Universiteti i Prishtins Hasan Prishtina Fakulteti Ekonomik FINANCAT

  • Slides: 19
Download presentation
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” Fakulteti Ekonomik FINANCAT PUBLIKE Ushtrime / 29. 03. 2016

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” Fakulteti Ekonomik FINANCAT PUBLIKE Ushtrime / 29. 03. 2016 Sead Ujkani sead. ujkani@uni-pr. edu FP_2015/16 -4

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE Shteti duhet të ndërhyjë në ekonomi pikërisht

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE Shteti duhet të ndërhyjë në ekonomi pikërisht për shkak të”dështimeve” të tregut. Me “dështime” të tregut do të kuptojmë të gjitha papërsosmëritë e mekanizmit të tregut, që pengojnë arritjen e rezultateve optimale. Tregu si mekanizëm efikas i alokimit të burimeve, në rastin e të mirave publike dështon, nuk tregohet i suksesshëm. Për shkak të natyrës së të mirave publike, tregu nuk mund të sigurojë ofertë racionale të tyre. FP_2015/16 -4

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE A është një e mirë që ofrohet/konsumohet

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE A është një e mirë që ofrohet/konsumohet përjashtuese? A është një e mirë që ofrohet/konsumohet rivale? Një e mirë e tillë, konsumi i së cilës nga një person përjashton konsumin e saj nga persona të tjerë, quhet e mirë private. Një e mirë e tillë, konsumi i së cilës nga një person nuk përjashton konsumin e saj nga persona të tjerë, quhet e mirë publike. FP_2015/16 -4

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE • Të mirat private janë përjashtuese dhe

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE • Të mirat private janë përjashtuese dhe rivale; • Të mirat publike nuk janë as përjashtuese as rivale; • Burimet e përbashkëta janë rivale po jo përjashtuese; • “Monopolet natyrore” janë përjashtuese por jo rivale. FP_2015/16 -4

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE Me të mirat publike lidhet ngushtësisht dukuria

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE Me të mirat publike lidhet ngushtësisht dukuria e “kalorësit të lirë”. “Kalorës i lirë” quhet individi që nxjerr përfitime direkte nga blerja apo konsumi i një të mire nga dikush tjetër. Përfituesi falas Një person i cili merr përfitimin e një të mire po shmanget që të paguajë për të. FP_2015/16 -4

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE • Dobia që konsumatori përfiton nga një

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE • Dobia që konsumatori përfiton nga një e mirë publike është jokonkurrente dhe e papërjashtueshme. • Oferta e të mirave publike rezulton me ekternalitete pozitive për të gjithë anëtarët e shoqërisë. FP_2015/16 -4

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE • Efektet e jashtme ndodhin kur konsumi

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE • Efektet e jashtme ndodhin kur konsumi privat apo prodhimtaria e ndonjë subjekti ekonomik shkakton kosto apo përfitime që nuk kufizohen vetëm në atë subjekt, ndërsa nuk përfshihen as në çmimin e prodhuesit e as në çmimin e konsumatorit. • Eksternalitetet apo efektet e jashtme janë kosto apo përfitime të transaksioneve të tregut që nuk reflektohen në çmime • Eksternalitetet përfaqësojne kostot apo përfitimet që bien mbi një palë të tretë, të ndryshme nga prodhuesit dhe blerësit imediate të një malli. Ato përfaqësojnë diferencën midis kostove apo përfitimeve sociale dhe përkatësisht kostove apo përfitimeve private të një aktiviteti tregu. FP_2015/16 -4

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE Përfitimi shoqëror > përfitimi privat = ekst.

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE Përfitimi shoqëror > përfitimi privat = ekst. pozitive Kostoja shoqërore > kostoja private = ekst. Negative • Një eksternalitet lind kur një person angazhohet në një aktivitet që ndikon mbi mirëqenien e një vështruesi, mirëpo as nuk paguan e as nuk merr ndonjë kompensim për këtë efekt. Ndikimi i dëmshëm = eksternalitet negativ Ndikimi i dobishëm = ekternalitet pozitiv FP_2015/16 -4

INTERNALIZIMI I EKTERNALITETEVE / MASAT: • Përcaktimi i standardeve të caktuara të cilave duhet

