmë ndryshimet personale ose proceset psikike. Teste Pedagogjike
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik Pyetësorët ose kuestionarët përmbajnë një varg pyetjesh të përpiluara sipas disa parimeve të caktuara. Egzistojnë disa rregulla përpilimin e pyetsorëve: Pyetjet duhet të jenë të formuluara qartë. Pyetjet nuk duhet të jenë sugjeruese. Nuk duhet të kërkohen të dhëna përkitazi me jetën intime. Pyetsori duhet të jetë i shkurter.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik Intervista ose biseda është parashtrim i pyetjeve me gojë në formë të bisedës me subjektët. Intervista mund të jetë e standardizuar ose e pastandardizuar. Historia e rasteve është teknikë e cila e ka origjinën nga psikologjia klinike. Me anë të saj mblidhen të dhëna për ndonjë fëmijë i cili ka vështërsi në adaptim.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik Me anë të kësaj teknike studiohen mardhëniet socialo-emocionalenë grupet e vogla (p. sh. Në klasë). Teknika Sociometrike Me anë të kësaj teknike mund të studiojmë probleme të ndryshme. P. sh. Na intereson cfare mardhënie egzistojnë ndërmjet nxënësve në klasë.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik Shërbejnë për studimin e personalitetit, për studimin e dëshirave dhe tendencave të fshehta. Këto teknika përdoren më së shumti në psikologjinë klinike. Teknikat projektive Të gjitha teknikat projektive bazohen në përdorimin e mekanizmit mbrojtës të projeksionit. Egziston një numër i madh i teknikave projektive: teknika e njollave të Rorshahut, testi TAT, vizatimet dhe pikturimet.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik Teknikat projektive Teknika e njollave të Rorshahut Testi i aperceptimit tematik (TAT) Vizatimet dhe pikturimet • Materiali për këtë teknikë janë dhjetë njolla të ngjyrës. • Prej subjektëve pritet të përgjigjen se cka shohin në figurë. • Përbehet prej një varg fotografishë. • Prej subjektëve kërkohet që në bazë të fotografive të thurrin nga një tregim. • Konsiderohen si mjete të përshtatshme për njohjen e fëmijës.
Literatura � � Juniku N. Kaptina nga Psikologjia Terry Pettyjohn: Psikologjia – një hyrje koncize
- Slides: 21