UNIVERSITETI I PRISHTINS HASAN PRISHTINA FAKULTETI I INXHINIERIS

  • Slides: 12
Download presentation
UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE Departamenti i Komunikacionit Dr. sc.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE Departamenti i Komunikacionit Dr. sc. Shpetim LAJQI SISTEMET INTEGRALE DHE INTERMODALE (Ligjërata e V-të) 23 Mars 2015, Prishtinë

5. SISTEMET INTEGRALE TË TRANSPORTIT Përfaqësuesit e shkencës dhe praktikes së trafikut mendojnë se

5. SISTEMET INTEGRALE TË TRANSPORTIT Përfaqësuesit e shkencës dhe praktikes së trafikut mendojnë se transporti i integruar paraqet një prej me të rejave dhe të arriturave më të rëndësishme në fushën e transportit në deceniet e fundit. Sot në përmasa më të mëdha ose më të vogla, përdoren teknologji të ndryshme të transportit në realizimin e së cilave marrin pjesë mjete të transportit të shumë formave të trafikut duke e përdorur njësinë e njëjtë ngarkuese. Ato se bashku emërtohen si teknologji të transportit të integruar dhe për lloje të caktuara të transportit paraqesin teknologji të reja dhe progresive. Është fakt i pamohueshëm se transporti drejtpërsëdrejti ndikon në aftësinë konkurruese të ekonomisë dhe kushtëzon zhvillimin intensiv të infrastrukturës, mjeteve transportuese dhe teknologjive. Në rrethana të tilla vlerësohet se transporti integral paraqet një të arritur të rëndësishme në deceniet e fundit. 2/12

5. 1. KUPTIMET THEMELORE Sistemet integrale te transportit integral (anglisht unit loads) është mënyrë

5. 1. KUPTIMET THEMELORE Sistemet integrale te transportit integral (anglisht unit loads) është mënyrë e manipulimit transportues me ç’rast malli nuk ngarkohet drejtpërsëdrejti në mjetin transportues por paloset në paleta ose në kontejner, ashtu qe ato se bashku me mallin bëhen ngarkesa të cilat në mënyrë efikase dhe racionale mund ti pranojnë mjetet e të gjitha formave të transportit. Kjo do të thotë se transporti i integruar është teknologji e tillë që përmes së cilës me futjen e pajisjeve ndihmese ndërmjet ngarkesës dhe mjetit transportues ngarkesa bëhet me “glomaze” dhe mundëson shfrytëzimin e mekanizimit ashtu qe pa kontakt me mallin ajo transportohet “prej derës në derë”. Karakteristikat bazë të transportit integral janë: - mënyra e re dhe kualitative e bartjes së mallit, - zhvillimi paralel me teknologjitë klasike të transportit, - shkalla e lart e standardizimit, - integrimi me prodhimin, dhe - mos futja e saj në përdorim, sjell deri të izolimi i vendit. 3/12

5. 1. KUPTIMET THEMELORE Karakteristikat tjera janë edhe: - racionalizimi i manipulimit, - shfrytëzimi

5. 1. KUPTIMET THEMELORE Karakteristikat tjera janë edhe: - racionalizimi i manipulimit, - shfrytëzimi më i mirë i hapësirës bartëse dhe deponuese, - bartje e sigurt dhe ekonomike. Parakusht për realizimin e transportit integral është grumbullimi, unifikimi i mallit e cila përcjellët përmes fazave: njësia e prodhimit, njësia e paketimit, njësia manipuluese, dhe njësive transportuese (Fig. 5. 1). Prodhimi Njësia e paketimit të prodhimit Njësia manipuluese e prodhimit Njësia intermodale e transportit Figura 5. 1: Grumbullimi, unifikimi i mallit 4/12

5. 1. KUPTIMET THEMELORE Figura 5. 2: Formimi i njësisë ngarkuese të mallit 5/12

5. 1. KUPTIMET THEMELORE Figura 5. 2: Formimi i njësisë ngarkuese të mallit 5/12

5. 1. KUPTIMET THEMELORE Njësit ngarkuese të transportit integral janë: - paleta, - kontejnerët

5. 1. KUPTIMET THEMELORE Njësit ngarkuese të transportit integral janë: - paleta, - kontejnerët e vegjël, - kontejnerët e mesëm, - kontejnerët e mëdhenj (transkontinental), - automjetet rrugore dhe hekurudhore ose bartja te komunikacioni i mallrave në lumenj ose vetëm pjesët e mjetit (gjysme rimorkiot) dhe enët e ndryshueshme transportuese. Qëllimi themelor i transportit të integruar nuk është vetëm kursimi në kohë dhe në shpenzime të bartjes, por edhe të racionalizimi i plot i sistemit të distribuimit të mallit. Paraqitja e teknologjisë së transportit të integruar është paraqitur në Fig. 5. 2. 6/12

5. 1. KUPTIMET THEMELORE 1 2 3 4 5 6 Një njësi transportuese (1

5. 1. KUPTIMET THEMELORE 1 2 3 4 5 6 Një njësi transportuese (1 + 2 + 3. . . n) Dërguesi Pranuesi Figura 5. 3: Transporti Integral Transporti multimodal është teknologji e cila gjatë transportit të mallit shfrytëzohen njëkohësisht dy mjete bashkëkohore dhe adekuate transportuese, me ç’rast mjeti i parë transportuese bashkë më ngarkesën bëhet ngarkesë për mjetin transportues, me kusht qe procesi transportues të zhvillohet ndërmjet dy shteteve. Ngarkesa në mjetin e parë është e pa prekshme përgjatë terë rrugës nga dërguesi deri të pranuesi. 7/12

5. 1. KUPTIMET THEMELORE Paraqitja e transportit më shumë forma është treguar në Fig.