INTERNALIZIMI I EKTERNALITETEVE / MASAT: • Përcaktimi i standardeve të caktuara të cilave duhet t’u përmbahen edhe prodhuesit edhe konsumatorët me qëllim të mbrojtjes së rethinës; • Ndalimi i ndonjë prodhimtari ose konsumi të caktuar; • Subvencionimi i prodhimtarisë ose i konsumit që gjeneron efekte të jashtme pozitive; • Zbatimi i të ashtuquajturit “tatim ekologjik” mbi prodhimin dhe konsumin që e ndot rrethinën; • Rregullimi me ligj i mbrojtjes preventive shëndetësore dhe i shkollimit të obligueshëm; • Definimi i qartë i raporteve pronësore; • Miratimi i konventave ndërkombëtare me të cilat pengohet krijimi i efekteve të jashtme negative në plan global. FP_2015/16 -4

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE • Zgjedhja publike kontrollon se si procesi

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE • Zgjedhja publike kontrollon se si procesi politik është shfrytëzuar përcaktimin e sasisë së të mirave dhe shërbimeve të ofruara nga ana e qeverisë. FP_2015/16 -4

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE Pyetje & Diskutime FP_2015/16 -4

TË MIRAT PUBLIKE, EKTERNALITETET & ZGJEDHJA PUBLIKE Pyetje & Diskutime FP_2015/16 -4

 • Një e mirë publike është: a) një e mirë që publiku duhet

• Një e mirë publike është: a) një e mirë që publiku duhet të paguajë për të; b) jo rivale në konsum c) më e kushtueshme se sa një e mirë private; d) paguhet nga qeveria. FP_2015/16 -4

 • Mekanizmi i tregut nuk ka mundësi për të ofruar: a) çmimet; b)

• Mekanizmi i tregut nuk ka mundësi për të ofruar: a) çmimet; b) të mirat jorivale në mënyrë efiçente; c) ofertën dhe kërkesës; d) asnjëra nga të mësipërmet. FP_2015/16 -4

 • Kur atyre që nuk kontribuojnë në koston e një të mire publike

• Kur atyre që nuk kontribuojnë në koston e një të mire publike u ndalohet përdorimi, ky është një rast i…: a) përjashtimit; b) të qenurit jorival; c) diskriminimit të çmimeve; d) rishpërndarjes e) të gjitha të mësipërmet. FP_2015/16 -4

 • Një e mirë plotësisht private është: a) jorivale në konsum dhe subjekt

• Një e mirë plotësisht private është: a) jorivale në konsum dhe subjekt i përjashtimit; b) rivale në konsum dhe subjekt i përjashtimit; c) rivale në konsum dhe jo subjekt i përjashtimit; d) të gjitha të mësipërmet. FP_2015/16 -4

 • Nëse të gjithë fqinjët në rrethin ku jetojmë kanë kopsht dhe shtëpi

• Nëse të gjithë fqinjët në rrethin ku jetojmë kanë kopsht dhe shtëpi të rregulluar mirë, përfitimi nuk është vetëm për veten e tyre, por ata të gjenerojë një ekternalitet ________ sepse veprimet e tyre ____ vlerën e shtëpisë sime. a) negativ; rrisin; b) negativ; zvogëlojnë; c) pozitiv; rrisin; d) pozitiv; zvogëlojnë. FP_2015/16 -4

 • Kur nuk ka treg për një eksternalitet negativ, prodhuesi i eksternalitetit: a)

• Kur nuk ka treg për një eksternalitet negativ, prodhuesi i eksternalitetit: a) ka nxitje të fortë për të marrë në konsideratë kostot imponon mbi të tjerët; b) do të përpiqet të krijojë një treg të tillë; c) do të kufizojë prodhimin e të mirës që gjeneron ekternalitetin; d) nuk është i motivuar të merr në konsideratë kostot që imponon mbi të tjerët. FP_2015/16 -4

 • Ndonjëherë ajo që ne mendojmë se është një konsum kolektiv i një

• Ndonjëherë ajo që ne mendojmë se është një konsum kolektiv i një të mire, ka vetëm karakteristikat vijuese për shkak të _____. a) kostove të larta fikse; b) prodhimit privat c) ekonomisë së shkallës d) ofertës nga ana e qeverisë. FP_2015/16 -4

FUNDI I USHTRIMIT JU FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN TUAJ! Me respekt, Sead Ujkani

FUNDI I USHTRIMIT JU FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN TUAJ! Me respekt, Sead Ujkani