5. 1. KUPTIMET THEMELORE Paraqitja e transportit më shumë forma është treguar në Fig. 5. 4. Dërguesi Mjeti i parë transportues Mjeti i parë + i dytë transportit Pranuesi Mjeti i parë transportues Figura 5. 4: Transporti multimodal Ky transport është definuar me konventën e transportit multimodal, në ketë mënyrë si “bartje e mallit qe ka së paku dy forma të ndryshme të transportit në bazë të një marrëveshje të përbashkët nga vendi i shtetit prej të cilit bartësi e ka pranuar mallin deri të vendi i caktuar për dorëzim”. 8/12

5. 1. KUPTIMET THEMELORE Transporti i kombinuar - bartja e mallit realizohet me se

5. 1. KUPTIMET THEMELORE Transporti i kombinuar - bartja e mallit realizohet me se paku me dy forma të transportit por jo njëkohësisht por njëri pas tjetrit (Fig. 5. 5). Mjeti i parë transportues Dërguesi Pranuesi Mjeti i dytë transportit Figura 5. 5: Transporti i kombinuar Transportin e kombinuar e karakterizojnë: - transporti i mallit (malli i shkapërderdhur) i cili bëhet më se paku me dy mjetet të ndryshme bartëse prej dy degëve (formave) të ndryshme të trafikut, - sipas rregullit gjatë transportit arrihen aq marrëveshje për transport sa degë të transportit kanë marr pjesë, respektivisht sa lloje të ndryshme të mjeteve transportuese, 9/12

5. 1. KUPTIMET THEMELORE - dokumente për realizmin e transportit duhet të jenë aq

5. 1. KUPTIMET THEMELORE - dokumente për realizmin e transportit duhet të jenë aq sa marrëveshje janë përfunduar për bartje, - procesin e plot transportues mund ta organizoj një ose më shumë operator të transportit (anglisht Combined Transport Operator). Funksioni i operatorit të transportit të kombinuar është qe ti unifikon aktivitetet e shpediterit dhe të bartësit, ai përgjigjet për zgjedhjen dhe punën e pjesëmarrësve qe janë të angazhuar në veprimet e transportit. Pjesëmarrësit të bartja e kombinuar zbatojnë parimin se çdo bartës (pjesëmarrës) përgjigjet për mallin në sektorin e tij të rrugës bartëse sipas rregullativave nacionale dhe ndërkombëtare të degëve adekuate të trafikut. Në literaturën shkencore dhe profesionale viteve të fundit po përdoret edhe termi transporti intermodal. 10/12

5. 1. KUPTIMET THEMELORE Me termin transport intermodal nënkuptohet zhvendosja e mallit në një

5. 1. KUPTIMET THEMELORE Me termin transport intermodal nënkuptohet zhvendosja e mallit në një dhe të njëjtin mjet të ngarkuar ose mjet i cili mund të përdoret suksesshëm ne shumë lloje të transportit pa manipulime te veçanta te mallit gjatë ndryshimit të llojit të transportit. Ky definicion nuk i ka të gjitha elementet e shprehjes dhe nuk është i bazuar në aktet e pranuara ndërkombëtare. Termi multimodal dallon nga termini intermodal nga aspekti i specifikave operative. Transporti multimodal nënkupton bartjen e mallrave se paku më dy forma të transportit me operatorë të ndryshëm të transportit. Ky është kontesti në të cilin gjatë bartjes shfrytëzohen mjetet transportuese rrugore, ujore ose hekurudhore. Transporti intermodal nënkupton bartjen e mallit ne njësi të njëjtë ngarkuese duke shfrytëzuar në mënyrë suksesive së paku dy forma të transportit në përgjegjësin e një operatori të transportit multimodal, pa e ndryshuar njësinë manipulative transportuese dhe me një marrëveshje për transport. 11/12

5. 1. KUPTIMET THEMELORE Termini intermodal shpeshherë identifikohet me komunikacionin ndërkombëtar të kontejnerëve me

5. 1. KUPTIMET THEMELORE Termini intermodal shpeshherë identifikohet me komunikacionin ndërkombëtar të kontejnerëve me ç’rast malli qe manipulohet nuk e ndryshon çdo herë mjetin ose formën e transportit. Për shembull, kur kontejnerët nga porti dërgohen ne drejtim të hekurudhës, malli ne kontejner nuk ringarkohet, prandaj procesi është intermodal. Nëse bartja përfshin zgjidhjen në mes të ujorit dhe hekurudhorit, atëherë mund të përshkruhet si transport multimodal. Nëse i njëjti drejtim i transportit do të shfrytëzohej për rrjedhën e një malli të shkapërderdhur (materiali ndërtimor, thëngjill, xehe e të tjera) e duhet të ngarkohet nga anija në vagonë hekurudhor në ketë rast rrjedha nuk është intermodale, por është multimodale respektivisht bimodale. Koncepti i intermodalitetit vlen edhe për transport të udhëtareve dhe të mallrave. Hasim gjithashtu edhe shprehjet “i përcjell” (anglisht accompained” dhe “ jo i përcjell ” (unaccompained) të cilat kanë të bëjnë me teknologjitë “mjet –mjet”. 12/12